Prejardhja e shumeperfolur Vojsaves!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Duke qenë se emri i Vojsavës është keqpërdorur në propagandën e rëndomtë shkino-greke se Gjergji, Gjoni, Vojsava etj. s'janë shqiptarë, por , dhe duke qenë se kjo ka zënë vend mes albanezësh, saqë disa dhe e përsërisin si lopë ripërtypëse pa asnjë të keq, atëherë ka nevojë për sqarimin e duhur.

Drejtimet kryesore rreth prejardhjes së saj me sa di vetë, janë tre dhe të treja dëshmojnë me një mënyrë ose tjetër, gjakun e saj shqiptar:

1. Vojsava është prej fisit të Balshëve, fis i Mirditës që sundonte trojet që përfshinin dhe Pollogun. Barleti përmend se Vojsava ishte princeshë e krahinës dhe vinte nga Pollogu (që ka qenë e mbetet ende sot krahinë shqiptare). Principata në fjalë që përfshinte Pollogun është ajo e Balshëve.

2. Gavril Dara (i Riu) përmend në vetëjetëshkrimin e tij se Vojsava është bijë e Prenkut të Mirditëve: "Ndër këta, të parët, prindërit e mi, që emërohen gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj të Kastriotit nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, së biljes së Prenkut të Mirditëve" dhe se Vojsava është bijë e princit të Mirditëve "Midis tyre ndër më të parët ishin gjyshërit e mi, që përmenden gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj të Kastriotit nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, që ishte e bija e princit të Mirditasve". Këto mund të gjenden tek "Kënga e sprapsme e Balës", 1961, fq.20.

3. Vojsava ishte e fisit të Muzakëve. Kjo është tezë e Herri Hoxhkinsonit (Harry Hodgkinson,"Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero") i cili mendon se sundues të Pollogut ishin Muzakët dhe jo Balshët. Këtë e kam të paverifikuar dhe nuk e di se si arrin në atë përfundim autori. Ndoshta dikush që e ka lexuar mund ta sqarojë.
Në dritë të këtyre tre pikave, tezat që provojnë kombësi joshqiptare të Vojsavës janë... asnjë.

Dmth ka një, nqs. mund ta quajmë tezë, që është e njëfarë Petroviçi që shkruan një artikull për Kastriotin në Enciklopedinë Britanike të 1911-ës dhe thotë shkurt e me ngut, pa asnjë burim, se Vojsava ishte serbe (mbase ashtu i kishte kërcy delli sllav Petroviçit atë ditë). Por aty, përveç opinionit të tij, nuk ka ndonjë sqarim as ndonjë mënyrë se si u arrit në atë përfundim. Pa i mëshu këtu faktit se shkrimi i Petroviçit nuk u mor më për bazë në botimet e mëpasme të Enciklopedisë.

Gjithashtu në rast se do të dyshohej për prejardhjen e saj joshqiptare ndërkohë që të dhënat na e sjellin gjithnjë si pollogase, atëherë sherri gjithsesi do të duhej të ishte me bullgarët e jo me serbët. Po s'kemi dëgjuar ndonjë tezë serioze të thotë se Vojsava paska qenë bullgare.

Ky mbetet një rast i rëndomtë propagande islamiko-ortodokse dhe nuk është çudi që ata shqipfolës që riprodhojnë të qenit serbe të Vojsavës janë ose ortodoksë ose islamikë. Këtë e kam nga përvoja. Ndërsa në joshqipfolësit parinë e kësaj meme virale e kanë natyrisht serbët e grekët. Të paktën lekët që hudhni për bamirësi nëpër kisha ortodokse e xhamia ta keni të qartë se ku shkojnë.

Kush ka të dhëna të ndryshme shtesë për këtë çështje është i lirë t'i qesë këtu për zbërthim, sqarim, rrëzim, mbështetje, mbledhje, etj.


Vargmal
 
Mqs hipoteza e prejardhjes se emrit nga Serbia nuk ka ndo1 argument, s'ka nevoje per koment shtese besoj...

Megjithate, nje etimolog do na vinte shume ne ndihme. Vojsava, pjesa voj ndoshta nenkupton vaj, vajin, te qaren...
 
Une s'dua te rrekem rreth prejardhjes se Vojsaves, por permes nje, nga jo pak budallalleqet e pincave tane ( ne te kaluaren) munde edhe ti biem ne gjurme kesaj pune.

Perkunder asaj se boterisht dihet se serbet kane ardhur nga Karpatet e egra ( shume vone) ata gjithku ne Kosove i takon te vendosur pothuajse ne viset me te pershtatshme per jetese ( krahasuar me kohen e sotme). Ata zakonishte jane te vendosur rreze lumenjeve, ne ultesira pjellore por edhe ne kryqezime rrugesh te rendesishme ( kjo ndoshta se ata ishin ne fillim nomad dhe per levizje me te lehte por edhe nga arsyeja se shqiptaret e Kosoves zakonisht ne te kaluaren i kan ikur afersise se rrugeve per arsye se e kane konsideruar se jane me larg armikut :eek:hh:).
Tani edhe munde te themi se keto pozita ata i moren pasi qe ishin pushtues por jo gjithmon ne kete menyre, sidomos ne ffilimin e ardhjes se tyre.
Ne nje te kaluar te larget, ne nje vend mjafte te frekuentuar nga vizitoret sot ( vend me ujera termale), nuk ishte e populluar nga askush nga mosnjohja e rendesise. Por gjithsesi vendi kishte nje te zot. Ai ishte nje nga princat shqiptar. Ky princi shqiptar sipas gojedhenes ne ate kohe merrte atin dhe shetiste pasurin e tij hapsinore - toksore ( qe sja dinte fundin). Ne njeren nga shetitjet e tij pran kufirit te tokave te tij dhe shkrepave te veshtira malore, buze nje lumi pa nje bukuroshe qe po ferkonte tesha. Perkunder asaj se ishte i martuar joshja mashkullore nuk e la te mbyllte syte para nje bukurije te tille. Me oborrtaret e vet i ra ne gjurme dhe mori vesh se ajo ishte nje serbo-malazeze e cila jetonte me familjaret e saj ardhacak ne thellesite e nje pylli te eger ku mbizotronte te ftohtit dhe acari e mos te flasim se ishte toke pjellore. Princi u vizatua ne fshatin e ketyre varfenjakeve te ''shkrete''. Ata u ndjen te frikesuar ne fillim sepse edhe pse jetonin ne kushte te veshtira e dinin se nuk ishte toka e tyre dhe frikesoheshin mos ka ardhe dikush me i perzan nga ky vend. Kur moren vesh arsyen e ardhjes u cliruan dhe u ndien te relaksuar. Besa bene edhe marrveshje. Princi mori bukuroshen dhe per kundervlere fisi i eger fitoi nje hapesire tokesore mu afer ujerave termale qe shqiptaret e konsideronin si moqalishte. E koherat ndryshuan, u lufterat u bene, e historit ndryshuan por serbet me nuk u larguan nga ai vende.
Kjo eshte vetem nje gojedhene, por nuk dallon edhe aq shume nga budallalleqet qe i bejme edhe ne diten e sotme......:ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top