Proteste ... "Berisha largohu"

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Rama e Meta ne proteste, perplasje permes deklaratave
Mijera vete nga e gjithe Shqiperia u mblodhen para kryeministrise per te protestuar kunder qeverise se kryeministrit Sali Berisha.



TIRANE - Mijera vete nga e gjithe Shqiperia u mblodhen para kryeministrise per te protestuar kunder qeverise se kryeministrit Sali Berisha. Opozita, e cila kishte thirrur kete miting nen moton "Berisha largohu" u shfaq e bashkuar ne kete tubim masiv. Njeri pas tjetrit lideret e opozites kane marre fjalen, fillimisht Milo, pastaj Gjinushi, Meta e me pas Rama. Me te cileve kane folur me radhe qytetare te Gerdecit, perfaqesuesja e MJAFT dhe kreu i G99, Veliaj. Kreu i PS tha se "shteti i Berishes vdiq ne Gerdec" ndersa kreu i LSI akuzoi Berishen se po vret per te mbrojtur aferat e veta korruptive. Ajo qe eshte vene re ne fjalen e dy lidereve kryesore te opozites, ka qene fakti se ata nuk kane levizur nga qendrimet e tyre, porsa i perket qendrimit ndaj Berishes.

Nderkohe qe Meta ka akuzuar se gjithcka ka filluar mbrapsht me ndryshimet kushtetuese, duke akuzuar Berishen si pergjegjesin kryesor te Gerdecit, njeheresh eshte shprehur se ai duhet te shkoje urgjent para drejtesise dhe duhet nxjerre nga politika, ka qene Rama ai qe eshte shprehur se me Sali Berishen shqiptaret do te ndahen vetem nepermjet zgjedhjeve te lira. Nderkohe qe Meta ka deklaruar se askush te mos kete iluzion se me Berishen mund te behen zgjedhje te lira, reforme ne drejtesi, serish ka qene Rama ai qe ka deklaruar se shqiptaret tashme e kane te qarte se Berisha eshte pergjegjes per te gjitha te keqijat qe kane pllakosur vendin, duke paralajmeruar se opozitarizmi ndaj tij nuk duhet te behet me klithma. Ne protesten e sotme kreu i PS Edi Rama ka nisur fjalen e tij me vdekjen misterioze te Kosta Trebickes.

"Ne sot jemi ketu per te deshmuar si qytetare se Shqiperia e ka nje shprese, e ka nje rruge, e ka nje force dhe kjo force eshte forca e bashkimit", tha Rama. Ai tha se "jemi ketu sot te gjithe, socialiste e demokrate pasi te gjithe kemi nevoje kemi nevoje per siguri. Ne jemi ketu sot se per shkak te vdekjes se shtetit ne germadhat e vdekjes ne Gerdec". Ndersa Meta ka siluruar indirekt edhe PSNE. "T'i besosh sot Sali Berishes, do te thote t'i japesh oksigjen rrezikut qe ai perfaqeson". Meta tha se Sali Berisha eshte perfituesi kryesor nga te gjitha aferat korruptive. "Te gjithe e dime se Berisha eshte i gatshem te vrase per te ruajtur aferat, por ne do ta cojme te gjithe se bashku perpara drejtesise. Meta e mbylli fjalen e tij me thirrjen: "Ik Sali Gerdeci, se ti vetem te zeza mund t'i sjellesh ketij kombi!". Ndersa Milo e Gjinushi, pasi kane bere thirrje per nje opozite te bashkuar, jane shprehur se vrasjet e paidentifikuara si ajo e Trebickes marrin fund me largimin e Berishes. Opozita njeheresh i ka dhene mbeshtetje kryeprokurores.

4 Kryetare Partish opozitare kane marre pjese ne protesten e djeshme te qytetareve, per te kerkuar sigurine per jeten. Kreu i PS, i LSI, i PSD dhe i PDS kane qene prezente ne sheshin para kryeministrise, ku kane bere thirrje per largimin e Berishes.

1 Ore Zgjati protesta e djeshme e cila nisi nga Sheshi "Skenderbej" per te vijuar pergjate bulevardit qendror, per te zene vend para kryeministrise ku kane mbajtur fjalen vec lidereve politike dhe banore te Gerdecit e drejtues te Mjaft e G99.
 

Attachments

  • proteste.jpg
    proteste.jpg
    16.6 KB · Shikime: 16
Ik me lali me mir pa qeveri fare se sa me kto! isoj jan te gjith vetem me nje ndryshim se kto te ps-s nuk zhdukin deshmitaret :p
 
Per te ngritur nje proteste duhet nje "koke" e larte ne mbeshtetje,do isha e lumtur sikur ky popull te tregohej aq dinak sa te perdorte keta "kokat" vetem per protesta dhe te mendohej mire para se te zgjidhte dike qe ja vlen.
 
Per te ngritur nje proteste duhet nje "koke" e larte ne mbeshtetje,do isha e lumtur sikur ky popull te tregohej aq dinak sa te perdorte keta "kokat" vetem per protesta dhe te mendohej mire para se te zgjidhte dike qe ja vlen.

Po shum e vertete. Populli nuk i mendon kto gjona populli mendon se i boni pd-ja 4 vjet le ti boje ps-ja tani smendon per vete mendon per pushtetaret 100 her po kto jan heq e jan von 1 her nuk zum men ne!
 
Per te ngritur nje proteste duhet nje "koke" e larte ne mbeshtetje,do isha e lumtur sikur ky popull te tregohej aq dinak sa te perdorte keta "kokat" vetem per protesta dhe te mendohej mire para se te zgjidhte dike qe ja vlen.

Do ishte bukur kjo qe thua ti...Qe populli per te paren here t'ia fuse ketyre...
 
edhe po ta marrin kta te majtet asgje nuk do bejne per popullin prandaj mos te vraponi me presh ne b......
 
Do ishte bukur kjo qe thua ti...Qe populli per te paren here t'ia fuse ketyre...

Kjo puna e te futmes eshte cik me spec ne fakt ,perse valle populli ka ngurruar t'ua fuse deri tani LOL
 
Kjo puna e te futmes eshte cik me spec ne fakt ,perse valle populli ka ngurruar t'ua fuse deri tani LOL

Po populli se ka menjen ku do gjej buk per neser po e ka menjen "Liri demokraci" se buka gjeher n`rrug
 
Rama: Tani, beteja në Parlament

Meta: Qytetarët rrëzuan Berishën

Një ditë pas mitingut të opozitës, kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë të posaçme ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre. Gjatë takimit me mediat, kryetari i opozitës ka zbuluar edhe një pjesë të strategjisë politike që selia rozë do të ndjekë gjatë kësaj kohe. Sipas Ramës, objektivi kryesor i opozitës është beteja në Parlament, e cila është tribuna e opozitës dhe opozita do të jetë zëri i qytetarëve. Beteja në Parlament, sipas Ramës, do të shërbejë për t‘i çjerrë maskën kësaj qeverie dhe për të evidentuar me fakte dhe argumente konkrete keqqeverisjen e Kryeministrit Berisha, i cili çdo ditë e më shumë po mbjell pasiguri dhe frikë te shqiptarët. "Kemi detyrim të madh, që në këtë Parlament të hartojmë një kuadër ligjor, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, me të cilat jo vetëm do mundim politikën e vjetër të Sali Berishës, por çka është më e rëndësishme do ndryshojmë Shqipërinë", është shprehur Rama.

Kryetari i PS-së ka theksuar se sfida kryesore e socialistëve

është të bashkojë qytetarët shqiptarë dhe jo kryetarët e partive politike. Sipas Ramës, beteja politike e opozitës nuk është për të larguar Kryeministrin nga qeveria, por për t‘u siguruar kushte më të mira jetese shqiptarëve. "Nuk është problemi ynë të zëvendësojmë Sali Berishën me Jozefina Berishën, apo me Lufter Berishën, por ne do të ndryshojmë qeverisjen. Në Parlament do të bëjmë kuadrin ligjor për të bërë ato zgjedhje të lira, me anë të të cilave jo vetëm do të mundim politikën e vjetër, por edhe do të ndryshojmë qeverinë", tha Rama. Duke u ndalur te qytetarët shqiptarë, të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrjen në protestë, Rama u shpreh se ishte krenar që socialistët po i hapin rrugë një politike të re që ka munguar prej 17 vitesh, ku partia është në funksion të qytetarit. "U kërkojmë ndjesë atyre qytetarëve, që Partia Socialiste i ftoi në një manifestim pa flamuj, pa slogane, pa banderola partiake dhe u bezdisën nga shfaqja e këtyre shprehjeve të vjetra të ambicies së pjesshme", është shprehur Rama. Duke mos dashur të ndalet më tej te fërkimet e një dite më parë mes mbështetësve të tij dhe LSI-së për çështjen e parullave politike, Rama është shprehur se opozicioni ndaj keqqeverisjes është më i rëndësishëm se opozita si grupim, apo grupime politike, duke lënë të kuptohet se në vijimësi do t‘i kushtojë më shumë vëmendje dialogut me qytetarët dhe jo atij me kryetarët.

Meta: Me Berishën nuk mund të ketë siguri



Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka falënderuar dje të gjithë qytetarët, të cilët morën pjesë në manifestimin ku kërkuan largimin e Kryeministrit Sali Berisha. Për kryetarin e LSI-së, Sali Berisha është përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe është pengesë kryesore midis shqiptarëve dhe aspiratës së tyre për t‘u bërë qytetarë të një vendi evropian. Protesta e djeshme, tha Meta, tregoi qartë se qytetarët shqiptarë nuk ushqejnë më asnjë iluzion te qeveria e Sali Berishës, përkundrazi shpresat e tyre për një jetë më të mirë dhe më të sigurt i shohin pa Sali Berishën Kryeministër. Sipas kreut të LSI-së, qytetarët treguan se nuk ka autokraci, presion, terror dhe manipulim që mund të thyejë dhe t‘i thotë ndal kurajos së tyre, në mënyrë që të mbetet e pacenuar kasta e korruptuar dhe kriminale e Sali Berishës në pushtet. "Qytetarët shqiptarë treguan se me Berishën Kryeministër nuk mund të ketë asnjë reformë, sikurse nuk ka pasur asnjë të tillë deri tani. Qytetarët shqiptarë treguan se nga Berisha nuk mund të pritet më shumë drejtësi dhe më shumë siguri në këtë vend", është shprehur Meta. Gjithashtu ai ka theksuar se qytetarët shqiptarë dëshmuan se me Berishën Kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ata i treguan të gjithë opozitës, se është detyrë e saj që të bëjë gjithçka për të imponuar sa më shpejt dorëheqjen e Sali Berishës si Kryeministër dhe largimin e tij nga pushteti, si e vetmja mënyrë për të zhbllokuar krizën e thellë institucionale, në të cilën ndodhet vendi. Protesta e opozitës erdhi pas vdekjes së Kosta Trebickës, i cili ishte një nga dëshmitarët kyç për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Vdekja e Kosta Trebickës, sipas opozitës, ka ngjallur te të gjithë shqiptarët që duan të denoncojnë krime dhe afera korruptive, një frikë për jetën, pasi askush nuk ndihet i sigurt më në Shqipëri. Për të kërkuar më shumë siguri dhe garanci për jetën, më shumë luftë kundër krimit të organizuar, opozita ka ftuar në një protestë të gjithë qytetarët shqiptarë. Protestë të cilës ditën e premte i janë përgjigjur qindra banorë të kryeqytetit.


gazetashqip
 
mo be mos ma ngucni bacen Sal se mandej kan e m'shtin n'gjynah:D...ik o Sal ik se pa festu edhe un se lo:kercim::kercim:...


qyqe mos t'harroj, o Salooo hajde merre niher Thaqin per dore e pa pa therrnja dikun atje n'han ose ma mir ma mir n'djell..
 
Redaktimi i fundit:
Kemi detyrim të madh, që në këtë Parlament të hartojmë një kuadër ligjor, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, me të cilat jo vetëm do mundim politikën e vjetër të Sali Berishës, por çka është më e rëndësishme do ndryshojmë Shqipërinë", është shprehur Rama.

haaa haaa rama do ndrroje shqiprin
ti nderroje ngjyren ta beje te kuqe mbase
ai eshte nje pastrues bidonash plehrash
 
Shoq Si Sala Nuk Ka !!! :D
 
Nga numri i pjesmarresve u pa qarte qe PD-ja e ka mandatin e fundit kete....

PD-ja duhet te reformohet sa me shpejt sepse duket tamam si nje perandori ku vec perandorit te gjithe te tjeret duken si skllever. Imagjino kur perandori ka fatkeqesi mendore...
 
Merre njerin perplase per tjetrin........gjithe njesoj jane
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top