PS: Po sabotohet numërimi, OSBE të zgjasë monitorimin

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
TIRANE-Partia Socialiste akuzoi KQZ se po nxjerr rezultate të deformuara nga KQZ ndërsa i bëri thirrje vëzhduesve të huaj të zgjasin misionin e tyre deri në përfundim të procesit të numërimit në Tiranë.
“I kërkojmë OSBE-ODHIR që të zgjasë misionin e vëzhguesve afatshkurtër deri në përfundimin e procesit të numurimit për Bashkinë e Tiranës për të parandaluar kësisoj sabotimin final të një procesi zgjedhor që tanimë pa frikë mund të quhet ndër më të dështuarit përsa i përket standardeve demokratike dhe europiane të zgjedhjeve”, u shpreh deputetja Mimi Kodheli ne nje konference per shtyp sot ne mbremje.

Partia Socialiste denoncon vonesat e qëllimshme në procesin e numërimit që po ndodhin në KZAZ-të e Tiranës.

“Në të 11 KZAZ-të e Bashkisë së Tiranës procesi i numurimit është shoqëruar me probleme, ndërprerje të pajustifikuara, të cilat në gjykimin tonë janë pjesë e një strategjie të qëllimshme, por të kotë, të Koalicionit të Turpit për të deformuar rezultatet e votimit për Bashkinë e Tiranës”.

Kodheli u shpreh se duke përdorur justifikime nga më asburdet dhe me inkurajimin e drejtuesve të Koalicionit të Turpit, komisionierët e djathtë në qendrat e numurimit janë duke sabotuar procesin në mënyrë të qëllimshme. “Tanimë kanë kaluar afatet ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve ndërkohë që vetëm një përqindje shumë e vogël e qendrave të votimit janë numuruar”.

PS vlerëson se synimi i Berishës është i qartë: Së pari, Koalicioni i Turpit synon të acarojë situatën dhe të rrisë artificialisht tensionet në KZAZ e Tiranës, pasi ka pësuar një disfatë historike në shkallë vendi; Së dyti, synon të dekurajojë mbështetësit e opozitës siç provohet prej faktit që procesi i numurimit ndalohet gjithnjë përpara hapjes së kutive të votimit”.

PS akuzon KQZ se po luan një rol kriminal në këtë strategji duke publikuar rezultate të deformuara. “Këto rezultate jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj transparence, dhe jo vetëm që janë selektive dhe të vjetëruara, por synojnë të favorizojnë kandidatin humbës për Bashkinë e Tiranës”.

Kodheli shprehet se qëllimi final i koalicionit të turpit është që të bllokojë procesin e numurimit deri në largimin e vëzhguesve afatshkurtër të misionit të OSBE-ODHIR. Deputetja shprehet se këto përpjekje janë të kota pasi fitorja e PS është tashmë e qartë.
“Ne i bëjmë thirrje Berishës që të heqë dorë nga kjo përpjekje sepse e ka të kotë. Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë fituar bindshëm Bashkinë e Tiranës ashtu siç kanë fituar në pjesën dërrmuese të Shqipërisë. Sado të përpiqen votat që shënojnë disfatën e tyre në Tiranë janë dhe do të mbeten në kuti dhe herët a vonë do të numurohen. Cdo përpjekje për t’i prekur ato vota është e kotë”.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43035_2.jpg
    43035_2.jpg
    19.7 KB · Shikime: 26

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top