Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
?Zakon e kam të rri pak kryelartë.
Mendimin kam të prerë, të papërkulur.
Dhe mbretin vetë ta kisha përballë,
Me siguri që sytë s'i kisha ulur.
Por, nënë e dashur, s'rri dot pa të thënë,
Sado krenar, të fortë ta kem guximin,
Në pranin' tënde aq të ngrohtë, të ëmbël,
Një pafuqi e thellë shpesh ma mbush gjirin.
Është shpirti yt që fshehtas më nënshtron,
I larti shpirt që të gjithin më përshkon
Dhe si rrufeja qiellit fluturon
Më vret kujtimi për kohën e shkuar,
Kur zemren tënde shpesh kam turbulluar,
Të mirën zemër që fort më desh mua.
Epo se do ishte e Fatjonit kjo s'ma morri mendja. S'jam emocionuar asnjehere nga poezite e tij, ama kjo me preku.Të uleshim bashkë në tavolinën e jetës
E ftova një ditë nënën time.
Nguroi, për hir të së vërtetës,
-Bir, s’dua të të fut në shpenzime.
-Kamarier, të lutem, nëse mundesh
Më sill diçka për nënën time!
Një gotë jo me pije të mbushur
Por një gotë plot falenderime.
Kamarier, të lutem,
Më sill edhe një gotë sinqeritet!
E desha me pak lëng dashamirësie
Për rrahjet e zemrës të shtuara në jetë!
Më bëj një koktejl me shijen e mençurisë,
Hidhi edhe pak lëng dashurie.
Përzieje me ngjyrues durimi,
Mos harro t’i hedhësh edhe dy pika krenarie.
Për mua vetëm një gotë heshtje me butësi,
Mbushe pa t’u dridhur dora!
Është mirënjohje për të si njeri,
Paçka se vitet unë ia mora.
Të lutem, pjatën e gjerë të bujarisë,
Sille nga ajo që kapet nga dy anët e saj.
E nëse njëra dorë do i dridhet,
Me tjetrën, si dikur ajo mua, unë do t’ia mbaj!
Si pjatë të shpejtë për meze,
Na sill diçka të freskët!
Disa pjatëza plot buzëqeshje,
Në mund ta përshëndes sërish nesër.
Nënat janë si ora e dorës që vure,
Zhurmën e tyre askush s’do e dëgjojë,
Ato, asesi nuk ekspozohen nëpër mure,
Ia hedhim sytë veç në nevojë!
Vendosi dy meloditë më të famshme në botë,
Ato që janë më të bukura se vetë kënga.
Melodinë kur unë me të madhe qaja,
Dhe zërin, kur më pushonte nëna.
Fatjon Kadillari
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.