Kresha
A pretty face can never trick me
Cilat ishin qëllimet e Izraelit me këtë sulm ndaj Gazës në ditën e Sabath-it ( 27 Dhjetor e Shtunë)?
Nga: Ali Bulaç
Ekzistojnë shumë analiza të fokusuara në këtë pyetje. Pa marrë parasysh, një gjë është e qartë se sulmet nuk ishin si rrjedhojë e ndonjë vendimi apo ndonjë plani konsekuent. Burime të sigurta shfaqin se kjo masakër ndaj civilëve është planifikuar shumë kohë më parë.
Izraeli pretendon se hedhja e raketave nga Hamasi ka vënë në sprovë durimin e Izraelit. Makineria propagandistike e Izraelit po provon të na bind në këtë çështje, por askush nuk mund të pretendoj racionalisht se Izraeli e filloi këtë masakër ndaj fëmijëve dhe civilëve sepse Hamasi me ca raketa dore e paska kërcënuar stabilitetin kombëtar të Izraelit.
Shpesh shtetet dëshirojnë që me një lëvizje të kryejnë shumë punë. Gaza është një shembull i tipik i kësaj taktike.
Mbi të gjitha, duhet potencuar se sulmi posedon një dimension që shqetëson SHBA-në. Periudha tetë vjeçare e udhëheqjes së Presidentit George Bush-it ka përkeqësuar imazhin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare. Iraku u okupua duke u bazuar në pretekstet e paarsyeshme dhe false të inteligjencës. Situata e tanishme e okupimit, e cila po kushton me miliona jetë, është një dështim i madh. Madje Bushi duhej të pranonte se ai nuk ishte i kënaqur me atë çka kishte bërë në Irak. Obama beson se gabimet në Irak duhen të minimizohen. Ndoshta për muajt ardhshëm, Iraku dhe Lindja e Mesme mund të bëhen relativisht të parëndësishme në politikat e jashtme të SHBA-ve. Por në vend të tyre, Afganistani dhe Pakistani do të zënë vend prioritar. Një çështje tjetër e rëndësishme që preokupon politikat e jashtme Amerikane është vazhdimësia e krizës ekonomike, problem ky që duhet ta zgjedh Obama.
Padyshim, ndryshimi i prioriteteve të politikës së jashtme Amerikane nuk do të kënaq Izraelin. Qëllimi kryesor i saj, është që të bëjë një zgjidhje të efektshme me Iranin, programi nuklear i të cilit gjoja rrezikon sigurinë e Izraelit. Mundësia e një agresioni Amerikan kundër Iranit, është dobësuar edhe më tutje pas zgjedhjeve të nëntorit. Izraeli thotë, se po qe se është e nevojshme do të sulmoj Iranin, por një lëvizje e tillë mbartë në vete një rrezik të madh. Në këtë rast, shtrohet pyetja: A po provon Izraeli të shtyjë SHBA-të të sulmojnë Iranin? Kjo mund të arrihet duke involvuar Hamasin, Hesbollahun Libanit dhe Sirinë në këtë konflikt.
Qëllimi i dytë i këtyre sulmeve, janë zgjedhjet Izraelite që do të mbahen në Shkurt. Benjamin Netanyahu, që shquhet për përdorim force në vend të diplomacisë, ka provuar të ngritë numrin e votave të tij duke akuzuar qeverinë momentale për mos marrje të masave adekuate. Fatkeqësisht, demokracia në Izrael është e bazuar në dhunë. Një pjesë e madhe e njerëzve shprehen publikisht për masa të dhunshme kundër palestinezëve, çka është më interesante, një hulumtim publik i fundit tregon se 53% e të intervistuarve kanë miratuar sulmet kundër civilëve. Duke iu referuar raporteve të fundit të mediave, qeveria ka ngritur nivelin e saj të mbështetjes për 5% për shkak të operacioneve të fundit.
ثshtë edhe një qëllim tjetër që me gjasë do të përmbushet përmes këtyre operacioneve. Izraeli është shtet i cili po përpiqet që t'ia tërheq vëmendjen të gjithë hebrenjve të botës kundrejt vendit të tyre; suksesi i një politike të tillë varet nga migracioni i vazhdueshëm. Nëse procesi i migrimit ulet ose ndërpritet fare, gjithçka do të kthehet mbrapsht në Izrael. Duke iu referuar lajmeve të fundit të së përditshmes Izraelite Haaretz, politika e migrimit ka dështuar viteve të fundit. Krahasuar me 2007 migrimet drejt Izraelit kanë rënë 25%. Ka pas një rënie të dukshme të numrit të njerëzve që lëviznin drejt Izraelit. Rënia e numrit të imigrantëve nga Anglia është 16%, ndërsa 33% të atyre nga Franca. Kriza e re destinon një perceptim rreziku dhe rritë numrin e migrimeve drejt Izraelit. Por kuptohet se, një rezultat i kundërt mund të jetë i mundshëm dhe mundësitë duhet të futen në konsideratë.
Today's Zaman