Poezi Dashurie

DASHURIA? OH...

…sa shumë fjalë për dashurinë u shpikën
e sa lotë u derdhën në prehërin e saj
vajza në altare djemsh sakrifikuar
burra thërmuar në mijëra kristale grash…

kemi pasur edhe ne ditët tona të bardha
muzgje të dashuruarish, mëngjese të arta
drit’ që na vinte nga zjarr’ i shpirtit
kur fryma na është mbajtur nga ëndja
sa herë mashë e padurimit urët përpushte
dhe në flatra fluturash të hutuara xixat
mangallit të barkut bëheshin prush

por ishin edhe ditët zhgënjyese
plot ankthe që ëndrrat na i rrëmbyen
netë torturuese me shëmtim mbarsur
kur çdo gjë e bukur që kishim pasur
mëdyshjeve dyshuese u tret e ftohtë
dhe jetës si tjetrit kurrizin ia kthyem
për t’i thënë më pas “eja më ngroh…”

sot me grinë jemi mësuar si me hënën
lisin legjendar e kemi mbjellë në një vazo
lis shtëpiak për përdorim të brendshëm
kështjellat i ndërtojmë të vogla fare
me rërë sintetike, lehtësisht të pushtueshme
dhe i mbajmë në kafaz në vend të kanarinave
me një çelës në dispozicion të amatorëve
dhe të atyre që kanë frikë nga lartësia

e kur, si për një vajzë, do na pyesin
në fundin tonë për vetë jetën
nuk do të kujtojmë fytyra,
por vetëm buzë,
do heshtim të hutuar një copë herë
dhe do mërmërisim “ishte e puthshme”
pa e ditur nëse thamë gjithë të vërtetën…

©artangjyzelhasani
 
Bisede Sentimentale

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Posi dy hije kaluan dy vetë*

Me sy të shuar me buzët vrare*
Mezi dëgjohen si me të qarë*

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë*

– Të kujtohet malli që na pushtoi?*
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?*

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?*
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo*

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar*
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.*

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!*
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi*

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar*
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar*

---> poezi nga Paul Verlaine
 
Last edited by a moderator:
Bisede Sentimentale

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Posi dy hije kaluan dy vetë*

Me sy të shuar me buzët vrare*
Mezi dëgjohen si me të qarë*

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë*

– Të kujtohet malli që na pushtoi?*
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?*

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?*
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo*

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar*
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.*

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!*
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi*

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar*
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar*

---> poezi nga Paul Verlaine

Jana te lutem, emrin e perkthyesit. :)
 
Sa e trisht jam,
e trisht se nuk te kam.
Me mungon gjat neteve pa pushim,
me mungon gjat diteve pa mbarim.
Me mungon ashtu sic hena nates,
me mungon ashtu sic femija nanes.
Me mungon ashtu si perla detit,
me mungon ashtu sic dielli qiellit.
Me mungon,por nuk kam guxim
e ta dish sa mke mungu o shpirti im.
 
Kam filluar te mos lexoj me asnje poezi dashurie nga te tjeret.
Me mjafton te shikoj ty e ne vargje te derdhem.
Ne nudesine e lekures tende,ne shpirtin e zhveshur pranveror .
E tek kohet sillen rreth botes,une sillem rreth teje.
Ti njoh hapat,parfumin,shikimin e larget ose te afert.
Mes mallit per nje puthje te merguar,apo nje hijezimi shpirtrash,humbem ne nje horizont ku gjej vetem ty.
E kjo i dashur ,pak shume eshte dashuri.
 
Mos më braktis.

Më jep dorën të të shkruaj,
Të marrë krahë mendimi.
Më jep pulsin e zemrës,
Mos të ngrijë trishtimi.

Më jep buzët e tua,
Puthjen ta jap unë.
Eja, nxito hapat,
Mos ke humbur udhë ?

| Sergei Esenin |
 
Tani tek ti nuk gjej dot arsyen
Pse marrëzisht u lidha pas teje
Atë që zemra se lë të këputet
Koha e bën ngricë deri në deje

Tani nuk gjej dot arsye
Pse aq të bukur ta dhurova dashurinë
Asgjë të veçantë nuk ma njeh më shpirti
As det e as qiell nuk lexoj më tek ti

Tani tek ti nuk më ngroh më asgjë
Edhe vështrimet nuk kanë më ç’të flasin
Heshtja na sheh e përtypet me veten
Emocionet s’dinë më as kujt i përkasin.

Me premtove se do kujdeseshe për dashurinë
Ashtu si dielli për lulet
Jehona vetëm i mbeti premtimit
Sarkofag që në zemër vjen e më gdhendet.


Emma Al Rose
 
MË LEJON TË PUTH NJË HERË

Më lejon të puth një herë
mu në cep ku është e thyer atë vetull?
-Jo, tashi,
Shih si dridhet, do bjer’ shi!
Kur qerpiku më lëviz
një më një dhe shiu nis!

-Po në mollëza, në faqe?
-Jo sot, nesër ose dej,
kur të vemi atje tej
për të mbledhur manushaqe.

-Po në sy?
-Përse, të lutem?...,
Se kur ti më puth në sy,
syt’ më mbushen që të dy,
turbullohem e këputem!

-Po në buzë?
-Aty, po,
buzën time do t’ta jap,
hënë e ngrënë bëhet prap’
bën si di e bën si do!

ali asllani
 
Syte e blu,
shume m’kan mungu.
Buzeqeshja e shpirtit/tan mkisht verbu,
qysh mujta me tbesu.
Zemren ma ki coptu,
smeritoja tradhtine me ma dhuru.
Qy prej ikjes tane loti nuk mu ndal,
smujta me ta thone asni fjal.
Mka marr malli nshpirt tkam burgos,
nbrendsi tdamarve tkam gropos.
Shpirti shpirtit tim je,
brenda meje vendin e ke.
Lotet smlajn tqet dy fjal mi kriju,
ikja jote mka shkatrru.
 
Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s’me mbyt
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

Dritero Agolli
 
anonim



merrme te gjitha kurorat
qe dikur rrihnin dallgen
e kacurrelave te mia


merri merri e nisi diku
larg percatjes sime

ne anijen e pergjumjes sone
largoji nga shikimi
fotot e albumit tone te vjeter


te kuqin e buzeve shtriqur
pales se jastekut
laje me lotet
qe une laja dikur
jaken e kemishes tende


aromen e kafese merre me vehte
ne valixhen tende te punes
si nje dore e ngrohte
se ofruari avujt e ngrohtesise


i vetmi "mall" qe me mbetet mua
eshte "lulezimi" i fjales |"te dua"



 
Khalil Gibran

“Segui l’amore”


L’amore non dà nulla fuorché sé stesso
e non coglie nulla se non da sé stesso.
L’amore non possiede,
né vorrebbe essere posseduto
poiché l’amore basta a all’amore.
 
shkruam


shkruam ne dore,ne shpatull,ne krahe
eshte kjo gervishtje qe ben hata
zhurmen qe lengon uturima e shkronjave
gdhende ne argjend
ta shijoj
rini,pleqeria e vetmia


me penen e derdhur
me ngjiz nje tatuazh
me shkrimet meskine qe dhembin ne palc
se qekur ti ike zemres
i vure nje gur
nga pusi se ciles nuk dole me kurre​
 
O GRUA E BUKUR!

një kopsë e zbërthyer në këmishën e qiellit
dhe diellit i merret fryma mes gjinjve të tu…

…sa herë që ti hap buzët
xhindet dalin nga shishja
bota harron dy dëshirat e tjera
dhe qiejt lëkunden…
sa herë që ti gëlltitesh
burrat e qytetit zvogëlohen
dhe hija jote mbars me hiret e tua
cigaret që nuk dinë ku t’i shkundin…
sa herë që kohën vret me ne
vend varri për të nuk ka...
në orën e madhe të retinës tënde
akrepat dëshmojnë vetminë tonë...
por dikur mund të të mbarohen vështrimet,
dhe… o Zot…
ajo ditë mos ardhtë kurrë,
bëje të jetë natë...
se kush do t’ia fshijë pluhurin qytetit shëndetlig
nga vitrinat bosh të syve…?
ti zhvishesh
dhe qyteti mërdhin…
pastaj ti fle
dhe qyteti humbet gjumin...
o grua e bukur!
©artangjyzelhasani
 
Ajo ishte e sinqertë. Përndryshe nuk mund ta dashuronte kurrë një rebel si unë. Më dashuronte, edhe pse tërë kohën më thoshte se isha i papjekur. Por ajo e dashuronte këtë papjekuri brenda meje.Nëpër rrugët e ftohta të Prishtinës, më fuste krahun dhe e tëra strukej tek unë, thuajse donte të bëhej pjesë e qenies sime fizike. Në një rast kur na takoi dikush dhe na pyeti se a kishim ftohtë, që të dy njëherësh iu përgjigjëm se ishte dashuria ajo që na ngrohte. Dhe këtë vërtet e mendonim, ndonëse që të dyve, nga të ftohtit e madh, na dilte avulli nga goja..

A.R.
 
Caji me eshte ftohur
Penda me eshte thare
Syte me jane verbuar
Prej qe s'te kam pare

Zemra po me digjet
Shpirti po me vuan
Pyes une vetveten
A thu ku gabuam?

Perse ike, perse shkove?
Perse mua me harrove
Tani une pa ty, si mund t'jetoj
Kujtimet me ty, spo mund t'i harroj

K. S
 
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Dritëro Agolli ❤
 
MBRËMË


Mbrëmë më qove letër
s´munda ta lexoj
më ra një pikë loti
dhe ma turbulloj.

Çka munda t´dalloi
dy zemra të ngrira
njëra ishte jotja
tjetra ishte imja.
web
 
Cdo gje ikën ,dashuria mbetet


Fjalë e ëmbël,fjalë e mirë
i ngjan zogut në hapsirë
fik një zjarr që merr flakë
zbret qiellin me shuplakë

Cdo gjë ikën ,po vallê c'mbeti
lumi i jetës rrjedh përsëri
vec nje gjë nuk mund të tretet
vec një ylber me dashuri .
Bebw?
 
Lërmë të të prek.
Lërmë të t'du.
Kur mëngjeset vijnë dhe ti ke frikë për të sotmen.
Kur nata ka ken ndoshta shumë e errët mbramë.
Kur dashnia jeme nuk të mjafton dhe ti do prapë e prapë
Lërmë të të ndjej.
Si di unë,
çdo gja tanden.
Të ti jap tana ndërkohë që ti mi jep tana.
Lërmë të t'baj të varun ndaj dashnisë.
Ndaj qetësisë, luftës dhe lumtunisë.
Hapu me mu.
Lërmë të futem brenda teje.
Në vendet ku askush s'ka ken ma përpara.
Në vendet ku edhe ti ke frikë të shkosh.
Më len të t'baj dritë.
Më len të ta marr errësiren tande e ta baj nji me naten, ndërkohë që të dy mbushena me yjësitë e universit.
Le të ndjejmë shpërthimet.
Le ta mbushim plot at shtrat.
Le të lodhim deri në palcë trupat tanë.
Le ti tregojmë tana të zhveshuna edhe prej vetes tonë.
Më pushto,
më len të t'pushtoj
dhe le të duhemi deri në pafundësi.
Në pafundësinë e qënieve tona.
 
Dola malit per peshkim
ciften n'krah plot gezim

syte ngul ne telefon
me arushen e kam catojn

dy kelysha do i bejm
ket Dorjanen do ta lejm

Dashuria siqemoti
do ja shkepim sa ti dal loti.... lol lol lol
 
Redaktimi i fundit:
Dashuria eshte si nje cikel..
Kur do dike,lendohesh..
Kur lendohesh, urren..
Kur urren,perpiqesh te harrosh..
Kur perpiqesh te harrosh,fillon te te marre malli..
Dhe kur fillon te te marre malli,fillon te duash serish..!

?
 
Ti s'je më

Shoh detin e kalter,
Dhe dielin plot shkelqim
I zhytyr ne mendime ,
Mbyll syte me trishtim
E ne nje cast te bukur ,
Ndjej parfumin tend
Shoh,po ti sje,
dhe dhimbja ze prape vend,..
Aty kuptoj ,qe ti je mjaft larg ,
dhe lotet ne sy gati me behen varg.
 
TE them yll ti je ibukur te them ar ti je cmuar te them dashuri gje emerituar .Jeta eshte shum egjat ka lumturi dhe shqetsim ndai te desha me aq zjarr dhe zdo equaj kurr gabim
 
Lejomë për pak, të rri me ty
Të humb në sytë e tu, kristal,
Në botën tënde, lermë të hyj
Të mbes aty, e kurrë mos dal!

Lejomë një çast, përmbi qerpikë
Të thur ca vargje, si refren,
Lejomë...
se mbase, vjen një ditë
Do më kërkosh dhe...
nuk më gjen!

Lejomë...
t'i presim bashkë mëngjeset,
Edhe mesditat, gjithashtu,
Në ndodhtë, që Dielli,
s'ngroh me rrezet.
Do vjedh ca Yj, nën qiejt blu!
E.E
 
Në Parkun Që Mbuluan Fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrish.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë,
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkonë.

Nga Vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët,
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur,
Me këta flokë ,më këtë hap,
Tok të egrën klimë e zbuti,
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhë ndryhse,
Të ndodhëte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukëshin përbindshta ,
Që të kjo botë të vije Ti......
Ismail Kadare
 
Shpirti i bukur
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!
Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top