Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frroku

Monique

With or Without u
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal.

Në kërkesën që Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sqarohen argumentat kundër dy deputetëve. Sipas kërkesës, Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 03.03.2015, ka regjistruar kryesisht procedimin penal për veprën “Vrasja e funksionareve publike” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a – 22 i Kodit Penal, në bazë të deklarimeve të deputetit Tom Doshi, i cili ka deklaruar publikisht se ai dispononte prova, sipas të cilave, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kishte paguar vrasës me pagesë për të eleminuar fizikisht atë dhe një deputet tjetër. Në të njëjtën ditë, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka referuar materialet në ngarkim të shtetasit Durim Bami, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Në kuadër të hetimeve për këtë procedim penal, janë pyetur persona që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes, përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë.

Nga ana tjetër, organi procedues, në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi ka arritur në konkluzionin se ngjarja është inskenuar nga ana e shtetasve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ia ka kaluar hetimin për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion “deputet”. Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.


Tema online
 
Titulli: Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Ma

Sa e shkathet je mi dreq :p
 
Titulli: Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Ma

Sikur ta dija. 7 deri 8 vjet burg per shpifje, do bejne ndonje vit burg dhe do i lirojne pastaj.
 
Titulli: Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Ma

Sikur ta dija. 7 deri 8 vjet burg per shpifje, do bejne ndonje vit burg dhe do i lirojne pastaj.

klasike kjo :)
 
Titulli: Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Ma

Une di nje gje te sigurt-Nder vite kurren e kurres Ilir Meta nuk ka punuar ose bashkepunuar me veriore, eshte shume lokalist si njeri dhe si politikan.Nese do ishte e vertete gjithcka thote Toma a eshte e mundur qe Ilir Meta te kerkonte bashkepunetore veriore per nje ceshtje kaq delikate???
E verteta do dale ne shesh atehere kur s`do i hyje ne pune askujt, si gjithmone ne Shqiperi!
 
Titulli: Prokuroria kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Tom Doshit dhe Ma

Po ishalla te mos jene deputete me .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top