PS publikon rezultate: Rama kryeson

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Partia Socialiste publikon rezultatet e para të saj për zgjedhjet lokale 2011 për disa prej bashkive më të mëdha në vend, duke nisur nga Tirana, ku kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama në 38 qendra votimi të numëruara kryeson me një diferencë prej 10 përqind të votave ndaj kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.
"Rama kryeson me 55 përqind të votave përkundrejt 45 perqind që ka kandidati Basha. Në Himarë, Rrëshen, Përmet, Sarandë e Gramsh kanë fituar kandidatët tanë. Po ashtu pritet fitore edhe në Durrës e Pogradec", tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

Në një dalje për mediat të pak minutave më parë, Kodheli bëri apel për kryeministrin Berisha që të mos pengojë procesin e numërimit.

"Braktisja e numërimit të votave nga komisionerët e së djathtës ka sjellë shkeljen e standardeve. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë, ndërsa humbësi të pranojë humbjen", tha Kodheli.
:27T.CH:27
 

Attachments

  • MIMI-SINKRON_tn_28.jpg
    MIMI-SINKRON_tn_28.jpg
    7.9 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top