Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION 2009

alfonci

Veri investigatio
Kjo eshte vidjoja e publikuar ne faqen zyrtare te Eurovizion dhe e transmetuar ne TVSH.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=i1mQR1TgAbo]YouTube - Kejsi Tola - Carry Me In Your Dreams (Albania)[/ame]

Jeni te ftuar te jepni mendimet tuaja per kete version te kenges, gjuhen dhe realizimin filmik.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Bileta Me e Lire Ne Eurovizion

"Më merr në ëndërr" titullohet kënga që këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës në Moskë. Në ndryshim me vitin e kaluar, kur Olta Boka këndoi "Zemrën e lamë peng" në gjuhën shqipe këtë vit Kejsi Tola do të këndojë "Carry me in your dreams".

Kënga në variantin përfundimtar audio dhe video ka përfunduar në fillim të marsit por vetëm këtë të diel është shfaqur për shikuesit në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar.

Videoja zyrtare që na përfaqëson në "Eurosong" ashtu si edhe regjistrimi audio i këngës është realizuar nga dy studio gjermane. Zëri në studion "Dorian Gray Studios" ndërsa videoklipi nga "CK Film & Production".

"Carry me in your dreams" është realizuar në Mynih, vendet e mbuluara me dëborë nëpër të cilat shëtit Kejsi duke ëndërruar, duket qartë që nuk i përkasin natyrës shqiptare. Ky është vetëm një moment i videoklipit ose më saktë fillimi dhe disa sekonda të tjera. Gjithë pjesa tjetër është realizuar në studio.

Realizmi nuk ndryshon shumë nga videoklipet e prodhuara dhjetë vite më parë nga studiot private shqiptare, që në të shumtën e rasteve mund të kenë qenë ambientet familjare të regjisorëve.

Videoja duhet të të japë përshtypjen e një ëndrre, gjë që regjisori dhe njëkohësisht producenti Chris Karp e ka përcjellë nëpërmjet kontrasteve të ngjyrave. Videoklipi, për ata që nuk e kanë parë ende, ka vetëm një protagoniste, Kejsi Tolën dhe në shumë pak momente shfaqet një djalë (që duhet të jetë ai i ëndrrës së saj).

Pjesa tjetër duket e realizuar brenda studios. Në një beze të madhe pas shpinës së Kejsit, në të cilën regjisori nëpërmjet efekteve kompjuterike ka sjellë një atmosferë të ngjashme me atë të diskotekave të fillim viteve '90 ku ngjyrat e ndezura të vrasin sytë. E njëjta gjë ndodh edhe në videoklip.

Të gjithëve na ndodh që në ëndrra të shohim trajta të çuditshme, por në këtë këtu jo vetëm format por edhe ngjyrat janë të çuditshme. Jo vetëm që nuk krijohet ideja e një ëndrre por të duket sikur po sheh një vorbull ngjyrash që rrotullohen më shpejtësi.

Madje edhe skena ku vajza në ëndërr kërcen me dashurinë e saj duket sikur është importuar nga modelet e përdorura në vitet '90. Dy trajta njerëzore që jepen si efekti i negativit të filmit duke kërcyer.

Temë më vete është veshja e Kejsit, për të cilën sigurisht nuk është kujdesur vetë 16- vjeçarja.

Stilistja Anila Zajmi ka menduar që ajo që ëndërron për dashurinë e madhe te jetës, do të dukej shumë mirë e veshur me pallto dhe shall (në skenat e dëborës) dhe akoma më mirë do të dukej me një veshje serioze.

Në një tjetër sekuencë të klipit shohim një veshje që ndoshta nuk ndryshon shumë nga bluza dhe xhinset e futura në çizme që Kejsi mund të veshë për të shkuar në shkollë.

E më tej akoma e shohim të veshur me një këmishë super të verdhë, si të jetë militante e ndonjë grupimi imagjinar.

Në këtë rast mund të themi se dëshira e mirë e stilistes shqiptare dhe regjisorit gjerman, për të mos e larguar shumë vajzën nga imazhi i moshës së saj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dështuar.

Veshja dhe cilësia jo e mirë e klipit në njëfarë mënyre mund të justifikohet edhe nga buxheti i ulët që është dhënë për këngën që përfaqëson Shqipërinë në "Eurosong". Vetëm 6500 euro është fatura për realizimin e videos, nga të cilat 5000 i kanë shkuar studios "CK film & TV Production".

Në një dokument përmbledhës për videon që "CK Production", i ka dërguar RTSH, citohet se ajo është një kontratë për një prodhim me buxhet të ulët.

Me sa duket filozofia e këtij viti ka qenë: "më mirë pak se sa pa gjë".
Emri i një studioje gjermane sigurisht duket sikur është më i mirë se i çfarëdolloj shqiptareje, edhe pse e para mund të mos jetë në nivelin e duhur.

Pas përfaqësimit të parë të Shqipërisë në Eurosong ku kënga e Anjeza Shahinit "Imazhi yt" nuk u prezantua me video, dy video klipe të kushtueshme të realizuara në Maqedoni, Ledina اelo "Nesër shkoj" dhe Frederik Ndoci "Balada e Gurit" , një çerek videoklipi për këngën "Zjarr e Ftohtë" të Luiz Ejllit, duket se RTSH ka gjetur një të mesme: "Edhe videoklip edhe i lirë".

Edhe fushata e promovimit të këtij viti nuk duket............................. e do të ndryshojë shumë nga ajo e viteve të shkuara.

Ndonëse kënga është përfunduar në fillim të marsit, vetëm këtë të diel është shfaqur në ekranin e TVSH-së. Në të njëjtën kohë ka filluar edhe transmetimi i saj në Radio Tirana.

"Kënga do të çohet në të gjitha mediat në vend, por është në dorën e tyre nëse do ta transmetojnë",- thotë drejtoresha e Festivalit të Këngës në RTSH njëkohësisht kryetarja e delegacionit shqiptar që do të shkojë në Moskë, Zamira Koleci.

"Për momentin kënga po transmetohet në TVSH, kryesisht para edicioneve të lajmeve" shton ajo.

Më 14 maj Kejsi Tola këndon në natën e dytë të konkursit të këngës evropiane. Sipas shortit të hedhur pak ditë më parë, Tola intrepreton e 16-ta me këngën "Carry me in your dreams"(Me merr në ëndërr), teksti në anglisht i të cilës është përshtatur nga ish përkthyesja e Radio Tiranës, June Tailor.

Në këtë garë këngëtarja shoqërohet nga dy zëra Era Rusi dhe Dorina Toçi, si dhe tre balerinë meshkuj. Sipas Kolecit, ky është edhe numri maksimal i artistëve që duhet të performojnë në skenë.

Koreografia i është besuar koreografit shqiptar që jeton në Greqi, Julian Bulku, i cili një vit më parë realizoi në "Eurovizion" koreografinë e Greqisë.

(Gazeta-Shekulli)
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

mesa kam degjuar,se une se kam pare kete kenge eshte kenge koti dhe se vending e parafundit e kemi te siguruar,vendi I fundit eshte gjithmn]one I zene nga britania.
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

dicka
(me shum fallsifikim si nga emri i saj kenga, muzika, etj)

duhet te jemi me origjinal kur te deshmojme dicka para europes.

nuk fiton ju premtoj.
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Teksti cka , po ashtu edhe muzika , Klipi skandal fare , nje gje pa shije , vajza teper e ngathet ne levizjet e saj dhe teper fallco,
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Eurovisioni dita dites pe humb vleren e vet , dhe si kemi pare dhe jemi deshmitare te nje super dominimi te turbo-folkut qe mbizoteron , dhe gjithmoine dalin fitues vendet e ish komunizmit ,
Dhe nga disa punblikime qe jane bere del se shtetet kapitale evropiane po paralajmerojne terheqjen e tyre nga ky eveliment. Definitivisht pak vlera mund te gjesh ne ket shfaqje .


Keshtuqe ne te ardhmen e afert mund ta shohim eurovision si Ex-comuni-vision !!!
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

me mire ishte shqip
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Kjo keng as deri ne Fier nuk shkon,,,spo me pelqen fare!
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

s'e po kjo kenga ne fillim mua me pelqente.....s'duhej ta beni anglisht :D
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

per mua kjo kenge svlen,kishte dhe ka mundesi shqipria te perfaqesohet shume me mire
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

A harruat ju se kto lloj kengesh fitojne ne Eurovision? :p

Ehhh, Eurovizioni po s'morri juri profesioniste do kthehet ne Sllavovizion.
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Pa asnje vlere te vetme, cfare naiviteti.
 
Titulli: Publikohet Versioni Zyrtar i Kenges Perfaqesuese te Shqiperise ne EUROVISION

Shum ma e bukur eshte kenga e "weside family " nuk e di qa kan menud ajo juri qe ks vedos qa e ka pengu qe ajo keng me shku ne euro song ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top