Poezi Dashurie

Titulli: Poezi Dashurie

Bisede mbremjeje


ا’më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s’e pe.
E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë – si nuk e ndjeve ti?

Me një qeshje të thashë ma ktheve dosido.
Një dhimbje ndjeu ajo… dhe heshti… dhe u ftoh.

Hermann Hesse
 
Titulli: Poezi Dashurie

FLUTUROJ E LIRE

Nuk me besohet…çudi…
Ne piken e nisjes
Ndodhem perseri.
Njesoj…mendon dhe…ai.

Nuk e kane thene me kot
Por une besova endren
Tani qe po derdh lot
Nuk degjoj dot as kengen..

Nuk i shkeputa prangat
Per tu burgosut me ndryshe.
Fluturoj e lire .
Si nje dallandyshe.


Mimoza Ahmeti.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi Dashurie

Non t’amo come se fossi rosa di sale, topazio
o freccia di garofani che propagano il fuoco:
t’amo come si amano certe cose oscure,
segretamente, tra l’ombra e l’anima.

T’amo come la pianta che non fiorisce e reca
dentro di sé, nascosta, la luce di quei fiori;
grazie al tuo amore vive oscuro nel mio corpo
il concentrato aroma che ascese dalla terra.

T’amo senza sapere come, né quando, né da dove,
t’amo direttamente senza problemi né orgoglio:
cosى ti amo perché non so amare altrimenti

che cosى, in questo modo in cui non sono e non sei,
cosى vicino che la tua mano sul mio petto è mia,
cosى vicino che si chiudono i tuoi occhi col mio sonno.

(Pablo Neruda)
 
RrI me mua

Atëherë, kur jeta dukej mërzi
Ku s’dija ç’ish’ mëngjes a mbrëmje.
U gjënde ti si një hyjni,
Si oksigjen, si dritë u gjënde.

Kur shihja shpresën se si venitej
Ku s’kisha sy, as shpirtë, as mëndje,
Dhe zemrën plagë që përpelitej
U gjënde ti, ah ti u gjënde!

I besoj zjarrit të dashurisë
Që ndeze ti, me flak’t e tua,
Perëndi e mirësisë,
Tani u gjënde! Rri me mua!

Poezi nga: Bledi Ylli
 
Erdhi pranvera, m'a dehu penën,
shpërtheu gonxhja dhe lulëzoi pemën.
Më puthi rrezja, sy e qerpikë,
shok' më ka dielli, pranvera mik, o mik.
M'u ul në buzë, një tufë bilbila,
në sy më çelën, o trënda filat.
Dhe lulja mbushur, plot me aromë,
hapi petalet, o- aq të njoma.
Në krahë më mori, sot kaltërsia,
si zogu i bardhë, erdhi dashuria.
Më ra mbi flokë, dhe m'u ngatërrua,
me flokun tim u dashurua.
| Arben Duka |

e5d164536e8558efe67f6ee8958b1826.gif
 
Fatmir Terziu

Dashuria Ime

Përditë gjej shenja të përfjetura të fëmijërisë
në trupin tim. Brishtësia e lodhur nga vitet,
shqepet nën arnat e pantallonave të shkurtra,
që m’i arnonte nëna ime e lodhur
kur kthehej nga puna,
teksa pas çdo ngulje të gjilpërës mallkonte
topin e vogël prej llastiku
me të cilin përhumbja orët e lira me shokët.
Mes poreve të lëkurës sime ndjeja ftohtësi,
të njëjtë si ajo nga gjilpëra e tetanozit,
ndërsa tutje në horizontin e lodhur të ditës,
qielli shkruante psalme të vyera,
për malet që zbulonin kurrizin përditë
mbi misteret e ngrira
dhe për gjarpërrinjtë me barqe të fryra.
Nëpër hapësirat e trazuara të kohërave më vërtiten
ngarendjet e lidhura në shilarëse drurësh të thatë
ku paqtoheshin të shkuarat e pakapshme,
ku tjerreshin vitet,
mbi një furkë të madhe të mbushur me lesh
nga kurrizet e deleve të shkreta
nëpër ferra.
Mbi një pllajë të madhe të mbushur me re
ndërtonin foletë e tyre rrufetë
dhe pastaj mbillnin farën e tyre të sertë
në djerrina të pluguara thellë
të tjerrat bënin krushqi me vetëtimat,
që çanin si grifsha midis nesh.
Në rrjetën e tyre të shqyer
ngecnin me dhëmbët e tyre të shkulura bubullimat
bridhnin netëve si kafshë të harbuara
pranverat i bënin si dimrat
zhele-zhele nakatoseshin nën qiell
për të imituar pantallonat e mia.
Dhe bëheshim palë në mjaft raste
ato me hingëllima e ne me duatrtrokitje
mbilleshin shenja të përfjetura
me gulçe të fryra
nga drobitjet.
Jeta përcillej mes këtyre shenjave të përfjetura
si dremitja e nuses në odën e nusërimit
mbulohej me vello të trashë natyra,
se ishin mbarsur bubullimat
në fakt lindnin të pafytyrat,
plagë që hapeshin e strukeshin
në mish, në tru e në trup
nën hijen e qëllimshme që tendosej
kujdes se është turp!
Mbi këta arsye kalonte një ngarkesë e madhe
ku unë pavëmendshëm bëja pjesë
që në moshë të njomë kuptoja hallet
derisa pas asaj nate të gjatë
ndritën vetëm sytë e mi,
sytë e yjeve ishin verbuar,
pranë të kisha TY.
Mbi ato ditë nisëm të fluturonim të dy
flokët e bukur i mbaje fort me duar
ndërsa unë bëhesha palë me erën
t’i krihnim bashkë të ndjeheshim të lumtur
ata shpupuriteshin bënin bujë
binin lehtë mbi gjoks e sillnin fllad mbi mua
si toka për ujë
trupi im kishte etje për puthjet e tua.
Dhe tani,
në çdo cep të ecjes sime,
ke gjenezën e dashurive intime...
 
Përse u bëm’ si dy të huaj
Mos më pyet se nuk e di.
Ndoshta shpirtërat zjarrin shuajn’
Atëherë, kur vdes një dashuri.

Përse kur ëmbël vjen mëngjesi
Dëshiroj kujtimin tënd,
Shpirti i etur ç’mund të presi
Nga një dashuri që dhëmb!


Shpirti i etur zjarrin fiku
E rreth tij s’gjen “copa drush”,
Thua, dashuria iku?
Jo, se zjarri bëhet prush!

Vijnë kujtimet porsi era
Zjarrin ndezin prap në shpirt,
E merr ngjyra si pranvera
Ajo bojë e tij e hirtë.

Do të djegë, por sa do t’djegë
Për sa ditë zemrën do t’ngroh,
Do t’vijë ora hi do të mbesë
Do t’vijë ora, thjeshtë do kohë.

Më pas do t’fryjë kujtimi yt,
Mbi dashurinë e mbetur hi,
Ndoshta rrjedhin lotë nga sytë
Zemra s’ngrohet përsëri.

Ja përse u bëmë të huaj
Fjalët s’kanë dhe shumë rënd’si,
Në fund të fundit shpirti vuan
“Vazhdon jeta gjithsesi’’.

Poezi nga: Bledi Ylli
 
Para se të dashuroja…

Para se të dashuroja, e dashur,
Asgjë s'ishte e imja:
endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte:
vetëm ajër që priste ishte bota.
Unë pashë sallone në ngjyrë hiri,
galeri të banuara prej hënës,
hangare të pashpirt në ndarje,
pyetje që ngulnin këmbë në rërë.
Gjithçka ishte bosh, e vdekur, e heshtur,
rrëzuar, braktisur, lëshuar;
gjithçka ishte e huaj, tjetërsim,
e të tjerëve ishte dhe e askujt, -
gjersa bukuria jote dhe varfëria
e mbushën vjeshtën me dhurata.


Pablo Neruda
 
[h=3]Ty me të dashtë[/h]

me t’ vështrue si uri sfilitëse
me t’ përjetue si etje alivanosëse
me t’ pa si kënaqësi nokturne
m’u rrëqeth si iriq imagjinar


pastaj me t’ përqafue si epsh jehues
me t’ shtrëngue si zinxhir robërues


me t’ lirue si pëllumbeshë për fluturim
me t’ përplas në shtrat plot ngazëllim



m’ u hedh mbi ty si tërbim
e me t’ përvlue - vullkan në vlim


me t’i fshi djersët si shami
m’u çlodh së bashku si dashni
e m’u përtni me ty si rini
e me piskat: “mirëserdhe lumtuni!”

LB
 
Edhe kur kujtesa


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Ismail Kadare
 
Mos u zhduk...

Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.

Mos u zhduk... Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.

Mos u zhduk... e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
;;Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.

Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?
ا’sozi kemi në botë, ti fantazmë dhe unë?
- Fëmijët tanë të qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë - i besoj sekretit.
Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Yevgeni Yevtushenko
 
Jacques Prévert, “Tre fiammiferi accesi”

Tre fiammiferi accesi uno per uno nella notte
Il primo per vederti tutto il viso
Il secondo per vederti gli occhi
L’ultimo per vedere la tua bocca
E tutto il buio per ricordarmi queste cose
Mentre ti stringo fra le braccia.

tre fije shkrepse te ndezura

tre fije shkrepseje te ndezur nje nga nje naten
i pari per te pare fytyren
i dyti per te pare syte
i funfit per te pare gojen tende
e te gjithe erresiren per te me kujtuar keto gjera
nderkohe qe te shterngoj mes kraheve....

perkthim made in jana :p
 
Hans Kruppa – Tri dëshira


S’më duhet shumë
kësaj nate:

një qiri,
një batanije
dhe një copëz vënd,
nga ku të kundroj
gjumin tënd.

Përktheu: Ferdinand Laholli
 
Të dua edhe atëherë kur çmendesh në histeri xhelozie.
Madje edhe kur bëhesh si budallaqe dhe ma dhunon mendjen me ca teori që vetëm ti di t’i shpikësh.
Do të dua edhe kur të plakemi dhe do të besosh se më nuk je e bukur.
Do të vrapoj pas teje, njëjtë si në ditën e parë, kur sajoja arsye vetëm që të të isha pranë.
Ti gjithnjë do të jesh ajo ëndërr nga e cila do të refuzoj të zgjohem .
Lëri fjalët dhe ndieje dashurinë time.
Të dua!
Të dua, sepse ti më plotëson.

(Albatros Rexhaj)
1513795_906721552690930_5817681641769609073_n.jpg
 
Po ti nuk je
Nuk je kurrkund . Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund .
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund .
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time ,
Pastaj këmishën e rënduar shkund ,
Nga pluhuri përdhé rrëzohen thërrime ,
Po ti nuk je kurrkund .
Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Veç të të gjej , e humbura qëkuri ,
Po ti nuk je kurrkund .
Dritëro Agolli
 
ا'te besh

C'te besh kur s'te flihet
C'te besh kur je vetem, me cilin te zihesh
Me ke te rrihesh?

C'te besh kur s'te flihet
C'te besh kur je vetem, cigarja te pihet
Cakmaku s'te ndizet!

C'te besh kur s'te flihet
C'te besh kur je vetem, me cilin te gdhihesh
Dhe nates ti fshihesh....?
 
të ftohtë
të pazakontë si emra finlandezë
janë çastet kur ti je larg
e unë pres…
por tash ti je këtu
për një natë të vetme
në këtë dhomë me një shtrat
si të vetmen orendi
përveç një çajniku mbi zjarr
mes një pylli që akoma s’e shohim
larg njerëzve që nuk guxuan të na njohin
larg qyteteve që na neverisin…
erdhe
dhe nuk di ç’të të zhvesh më parë
trupin a shpirtin…
diçka është ndryshe te ty
ajo çka të solli këtu…
por lermë më parë të zë dritaret
nuk më duhen
kur përballë kam sytë e tu…
afromë buzet
gjinjtë
barkun
më puth…
verë bëju dhe më deh
çka kurrë s’ma the
thuaje
dhe pastaj
lermë të lundroj në ty
e të besoj
se Atlantida nuk është fundosur në oqean
por në shpirtin e një gruaje…
© Artan Gjyzel Hasani
( nga "Stina e Peste" - dialogu poetik)
 
Sa herë ëndërrova, një ëndërr për çudi,
Një grua të panjohur që më do dhe e dua
E që prorë më duket jo krejt si ajo grua
Po jo dhe krejt si tjetër, e më do pa kufi.

Sepse më kupton e më njeh e më di,
Misteri i zemrës sime veç prej saj u zbulua
Veç ajo, duke derdhur çurkë lotësh mbi mua
Ma freskon zjarr’ e ballit e më deh me magji.

S’e di është ezmere apo leshraartë
Emri i saj? Më kujtohet, i ëmbël, tingull i qartë,
Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mërgim.

Sytë: vështrimin e ngulur të statujave i kanë
Dhe zëri i vjen i largët, i qetë e gjithë trishtim
Si një këngë prej zërash të dashur që më s’janë.
 
Redaktimi i fundit:
LERME
Ti me thua ne vesh
-te dua
dhe ne zemer gervisht njesoj,
por une s`di si ti
te vuaj,
e keshtu as te dashuroj.
E ti shkriesh ne te qeshur
kur une s`di as te te shikoj
dhe me thua
-lerme mua...

se UNE di te dashuroj



 
Ti Amo


Ti amo in in modo inspiegabile.
In modo inconfessabile.
In modo contraddittorio.

Ti amo.

Con i miei stati d’animo che sono tanti.
E mutano di umore continuamente.
Per quello che già sai, il tempo, la vita, la morte.

Ti amo.

Con il mondo che non capisco,
con la gente la gente che non capisce,
con l’ambivalenza della mia anima,
con l’incoerenza delle mie azioni,
con la fatalità del destino,
con la cospirazione del desiderio,
con l’ambiguità dei fatti.
Anche quando ti dico che non ti amo
ti amo,
persino quando ti tradisco, non ti tradisco
nel profondo, porto avanti un piano,
per amarti di più.

Ti amo.

Senza riflettere, incoscientemente,
irresponsabilmente, spontaneamente,
involontariamente, per istinto,
per impulso, irrazionalmente.
In effetti non ho argomenti logici,
nemmeno improvvisati
per fondare questo amore che sento per te,
che sorse misteriosamente dal nulla,
che no ha risolto magicamente nulla,
e che miracolosamente, poco a poco, con poco e niente
ha migliorato il peggio di me.

Ti amo,

ti amo con un corpo che non pensa,
con un cuore che non ragiona,
con una testa che non coordina.

Ti amo,

incomprensibilmente,
senza chiedermi perché ti amo,
senza importarmi perché ti amo,
senza pormi dei dubbi sul perché ti amo.

Ti amo.

Semplicemente perché ti amo,
io stesso non so perché ti amo.

Pablo Neruda
 
No tra angoscia e piacere



non puٍ esistere un tenero affetto

i cuori in tormento cercano invano

le gioie dell’amicizia se le altre fuggono

Io so bene che mai i tuoi occhi

vorrebbero sorridere se piangono i miei

ma so bene che non potrebbero

piangere sempre per pietà del mio pianto

E’ l’ora di separarci il tempo è finito

in cui pensavo e sentivo come te

navigherٍ sul vasto oceano

percorrerٍ il mare deserto

Vi sono isole di là dalle onde

dove il dolore puٍ vivere libero

e il cuscino notturno o mio amore

ti sarà dolce se io sarٍ lontano

Non più ogni nuovo mattino

quando il tuo cuore si ridesta all’ardore

dovrai fingere una pena che non senti

per rispondere alla pena che io provo

Di giorno in giorno un triste pegno

fuggirà dalla tua memoria

e infine spezzato ogni legame

non sarٍ che un sogno per te

EMILY JANE BRONTث
 
Thesari im


Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Charles Baudelaire
 
Para se të dashuroja…

Para se të dashuroja, e dashur,
Asgjë s'ishte e imja:
endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte:
vetëm ajër që priste ishte bota.
Unë pashë sallone në ngjyrë hiri,
galeri të banuara prej hënës,
hangare të pashpirt në ndarje,
pyetje që ngulnin këmbë në rërë.
Gjithçka ishte bosh, e vdekur, e heshtur,
rrëzuar, braktisur, lëshuar;
gjithçka ishte e huaj, tjetërsim,
e të tjerëve ishte dhe e askujt, -
gjersa bukuria jote dhe varfëria
e mbushën vjeshtën me dhurata.
Pablo Neruda
 
RETRO

unë flija dhe pagjumësia jote
mbronte dashurinë nga sëmundja e kalendarëve
dhe mua nga malli…
ah sikur të hapja sytë e të të shihja pranë
me dorën në faqe dhe vështrimin mbi mua...
nata nuk do të ishte më një gënjeshtër yjesh, e dashur,
dhe as mëngjesi një premtim i pambajtur…


©artangjyzelhasani
 
Tث DUA Mث FORT SE NATYRثN

Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.

| Evgenij Aleksandrovič Evtušenko |
 
TU LUCE, IO FALENA OGNI NOTTE TI VENGO A CERCARE.
LA SUL LAGO DEI SOGNI CHE LA LUNA HA ARGENTATO,
E IN QUELLO SPECCHIO, MIA FATA, TI VENGO A GUARDARE
MI FERMO A LUNGO ESTASIATO...MI SENTO AMMALIATO...

POI DALL'ACQUA STREGATA EMERGE UNA DONNA.
FRA UN GIOCO DI LUCI MI TRASFORMO IN UN'OMBRA..
MI CERCA, MI PARLA MI SUSSURRA IL SUO AMORE
E COME D'INCANTO LA LUCE E' UN BAGLIORE.

NON C'E' PIU' OMBRA IN QUELLA LUCE CHE EMANA CALORE.
ORA SONO UOMO, E UN CUORE CHE RISPONDE ALL'AMORE,
IN QUELLE ACQUE MI LASCIO CULLARE E SOGNARE.
E IN SOGNO, NEL SOGNO TI CAREZZO, TI POSSO BACIARE.

FINCHE' BRILLERA' LA TUA LUCE, RICEVERO' QUEL TEPORE,
SCORRERA' IN ME LA VITA, ...AVRO' VOGLIA D'AMORE....
MA SE LA LUCE SI ESTINGUE E CALOR NON PUO' DARE.. SIA L'UOMO
CHE L'OMBRA, NEL LAGO DEI SOGNI, SPROFONDA E SCOMPARE.

A.x.C
 
Tث DUA Mث FORT SE NATYRثN

Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.

| Evgenij Aleksandrovič Evtušenko |

Përkthim i bukur! ☺
A e di kush e ka përkthyer?
Besoj që duhet të jetë i brezit të vjetër, se sot është vështirë të gjesh përkthyes të tillë...
 
Përkthim i bukur! ☺
A e di kush e ka përkthyer?
Besoj që duhet të jetë i brezit të vjetër, se sot është vështirë të gjesh përkthyes të tillë...

Artin ne mos gaboj, e kam marre nga nje faqe letrare e mirefillte ne F_B.
Tani ndoshta e kishte dhe emrin e perkthyesit aty,se zakonisht i shoqerojne me emrin e tyre,por se kam fiksuar.
 
I still have
Chosen you. I also chose you
With the distance between them,
Afraid not to see you.
I always chose you because
No one can be
On your level. I always
Chosen you because your smile
I can't find him on the
No one else's face.
~ from the web

21272360_1642252269142800_5297735444416880269_n.jpg
 
Hyra me një frymë në temë... thashë mos kishte ndonjë poezi si ajo më lart, por qenka anglisht... :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top