Profesionet e te ardhmes

*deliza*

VIP
V.I.P
Profesionet e te ardhmes

Nga Laura اela

Maturimi i tregjeve dhe ashpersimi i konkurrences ka ndryshuar edhe kerkesat per punesim. Sipermarresit kane “uri” per profesioniste te vertete ne disa sektore te ndryshem. Ja cilet jane profesionet me te preferuara ne te ardhmen

Kete vere, diplomat do te mbahen ne dore, kapelet do te hidhen ne ajer dhe te sapodiplomuarit do te hyjne ne ate qe quhen ne “boten reale” per te cilen kane degjuar aq shume te flitet. Eshte gjithçka shume eksituese dhe tensionuese gjithashtu, por ne nje kohe kur tregjet jane maturuar dhe konkurrenca eshte bere mjaft e forte edhe profesionet qe kerkohen ne treg nuk jane me aq “te thjeshta” sa me pare.
Sipas te dhenave nga universitetet vendase, ne Shqiperi ofrohen rreth 50 lloje te ndryshme diplomash dhe peshen kryesore e ze ekonomiku dhe juridiku.
Por nese kerkon te besh karriere, te jesh nje menaxher i kerkuar, te fitosh me shume te ardhura dhe prestigj atehere duhet te “germosh” ne sektore te tjere, qe ne Shqiperi ende jane jo fort te eksploruar.
Bizneset shqiptare qe deri me sot e kane patur mjaft te lehte te rrisin fitimet e tyre si pasoje e nje tregu jo fort konkurrues, tani, qe konkurrenca eshte rritur dhe shume tregje jane ngopur, e kane mjaft te veshtire te menaxhojne rritjen. Nese kerkojne te shtojne akoma me shume te ardhurat nuk mund ta bejne dot vetem, padyshim do te kene nevojen e njerezve te kualifikuar.
“Te menaxhojne rritjen eshte padyshim sfida qe i pret bizneset tona dhe ketu nuk mund t’ia dalin dot te vetem”,-thote Pranvera Papamihali, menaxhere per Shqiperine e kompanise konsulente mbi burimet njerezore dhe te kerkimit te drejtuesve, Pedersen&Partners.
“Urine” per menaxhere dhe profesioniste te zote per drejtimin e kompanive nen pronesi na e konfirmon edhe Samir Mane, presidenti i nje grupi biznesesh si QTU, Neptun, etj, i cili ka nje numer mjaft te madh punonjesish. Ai na thote se tashme eshte shkeputur nga menaxhimi i ndermarrjeve te veta, pasi ua ka lene ne “dore” individeve te kualifikuar.
“Ne per momentin po kerkojme 4 menaxhere te pergjithshem per t’i vene ne drejtim te kompanive tona, por ende nuk i kemi gjetur. Qe te gjesh menaxhere vendas te niveleve te tilla, qe te xhirojne mbi 50 milion euro/vit, eshte pak e veshtire”,-thote Mane.
Sipas tij, ata kane punesuar edhe mjaft menaxhere vendas qe kane rezultuar te zote, por ka qene e veshtire te nxirrje ne pah aftesite e tyre.
“Ne pergjithesi detyrohemi qe per drejtues t’i importojme nga jashte”,-shton Mane.
Mungesen e menaxhereve ne shume struktura te biznesit na e konfirmojne edhe ekspertet. Sipas Papamihalit, ne Shqiperi pergjithesisht mungon kultura e punes dhe mjaft kompani bejne “kompromise” kur punesojne menaxhere, duke vleresuar kapacitetet qe ata shfaqin.

Kush jane me te kerkuarit?

Ekspertet keshillojne se tashme nuk jane me bankat ato qe kane “urine” me te madhe per punonjes te kualifikuar, sepse tashme eshte krijuar nje “shtrese” bankieresh shqiptare qe arrin ta ngope tregun.
“Bankat dhe telekomunikacionet kane njohur lulezimet me te medha ne ekonomine vendase çka çoi edhe ne edukimin dhe rritjen me te madhe te profesionalizmit te punonjesve ne kete sektor”,-thote Papamihali e “Pedersen&Partner”.
Tani drejtimet nga ku duhet te shikohet jane te tjera, por edhe me delikate.

-Menaxhere te Pergjithshem

Ka nje kerkese mjaft te madhe nga kompanite vendase per drejtues apo administratore te pergjithshem. Sipas te dhenave nga ekspertet, mosha maksimale ne Shqiperi e njerezve te mireshkolluar dhe me pervoje ne menaxhim, sipas papamihalit, eshte maksimumi 40 vjeç, mjaft e ulet ne krahasim me Europen.
Te gjendur perballe nje rritjeje qe nuk mund ta menaxhojne me te vetem, shume “pronare” kompanish qofte te huaja apo vendase sot kerkojne administratore dhe preferojne qe ata qe jene vendas, sepse njohin me mire kulturen dhe tregun shqiptar. Por realisht, pak i gjejne dhe detyrohen t’i importojne nga jashte.
“Ndonese numri i menaxhereve vendas eshte rritur krahasuar me vitin kur ne nisem pune, ne 2000, ata jane ende poshte nivelit te kerkeses se tregut”,-shpjegon Bianka Duro, drejtuese e pergjithshme e kompanise keshilluese mbi burimet njerezore P&P(Dr.Pendl&Dr.Piswanger).

-Menaxhere te burimeve njerezore.

Ky eshte nje nga profesionet me te kerkuar aktualisht nga bizneset vendase e te huaj qe veprojne ne Shqiperi. Gjin Biba, drejtor Ekzekutiv i “Century 21” njeheresh pedagog i menaxhimit shpjegon se ky eshte nje profesion ne mangesi ne Shqiperi, por qe ka shume nevoje nga bizneset.
“Nese deri dje shumica e bizneseve e kane konsideruar punesimin si favor per te njohur e familjare, sot ato po shohin t’ia besojne njerezve te kualifikuar”,-thote Biba.
Ne kete sektor vihet nje mangesi mjaft e madhe, çka çon ne nje eficence me te ulet te biznesit dhe shtimin e rrezikut per t’i bere balle konkurrences ne rritje.
“Ky eshte nje profesion qe ne bote nuk funksionon thjesht me page baze, por edhe me bonuse dhe keshtu duhet te funksionoje edhe ketu. Nese ke zgjedhur nje personel te mire, atehere puna do te jete me e frytshme dhe keshtu do te mund te marre edhe bonuse te mira”,-shpjegon drejtori i “Century 21”.
 
-Marketingu, Kreativiteti, reklamat.

Edlira Mali, administratore e “OgilvyAlbania”, agjenci marketingu, shpjegon se ne Shqiperi nuk ka shkolle per reklamimin, kreativitetin dhe njohurite qofte teknike dhe qofte praktike jane shume te vaketa. “Ne kete sektor, ka mangesi dhe eshte e veshtire te gjesh personel te kualifikuar”,-thote Mali.

-Menaxhere shitjesh

Eshte padyshim nje nga nevojat me emergjente qe ka tregu dhe bizneset sot. Sipas kompanive te kerkimit te ekzekutiveve, nese do te duhet te behej nje analize e shperndarjes se kerkesave qe shoqerite i drejtojne zyrave, rreth 60% e pozicioneve te kerkuara jane ato funksione, te cilat ne prapaskene kane vetem shitjen, pavaresisht terminologjise ne pershkrim.
“Problemi eshte se shqiptaret nuk dine te shesin me nivelin e pergjithshem te menaxhereve te shitjeve qe ofron tregu”,-shpjegojne ekspertet. Edhe ky funksion, ne vendet europiane paguhet jo vetem me page baze, por me bonuse duke marre per baze rezultatet ne pune.

-Eksperte teknologjie.

Jane shume ne rritje kerkesat nga te gjitha bizneset private per profesioniste te teknologjise. Profesionistet nuk kerkohen thjesht ne menaxhimin e kompjutereve, por edhe makinerive e pajisjeve si dhe hartimit te sistemeve te sofistikuara teknologjike.

-Eksperte te pasurive te paluajtshme

Ky profesion cilesohet si profesioni i se ardhmes. Nese shikohet ecuria e sektorit te ndertimit vihet re nje nivel shume i ulet i transaksioneve permes agjencive imobilare dhe pergjithesisht ndertuesit i kane bere te gjtha funksionet, investitorin, zbatuesin dhe shitesin. Sipas Gjin Bibes te “Century 21”, renia e kerkeses per blerje pasurish te patundshme dhe veshtiresia per t’i shitur ato i ka drejtuar ndertuesit drejt eksperteve. Ne te njejten kohe edhe vete individet jane bere me sensibel per pasurine qe blejne dhe i jane drejtuar keshillimeve te specializuara.
“Ne Shqiperi ky profesion thuajse nuk ekziston nderkohe qe ndihet mjaft nevoja e tij. Kjo mungese ka çuar qe vetem 5% e transaksioneve te kryhen permes specialisteve nderkohe qe na rajon ky nivel eshte mbi 50%”,-Biba duke shtuar se “nese ne vendin tone nje bleres viziton dhjetera shtepi para se te bleje qe kerkon, ne bote fale zyrave te specializuara, kosto eshte shume me e ulet. Bleresi viziton vetem 5 shtepi para se te vendose.
Edhe ndertuesi Hajredin Fratari na konfirmon se sot po ndihet nevoja e eksperteve imobilare dhe shume kompani ndertimi tashme po punojne me agjenci per te shitur objektet e tyre.
Dr. Biba shpjegon se kur flitet per eksperte te pasurive te paluajtshme, ne te perfshihen edhe profesione te tjera, si planifikues urbane apo rregullim territori. Sipas tij, ne Shqiperi keto profesione kryehen ne pergjithesi nga njerez aspak te kualifikuar dhe profesionistet thuajse nuk ekzistojne.

-Pedagoge

Ndonese ne vend jane hapur tashme disa universitete private, drejtuesit e departamenteve verejne se ka nje mungese mjaft te theksuar te personave vertet te kualifikuar. Sipas Bibes qe drejton nje departament ne Universitin “Marin Barleti” ka mjaft mungesa per pedagoge matematike, statistike, informatike dhe pasurie te paluajtshme.
“Ne keto dege ka kryesisht vetem pedagoge te brezit te vjeter dhe ka vertete nje kerkese te madhe, sidomos per mjaft te kualifikuar”,-shton Gjin Biba. Per pedagoge nuk mjafton vetem niveli master, pasi ne pergjithesi kerkohet doktoratura.

Duro: Edhe te huajt kerkojne menaxhere shqiptare

Bianca Duro, drejtuese e P&P kujton se 9 vjet me pare kur ajo hapi kompanine e pare te kerkimit te ekzkutiveve ne Shqiperi, mjaft biznese as qe e njihnin kete sherbim dhe shume aspirante per menaxhere nuk i trokisnin ne zyren e saj. Por sot, ne 2009-en, Duro veren se tregu ka ndryshuar shume, kjo sepse konkurrenca eshte shtuar dhe trysnia e kuadrove te kualifikuar ka detyruar mjaft profesioniste vendas qe te zgjerojne njohurite e tyre.
Nese deri ne vitin 2006, kompania punonte me shoqeri te huaja qe kerkonin te punesonin personel, qe prej 3 vitesh ajo ka shtuar gamen e bashkepunimit me shume ndermarrje shqiptare.
“Ne treg sot mund te gjesh kandidate vendas me nivele te homologeve te tyre ne Perendim, ndonese ne numer jo shume te madh. Por mund te konfirmoj se jane padyshim ne rritje”,-thote Duro.
Hapja e tregjeve dhe e levizja gjithnje e me shume e njerezve ne Bashkimin Europian po ndryshon dalengadale kulturen e vendasve per punen dhe rritjen e profesionalizmit.
Por ende mbetet shume per t’u bere.
“Kerkesa per menaxhere dhe profesioniste eshte me e madhe se ç’ofron tregu. Eshte nje mall ne mungese”,-thote Duro.
Sipas saj, tani bizneset kerkojne me shume njerez qe kane eksperience dhe me pas vjen nevoja per nje master apo specializim. “Masteri nuk eshte paresor”,-shton Duro.
Edhe bizneset e huaja po kerkojne qe te punesojne profesioniste vendas, sepse sado qe me eksperience dhe te mirearsimuar te jene te huajt, ata kane nje mangesi shume te madhe: nuk e njohin tregun vendas dhe kulturen e njerezve ketu, qe per nje biznes qe kerkon te ece jane mjaft te rendesishme.
P&P, qe ofron gjithashtu trajnime si dhe standarde nderkombetare per vleresimin e punonjesve, konfirmon se mjaft biznese shqiptare jane te interesuar per to dhe po kerkojne t’i zbatojne ne ndermarrjet e tyre.

Mali: “Sa pak u besohet menaxhereve”

Edlira Mali, ndonese e re ne moshe, mund te konsiderohet si nje menaxhere “e vjeter” ne Shqiperi. Pas nje pervoje mbi 16 vjeçare ne kompani te ndryshme vendase, Edlira sot punon per agjencine nderkombetare te marketingut “Ogilvy”.
“Ndihem shume mire ne marredheniet e mia me punedhenesin. Te punosh me te huajt ka nje avantazh sepse ata dine te kombinojne mire kompetencat me pergjegjesite. Kete nuk e gjen shpesh tek marredheniet me punedhenesit shqiptare. Shpeshhere, manaxhereve nuk u lihen shume kompetenca, por u jepen shume pergjegjesi, gje e cila krijon hendeqe edhe ne manaxhim ”,-thote ajo duke shpjeguar se ç’do te thote te jesh nje menaxher ne Shqiperi.
Nje tjeter dukuri, sipas saj, eshte qe disa drejtues shqiptare preferojne qe te punesojne njerez jo fort ambicioze e te zote per menaxhere me deshiren per te dale vete ne pah. Ketu ajo permend nje shprehje te David Ogilvy, krijuesit te agjencise: “Puneso njerez me te mire se vetja dhe leri te tregojne aftesite e tyre. Kerko njerez qe synojne mrekullira dhe nuk pajtohen me rutinen.”
Sipas saj, ne Shqiperi ka nje koncept te pergjithshem te pageses fikse, ndryshe nga kompanite ne bote qe vleresojne ne baze te rezultateve. Nje pagese ne baze te rezultateve do te çonte ne nje vleresim me te drejte dhe motivim me te larte ne pune te personelit. Megjithate, Mali vlereson se paga eshte vetem njeri nga motivuesit, por jo me i rendesishmi. Edhe elemente te tjere si ambienti ne pune, mundesia per rritje profesionale si dhe per te ecur perpara ne karriere etj., jane mjaft te rendesishem.
Gjate eksperiences se saj disavjeçare Edlira ka vene re se ne bizneset shqiptare mungon kultura e punesimit dhe ne pergjithesi eshte ecur mbi baza njohje apo familjare, nderkohe qe edhe nga shume aplikante ka humbur besimi se nje vend pune mund ta marre ne baze meritash.
“Realisht ne Shqiperi mungon edukata profesionale dhe duhet bere shume nese kerkohet te konkurrojme me kompani te huaja qe kane standarde shume te larta”,-thote Mali.
Sipas saj, aftesite e punonjesve jane kapitali kryesor kur ke te besh me sherbimet e fushes se marketingut. “Nese punesojme njerez me te medhenj se vetja do te behemi kompani gjigandesh. Nese punesojme njerez me te vegjel se vetja do te behemi nje kompani xhuxhash”-citon ajo David Ogilvy.
Mali ka konstatuar dhe qe pritshmerite e te sapodiplomuarve jane mjaft te larta duke mos u bazuar ne objektivitet, duke pretenduar madje te punesohen direkt menaxhere. Nuk mund te pretendosh te behesh drejtues direkt sapo del nga bankat e shkolles duke qene se praktika ne pune eshte nje faktor shume i rendesishem per zhvillimin e aftesive profesionale dhe menaxheriale.

[/FONT][/COLOR][/B]
monitor.al
 
Profesionet e te ardhmes



-Menaxhere te burimeve njerezore.

Ky eshte nje nga profesionet me te kerkuar aktualisht nga bizneset vendase e te huaj qe veprojne ne Shqiperi. Gjin Biba, drejtor Ekzekutiv i “Century 21” njeheresh pedagog i menaxhimit shpjegon se ky eshte nje profesion ne mangesi ne Shqiperi, por qe ka shume nevoje nga bizneset.
“Nese deri dje shumica e bizneseve e kane konsideruar punesimin si favor per te njohur e familjare, sot ato po shohin t’ia besojne njerezve te kualifikuar”,-thote Biba.
Ne kete sektor vihet nje mangesi mjaft e madhe, çka çon ne nje eficence me te ulet te biznesit dhe shtimin e rrezikut per t’i bere balle konkurrences ne rritje.
“Ky eshte nje profesion qe ne bote nuk funksionon thjesht me page baze, por edhe me bonuse dhe keshtu duhet te funksionoje edhe ketu. Nese ke zgjedhur nje personel te mire, atehere puna do te jete me e frytshme dhe keshtu do te mund te marre edhe bonuse te mira”,-shpjegon drejtori i “Century 21”.

Tek ne ( ne KOSOVE) eshte te thuash, profesion i ri. Menaxhmi i burimeve njerezore ne menyren e duhur eshte alfa, beta dhe gama e suksesit te cdo biznesi por edhe te institucioneve relevante shtetrore.
Pra qelesi i nje suksesi sot kerkohet dhe mvaret nga menaxhimi i ketyre burimeve. Akoma ke ne nuk i eshte dhene vendi meritor ketij drejtimi por cdo dite e me shume ai po ze vendin e tij.
Eshte edhe profesion interesant, ikendshem por me shume pergjegjesi.
Ka ca vite qe mundohem ta ushtroj si zanat megjithese eshte lemi shume e gjere. :gjujpeshk:
 
-Marketingu, Kreativiteti, reklamat.

Edlira Mali, administratore e “OgilvyAlbania”, agjenci marketingu, shpjegon se ne Shqiperi nuk ka shkolle per reklamimin, kreativitetin dhe njohurite qofte teknike dhe qofte praktike jane shume te vaketa. “Ne kete sektor, ka mangesi dhe eshte e veshtire te gjesh personel te kualifikuar”,-thote Mali.

-Menaxhere shitjesh

Eshte padyshim nje nga nevojat me emergjente qe ka tregu dhe bizneset sot. Sipas kompanive te kerkimit te ekzekutiveve, nese do te duhet te behej nje analize e shperndarjes se kerkesave qe shoqerite i drejtojne zyrave, rreth 60% e pozicioneve te kerkuara jane ato funksione, te cilat ne prapaskene kane vetem shitjen, pavaresisht terminologjise ne pershkrim.
“Problemi eshte se shqiptaret nuk dine te shesin me nivelin e pergjithshem te menaxhereve te shitjeve qe ofron tregu”,-shpjegojne ekspertet. Edhe ky funksion, ne vendet europiane paguhet jo vetem me page baze, por me bonuse duke marre per baze rezultatet ne pune.

[/FONT][/COLOR][/B]
monitor.al

Une do doja te ushtroja ne te ardhmen si profesion nje nga keto te dyja. Se fundmi po lexoj nje liber per marketingun - Guerilla marketing, dhe po me ben shume pershtypje...Kerkojne shume kreativitet besoj keto dy profesione. Duhet te mashtrosh konsumatorin te ta blej produktin :p - shaka.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top