Poezi per nenen!

NËN KËMBËT E NËNËS

Në afërsinë tënde nënë
Asgjë nuk ishte e pamundur
Aty buroi dhe filloi jeta
Qetësia hyjnore më përqafoi.

Në vendin tëndë të ulur
Ështe krijuar begatia hyjnore
Aty ku ke shkelur nënë e dashur
Gjindet parajsa e ëndrruar mrekullore.

Nëna ime zonja me Musaf në dorë
E Dashura Grua Fisnike e shtëpisë
Aty buronte ngrohtësia afërsia
Jeta ridhte në gjoksin e saj madhështor .

Nëna ime më lejo të të kujtoj në përjetësi
Ti je vet mrekullia e Krijuesit
Tek ti kam gjetur qetësinë dhe dashurinë
Shtyllën e çiltërsisë fisnike.

Sot shtegtojnë fjalët e tua të urtë
jehojnë në oborrin tonë mbretëror
hija yte zgjuarësia dhe mençuria
Janë bazament i shëndosh jetësor.

Tyran Prizren Spahiu
 
NËNAT

Zonjat që kam parë
Koha i ka tretur
Dhimbja i ka vrarë
Emri u ka mbetur
Vezikon, të shkretën
Që fliste me dheun
Jashtë-buiste majin
Brenda-shënëndreun
Një Miro me çika
Një Refo, si ëngjëll
Një Shano, si drita
Një Shaze, si ëndërr
Pashakon, që s’plakej
Mazikën e sertë
Një Sabo që mpakej
Nga një plumb i beftë
Dridhej Trëndafilja
Në Qafë të Mihait
Ju përmbys mbi krye
Mal i Kanatait
Adileja-fjalën
E peshon menduar
Supeve heq barrën
Foshnjën mban në duar
Ime më, me thinja
(Me thinja dhe djali!)
Qyqeve në brinja
U thotë këngë malli
Nga brumi në magje
Tek malet e larta
Herë ndrijnë si diell
Herë vishen nga nata
Herë shfaqen në valle
Ashtu, si lastarë
Herë mblidhen në vaje
Mbi një trim të vrarë
Ç’kanë më shumë spartanet
(Gjak nga gjaku ynë!)
Djepin që rrit lisat
Prushin që ndez gjinë?!
Laben si vitore
Renda dhe e gjeta
Ajo-mjergull bore
Unë-te kënga mbeta!

Mihal Gjergji
 
Një cigare…

Njëzet vetë na ishim,
njëzet vetë ushtarë,
një cigare kishim,
kush ta pijë ma parë?!

Dielli na përvëlonte,
etja na kish tha,
nga cigarja s’donte
asnjeri me u nda…

Me nji za vendosëm
të hedhim lotori,
Nuk asht përrallë, vëllezën,
Mos t’ju vijë çudi.

Në letër kush të shkruente
emnin ma hyjnor,
atij do ja lëshonim
cigaren në dorë…

Mu më qeshi fytyra,
gjeta emnin “NANE”
mendova, cigaren
mu do ma lanë!

U lexuen letrat,
Nuk kisha fitu,
nga njëzet, tetëmbëdhjetë
“NANE” kishin shkrue…

Shikum njeni-tjetrin,
fytyrat shprehnin mall,
cigaren e ndezëm,
e thithëm me radhë.

Dielli ma s’përvëlonte,
etjen lamë në një anë,
zemrat na i shëndonte
emni i dashun… “NANE”…

Fadil Kraja
 
Zakon e kam të rri pak kryelartë.
Mendimin kam të prerë, të papërkulur.
Dhe mbretin vetë ta kisha përballë,
Me siguri që sytë s'i kisha ulur.

Por, nënë e dashur, s'rri dot pa të thënë,
Sado krenar, të fortë ta kem guximin,
Në pranin' tënde aq të ngrohtë, të ëmbël,
Një pafuqi e thellë shpesh ma mbush gjirin.
Është shpirti yt që fshehtas më nënshtron,
I larti shpirt që të gjithin më përshkon
Dhe si rrufeja qiellit fluturon

Më vret kujtimi për kohën e shkuar,
Kur zemren tënde shpesh kam turbulluar,
Të mirën zemër që fort më desh mua.
✍️✍️✍️✍️?
 
Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto ndër sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç'thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T'iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t'i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t'artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.

S. Esenin


P.S këtu e 7, 8 vjet më parë e kom postu në fb.... Por ndjej se më është po kaq aktuale edhe sot.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU

TY O NËNË​

Madhështi e madhështisë
Urtësi e urtësisë
Butësi e butësisë
Ato fjalët tuaja të ëmbla
Janë burim i lumturisë

Nënë- ti që më doje
Edhe kur nuk e bëja veten
Ti që më lavdëroje
Edhe kur s’ e thosha të vërtetën

Ty që më buzëqeshje
Edhe kur meritoja ca mërrola
Gjithmonë të doja
Por atëherë s’ dita e nuk fola

Çdo fjalë që nxjerr për ty
Del nga thellësi shpirti
Kujtimet më bëjnë të ta shoh
Dorën që e tundte djepin
Atë dorë që më rriti

E me fjalë e shprehjet tuaja
U rrita, jam bërë burrë
Shkuan shumë vite pa ty
M’u bënë shumë thinja
Për t ‘mos harruar ty kurrë

Zëri nuk më ndahet prore
Se janë ninullat që m’i këndoje
Në kullën me gurë
Nënë, sa shumë më doje

Ti gjithmonë mendoshe
Se si të bëheshin urat
Edhe pse ti s’ma thoshe
E di që vendosnin burrat

E kur të lypsej ndihmë
Ti prapë ikje e vije tek unë
Këngë e fjalë me ëmbëlsi
Deri sa më vëje në gjumë

Nënë mbetem me shpresë
Se do të të takoj
Edhe atje, ku je, në amshim
Tash tërë jetën vetëm uroj
Se do të jem me ty
Nënë, o shpirt im.

S.SH
 
Të uleshim bashkë në tavolinën e jetës
E ftova një ditë nënën time.
Nguroi, për hir të së vërtetës,
-Bir, s’dua të të fut në shpenzime.

-Kamarier, të lutem, nëse mundesh
Më sill diçka për nënën time!
Një gotë jo me pije të mbushur
Por një gotë plot falenderime.

Kamarier, të lutem,
Më sill edhe një gotë sinqeritet!
E desha me pak lëng dashamirësie
Për rrahjet e zemrës të shtuara në jetë!

Më bëj një koktejl me shijen e mençurisë,
Hidhi edhe pak lëng dashurie.
Përzieje me ngjyrues durimi,
Mos harro t’i hedhësh edhe dy pika krenarie.

Për mua vetëm një gotë heshtje me butësi,
Mbushe pa t’u dridhur dora!
Është mirënjohje për të si njeri,
Paçka se vitet unë ia mora.

Të lutem, pjatën e gjerë të bujarisë,
Sille nga ajo që kapet nga dy anët e saj.
E nëse njëra dorë do i dridhet,
Me tjetrën, si dikur ajo mua, unë do t’ia mbaj!

Si pjatë të shpejtë për meze,
Na sill diçka të freskët!
Disa pjatëza plot buzëqeshje,
Në mund ta përshëndes sërish nesër.

Nënat janë si ora e dorës që vure,
Zhurmën e tyre askush s’do e dëgjojë,
Ato, asesi nuk ekspozohen nëpër mure,
Ia hedhim sytë veç në nevojë!

Vendosi dy meloditë më të famshme në botë,
Ato që janë më të bukura se vetë kënga.
Melodinë kur unë me të madhe qaja,
Dhe zërin, kur më pushonte nëna.

Fatjon Kadillari
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Të uleshim bashkë në tavolinën e jetës
E ftova një ditë nënën time.
Nguroi, për hir të së vërtetës,
-Bir, s’dua të të fut në shpenzime.

-Kamarier, të lutem, nëse mundesh
Më sill diçka për nënën time!
Një gotë jo me pije të mbushur
Por një gotë plot falenderime.

Kamarier, të lutem,
Më sill edhe një gotë sinqeritet!
E desha me pak lëng dashamirësie
Për rrahjet e zemrës të shtuara në jetë!

Më bëj një koktejl me shijen e mençurisë,
Hidhi edhe pak lëng dashurie.
Përzieje me ngjyrues durimi,
Mos harro t’i hedhësh edhe dy pika krenarie.

Për mua vetëm një gotë heshtje me butësi,
Mbushe pa t’u dridhur dora!
Është mirënjohje për të si njeri,
Paçka se vitet unë ia mora.

Të lutem, pjatën e gjerë të bujarisë,
Sille nga ajo që kapet nga dy anët e saj.
E nëse njëra dorë do i dridhet,
Me tjetrën, si dikur ajo mua, unë do t’ia mbaj!

Si pjatë të shpejtë për meze,
Na sill diçka të freskët!
Disa pjatëza plot buzëqeshje,
Në mund ta përshëndes sërish nesër.

Nënat janë si ora e dorës që vure,
Zhurmën e tyre askush s’do e dëgjojë,
Ato, asesi nuk ekspozohen nëpër mure,
Ia hedhim sytë veç në nevojë!

Vendosi dy meloditë më të famshme në botë,
Ato që janë më të bukura se vetë kënga.
Melodinë kur unë me të madhe qaja,
Dhe zërin, kur më pushonte nëna.

Fatjon Kadillari
Epo se do ishte e Fatjonit kjo s'ma morri mendja. S'jam emocionuar asnjehere nga poezite e tij, ama kjo me preku.
 
Nena ime,
Eshte me e bukura rrahje zemre,
Eshte buzeqeshje qe me mbush me fryme,
Nena ime, eshte Diell qe shkelqen ne cdo agim.
Largon rete,
sa here mbi floke me kalon doren.
Kur koken mbeshtes ne kraheror
e ngrohte me ledhaton ne faqe
Qetesia me kaplon ne shpirt,
Nena ime! Eshte Falje,
sa her qe syte ia mbusha me lot.
Eshte Perkujdesje, gjurme ankthi ne netet pa gjume.
Nena ime, eshte Jete,
Dashuri pa kufij
Perkushtim,
me e bukura fryme.
Fjalet per te jane te heshtura.
I perkasin nje zemre te mbushur plot dashuri e Falenderim ,
Lutje tek Shperblyesi i Gjithesise.
247688183_4593366020706144_2047842291357755538_n.jpg
 
  • Dashuri
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top