Pllakat e Smeraldta

Lauri

Anunnak
Historia e Thoth, Atlantidasit

egjypti9_zpsec675425.jpg

PARATHثNIE NGA MAURICE DOREAL

Historia e pllakave që janë të përkthyera në faqet e mëposhtme, është e çuditshme dhe përtej besimit të shkencëtarëve modernë. Lashtësia e tyre është e mahnitshme, ato datojnë larg rreth 36.000 vjet para Krishtit. Autori është Thoth, një Mbret-Prift Atlantidas, i cili, pas fundosjes së vendit amë, themeloi nje koloni në Egjiptin e lashtë. Ai ishte ndërtuesi i Piramidës së Madhe të Gizës, e cila gabimisht i është atribuar Keopsit. Në të përmbahet dija e tij e mençurisë antike, gjithashtu dhe dokumentat instrumentat sekrete të Atlantidës së lashtë. Për rreth 16.000 vjet, ai mbretëroi racën e lashtë të Egjiptit, afërsisht nga 52.000 para Krishtit deri më 36.000 para Krishtit. Në atë kohë, raca barbare e lashtë mes të cilëve u vendos ai dhe ndjekësit e tij, u ngrit në një shkallë të lartë qytetërimi. Thoth ishte një i pavdekshëm, domethënë, ai kishte fituar mbi vdekjen, duke kaluar vetëm kur ai e dëshironte, madje dhe atëherë jo nëpërmjet vdekjes. Mençuria e tij e madhe e bëri atë kreun e kolonive të ndryshme të Atlantidës, midis të cilave edhe të atyre që emigruan në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Kur erdhi koha që ai ta linte Egjiptin, ai ngriti Piramidën e Madhe përmbi hyrjen për tëk Sallat e Mëdha të Amenti-t, vendosi regjistrimet e tij në të, dhe caktoi, midis më të zhvilluarve nga njerëzit e tij, roje për të ruajtur sekretet e Piramidës. Në kohët e mëvonshme, pasardhësit e këtyre rojeve, u bënë priftërinjtë e piramidës, në të cilën Thoth adhurohej si Zoti i Mençurisë, Dokumentuesi i tyre në epokën e errësirës që pasoi kalimin e tij. Sipas legjendës, Sallat e Amenti-t u bënë bota e nëndheshme, Sallat e zotave, ku shpirti kalonte për gjykim pas vdekjes. Gjatë epokave të mëvonshme, egoja e Thoth kaloi në trupat e njerëzve në mënyrën siç është përshkruar në pllakat. Kështu, ai u rimishërua tre herë, në të fundit njihet si Hermes, treherë-i linduri. Në këtë mishërim, ai la dorëshkrimet që nga okultistet modern njihen si Pllakat e Smeraldta, një paraqitje më e vonë dhe nga më të paktat e mistereve antike.

Janë dhjetë pllakat e përkthyera në këtë punim, të cilat iu lanë priftërinjve të piramidës në ruajtje në Piramidën e Madhe. Të dhjeta janë ndarë në trembëdhjetë pjesë për komoditet. Dy të fundit janë kaq madhështore në rëndësinë e tyre, që për momentin është e ndaluar ta publikojmë për të gjithë botën. Megjithatë në këto fakte të këtij libri ndodhen sekrete, të cilat, për studentin serioz, do të dëshmojnë vlera të paçmuara.

Ato duhet të lexohen jo një herë, por qindra herë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta zbulojnë kuptimin e vërtetë. Një lexim i rastësishëm do të japë rreze bukurie, por një studim më intensive do të hapë kanale të mençurisë dhe të dijes kurrë të njohura nga mendja njerëzore. Ja tani dy fjalë për mënyrën se si këto sekrete të fuqishme iu zbuluan njeriut modern, pasi ishin mbajtur të fshehura për një kohë të gjatë. Rreth 1300 vjet para Krishtit, Egjipti, Khem i lashtë, ishte në trazira dhe shumë dërgata priftërinjsh u dërguan në pjesë të tjera të botës. Midis tyre ndodheshin disa priftërinj të piramidës të cilët morën me vete Pllakat e Smeraldta si një hajmali nëpërmjet të cilës ata do të ushtronin autoritetin e tyre mbi klerikët më pak të zhvilluar, pasardhës gjithashtu të kolonive të tjera të Atlantidës.

Sipas legjendës, Pllakat i jepnin mbartësit autoritetin e Thoth. Grupi i veçantë i priftërinjve, që mbarti pllakat, emigroi në Amerikën Jugore ku ata gjetën një racë të zhvilluar, Maya-t të cilët kishin ruajtur shumë nga mençuria e lashtë. Priftërinjtë u vendosën dhe qëndruan midis tyre. Në shekullin e dhjetë, Mayat ishin të vendosur në krejt Yukatan-in, dhe pllakat ishin vendosur poshtë altarit të njërit prej tempujve të mëdhenj të Zotit Diell. Pas pushtimit të Maya-s nga Spanjollët, qytetet u braktisën dhe thesaret e tempullit u harruan. Duhet të kuptohet se Piramida e Madhe e Egjiptit ka qënë dhe është akoma një tempull i fillesës i njohjes me ritet e shoqërisë së fshehtë për tek misteret. Jezusi, Solomoni, Apolloni dhe të tjerë i kanë atje fillesat e tyre. Autori i këtyre rreshtave (i cili është i lidhur me Lozhën e Madhe të Bardhë e cila gjithashtu punon nëpërmjet priftërisë së piramidës) u udhëzua t’i gjente dhe t’i kthente pllakat në Piramidën e Madhe. Pas aventurash të cilat nuk është e nevojshme të citohen këtu, kjo punë u krye. Para se t’i kthente, atij iu dha leja t’i përkthente dhe të mbante një kopje të mençurisë së gdhendur në pllakat.

Kjo ndodhi në vitin 1925, dhe vetëm prej pak kohësh është dhënë leja për t’i publikuar. ثshtë parashikuar që shumë njerëz do t’i përqeshin. E megjithatë student i vërtetë, që do të lexojë përmes rreshtave, do të fitojë mençuri. Nëse drita është tek ti, drita që është gdhendur në këto pllaka do të të përgjigjet. Ja tani dy fjalë për aspektin material të pllakave. Ato përbëhen nga dymbëdhjetë pllaka smeraldi të gjelbër, të formuar nga një substancë e dalë prej shndërrimeve alkimike. Ato janë të pashkatërrueshme, iu rezistojnë të gjithë elementëve dhe substancave që njohim. Në fakt, struktura atomike dhe molekulare është e qëndrueshme, nuk pësojnë asnjë ndryshim, proceset e kohës nuk ndikojnë mbi to, meqenëse nuk ndikojnë proceset kimike mbi to. Një fenomen i tillë hedh poshtë ligjin e jonizimit. Mbi të janë gdhendur shenja në gjuhën e lashtë të Atlantidës: shenja të cilat iu korrespondojnë valëve të caktuara të mendimit, që çlirojnë vibrimin korrespondues mendor në mendjen e lexuesit. Pllakat janë kapur së bashku më rrathë të një aliazhi (lloj lidhje) ngjyrë të artë, e varur në një purtekë prej të njëjtit material. Kaq për sa i takon aspektit material. Mençuria që ndodhet në to është themeli i mistereve antike. Kushdo që do t’i lexojë me zemër dhe mendje të hapur, mençuria e tij do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Lexo! Beson apo jo, por lexo! Dhe vibrimi i rigjetur do të rizgjojë një përgjigje në shpirtin tënd.

Në faqet e mëposhtme, unë do t’ju zbuloj disa nga misteret të cilat vetëm sa janë prekur lehtë si nga unë, por edhe nga të tjerë mësues apo studentë të së vërtetës. ثshtë i pafund kërkimi njerëzor për kuptimin e ligjeve që rregullojnë jetën, e megjithatë e vërteta ekziston gjithmonë mbas pëlhurës që mbron planet më të larta të ekzistencës nga vizioni material i njeriut, e gatshme të asimilohet nga kushdo që zgjeron vizionin e vet për nga brenda, dhe jo drejt asaj që ndodhet jashtë.

Në heshtjen e shqisave fizike ndodhet çelësi për zbulimin e mençurisë. Ai që flet, nuk di; ai që di, nuk flet. Dija më e lartë është e pashqiptueshme, që s’mund të përshkruhet me fjalë, ajo ekziston si një realitet në pista e cila kapërcen të gjitha kufijtë e logjikës së fjalëve apo simboleve fizike. Të gjitha simbolet janë veç çelësa tek dyert që çojnë tek tëvërtetat, dhe, shumë herë, dera nuk hapet sepse çelësi duket kaq i madh saqë gjërat, të cilat janë përtej, nuk mund të jenë të dukshme. Kur ne të kuptojmë se të gjitha çelësat dhe të gjitha simbolet fizike janë manifestime, shtrirje të një ligji e të vërtete të madhe, atëherë do të fillojmë të zhvillojmë vizionin që do të na lejojë të çajmë errësirën. Të gjitha gjërat, në të gjitha universet, lëvizin në përputhje me ligjin, dhe ligji, i cili rregullon lëvizjen e planeteve nuk është më i pandryshueshëm se ligji që rregullon qënien fizike të njeriut. Një nga ligjet më të mëdha nga të gjitha Ligjet Kozmike, është ai që është përgjegjës për formimin e njeriut si një qënie fizike. Objektivi i madh i shkollave të misterit të të gjitha kohërave ka qënë të zbulojë funksionimet e Ligjit që lidh njeriun si trup fizik dhe njeriun si qënie shpirtërore. Njeriu intelektual është hallka lidhëse ndërmjet njeriut si trup fizik dhe njeriut si qënie shpirtërore, sepse mendja bën pjesë si në cilësitë fizike ashtu dhe në cilësitë jofizike. Kandidati për dije më të larta duhet të zhvillojë anën intelektuale të natyrës së tij dhe kështu forcon ullnetin e tij në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përqëndrojë të gjitha fuqitë e qënies së tij dhe në planin e ekzistencës që ai dëshiron. Kërkimi i madh për dritë, jetë dhe dashuri vetëm sa fillon në planin material. Duke u mbartur në absolutin e vet, qëllimi i tij final është të jetë plotësisht një me ndërgjegjen universale. Hapi i parë është vënia e themeleve në nivelin material; pastaj vjen qëllimi më i lartë i arritjes shpirtërore. Në faqet që vijojnë, unë do të jap një interpretim të Pllakave të Smeraldta dhe sekretin e tyre, kuptimet e fshehta dhe ezoterike. (bashkë me publikimin e përmbajtjes së pllakave, Doreal ka dhënë edhe një interpretim të tij mbi kuptimin e secilës pllakë – shënim i L.V.)

Në pllakat, shumë fjalë të Thoth fshehin kuptime që nuk duken në një lexim sipërfaqësor. Drita e dijes, e aplikuar në Pllakat, do të hapë kanale dhe forma të reja mendimi. “Lexo dhe bëhu i zgjuar!” Ah sikur drita e ndërgjegjes tënde vetjake të zgjojë aftësinë për të kuptuar, e cila është një cilësi e natyrshme e frymës.

PARATHثNIE NGA PUBLIKIMI I ALESSANDRO MARCON

Shkenca e ka të pamundur t’i pranojë Pllakat e Thoth, sepse po t’i pranojë, do t’i duhet të rishikojë të gjitha teoritë e saj, studimet dhe përfundimet e tyre, aq fort të propaganduara deri në këtë moment. Për shkencën dhe për krerët e diturisë së gënjeshtërt, do të nënkuptonte kthimin në bangat e shkollës, por kësaj radhe si nxënës e jo më si profesorë të nderuar. Personalisht nuk kam besuar kurrë që piramidat të jenë ndërtuar nga egjiptianët. ثshtë po aq e vërtetë se kanë dështuar të gjitha tentativat e arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë për të ndërtuar një piramidë të tillë. Dhjetë pllakat janë ndarë në trembëdhjetë pjesë për komoditet. Për komoditetin e kujt dhe përse?? Duhet patjetër t’i ndryshojnë gjërat edhe kur nuk është absolutisht e nevojshme. Pllakat u shfaqën për herë të parë në Mesjetë, por është e panjohur mënyra si u rigjetën, Asnjë nuk e di me saktësi si u gjetën. Disa kërkues hipotezojnë se janë gjetur në një nga dhomat e Piramidës së Keopsit, por janë thjesht supozime, mbetet vetëm fakti që Thoth figuron si një Zot në zbukurimet pikturore të Egjiptit të lashtë. Shkenca nuk e merr në konsideratë faktin që Pllakat nuk pësojnë asnjë ndryshim me kalimin e kohës, njësoj siç bën papa që nuk do që të flitet për ungjillin sipas Judës Iskariot, sepse po ta pranojë si autentik, do të shemben të gjitha gënjeshtrat për Jezusin dhe, bashkë me to, do të shemben edhe ungjijt e Biblës.
/Përktheu: Lille Venn

/shtese-per me shume info mbi Thot vizitoni temen ne forumin tone.
Thoti fliste shqip
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA I: HISTORIA E THOTH, ATLANTIDASIT

Unë, Thoth, Atlantidasi, zot i mistereve, ruajtës i dokumenteve, mbret madhështor, magjistar që jeton nga brezi në brez, duke qënë gati për të kaluar në Sallat e Amenti-t, le shënim, për ata që do të vijnë më vonë, këto dokumenta madhështore të Atlantidës së Lavdishme. Në qytetin e madh të Keor, mbi ishullin Undal, në një kohë shumë të largët, e fillova këtë mishërim.

th1_zpsa09d15f0.jpg

Të mëdhenjtë e Atlantidës jetonin dhe vdisnin jo si njerëzit e vegjël të kohës së sotme, por megjithatë, për shekuj me radhë e rinovonin jetën e tyre në Sallat e Amenti-t aty ku lumi i jetës rrjedh përjetësisht. Njëqind herë dhjetë (ndoshta bëhet fjalë për një sistem numërimi që duket të jetë i ndryshëm nga sistemi që përdorim ne sot- shënim i L.V.) kam zbritur në botën e errët që çon tek drita, dhe po aq herë jam ngjitur nga errësira në dritë duke ripërtërirë forcën dhe pushtetin tim. Tani do të zbres për njëfarë kohe, dhe njerëzit e Khem (Khem është alkimi në Egjiptin e lashtë) nuk do të më njohin më. Por në një kohë që duhet ende të vijë, unë do të shfaqem sërish, i fuqishëm dhe i pushtetshëm, dhe do të kërkoj llogari për mësimet që iu kam lënë. Prandaj kini kujdes, o njerëz të Khem, po qe se do t’i keni falsifikuar mësimet e mia, sepse do t’ju hedh poshtë prej tokave tuaja të larta në errësirën e shpellave prej nga vini. Sekretet e mia mos ua zbuloni njerëzve të Veriut, as njerëzve të Jugut, në mënyrë që mos të bjerë mbi ju mallkimi im. Kujtojini dhe verjuni veshin fjalëve të mia, sepse është e sigurt që do të kthehem dhe do t’ju kërkoj llogari si i keni ruajtur sekretet e mia. Po, do të kthehem edhe nga përtej kohës dhe nga përtej vullnetit të vdekjes, do të shpërblej ose do të ndëshkoj sipas mënyrës si e keni ruajtur sekretin tim. I madhërishëm ishte populli im në kohët antike, i madhërishëm përtej botkuptimit të njerëzve të vegjël që janë tani rrotull meje; njihnin mençurinë e vjetër, kërkonin larg në zemrën e dijes së pafundme që i përket rinisë së Tokës. Të mençur ishim ne me mençurinë e Bijve të Dritës që banonin mes nesh. Të fortë ishim ne me fuqinë e nxjerrë nga zjarri i përjetshëm. Dhe, nga gjithë këta, më i madhi mes bijve të njerëzve ishte babai im, Thotme, rojtar i tempullit të madh, ndërlidhës i Bijve të Dritës që banonin në tempull dhe racave të njerëzve që popullonin dhjetë ishujt.

Zëdhënës pas të Tre-ve, i Banorit të Unal-it, duke u folur Mbretërve me zërin e denjë që meriton t’i bindesh. U rrita unë atje që fëmijë deri në burrëri duke marrë nga babai im misteret më antike, derisa u rrita në zjarrin e mençurisë, derisa u dogja në një flakë konsumuese. Asgjë tjetër nuk dëshiroja përveç arritjes së mençurisë. Derisa, një ditë të shënuar, dha urdhrin Banori i Tempullit, që të më sillnin para tij. Mes bijve të njerëzve, të paktë ishin ata që e kishin parë atë fytyrë madhështore dhe kishin jetuar, sepse Bijtë e Dritës nuk janë si bijtë e njerëzve, kur ata nuk janë të mishëruar në një trup fizik. Unë u zgjodha midis bijve të njerëzve, të merrja mësimet nga Banori, në mënyrë që qëllimet e tij të përmbusheshin, qëllime të cilat ende të pangjizura në barkun e kohës. Një kohë të gjatë banova unë në Tempull, duke mësuar asgjë tjetër përveç mençurisë, derisa, edhe unë, iu afrova Dritës që vinte nga zjarri i madh. Banori më mësoi kalimin e rrugës për tek Amenti, bota e nëndheshme ku mbreti i madh ulet në fronin e tij të fuqisë. Thellë u përkula në gjunjë para Zotave të Jetës dhe Zotave të Vdekjes, dhe si dhuratë mora اelësin e Jetës. Unë isha i lirë nga Sallat e Amenti-t, jo i lidhur me vdekjen tek rrethi i jetës. Larg udhëtova deri tek yjet, deri ku anullohen hapësira dhe koha. Atëherë, si kisha pirë në kupën e thellë të mençurisë, pashë në zemrat e njerëzve dhe atje gjeta misteret më të mëdha, e u gëzova. Sepse vetëm në Kërkimin e së Vërtetës do të mund të qetësohej Shpirti im, dhe brenda saj të shuhej flaka ime. Jetova përmes kohërave, duke vështruar ata që rrotull meje shijonin kupën e vdekjes dhe riktheheshin në Dritën e Jetës. Gradualisht prej Mbretërive të Atlantidës kalonin valë ndërgjegje që kishin qënë një me mua, vetëm për t’u zëvendësuar nga lindja e një ylli më të vogël. Në bindje ndaj Ligjit, fjala e Zotit u rrit në një lule. Gradualisht zbritën në errësirë mendimet e Atlantidasve, derisa, më në fund, në këtë zemërim, Banori u ngrit nga AGWANTI (kjo fjalë nuk ka ekuivalent; do të thotë një gjendje shkëputje) e tij, duke shqiptuar Fjalën, duke thirrur pushtetin.

Thellë, në zemrën e Tokës, dëgjuan bijtë e Amenti-t, dhe, duke dëgjuar, i dhanë ndryshim lules së zjarrit që digjet përjetësisht, duke ndryshuar dhe duke u lëvizur, duke përdorur Logos-in, derisa ai zjarr i madh ndryshoi drejtimin e tij. Pastaj mbi botën vërshuan ujrat e mëdha, duke mbytur dhe duke zhytur në thellësi, duke ndryshuar ekuilibrin e Tokës derisa vetëm Tempulli i Dritës qëndroi në këmbë mbi malin e madh të Undal-it që përsëri doli lart nga uji, kishte disa që kishin mbetur gjallë atje, që i kishin shpëtuar vërshimit të ujrave. Më thirri pastaj Zoti e tha: Mblidhi njerëzit e mi! Nëpërmjet arteve që ke mësuar, merri dhe çoji larg përmes ujrave, derisa të mbërrini në tokën e barbarëve leshatorë që banojnë shpellave të shkretëtirës. Zbato atje planin që di! Atëherë mblodha njerëzit e mi dhe i hipa në anijen e madhe të Zotit. U ngritëm lart në mëngjes. I errët poshtë nesh dergjej Tempulli. Befas mbi të u ngritën ujrat. Ishte Tempulli i madh, u zhduk nga Toka, deri në kohën e caktuar. Ne u arratisëm shpejt drejt diellit të mëngjesit, derisa poshtë nesh mbërritëm tek toka e bijve të Khem. Të tërbuar nga zemërimi ata erdhën të armatosur me topuzë dhe heshta, të verbuar nga zemërimi i kujt kërkon të shkatërrojë e të vrasë Bijtë e Atlantidës. Pastaj unë vetë u çova në këmbë, dhe, me skeptrin tim iu drejtova një rreze vibrimi duke i ngrirë në vend si copa gurësh prej mali. Pastaj u fola atyre me fjalë të qeta dhe paqësore duke u folur për forcën e Atlantidës, duke u thënë që ne ishim bijtë e Diellit dhe lajmëtarët e tij. I frikësova me spektaklin tim të shkencës magjike, derisa u përulën në tokë nën këmbët e mia, pastaj i lëshova. Banuam për një kohë të gjatë në tokën e Khem, për shumë e shumë kohë. Deri kur, duke respektuar urdhrat e Zotit, i cili ndërsa fle, jeton përjetësisht, i dërgova Bijtë e Atlantidës, i dërgova në shumë drejtime me qëllim që, nga barku i kohës, mençuria të lartësohet sërish në bijtë e saj. Banova për një kohë të gjatë në tokën e Khem, duke bërë vepra të mëdha mençurie. Bijtë e Khem u rritën drejt dritës së dijes, u lagën nga shirat e mençurisë sime. Pastaj hapa një shteg për në Amenti, në mënyrë që unë të mbaj fuqitë e mia, duke jetuar epokë pas epoke si një Diell i Atlantidës, duke mbajtur mençurinë, duke ruajtur dokumentat. U bënë të mëdhenj bijtë e Khem, i zotëruan popujt rreth e rrotull tyre, duke u rritur ngadalë në forcën e Shpirtit. Tani, për një farë periudhe po largohem prej tyre, për në sallat e errëta të Amenti-t, thellë në sallat e Tokës, përpara Zotave të pushteteve, edhe një herë ballë për ballë me Banorin. Ndërtova një portë mbi hyrjen, një udhëkalim që çon poshtë për tek Amenti. Të paktë do të kenë kurajon të guxojnë, të paktë e kalojnë portalin për tek Amenti i errët. Mbi kalimin, unë ndërtova një piramidë të fuqishme që përdor fuqinë që kapërcen forcën e Tokës (gravitetin). Shumë poshtë në thellësi, unë vendosa një dhomë, apo sallë, të mbushur me energji, prej aty gërmova një kalim rrotullues që mbërrin pothuajse në kulm. Atje, në kulm, unë vendosa kristalin, që dërgon rrezen në “Kohë-Hapësirë”, duke tërhequr forcën prej jashtë eterit, duke e përqëndruar mbi hyrjen për tek Amenti. Ndërtova dhoma të tjera dhe i lashë që të duken të zbrazëta, e megjithatë në to fshihen çelësat për tek Amenti. Kushdo, që me kurajo do të guxojë të sfidojë mbretëritë e errëta, le të purifikohet më parë nga një agjërim i gjatë. Le të dergjet në sarkofagun prej guri në dhomën time. Pastaj unë do t’i zbuloj misteret e mëdha. Shumë shpejt ai do të ndjekë udhën ku do ta takoj, madje edhe në errësirën e Tokës, unë, Thoth, Zot i Mençurisë, do ta takoj dhe do ta mbaj si fëmijën që është duke hedhur hapat e parë, dhe do të banoj përgjithmonë me të. Unë ndërtova Piramidën e Madhe, projektuar sipas piramidës së forcës së Tokës, që digjet përjetësisht, në mënyrë që, të mund të rezistojë nëpër shekuj. Në të unë grumbullova dijen time të “Shkencës Magjike”, në mënyrë që të mund të jem këtu kur të kthehem sërish nga Amenti. Po, ndërsa unë fle në Sallat e Amenti-t, Shpirti im, që bredh i lirë, do të mund të rimishërohet, duke banuar mes njerëzve në këtë formë apo në një tjetër. (Hermes, tre herë i linduri). Unë jam I Dërguari mbi Tokë i Banorit, duke përmbushur urdhrat e tij, në mënyrë që njeriu të mund të lartësohet. Tani po kthehem në Sallat e Amenti-t, duke lënë pas meje pjesë të mençurisë sime. Ruajini dhe mbajini urdhrin e Banorit: Ngrijini gjithmonë sytë tuaj drejt dritës! Me kalimin e kohës sigurisht që ke për të qënë një me Zotin, sigurisht që ke për të qënë një me drejtësinë e Zotit, sigurisht që ke për të qënë një me Të Gjithën. Tani po largohem nga ju. Ndiqini urdhërimet e mia! Ruajini të pandryshuara, qofshi me to, dhe unë do të jem me ty, duke ju ndihmuar dhe duke ju udhëhequr në Dritë. Tani para meje hapet portali. Unë po zbres poshtë në errësirën e natës.

Përktheu: Lille Venn
 

Attachments

  • th1_zpsa09d15f0.jpg
    th1_zpsa09d15f0.jpg
    14.9 KB · Shikime: 0
  • th1_zpsa09d15f0.jpg
    th1_zpsa09d15f0.jpg
    14.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA II: SALLAT E AMENTI-T

Thellë në zemër të Tokës ndodhen Sallat e Amenti-t, larg, poshtë ishujve të Atlantidës së mbytur, Sallat e Vdekjes dhe Sallat e Jetës, të lara në zjarrin e Gjithësisë së pafundme. Larg, në kohën e shkuar, të humbur në hapësirë-kohë, Bijtë e Dritës vështruan poshtë mbi botën. Panë bijtë e njerëzve në vargonjtë e tyre, të skllavëruar nga forca që erdhi nga përtej. Ata e dinin që vetëm duke i çliruar nga skllavëria, do të mund të ngrihej njeriu nga Toka për tek Dielli. Ata zbritën poshtë dhe krijuan trupa, duke marrë tipare njerëzore. Zotat e çdo gjëje thanë pas formimit të tyre: “Ne jemi ata që u formuan nga pluhuri i hapësirës dhe pjesëtarë të jetës të Gjithësisë së pafund; duke jetuar në botë si bij të njerëzve, të ngjashëm, e megjithatë të ndryshëm nga bijtë e njerëzve” Pastaj, për një vendbanim si shtëpinë e tyre, larg, poshtë kores së tokës, me fuqinë e tyre, ata shpërthyen hapësira të mëdha, hapësira veçmas bijve të njerëzve. I rrethuan me pushtetin dhe fuqinë e tyre, duke i mbrojtur prej dëmit Sallat e të Vdekurve.

Ament_zps983e08a0.jpg

Krah për krah pastaj, ata vendosën hapësira të tjera, i mbushën me Jetë dhe me Dritën e sipërme. Pastaj ndërtuan Sallat e Amenti-t, ku ata të mund të banojnë përjetësisht me jetën deri në fundin e përjetësisë. Tridhjetë e dy ishin atje fëmijët, bijtë e Dritës që kishin ardhur midis njerëzve, duke u përpjekur të çlirojnë nga vargonjtë e errësirës ata që ishin lidhur nga forca që erdhi nga përtej. Thellë në Sallat e Jetës u rrit një lule, duke flakëruar, duke u përhapur, duke e shtyrë mbrapa natën. Në qendër u vendos një rreze e një fuqie të madhe Jetëdhënëse, Dritëdhënëse duke mbushur me fuqinë e vet të gjithë ata që afroheshin pranë saj. Rrotull saj vendosën fronet e tyre, tridhjetë e dy, vendqëndrime për secilin nga Bijtë e Dritës, në mënyrë që të laheshin në rrezatimin e mbushur me Jetën e Dritës së përjetshme. Atje, kohë pas kohe ata vendosën trupat e tyre të parë të krijuar, kështu që ata të mund të mbusheshin me Shpirtin e Jetës. Njëqind vjet çdo njëmijë duhet të shkëlqejë flaka e Dritës Jetëdhënëse para trupave të tyre. Duke përshpejtuar zgjimin e Shpirtit të Jetës. Aty brenda rrethit, për shekuj me radhë, ulen Zotat e mëdhenj duke jetuar një jetë të panjohur mes njerëzish.

Atje në Sallat e Jetës ata ndodhen duke fjetur; Shpirti i tyre rrjedh lirisht përmes trupave të njerëzve. Kohë mbas kohe, ndërsa trupat e tyre dergjen duke fjetur, ata mishërohen në trupat e njerëzve, duke mësuar e duke udhëhequr përpara dhe drejt lartësimit, për jashtë errësirës, për në dritë. Atje në Sallën e Jetës, e mbushur me mençurinë e tyre, të panjohur nga racat e njerëzve, duke jetuar përgjithmonë poshtë zjarrit të ftohtë të jetës, ulen Bijtë e Dritës. Ka periudha kohe në të cilën ata rilindin, duke ardhur nga thellësitë për të qënë dritë mes njerëzve, të pafundëm midis njerëzve të kufizuar. Ai, që nëpërmjet progresit, është rritur nga errësira, e ka ngritur veten nga nata në Dritë, u bë i lirë prej Sallave të Amenti-t, i lirë nga Lulja e Dritës dhe e Jetës. Pastaj, i udhëhequr nga dija dhe mençuria, kalon nga njerëzit tek Zot i Jetës. Atje ai mund të banojë si një me Zotat, i lirë nga kufizimet e errësirës së natës. Të ulur brenda lules së rrezatimit, ulen shtatë Zotat e Hapësirë-Kohës mbi ne, duke ndihmuar dhe duke udhëhequr me Mençuri të pafundme bijtë e njerëzve, kalimin e shtegut përmes kohës. Të pazakonshëm dhe të fuqishëm, ata, të mbuluar nga pushteti i tyre, të heshtur, të gjithëdijshëm, mbartës të forcës së Jetës, të ndryshëm e megjithatë një me bijtë e njerëzve.

Po, të ndryshëm, e megjithatë Një me Bijtë e Dritës. Rojtarë dhe vëzhgues të forcës që robëron njeriun, gati për të zgjidhur lidhjet kur të arrihet Drita. I pari dhe më i fuqishmi, ulet Prezenca e Mbuluar, Zoti i Zotave, Nënta i pafundëm, mbi secilin nga Zotat e Cikleve: Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, secili me misionin e tij, secili me fuqitë e tij, duke udhëhequr, duke dirigjuar fatin e njeriut. Atje ulen ata, të pushtetshëm dhe të fuqishëm, të lirë nga gjithë koha dhe hapësira. Ata nuk janë prej kësaj bote, e megjithatë të ngjashëm me të, ata, Vëllezërit më të Moshuar të bijve të njerëzve. Duke gjykuar dhe duke peshuar, me mençurinë e tyre duke vëzhguar progresin e Dritës mes njerëzve. Atje përpara tyre u solla unë nga Banori, e pashë të bashkohej më Një-shin mbi të.

Pastaj nga Ai erdhi një zë që tha: “I madh je ti Thoth midis bijve të njerëzve. I lirë këtej e tutje nga Sallat e Amenti-t, Zot i Jetës midis bijve të njerëzve. Nuk do ta shijosh vdekjen, përveçse kur ti ta duash, pi ti nga Jeta deri në fundin e Përjetësisë. Këtej e tutje përgjithmonë ka Jetë për dëshirën tënde. Këtej e tutje Vdekja do të jetë nën urdhrin tënd. Qëndro ose ik si të dëshirosh, i lirë është Amenti për birin e njeriut. Jetoje Jetën në formën që ti e dëshiron, Bir i Dritës që u rrit mes njerëzve. Zgjidh detyrën tënde, sepse për të gjithë duhet të punojnë, mos u çliro kurrë nga shtegu i Dritës! Ke bërë një hap në rrugëtimin e gjatë drejt së lartës, tani është i pafundëm mali i Dritës. اdo hap që ti bën, e ngre edhe më të lartë malin; gjithçka përparon tek ty, por i largët është qëllimi. Afroju gjithmonë Mençurisë së pafundme, mos u largo kurrë nga qëllimi! Tani je i lirë nga Sallat e Amenti-t për të ecur dorë për dore me Zotat e botës, me një qëllim të vetëm, të punoni bashkë për t’u sjellë Dritën bijve të njerëzve.” Pastaj prej fronit të tij erdhi njëri nga Zotat, më mori dorën dhe më çoi përpara, përmes të gjitha Sallave të tokës së panjohur dhe të thellë. Më udhëhoqi përmes Sallave të Amenti-t, duke më treguar misteret që janë të panjohura nga njerëzit. Më udhëhoqi, përmes kalimit të errët zbritës, për në Sallën ku ndodhet Vdekja e errët. E pamatë si hapësira shtrihej përpara meje Salla e madhe, rrethuar prej territ, e megjithatë, plot e përplot me Dritë. Përpara meje u shfaq një fron i madh i errësirës, mbi të ishte ulur një figurë e mbuluar me natë.

Figura e madhe e ulur ishte më e errët se errësira, e errët me një errësirë që nuk ishte e natës. Pastaj Zoti, përpara tij, bëri një pauzë e shqiptoi Fjalën që prodhon Jetën e tha: “Oh, zot i errësirës, udhëheqës i shtegut nga Jeta në Jetë, përpara teje po sjell një Diell të mëngjesit. Mos e prek kurrë me fuqinë e natës! Flakën e tij mos e thirr në errësirën e natës! Shikoje dhe njihe, një nga vëllezërit tanë, i ngritur nga errësira në Dritë! اliroje flakën e tij nga skllavëria e saj! Lere që ajo të ndizet, e lirë le të flakërojë përmes errësirës së natës!” Figura, atëherë ngriti dorën, erdhi papritmas një flakë që rritej në mënyrë të qartë dhe të shndritshme. Perdja e errësirës u rrokullis mbrapsht me shpejtësi, duke e zbuluar Sallën nga errësira e natës. Pastaj të tjera u rritën në hapësirën përpara meje, flakë pas flake, nga perdja e natës. Miliona të panumërta u shfaqën papritur përpara meje, disa flakërues si lule prej zjarri. Disa të tjera shpërndanin një rrezatim të zbehtë që rridhte dobët nga jashtë natës. Disa të tjera dobësoheshin me shpejtësi; të tjera që rriteshin nga një shkëndijë e vogël drite. Secila e rrethuar nga veli i vet i zbehtë i errësirës duke flakëruar sërish me një dritë që nuk do të mund kurrë të shuhet. Ecejak duke ardhur e duke shkuar si xixëllonjat në pranverë, mbushnin hapësirën me Dritë dhe me Jetë.

Pastaj u shqiptua një zë, i pushtetshëm dhe solemn duke thënë: “Këto drita janë shpirtrat mes njerëzve që rriten dhe dobësohen, duke ekzistuar përgjithmonë, e megjithatë duke ndryshuar jetë nëpërmjet vdekjes në jetë. Kur ata të kenë lulëzuar, të mbërritur në zenitin e rritjes në jetën e tyre, me shpejtësi atëherë unë dërgoj velin tim të errësirës, duke e mbështjellë të vdekurin në qefin dhe duke e ndryshuar në forma të reja të jetës. Vazhdimisht ngjiten, përmes të gjitha kohërave, duke u rritur, duke u zgjeruar në një flakë gjithmonë e më të madhe, duke e ndriçuar errësirën me një fuqi akoma më të madhe, duke u fikur e megjithatë të pashuar nga veli i natës. Kështu rritet gjithmonë shpirti i njeriut, duke u fikur, e megjithatë i pashuar në errësirën e natës. Unë, Vdekja, vij, dhe nuk mbetem, sepse jeta ekziston përjetësisht në të Gjithën; thjesht një pengesë, unë, në rrugëtimin, gati për t’u pushtuar nga drita e pafundme. Ngrihu o flakë që digjesh gjithmonë në brendësi, flakëro dhe pushtoje velin e natës!” Atëherë, në mes të flakëve në errësirë, bëri përpara një që ndriçoi natën, duke flakëruar dhe duke u përhapur, gjithmonë e më i shndritshëm, derisa, më në fund nuk mbeti gjë tjetër përveç Dritës. Atëherë udhëheqësi im foli zërin e Zotit: Shihe shpirtin tënd si rritet në dritë, tani i çliruar përgjithmonë nga Zoti i natës. Ai, pastaj, më udhëhoqi përmes shumë hapësirave të mëdha të mbushura me misteret e Bijve të Dritës; mistere te cilat njeriu nuk do të mund t’i dijë kurrë derisa të mos jetë edhe ai një Diell i Dritës.

Pastaj Ai u kthye mbrapsht e më udhëhoqi në Dritën e sallës së Dritës. Unë u ula në gjunjë para Zotave të mëdhenj, Zota të të Gjithë kohërave të cikleve të sipërm. Ai, pastaj, shqiptoi fjalë të një fuqie të madhe e tha: Ti je i çliruar prej sallave të Amenti-t. Zgjidh punën tënde midis bijve të njerëzve! Atëherë unë i thashë: O, mjeshtër i madh, le të jem unë një mësues i njerëzve në mënyrë që t’i udhëheq përpara dhe drejt së lartës, derisa edhe ata të bëhen dritë midis njerëzve, të lirë nga veli i natës që i rrethon, dhe të flakërojnë me një dritë që do të shkëlqejë mes njerëzve. Pastaj zëri më tha: Vazhdo si të dëshirosh! Qoftë e bërë! Ti je Padron i fatit tënd, i lirë të marrësh apo të refuzosh siç ti dëshiron. Merre fuqinë, merre mençurinë! Shkëlqe si një dritë mes bijve të njerëzve. Pastaj Banori më udhëhoqi drejt lartësimit. Unë banova sërish mes bijve të njerëzve, duke u mësuar dhe duke treguar pjesë të mençurisë sime; Diell i Dritës, një zjarr mes njerezve. Tani sërish po përshkoj shtegun zbritës duke kërkuar dritën në errësirën e natës. Mbrojini dhe mbajini, ruajini dokumentat e mia, në mënyrë që të jenë udhërrëfyes për bijtë e njerëzve.
 

Attachments

  • Ament_zps983e08a0.jpg
    Ament_zps983e08a0.jpg
    30.3 KB · Shikime: 0
  • Ament_zps983e08a0.jpg
    Ament_zps983e08a0.jpg
    30.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA III: اELثSI I MENاURISث

Unë, Thoth, Atlantidasi, e jap mençurinë time, jap dijet e mia, jap pushtetin tim. Lirisht ua jap bijve të njerëzve. E jap që edhe ata të mbushen me mençuri për të ndriçuar nëpër botë mbi velin e natës. Mençuria është fuqi dhe fuqia është mençuri, dhe të dyja bashkë e bëjnë gjithçka të përsosur. Mos ji krenar, o njeri, për mençurinë tënde! Fol me injorantin me të njëjtën dashamirësi siç flet edhe me të diturin! Nëse dikush vjen tek ti i mbushur me dije, dëgjoje dhe verja veshin fjalëve të tij, sepse mençuria është gjithçka. Mos hesht kur të keqen e flasin si të Vërtetë, sepse drita e diellit shkëlqen mbi të gjitha gjërat! Do të ndëshkohet kushdo që shkel Ligjin, sepse liria vjen vetëm nëpërmjet Ligjit. Mos shkakto frikë, sepse frika është robëri, një zinxhir që i lidh njerëzit në errësirë. Dëgjoje zemrën tënde gjatë gjithë jetës! Bëj më shumë nga sa të është urdhëruar të bësh! Edhe kur të kesh fituar pasuri, dëgjo prapë zemrën tënde, sepse të gjitha pasuritë nuk kanë asnjë vlerë, nëse zemra tënde është e vakët. Mos e zvogëlo kohën e gjërave që i bën me qejf; për shpirtin kjo gjë është e neveritshme (të bësh gjëra pa dëshirë). Nuk devijojnë ata që udhëhiqen, por ata që kanë humbur, nuk mund ta gjejnë dot rrugën e drejtë. Po të shkosh tek njerëzit, shko me Dashuri nga thelbi i zemrës tënde.

ankth2_zpsb8d49f77.jpg


Nëse dikush vjen të të lypë një këshillë, lere të shprehet lirshëm, derisa ta thotë gjithçka për të cilën ka ardhur tek ti. Nëse ai heziton të ta hapë zemrën, do të thotë se ti, gjykatësi, ke vepruar gabim. Mos përsërit diskutime ekstravagante, dhe as mos dëgjo diskutime të tilla, sepse janë fjalë të njeriut që nuk është në ekuilibër. Mos fol në mënyrë të tillë, kështu që ai, para teje të mund ta njohë mençurinë. Heshtja është flori. Fjalët e shumta janë fukarallëk. Mos të të rritet mendja mbi bijtë të njerëzve, që mos të të bjerë ajo më poshtë se pluhuri! Po qe se njerëzit të nderojnë e të respektojnë, qofsh i nderuar për mençuri dhe njerzillëk! Nëse do ta njohësh karakterin e një miku, mos pyet shokun, por rri në shoqëri me të! Bisedo me të, vëzhgoje zemrën e tij nga fjalët që thotë dhe nga veprimet që bën. Duhet të jetë e dobishme çfarë hyn në qilar, dhe gjërat, që janë prona tënde, duhet t’i ndash me miq! Budallai, dijen e konsideron si injorancë, dhe gjërat fitimprurëse, budallait i duken të dëmshme. Ai jeton në vdekje. Prandaj dhe ushqehet me ushqimet e saj. Njeriu i mençur e lejon zemrën e tij të rrjedhë e të dalë nga shtrati, por e mban gojën të heshtur.

so2_zpsb5214152.jpg

O njeri, dëgjoje zërin e mençurisë, dëgjoje zërin e dritës! Ka mistere në Kozmos, që kur zbulohen, e mbushin botën me dritën e tyre. Kushdo që dëshiron të jetë i lirë nga vargonjtë e errësirës antike, le të bëjë fillimisht ndarjen e materiales prej jomateriales, të zjarrit nga toka; sepse dijeni se ashtu si toka zbret në tokë, po ashtu edhe zjarri ngjitet përpjetë tek zjarri dhe bëhet një me të. Kushdo që e njeh zjarrin që ka brenda, ai do të ngjitet tek zjarri i përjetshëm dhe do të jetojë përjetësisht në të. Zjarri, pikërisht zjarri i brendshëm, është më i fuqishmi, sepse i kalon të gjitha gjërat dhe depërton në të gjitha gjërat e Tokës. Njeriu e mbështet veten vetëm mbi atë që i reziston. Kështu Toka duhet t’i rezistojë njeriut duhet t’i rezistojë Tokës, në të kundërt ai nuk ekziston dot. Jo të gjithë sytë shohin me të njëjtin vizion, sepse njërit një objekt i duket me një formë dhe ngjyrë të caktuar, kurse një syri tjetër i duket tjetërlloj. Po kështu edhe zjarri i përjetshëm ndryshon ngjyrën dhe nuk është njësoj si një ditë dhe tjetrën. Kështu flas unë Thoth, prej mençurisë sime, sepse njeriu është një zjarr që digjet duke ndriçuar në natë; asnjëherë nuk është shuar në velin e errësirës, asnjëherë nuk është shuar nga errësira e natës. Përmes mençurisë sime pashë në zemrat e njerëzve, dhe i gjeta të burgosur nga skllavëria e konflikteve. Liroje, o vëlla, zjarrin tënd, nga mundimi! Nga frika ajo konsumohet në hijen e natës! Dëgjo o njeri dhe vere vath në vesh këtë mençuri nga goja ime: ku rreshtin së ekzistuari emri dhe forma? Vetëm në vetëdije, në të padukshmen, shndrir një forcë e pafundme rrezatimi. Format, që krijon me shkëlqimin e vizionit tënd, janë në të vërtetë pasoja që ndjekin shkakun tënd.

Njeriu është një yll i kufizuar në një trup, derisa, në fund, të çlirohet nëpërmjet luftës së tij të brendshme. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe duke punuar rëndë deri në maksimum, ylli brenda teje do të mund të çelë sërish në një jetë të re. Ai që njeh zanafillën e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë prej mbretërisë së natës. Mbaj mend, o njeri, që, të gjitha gjërat që ekzistojnë, janë vetëm forma tjetër e asaj që nuk ekziston. Gjithçka që ka ekzistuar po transformohet në një tjetër gjë, as ti nuk bën përjashtim. Vëzhgoje Ligjin, sepse gjithçka është Ligj. Mos kërko çfarë është jashtë Ligjit, sepse është diçka që ekziston vetëm në iluzionet e shqisave. Mençuria mbërrin tek të gjithë fëmijët e saj përderisa ata shkojnë drejt mençurisë. Drita ka mbetur e fshehur përmes të gjitha epokave. Zgjohu o njeri dhe bëhu i mençur! Kam udhëtuar thellë në misteret e jetës, duke pyetur e kërkuar të fshehtat. Më dëgjo me vëmendje o njeri, dhe bëhu i mençur! Larg, nën koren e tokës, në Sallat e Amenti-t, pashë mistere që iu janë fshehur njerëzve. Kam udhëtuar shpesh në shtegun e thellë të panjohur, kam parë Dritën që është Jeta mes njerëzve. Atje, poshtë Lules së Jetës që jeton gjithmonë, unë kërkova zemrat dhe sekretet e njerëzve. Atje zbulova se njeriu po rritet, por ai jeton në errësirë; dhe drita e zjarrit të madh fshihet në brendësi. Përpara Zotave të Amenti-t të fshehtë, unë mësova mençurinë që ua solla njerëzve. Ata janë Zotat e Mençurisë Sekrete të madhe, sjellë prej një të ardhme të pafundme. Shtatë janë ata, Zotat e Amenti-t, mbizota supremë të Bijve të Mëngjesit, Diej të Cikleve, Zotër të Mençurisë. Ata nuk janë si bijtë e njerëzve. Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, Nëntë janë titujt e Zotave të njerëzve. Nga e ardhmja e largët, pa formë, e megjithatë të formuar, erdhën ata si mësues për bijtë e njerëzve. Ata jetojnë përgjithmonë e megjithatë nuk janë të gjallë, jo të lidhur me jetën dhe në çdo rast të lirë nga vdekja. Ata mbretërojnë përgjithmonë me mençuri të pafund, të kufizuar e megjithatë të lirë prej Sallave të errëta të Vdekjes.
Ata kanë Jetë në veten e tyre, e megjithatë është një jetë që nuk është jetë, të lirë nga gjithçka janë Zotat e së Gjithës. Prej tyre rrjedhin Logos-et, mjetet e tyre të pushtetit mbi gjithçka. E pamatë është shprehja e tyre, e megjithatë fshihet në vogëlsi, formuar prej një forme, të njohur, e megjithatë të panjohur. Tre ka çelësin e të gjithë magjisë së fshehtë, ai është krijuesi i sallave të të Vdekurve; duke e shtrirë pushtetin përpara, duke e mbështjellë me errësirë në qefin, duke lidhur shpirtrat e bijve të njerëzve; duke dërguar errësirën, duke lidhur forcën e shpirtit; administrator i negatives tek bijtë e njerëzve. Katra është ai që shpërndan fuqinë. Ai, Zot i Jetës për bijtë e njerëzve. Prej Drite është trupi i tij, prej flake është shprehja e tij; çlirimtar i shpirtrave të bijve të njerëzve. Pesa është mjeshtri, Zot i të gjithë magjisë – اelës i Fjalës që jehon mes njerëzve. Gjashta është Zot i Dritës, shtegu i fshehtë, rrugëtimi i shpirtrave të bijve të njerëzve. Shtata është Zot i pafundësisë, mjeshtër i Hapësirës dhe çelës i Kohëve. Teta është ai që urdhëron evolucionin; peshon dhe ekuilibron udhëtimin e njerëzve. Nënta është ati, e pamatë është shprehja e tij, duke formuar e duke ndryshuar nga jashtë të paformën. Meditoni mbi simbolet që po ju jap! Ato janë اelësa edhe pse iu janë fshehur njerëzve. Mbërri gjithmonë e më lart, o Shpirt i mëngjesit! Drejtoji lart mendimet e tua, lart për tek Drita dhe për tek Jeta!

Në çelësat gjej numrat që po të jap, dritë në shtegun e jetës drejt jetës. Kërko me mençuri! Drejtoji për në brendësi mendimet e tua! Mos e mbyll mendjen para Lules së Dritës! Vendos në trupin tënd një imazh të formë- mendimit! Mendo për numrat që do të të çojnë tek Jeta! E qartë është udha për atë që ka mençuri. Hapja portën Mbretërisë së Dritës! Shpërndaje flakën tënde si një Diell i mëngjesit! Lëre jashtë errësirën dhe jeto në ditën! Merri këta, o njeri, si pjesë të qënies tënde, Të Shtatët që janë por jo ashtu siç duken. Hape veten, o njeri! Ke mençurinë time. Ndiqe rrugën në mënyrën që të tregova! Zota të Mençurisë, Diej të Mëngjesit, Dritë dhe Jetë për bijtë e njerëzve.
 

Attachments

  • ankth2_zpsb8d49f77.jpg
    ankth2_zpsb8d49f77.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0
  • so2_zpsb5214152.jpg
    so2_zpsb5214152.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
  • ankth2_zpsb8d49f77.jpg
    ankth2_zpsb8d49f77.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0
  • so2_zpsb5214152.jpg
    so2_zpsb5214152.jpg
    4.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA IV: I LINDUR Nث HAPثSIRث

Dëgjoje, o njeri, zërin e mençurisë, kushtoji vëmendje zërit të Thoth, Atlantidasit! Lirisht ta jap ty mençurinë time, mbledhur në kohën dhe në hapësirën e këtij cikli; zot i mistereve, Diell i mëngjesit, që jeton përgjithmonë, një bir i Dritës që shkëlqen ndritshëm, yll i mëngjesit, Thoth, mësuesi i njerëzve, është i të Gjithëve. Shumë kohë më parë, në fëmijërinë time, shtrihesha poshtë yjeve në tashmë prej kohësh Atlantidën e përmbytur, duke ëndërruar misteret tepër lart mbi njerëzit. Pastaj në zemrën time u rrit një dëshirë e zjarrtë për të ndjekur shtegun që të çon tek yjet. Vit pas viti kërkova mençuri dhe dije të re, duke ndjekur shtegun, derisa, më në fund, Shpirti im, në cfilitje të madhe, këputi skllavërinë e tij dhe u çlirua prej vargonjve. Unë isha i lirë nga skllavëria e tokës së njerëzve. I lirë nga trupi, vetëtiva në natë. Më në fund për mua ishte hapur hapësira yjore.

ch3_zpsb25588ff.jpg

U lirova nga robëria e natës. Në fund të hapësirës kërkova mençurinë, larg, përtej dijes së kufizuar të njerëzve. Shpirti im udhëtoi lirisht, larg, në hapësirë, në rrethin e pafundëm të dritës. Të pazakonshëm, përtej dijes, ishin disa prej planeteve, të mëdhenj dhe gjigandë përtej ëndrrave të njerëzve. Atëherë unë gjeta Ligjin, në gjithë bukurinë e tij, që punon nëpërmjet dhe midis tyre, njësoj si këtu mes njerëzve. Shpirti im vetëtiu përpara përmes bukurisë së pafundme, me mendimet e mia fluturova larg përmes hapësirës. U çlodha atje mbi një planet bukurie. Melodi harmonike mbushnin gjithë ajrin. Kishte forma që lëviznin në Rregull, të mëdha dhe mjeshtërore si yjet e natës; duke u rritur në harmoni, një ekuilibër i rregulluar, simbole të Kozmosit, ashtu si Ligji. Të shumta janë yjet që kalova në udhëtimin tim, të shumta racat e njerëzve në botët e tyre; disa që zhvilloheshin drejt lartësimit si yjet e mëngjesit, të tjerë që rrëzoheshin poshtë në errësirën e natës. Secili prej tyre dhe të gjithë së bashku duke u përpjetur për t’u ngjitur lart, duke fituar lartësitë dhe duke matur thellësitë, duke lëvizur, me raste, në mbretëritë e përndritjes, duke jetuar përmes errësirës, duke fituar Dritën. Dije, o njeri, se ajo Dritë është trashëgimia tënde! Dije se errësira është vetëm një perde! Vulosur në zemrën tënde është shkëlqimi i përjetshëm që pret momentin të fitojë lirinë, duke pritur të grisi velin e natës. Gjeta disa që kishin fituar eterin. Ata ishin të lirë nga hapësira ndërsa ishin akoma njerëz. Duke përdorur fuqinë, që është themeli i të Gjitha gjërave, larg në hapësirë ata ndërtuan një planet, tërhequr nga forca që rrjedh përmes Gjithësisë; duke kondensuar, duke kombinuar eterin në forma që rriteshin sipas dëshirës së tyre. Në shkencë, ata ua kalonin të gjitha racave, ata, bijtë e yjeve, të fuqishëm në mençuri. Për një kohë të gjatë ndalova, duke studiuar mençurinë e tyre.

univers_zpsb3ff68e5.jpg

I pashë të krijonin, prej nga eteri, qytete gjigande të kuqe dhe të arta. Të formuara nga elementi fillestar bazë e të gjithë materies, eteri projektohej larg. Në një të shkuar të largët, ata e kishin fituar eterin, liruan vetveten nga robëria e mundimit; formonin vetëm një imazh në mendjen e tyre, dhe, me shpejtësi e krijonin, e ajo rritej. Më pas, shpirti im përparoi me shpejtësi përmes gjithë Kozmosit, duke parë gjëra të papara ndonjëherë, gjëra të reja dhe të vjetra; duke mësuar se njeriu është me të vërtetë i lindur në hapësirë, një Diell i Diellit, një bir i yjeve. Dije, o njeri, se në çfarëdo trupi që jeton ti, sigurisht që është një me yjet! Trupat tuaj nuk janë gjë tjetër veçse planet që rrotullohen rreth diejve të tyre qëndrorë. Kur të kesh fituar dritën e gjithë mençurisë, do të jesh i lirë të shkëlqesh në eter, një nga Diejt që ndriçojnë errësirën e jashtme – një qënie i lindur në hapësirë dhe i rritur në Dritë. Pikërisht si yjet, që me kalimin e kohës, humbasin shkëlqimin e tyre dhe drita kalon prej tyre tek burimi i madh, po kështu, o njeri, edhe shpirti tënd përparon duke lënë pas errësirën e natës. Je formuar nga eteri fillestar, je i mbushur me shkëlqimin që rrjedh nga burimi, i kufizuar nga eteri i pranishëm përreth, e megjithatë gjithmonë flakëron, derisa, më në fund, të jesh i lirë. اliroje flakën tënde nga errësira, fluturo jashtë natës, dhe do të jesh i lirë!

Unë udhëtova përmes hapësirë-kohës, duke ditur se, më në fund, shpirti im ishte i lirë, duke ditur që tani do të mund të kërkoj të arrij mençurinë. Derisa, më në fund, kalova në një plan, të fshehur nga dija, të panjohur për mençurinë, që shtrihej përtej gjithë çfarë njohim ne. Kur pata këtë dije o njeri, shpirti im u rrit i lumtur, sepse tani isha i lirë. Dëgjo ti, i lindur në hapësirë, dëgjo me vëmendje mençurinë time; ju nuk e dini se edhe ju do të jeni të lirë. Vere vath në vesh mençurinë time, o njeri, sepse duke më dëgjuar, edhe ti do të mund të jetosh i lirë. Ti, tokësor, nuk je bir i tokës, por je bir i Dritës Kozmike të Pafundme. Nuk di ti o njeri për trashëgiminë tënde? Nuk e di që je në të vërtetë Dritë? Diell i Diellit të Madh, kur ti të përvetësosh mençuri, do të jesh me të vërtetë i vetëdijshëm për farefisninë tënde me Dritën. Tani ty ta jap dijen, mundësinë për të ecur në rrugën që kam shkelur unë, dhe do të të tregoj me të vërtetë se si, me përpjekjet e mia, kam ecur në shtegun që çon tek yjet. Dëgjo o njeri, dhe njihe skllavërinë tënde, mëso si të çlirohesh nga kjo barrë! Duhet të ngrihesh jashtë nga errësira, dhe të jesh një me Dritën dhe një me yjet. Ndiq gjithmonë udhën e mençurisë! Vetëm në këtë mënyrë ti do të mund të ngrihesh nga poshtë. Fati i njeriut e shtyn gjithmonë përpara në lakoret e Gjithësisë së Pafund. Dije o njeri se e gjithë hapësira është e disiplinuar. Vetëm përmes Rregullit mund të jesh Një me Gjithësinë. Rregulli dhe Ekuilibri janë Ligji i Kozmosit. Ndiqi dhe do të jesh Një me Gjithësinë! Ai që ndjek rrugën e mençurisë, duhet të jetë i hapur për lulen e jetës dhe duhet ta shtrijë vetëdijen e vet jashtë errësirës, për të rrjedhur në Gjithësi nëpërmjet kohës dhe hapësirës.

Duhet të pushosh në heshtjen e thellë, e duhet të presësh, derisa, më në fund, të jesh i lirë nga dëshira, i lirë nga dëshira e zjarrtë për të folur në heshtje. Pushto, nëpërmjet heshtjes, robërinë për të folur! Përmbaju të ngrënës, derisa ta kesh dominuar dëshirën për ushqimin, që është robëri e shpirtit. Pastaj dergju në errësirë! Mbylli sytë e tu në rrezet e Dritës! Forcën tënde jetësore përqëndroje në vetëdijen tënde, duke e çliruar nga lidhjet e natës! Në mendjen tënde vendos imazhin e dëshirës tënde! Vizualizo vendin që ti dëshiron të shohësh! Vibro para e mbrapa me fuqinë tënde! Zgjidhe shpirtin tënd nga nata e vet! Në mënyrë energjike duhet të lëkundesh me gjithë forcën, derisa, më në fund, shpirti tënd të jetë i lirë. Madhështore, përtej fjalëve, është flaka e Kozmosit, shtrihet në plane të panjohura për njeriun; e fuqishme dhe e ekuilibruar, duke lëvizur në Rregull, muzikë harmonish, larg përtej njeriut. Duke folur me muzikë, duke kënduar me ngjyrat, flakëron që nga fillimi i Gjithësisë së Përjetshme. Ju jeni shkëndija të flakës, o fëmijët e mi, duke u djegur me ngjyrat dhe duke jetuar me muzikën. Dëgjoje zërin dhe do të jesh i lirë! Vetëdija e lirë shkrihet me Kozmosin, Një me Rregullin dhe me Ligjin e Gjithësisë. Nuk e ke ditur, o njeri, që Drita do të shkëlqejë jashtë errësirës, drita do të flakërojë përpara, një simbol i Gjithësisë. Recitoje këtë lutje për të arritur mençurinë! Lutu për ardhjen e Dritës tek Gjithësia! Shpirt i fuqishëm i Dritës, që shkëlqen përmes Kozmosit, tërhiqe flakën time më pranë harmonisë tënde! Ngrije lart zjarrin tim, jashtë errësirës, magnet i zjarrit që është Një me Gjithësinë! Ngrije lart shpirtin tim ti, Bir i fuqishëm dhe i pushtetshëm. Bir i Dritës, mos u largo! Më tërhiq në mënyrë që unë të kem fuqi të shkrihem në furrën tënde; Një me të gjitha gjërat dhe të gjitha gjërat në Një, zjarr i tendosjes së jetës dhe Një me Trurin. Kur ti ta kesh çliruar shpirtin tënd nga skllavëria e tij, dije se, për ty, është zhdukur errësira. Gjithmonë përmes hapësirës ti mund të kërkosh mençuri, jo më i kufizuar nga zinxhirët e farkëtuara në mish. Do të lëvizësh përpara dhe lart në mëngjes, si një flakëronjës i lirë, o Shpirt, për në mbretëritë e Dritës! Lëviz ti në Rregull, lëviz ti në Harmoni, lirisht ti do të lëvizësh me Bijtë e Dritës. Kërko dhe njihe ti اelësin tim të Mençurisë! Në këtë mënyrë, o njeri, ti, sigurisht që do të jesh i lirë.
 

Attachments

  • univers_zpsb3ff68e5.jpg
    univers_zpsb3ff68e5.jpg
    77.9 KB · Shikime: 0
  • ch3_zpsb25588ff.jpg
    ch3_zpsb25588ff.jpg
    11.3 KB · Shikime: 0
  • univers_zpsb3ff68e5.jpg
    univers_zpsb3ff68e5.jpg
    77.9 KB · Shikime: 0
  • ch3_zpsb25588ff.jpg
    ch3_zpsb25588ff.jpg
    11.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA V: BANORI I UNDAL-IT

Shpesh unë ëndërroj Atlantidën e varrosur, e humbur në kohërat që kanë kaluar në errësirë. Për shekuj me radhë ti ekzistove në bukuri, një dritë që shkëlqente në errësirën e natës. E fuqishme në pushtetin tënd, qeverise ti të lindurit e tokës, Zot i Tokës në kohët e arta të Atlantidës. Mbret i kombeve, zot i mençurisë, Dritë që shkëlqen përmes Suntal, rojtar i shtegut, banonte në Tempullin e tij, Padroni i Undal-it, Dritë e Tokës në kohët e Atlantidës. Zot, Ai, nga një cikël përtej nesh, duke jetuar në trupa si një midis njerëzve. Nuk ishte si i lindur nga toka, Ai nga përtej nesh, Diell i një cikli shumë më të përparuar se i njerëzve. Dije, o njeri, se Horlet, Padroni, nuk ishte kurrë një bir i njerëzve. Larg, në të shkuarën, kur Atlantida filloi të rritej në fuqi, u shfaq dikush me اelësin e Mençurisë dhe u tregoi të gjithëve shtegun e Dritës. Ai u tregoi të gjithë njerëzve rrugën e arritjes së qëllimit, rrugën në të cilën Drita rrjedh mes njerëzve. E sundonte errësirën, duke e udhëhequr Shpirtin Njerëzor drejt lartësive që ishin Një me Dritën. Ai i ndau mbretëritë në pjesë.

Egjypti1_zps8903b126.jpg

Dhjetë ishin ato, e qeveriseshin prej bijve të njeriut. Mbi një tjetër (mbretëri), Ai ndërtoi një Tempull, por jo të ndërtuar nga bijtë e njerëzve. Nga Eteri e thirri Ai lëndën e tij, modeloi dhe formoi format që Ai i ndërtoi me mendjen e Tij përmes fuqisë së Ytolan-it. Qoshe më qoshe e mbuloi ishullin, pëllëmbë më pëllëmbë u rrit në fuqinë e vet. I errët, por jo i zi, por i errët si hapësirë-koha, i thellë në zemrën e tij është Esenca e Dritës. Me shpejtësi Tempulli u rrit në formën e vet, modeluar dhe formuar nga Fjala e Banorit, e thirrur në formë nga e paforma. Pastaj Ai ndërtoi, brenda saj, dhoma të mëdha, i mbushi me forma të evokuara nga Eteri, i mbushi me mençurinë e evokuar nga mendja e Tij. Brenda në Tempullin e tij, Ai ishte pa formë, prapëseprapë Ai u formua në imazhin e njeriut. Banonte mes tyre, e megjithatë nuk ishte i ngjashëm, por ishte i veçantë dhe shumë i ndryshëm nga bijtë e njerëzve. Atëherë Ai zgjodhi, midis njerëzve, Tre që u bënë lajmëtarët e tij. Ai zgjodhi Tre ndër më të Zhvilluarit, në mënyrë që të bëheshin ndërlidhësit e tij me Atlantidën. Ata ishin Lajmëtarët që këshillën e tij ua përcillnin mbretërve të njerëzve. Ai mori të tjerë dhe u mësoi atyre mençurinë; mësues, ata, për bijtë e njerëzve. Ai i vendosi ata në ishullin e Undal-it, për t’i bërë mësues të Dritës për njerëzit. Secili prej atyre që u zgjodh në këtë mënyrë, iu desh të mësonte për pesëmbëdhjetë vjet. Vetëm në këtë mënyrë ai do të mund ta kuptonte dijen për t’u sjellë Dritën bijve të njerëzve.

Në këtë mënyrë u ndërtua Tempulli, një vendbanim për Zotin e njerëzve. Unë, Thoth, gjithmonë e kam kërkuar mençurinë, e kam kërkuar në errësirë dhe e kam kërkuar në Dritë. I etur në rininë time, udhëtova gjatë shtegut duke u përpjekur të fitoja dije të re. Derisa, pas shumë përpjekjesh, njëri prej të Tre më solli Dritën. Ai më solli urdhëresat e Banorit, më thirri nga errësira në Dritë. Ai më solli përpara Banorit në thellësi të Tempullit, përpara Zjarrit të madh. Atje, mbi fronin e madh, unë pashë Banorin veshur me Dritë dhe duke shkëlqyer me zjarr. Unë u gjunjëzova përballë kësaj mençurie të madhe dhe ndjeva valë Drite që rridhnin përmes meje. Pastaj dëgjova zërin e Banorit: “O errësirë, hyr në Dritë! Për një kohë të gjatë ti ke kërkuar rrugën e Dritës. اdo shpirt që liron zinxhirët e vet mbi tokë, së shpejti do të çlirohet nga robëria e natës. Jashtë errësirës ti u ngrite lart, dhe më pranë iu afrove Dritës së qëllimit tënd. Këtu ti do të trajtohesh si njëri prej bijve të mi, rojtar i dokumentave të mbledhura prej mençurisë, vegël ti e Dritës së largët. Je i gatshëm për të bërë atë që është e nevojshme, mbrojtës i mençurisë përmes epokave të errësirës që shpejt do të bien mbi bijtë e njerëzve. Jeto këtu dhe shuaje etjen, pi nga e gjithë mençuria! Sekretet dhe misteret do të të zbulohen.” Pastaj unë iu përgjigja Padronit të Cikleve duke i thënë: “O Dritë që zbrite mes njerëzve, ma jep mençurinë tënde, në mënyrë që të mund të jem një mësues i njerëzve. Ma jep Dritën tënde, me qëllim që të të mund të jem i lirë!”

Pastaj sërish më foli Zoti: “Brez pas brezi do të jetosh ti me mençurinë tënde. Po, kur dallgët e oqeanit të shkumbojnë mbi Atlantidën, do të mbash dritën, megjithëse të fshehur në errësirë, e gatshme për t’u manifestuar kur ti ta thërrasësh. Tani shko dhe mëso mençuri më të madhe! Rritu përmes Dritës së Gjithësisë së pafund!” Për një kohë të gjatë unë banova në Tempullin e Banorit, derisa, më në fund, u bëra Një me Dritën. Pastaj unë ndoqa rrugën për në planet yjore, dhe vazhdova rrugëtimin drejt Dritës. Thellë në zemrën e Tokës ndoqa shtegun mësova sekretet, si poshtë ashtu edhe lart; mësova shtegun për tek Sallat e Amenti-t; duke mësuar Ligjin që ekuilibron botën. Në dhomat e fshehta të Tokës depërtova prej mençurisë sime, thellë, poshtë kores së Tokës, në shtegun që prej kohërash i është fshehur bijve të njerëzve. M’u zbuluan para meje, përvetësova gjithmonë e më shumë mençuri derisa mbërrita në një dijë të re: zbulova se çdo gjë është pjesë e një Gjithçkaje, e madhe dhe gjithmonë e më e madhe se ajo që të gjithë ne njohim. Kërkova zemrën e Përjetësisë përmes të gjitha kohërave. Thellë e më thellë unë gjeta gjithmonë e më shumë mistere. Tani, duke parë mbrapa, përmes kohërave, unë di se mençuria është e pakufizuar, rritet gjithmonë e më e madhe në të gjitha kohët, Një me Përjetësinë dhe më e madhe se gjithçka. Kishte Dritë në Atlantidën e lashtë. Po, por edhe errësira ishte e fshehur në gjithësinë. Disa, midis njerëzve që kishin arritur lart, ranë nga Drita në errësirë. Ata u bënë krenarë për shkak të dijes së tyre, krenarë për pozitën e tyre mes njerëzve. Ata gërmuan thellë në të ndaluarën, hapën portëkalimin që çon poshtë.

Kërkuan të fitonin më shumë dije, por kërkuan ta sillnin nga poshtë. Ai që zbret poshtë duhet të ketë ekuilibër, përndryshe kapet për shkak të mungesës së Dritës sonë. Ata, pastaj, hapën përmes dijes së tyre shtigje që u janë ndaluar njerëzve. Por në Tempullin e Tij, prej nga sheh gjithçka, Banori, ish sistemuar në AGWANTI e tij, ndërsa përmes Atlantidës shpirti i Tij bridhte lirisht. Ai pa Atlantidasit që, me magjinë e tyre, hapën portëkalimin që do t’i sillte Tokës një vuajtje të madhe. Me shpejtësi u arratis shpirti i Tij, u kthye tek trupi i Tij. Ai u ngrit nga AGWANTI e Tij. Thirri pranë Tij Tre lajmëtarët e fuqishëm. U dha atyre urdhra që tronditën botën. Me shpejtësi zbriti Banori, thellë poshtë kores së Tokës për në Sallat e Amenti-t. Pastaj, kërkoi që Shtatë Zotat të zotëronin fuqitë; ndryshoi ekuilibrin e Tokës. Atlantida u fundos poshtë valëve të errëta. Shkatërruan portëkalimin që ishte hapur; shkatërruan hyrjekalimin që të çonte poshtë. Të gjithë ishujt u shkatërruan me përjashtim të Undal-it, dhe një pjese të ishullit të bijve të Banorit. Ai i shpëtoi ata në mënyrë që të mund të ishin mësuesit, Drita në rrugën për ata që do të vinin më vonë, Drita për bijtë e vegjël të njerëzve. Ai, pastaj më thirri mua, Thoth-in, para tij dhe më dha urdhra për çfarë do të duhej të bëja, duke më thënë: “Merre ti, o Thoth, gjithë mençurinë tënde! Merri të gjitha dëshmitë e tua! Merre të gjithë magjinë tënde! Shko përpara si një mësues i njerëzve! Shko ti të ruash të pandryshuara dijet, derisa, me kalimin e kohës, Drita të rritet mes njerëzve. Ti do të jesh Drita përmes shekujve, i fshehur, megjithatë do të gjendesh nga njerëzit e ndriçuar. Mbi të gjithë Tokën, Ne të japim ty pushtetin, lirisht ta japësh apo tua heqësh. Mblidhi tani bijtë e Atlantidës! Merri me vete dhe arratisu drejt njerëzve të shpellave! Fluturo për tek toka e Bijve të Khem!” Atëherë mblodha bijtë e Atlantidës. Në anijen hapësinore mora të gjitha dokumentat e mia, dhe ato të Atlantidës së mbytur. Mblodha të gjitha fuqitë e mia, mjete të shumë magjish të fuqishme. Atëherë u ngritëm mbi krahët e mëngjesit.

Lart ne u ngritëm, mbi Tempullin, duke lënë pas të Tre dhe Banorin, thellë në Sallat poshtë Tempullit. Atje, poshtë dallgëve, u fundos Tempulli i madh duke mbyllur shtegun për tek Zotat e Cikleve. E megjithatë, kush do të ketë njohuri, do të mund ta hapë shtegun për tek Amenti. Me shpejtësi ne u arratisëm mbi krahët e mëngjesit, u arratisëm për tek toka e Bijve të Khem. Atje, me fuqinë time, i mposhta dhe i qeverisa. Bijtë e Khem i bëra të lindin në Dritë. Thellë, poshtë shkëmbinjve groposa anijen time hapësinore, duke pritur kohën kur njeriu do mund të jetë i lirë. Mbi anijen hapësinore ngrita një emblemë në formën e një luani edhe pse të ngjashëm me njeriun. Atje, poshtë atij imazhi qëndron ende anija ime hapësinore, gati për t’u marrë kur të lindë nevoja. Dije, o njeri, që larg në të ardhmen, pushtues do të vijnë nga thellësitë. Prandaj zgjohu ti që ke mençurinë! Merre anijen time dhe fito qetësisht! Thellë poshtë imazhit ndodhet sekreti im. Kërko dhe gjej në piramidën që ndërtova.
Njëra me tjetrën, ky është Gurçelësi; secila është portëkalimi që çon tek Jeta. Ndiq اelësin që kam lënë pas meje! Kërko dhe rrugëkalimi për tek Jeta do të jetë tëndi! Kërko ti në piramidën time, thellë në kalimin që mbaron në një mur! Përdor اelësin e Shtatës, dhe do të të hapet kalimi, do të ulet për poshtë. Tani ta dhashë mençurinë time. Tani ty ta dhashë mënyrën time të veprimit. Ndiq shtegun! Zgjidhe sekretin tim! Ty ta kam treguar mënyrën.
 

Attachments

  • Egjypti1_zps8903b126.jpg
    Egjypti1_zps8903b126.jpg
    80.6 KB · Shikime: 1
  • Egjypti1_zps8903b126.jpg
    Egjypti1_zps8903b126.jpg
    80.6 KB · Shikime: 1
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA VI: اELثSI I MAGJISث

O njeri, dëgjo mençurinë e magjisë! Dëgjo dijen e fuqive të harruara! Shumë kohë më parë, në ditët e njerëzve të parë, filloi lufta midis errësirës dhe dritës. Njerëzit, në atë kohë, ashtu siç ndodh edhe sot, u mbushën me errësirë dhe me dritë; e ndërsa disa u prirën drejt errësirës, disa të tjerëve, drita u mbushi shpirtin. Po, është shumë e lashtë kjo luftë, beteja e përjetshme midis dritës dhe errësirës. Ashpër është luftuar përgjatë epokave, duke përdorur fuqi jo të zakonshme, të panjohura nga njeriu. Ekspertë u mbushën me errësirë, duke luftuar gjithmonë kundër dritës; por të tjerë, të mbushur me ndriçim, gjithmonë e kanë nënshtruar errësirën e natës. Kushdo qofsh ti në çfarëdo epoke apo plani ekzistence, është e sigurt që ke dëgjuar për betejën me natën. Shumë kohë më parë, Diejt e Mëngjesit zbritën duke e gjetur botën të mbushur me natë. Atje, në atë kohë të largët, filloi lufta, epoka e lashtë e Betejës midis Errësirës dhe Dritës. Të shumtë në atë kohë u mbushën me errësirë dhe drita ndriçoi shumë e zbehtë në natë. Disa nga padronët e errësirës u përpoqën ta mbulonin gjithçka me errësirën e tyre; u përpoqën të joshnin të tjerë në natën e tyre. Rezistuan trimërisht padronët e dritës: trimërisht e luftuan errësirën e natës. Zotat e territ u përpoqën të shtrëngonin gjithmonë e më shumë prangat e zinxhirët që i lidhin njerëzit me errësirën e natës.

egjypti11_zpsbf16d557.jpg

Ata gjithmonë përdorën magjinë e zezë, sjellë midis njerëzve nga pushteti i errësirës, magji që e mbështjell shpirtin e njeriut në qefinin e errësirës. Të mbledhur së bashku si në një urdhër, Vëllezërit e Errësirës, ata, përgjatë epokave, kundërshtarë të bijve të njerëzve. Ecën gjithmonë në fshehtësi dhe të panjohur, të gjetshëm, e prapëseprapë të pagjetur prej bijve të njerëzve. Ata gjithmonë ecën dhe punuan në errësirë, duke u fshehur prej dritës, në errësirën e natës. Në heshtje, në mënyrë sekrete e përdorën ata pushtetin e tyre, duke i robëruar dhe duke i lidhur shpirtrat e njerëzve. Të padukshëm ata vijnë, dhe të padukshëm ata shkojnë. Njeriu, me injorancën e vet, i thërret Ata nga poshtë. E errët është mënyra në të cilën udhëtojnë Vëllezërit e Errët, të errët, mbushur me errësirë, jo me errësirën e natës, duke udhëtuar mbi Tokë, ata depërtojnë nëpër ëndrrat e njerëzve. Ata kanë fituar fuqi nga errësira përreth tyre për të thirrur banorë të tjerë nga jashtë planit të tyre të ekzistencës, në mënyra që janë të errëta dhe të padukshme për njerëzit. Vëllezërit e Errët hyjnë në hapësirën mendore të njeriut. Rreth saj ata hedhin velin e natës së tyre.Atje, gjatë gjithë jetës së vet tokësore, ai shpirt jeton në robëri, i kufizuar nga zinxhirët e velit të natës. Ata janë të fuqishëm në dijen e ndaluar. Quhet e ndaluar sepse është një me natën. Dëgjo, o njeri i vjetër, dhe kije parasysh paralajmërimin tim: çlirohu nga skllavëria e natës! Shpirtin tënd mos ua dorëzo Vëllezërve të Errësirës! Mbaje gjithmonë fytyrën të kthyer nga Drita! A nuk e di, o njeri, që, trishtimi tënd, vjen vetëm nga Veli i natës? Po, o njeri, vëri veshin paralajmërimit tim: gjithmonë përqëndrohu drejt lartësimit, drejtoje shpirtin tënd për tek Drita! Vëllezërit e errësirës zgjedhin si vëllezër të tyre ata që udhëtuan në shtegun e Dritës. Sepse ata e dinë mirë që kush ka udhëtuar larg drejt Diellit në udhëtimin drejt Dritës, ka një fuqi gjithmonë e më të madhe për t’i lidhur me errësirë bijtë e Dritës.

Bëj kujdes o njeri, ndaj atij që vjen tek ti! Peshoji me kujdes nëse fjalët e tij janë të Dritës! Sepse janë të shumtë ata që ecin në Dritën e Errët, por nuk janë bijtë e Dritës. ثshtë e lehtë të ndjekësh shtegun e tyre, është e lehtë të ndjekësh rrugën ku ecin ata. Edhe njëherë të kërkoj t’i vësh veshin paralajmërimit tim: Drita i vjen vetëm atij që mundohet. E vështirë është rruga që shpie tek Mençuria, e vështirë është rruga që shpie tek Drita. Të shumta janë pengesat që do të gjesh në rrugën tënde: të shumta janë malet për t’i ngjitur drejt Dritës. E megjithatë dije, o njeri, se ai që do t’ia dalë mbanë t’i kalojë, i lirë do të jetë në rrugën e Dritës. Mos i ndiq kurrë Vëllezërit e Errët! Qofsh gjithmonë një Bir i Dritës! Sepse duhet ta dish, o njeri, se drita, në Fund, do të fitojë, dhe errësira e nata do të dëbohen nga Drita. Dëgjo, o njeri, dhe kushtoji vëmendje kësaj mençurie; si errësira ashtu është edhe Drita. Kur errësira të dëbohet dhe të gjitha perdet të grisen, jashtë, prej errësirës do të vetëtijë Drita. Ashtu si midis njerëzve ekzistojnë Vëllezërit e Errët, po kështu, atje, ekzistojnë Vëllezërit e Dritës. Këta janë kundërshtarë të Vëllezërve të Errësirës, duke u përpjekur t’i çlirojnë njerëzit nga nata. Pushtet kanë ata, janë të fuqishëm dhe të pushtetshëm. Duke njohur Ligjin, planetet iu binden. Ata punojnë gjithmonë në harmoni dhe rregull, duke e çliruar shpirtin e njeriut nga skllavëria e natës. Sekrete dhe të panjohura janë edhe rrugët e tyre. Ata janë të panjohur nga bijtë e njerëzve. Ata gjithmonë kanë luftuar kundër Vëllezërve të Errët, duke pushtuar kohën e pafund. Sërish, dhe gjithmonë, Drita do të triumfojë në fund, dhe do të flakë tutje errësirën e natës. Po, o njeri, mësoje edhe këtë: gjithmonë pranë jush ecin Bijtë e Dritës. Ata janë Zota të fuqisë së Diellit, mbrojtës gjithmonë të padukshëm të njerëzve. E hapur për këdo është rruga e tyre, e hapur për këdo që do të ecë në Dritë. Ata janë të lirë nga Amenti i Errët, të lirë nga Sallat ku Jeta mbretëron absolute.

Ata janë Diej dhe Zota të mëngjesit, Bij të Dritës për të ndriçuar mes njerëzve. Ata janë si njeriu, e megjithatë të ndryshëm prej tij. Në të shkuarën, ata nuk ishin kurrë të ndarë. Ata kanë qënë Një me Unitetin e përjetshëm, në të gjithë hapësirën, qysh prej fillimit të kohës. Ata ndodheshin lart të bashkuar me Një të Gjithën, të prejardhur nga hapësira e parë e formuar dhe e paformuar. Ata u kanë dhënë njerëzve sekrete që do t’i mbrojnë nga çdo e keqe. Kushdo që do të udhëtojë në shtegun e mjeshtrit, do të mund të jetë i lirë nga skllavëria e natës. Ai duhet ta mposhtë të paformën dhe të patrajtën, ai duhet ta mposhtë fantazmën e frikës. Duke patur dijen, ai do të mund të arrijë të gjitha sekretet, e të udhëtojë nëpër shtegun përmes errësirës, duke mbajtur gjithmonë para vetes dritën e qëllimit të tij. Ai do të ndeshë pengesa të mëdha në rrugën e tij, por megjithatë këmbëngul në Dritën e Diellit. Dëgjo, o njeri, Dielli është simboli i Dritës që shkëlqen në fund të rrugës tënde. Tani po të zbuloj sekretin: si t’i afrohesh pushtetit të errët, si të ndeshesh dhe ta mposhtësh frikën prej natës. Vetëm nëpërmjet dijes do të mund të fitosh, vetëm përmes dijes do të mund ta kesh Dritën. Tani po të jap dijen që njohin Zotat, dijen që mposht të gjitha frikat e errëta. Përdore mençurinë që po ta jap. Ti do të sundosh mbi Vëllezërit e Natës. Kur të provosh një ndjesi që të shpie më afër portës së errët, ekzamino zemrën tënde dhe zbulo nëse ndjesia të ka ardhur nga brenda. Nëse do të gjesh errësirë në mendimet e tua, dëboji ato nga mendja tënde. Nëpermjet trupit tënd dërgo një valë vibrimi, në fillim të çrregullt, e pastaj të rregullt duke e përsëritur herë pas here deri sa të jesh i lirë . Në Qendrën e Trurit tënd filloje Forcën e Valës! Drejtoje në valë nga koka tënde deri tek këmbët e tua! Por, nëse zbulon që zemra tënde nuk është e errësuar, dije me siguri që një forcë e jashtme të ka vënë në shënjestër. Vetëm përmes dijes do të mund ta kapërcesh. Vetëm duke qënë i mençur mund të shpresosh të jesh i lirë.

Dija sjell mençuri dhe mençuria është fuqi. Përvetësoje dhe do të kesh pushtet mbi gjithçka! Pikësëpari, kërko një vend të kufizuar nga errësira. Vendos një rreth përqark teje! Qëndro më këmbë në mes të rrethit! Përdore këtë formulë, dhe do të jesh i lirë! Ngriji duart e tua mbi hapësirën e errët rrotull teje! Mbylli sytë dhe tërhiqu në Dritë! Thirr Shpirtin e Dritës, përmes Hapësirë-Kohës, duke përdorur këto fjalë dhe ti do të jesh i lirë: “Mbushe trupin tim, o Shpirt i Jetës, mbushe trupin tim me Shpirtin e Dritës! Eja prej Lules që shkëlqen nëpër errësirë! Eja prej Sallave ku Shtatë Zotat mbretërojnë! Të Shtatët unë i thërras me emër: Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë- Nëntë. Nëpërmjet emrave të tyre i thërras të më ndihmojnë, liromëni e shpëtomëni nga errësira e natës: Untanas, Quertas, Chietal, dhe Goyana, Huertal, Semveta- Ardal. Nëpërmjet emrave të tyre lutem, liromëni nga errësira, dhe mbushmëni me Dritë! Dije, o njeri, se kur ti ta kesh bërë këtë, do të jesh i lirë nga vargonjtë që të lidhin, do t’i hedhësh tutje zinxhirët e vëllezërve të natës. A nuk e sheh që emrat kanë fuqinë që, përmes vibrimit, të të çlirojnë nga zinxhirët që të lidhin? Përdori kur të kesh nevojë për të liruar vëllain tënd, në mënyrë që edhe ai të mund të dalë nga nata. Ti, o njeri, ndihmoje vëllain tënd të jetë i lirë! Mos e ler atë të dergjet në skllavërinë e natës! Tani ty ta jap magjinë time! Merre dhe bano në shtegun e Dritës! Drita është brenda teje, Jeta është brenda teje, ti mund të jesh Diell në ciklin e ardhshëm.
 

Attachments

  • egjypti11_zpsbf16d557.jpg
    egjypti11_zpsbf16d557.jpg
    159.4 KB · Shikime: 0
  • egjypti11_zpsbf16d557.jpg
    egjypti11_zpsbf16d557.jpg
    159.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA VII: SHTATث ZOTAT

Dëgjo, o njeri, dhe mbaje vesh Zërin tim! Hape mendjen tënde hapësinore dhe pi nga mençuria ime! I Errët është rrugëtimi i Jetës që ti përshkon. Të shumta janë grackat që ndodhen në rrugën tënde. Kërko të përvetësosh një mençuri gjithmonë e më të madhe. Fitoje këtë njohje dhe do të ketë gjithmonë Dritë në rrugën tënde. Hapja Shpirtin tënd Kozmosit, o njeri, dhe lere që ai të rrjedhë si një e tërë me Shpirtin tënd. Drita është e përjetshme, ndërsa errësira është e përkohshme. Ti, o njeri, kërko gjithmonë Dritën. Dije se, gjithmonë kur Drita e mbush qënien tënde, errësira së shpejti do të zhduket. Hape Shpirtin tënd për Vëllezërit e Ndritshëm! Lejoji të hyjnë tek ti e të të mbushin me Dritë! Ngrije lart shikimin tënd tek Drita e Kozmosit! Ktheje fytyrën gjithmonë për nga qëllimi! Vetëm duke fituar dritën e të gjithë mençurisë, ti do të mund të bëhesh një me qëllimin e Përjetësisë. Kërko gjithmonë Unitetin e përjetshëm! Kërko gjithmonë Dritën e qëllimit! Drita është e pafundme, dhe Drita është e fundme, e ndarë tek njeriu vetëm prej Errësirës. Kërko gjithmonë ta ngresh Velin e Errësirës! Udhëhiqu tek Drita në Një-shi! Dëgjo, o njeri, dëgjoje me vëmendje Zërin tim që këndon melodinë e Dritës dhe të Jetës! Drita është mbizotëruese në të gjithë hapësirën dhe rrethon Gjithçka me simbolet e saj të flakës. Kërko gjithmonë e gjithmonë në velin e errësirës, në ndonjë vend, ti sigurisht do ta gjesh Dritën. E fshehur dhe e groposur, e humbur për dijen e njeriut, thellë në të fundmen ekziston Përjetësia. E humbur, por ekzistuese dhe e rrjedhshme të gjitha gjërat, e gjallë në Gjithçka është Mendja e Pafundme. Ka vetëm Një mençuri në të gjithë hapësirën. Edhe pse në dukje të ndarë, ndodhet Një në Një-shin. Gjithçka që ekziston del nga Drita, dhe Drita del nga Gjithçka. E gjithë çka është krijuar bazohet në Rregull: Ligji sundon hapësirën ku banon Përjetësia. Prej ligjit të ekuilibrit erdhën ciklet e mëdhenj duke lëvizur në harmoni drejt fundit të Përjetësisë.

zotat_zps897cf528.jpg

Dije, o njeri, se larg në hapësirë e në kohë, vetë Pafundësia do të ndryshojë. Dëgjo dhe mbaje shënim Zërin e Mençurisë: Dije se Gjithçka i përket Gjithçkaje akoma më të madhe. Dije se, përmes kohës, ti do të mund të ndjekësh gjithmonë mençurinë, dhe do të gjesh gjithmonë e më shumë Dritë në rrugën tënde. Po, me dorëzimin, ti do ta gjesh gjithmonë këtë gjë, qëllimi tënd, ditë pas dite, do të të shpëtojë nga rreziku. Shumë kohë më parë, në Sallat e Amenti-t, unë, Thoth, qëndrova në këmbë para Zotave të cikleve. Të pushtetshëm Ata, në shfaqjet e tyre të fuqisë, të fuqishëm Ata në mençurinë e zbuluar. I udhëhequr nga Banori, i pashë për herë të parë. Por, më pas, unë isha i lirë të ndodhesha në prezencën e tyre, isha i lirë të hyja, në këshillin e tyre me dyer të mbyllura, kur të doja, me vullnet të lirë. Unë kam udhëtuar shpesh poshtë në shtegun e errët në Sallën ku gjithmonë shkëlqen Drita. Prej Padronëve të cikleve mësova mençurinë e sjellë prej cikleve superiore. Në thellësitë e Sallave të Errëta ndodhen Shtatë njësitë e vetëdijes të cikleve superior. Në këtë cikël manifestohen si udhërrëfyes për njeriun në njohjen e Gjithçkasë. Ata janë shtatë, të madhërishëm në fuqi, përmes meje duke u folur njerëzve këto fjalë. Kohë pas kohe qëndrova para tyre duke dëgjuar fjalë që nuk erdhën përmes tingullit.

Njëherë ata më thanë: “O njeri, a dëshiron ti të përvetësosh mençuri? Kërkoje në zemrën e flakës! A dëshiron ti të kesh njohuri si ta përvetësosh fuqinë? Kërkoje në zemrën e flakës! A dëshiron ti të jesh një me zemrën e flakës? Atëherë kërkoje në veten tënde flakën e fshehur!” Shumë herë Ata më folën, duke më mësuar mençurinë, por jo atë të botës; duke më treguar gjithmonë rrugë të reja për tek përndritja; duke më mësuar mençurinë e sjellë nga lart. Duke më dhënë dijen si të veproj; duke më mësuar Ligjin, rregullin e Gjithësisë. Të Shtatët më folën edhe njëherë duke më thënë: “Ne vijmë nga larg, o njeri, nga përtej kohës. Ne kemi udhëtuar nga përtej Hapësirë-Koha, po, nga vendi i fundit të së Pafundmes. Kur ti dhe vëllezërit e tu ishit të paformuar, Ne tashmë ishim formuar prej rregullit të Gjithësisë. Ne nuk jemi si njerëzit, edhe pse njëherë e një kohë edhe Ne ishim si njerëzit. Konform Ligjit, Ne u formuam jashtë Zbrazëtisë së Madhe. Sepse dije se ajo që ka formë, në të vërtetë është pa formë, duke patur formë vetëm për sytë e tu.” Të Shtatët më folën sërish duke më thënë: “Fëmijë i Dritës, o Thoth, ti je i lirë të udhëtosh në shtegun e përndritjes drejt së lartës, deri ku, përfundimisht, اdonjë bëhet Një. Në fillim ne u formuam sipas rendit tonë: Tre, Katër, Pesë, Gjashtë, Shtatë, Tetë-Nëntë. Dije se këto janë numrat e cikleve prej të cilave Ne zbresim deri tek njeriu. اdonjëri këtu ka një detyrë për të përmbushur; çdonjëri këtu ka një forcë për ta kontrolluar. Dhe sërish ne jemi Një me Shpirtin e ciklit tonë. E megjithatë, Ne jemi edhe ata që kërkojnë një qëllim. Larg përtej konceptimit të njeriut, Përjetësia zgjerohet në Një diçka që është më e madhe se Gjithçka. Atje, në një kohë, që nuk është as kohë, ne Të Gjithë do të bëhemi Një me diçka më të madhe se Gjithësia. Koha dhe hapësira po lëvizin në rrathë. Mësoje ligjin e tyre, dhe, edhe ti do të jesh i lirë. Po, do të duhet të jesh i lirë që të lëvizësh përmes cikleve – të kapërcesh rojet që banojnë tek pragu!” Pastaj më foli Ai, i quajturi Nëntë, e tha: “Prej shekujsh të panumërt kam ekzistuar unë, duke mos e njohur Jetën, dhe, duke mos e shijuar Vdekjen. Sepse dije, o njeri, që larg, në të ardhmen, jeta dhe vdekja do të jenë Një Gjithësinë. Në këtë mënyrë njëra ekuilibron tjetrën, saqë asnjëra prej të dyjave nuk do të mund të ekzistojë e vetme në Unitetin e Të Gjithës. Tek njerëzit e këtij cikli, forca e jetës është e papërmbajtur, por jeta në rritjen e saj bëhet një me Gjithësinë. Unë manifestohem këtu, në këtë ciklin tënd, e megjithatë unë jam atje në kohën tënde të ardhme. Nga ana tjetër, për mua nuk ekziston koha, sepse, në botën time, koha nuk ekziston, sepse Ne jemi pa formë. Ne nuk kemi Jetë, e megjithatë ekzistojmë, më të plotë, më të mëdhenj e më të lirë se ti. Njeriu është një flakë i lidhur nga një mal, por Ne, në ciklin tone, do të jemi gjithmonë të lirë. Dije, o njeri, se kur ti të kesh avancuar në ciklin që i paraprin të sipërmes, vetë jeta do të kalojë në errësirë dhe do të mbetet vetëm esenca e Shpirtit.”

Pastaj më foli Zoti i Tetë-s e tha: “Gjithë sa di ti, nuk është veçse një copëz e vogël. Ti as që e ke prekur shkarazi Të Madhin. Larg, në hapësirë, aty ku Drita mbretëron mbizotëruese, unë erdha në Dritë. Edhe mua më formuan, por jo siç u formove ti. Forma ime ishte prej një trupi Drite pa formë. Unë nuk e njoh Jetën, nuk e njoh as Vdekjen, gjithsesi unë jam zot i gjithçkaje që ekziston. Përpiqu të gjesh kalimin përmes barrierave! Udhëto në rrugën që çon tek Drita!”

Sërish më foli Nënta: “Përpiqu të gjesh rrugën për përtej! Nuk është e pamundur të rritesh drejt një vetëdije më të lartë. Sepse kur Dy të bëhen Një, dhe Një të bëhet Gjithçka, dije se barriera ka rënë, dhe ti do të mund ta përshkosh lirisht rrugën. Rritu nga forma për tek e paforma! Ti mund të jesh i lirë në udhëtimin tënd.”

Kështu unë dëgjova përmes kohërave, duke mësuar rrugën për tek e Gjitha. Tani unë i ngre mendimet e mia lart tek Gjithësia. Duke mbajtur vesh dhe duke dëgjuar kur thërret.

“O Dritë që zapton çdo gjë. Një me Gjithçka dhe Gjithçka që është Një, rridh tek unë përmes kanalit! Hyr në mënyrë që të jem i lirë! Bëj që unë të jem Një me Frymën Universale duke ndriçuar në errësirën e natës! Lermë të jem i lirë në gjithë hapësirë- kohën, i lirë nga veli i natës! Unë, një fëmijë i Dritës, urdhëroj: qofsh i lirë nga errësira!”

Për Dritë-Frymën, unë jam pa formë, i paformë e megjithatë shkëlqej Dritë. Unë di se zinxhirët e errësirës duhet të copëtohen dhe të bien para Dritës. Tani unë po ta jap këtë mençuri. Mund të jesh i lirë, o njeri, duke jetuar në dritë e në përndritje. Mos e kthe fytyrën tënde larg nga Drita! Fryma tënde banon në mbretëritë e përndritjes. Ti je një bir i Dritës. Ktheji përbrenda mendimet e tua, dhe jo për jashtë! Gjeje brenda vetes Frymën tënde të Dritës! Dije se ti je Zoti! Gjithçka vjen nga brenda. Rritu në mbretëritë e përndritjes! Silli mendimet e tua drejt Dritës! Dije se ti je një me Kozmosin, je një flakë dhe një Fëmijë e Dritës. Tani po të jap një paralajmërim: mos lejo që mendimi tënd të të shpërqëndrojë e të bësh hapa mbrapa! Dije se përndritja rrjedh përjetësisht përmes trupit tënd. Mos u kthe tek Ndriçimi i Errët që vjen nga Vëllezërit e Zinj! Por sytë mbaji gjithmonë me vështrimin drejt së lartës, e shpirtin mbaje të sintonizuar me Dritën! Merre këtë mençuri dhe vëre vath në vesh! Dëgjoje Zërin tim dhe bindju! Ndiq shtegun e përndritjes dhe ti do të jesh Një me shtegun!
 

Attachments

  • zotat_zps897cf528.jpg
    zotat_zps897cf528.jpg
    28.8 KB · Shikime: 0
  • zotat_zps897cf528.jpg
    zotat_zps897cf528.jpg
    28.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA VIII: اELثSI I MISTEREVE

Ty, o njeri, ta kam dhënë dijen time. Ty ta kam dhënë Dritën. Tani dëgjomë dhe merre mençurinë time, të cilën e kam sjellë nga planet e hapësirës që ndodhen lart dhe përtej. Unë nuk jam si një njeri, sepse unë jam i lirë nga dimensionet dhe planet e ekzistencës. Në secilin plan, unë marr një trup të ri. Në secilin plan, unë ndryshoj formën time. Tani e di se mungesa e formës është gjithë çfarë është forma. E madhe është mençuria e të Shtatëve. Të fuqishëm janë Ata të së përtejmes. Ata manifestohen nëpërmjet pushtetit të tyre, të mbushur plot e përplot nga forca që vjen nga përtej. Dëgjoji këto fjalë mençurie! Dëgjoji dhe bëji tëndet! Gjeji në të paformën! Gjej çelësin e së përtejmes! Misteri nuk është gjë tjetër veçse një dije e fshehur. Kupto dhe do të të zbulohet. Kërko mençurinë që është groposur thellë dhe bëhu zot i errësirës dhe i Dritës! Mistere të thella të rrethojnë, mistere që fshehin sekretet e Vjetra. Kërko nëpërmjet اelësave të Mençurisë sime! Me siguri do ta gjesh rrugën. Hyrja për tek pushteti ëshë sekrete, por kush arrin atje, do ta fitojë fuqinë. Dritën vështro! O vëlla, hape veten dhe drita do të vijë tek ti! Shtyhu përmes luginës së errësirës, kapërceje banorin e natës! Shikimin mbaje drejt Planit të Dritës, dhe do të jesh Një me Dritën! Njeriu po ndryshon në forma që nuk janë të kësaj bote. Rritet me kohën drejt të paformës, një plan i Ciklit më të lartë. Dije se ti duhet të bëhesh pa formë, para se t’i bashkohesh Dritës. Dëgjo, o njeri, zërin tim që të tregon për rrugët për tek Drita, që të tregon rrugën për tek realizimi, kur ti do të jesh Një me Dritën. Kërko misteret e zemrës së Tokës! Mëso për Ligjin që ekziston atje, që mban yjet në ekuilibër nëpërmjet forcës së mjegullave fillestare! Kërko flakën e Jetës së Tokës! Lahu në vezullimin e flakës së saj! Ndiq shtegun trecepësh derisa edhe ti të jesh një flakë! Atyre që banojnë poshtë, folu me fjalë pa tingull! Hyr në tempullin e dritës blu, dhe lahu në zjarrin e jetës së plotë!

gja1_zpsee394df1.jpg

Dije, o njeri, se ti je i përbërë, një qënie e bërë prej tokës dhe zjarrit. Lejoje flakën tënde të ndriçojë shkëlqyeshëm! Bëhu vetëm zjarr! Mençuria fshihet tek errësira. Kur të ndriçohesh nga flaka e Shpirtit, do të gjesh mençurinë dhe do të lindësh në Dritë, një Diell Drite pa formë. Kërko gjithmonë e më shumë mençuri! Gjeje në zemrën e flakës! Dije se, vetëm duke u përpjekur vazhdimisht, do të mund Drita të derdhet në mendjen tënde. Tani unë fola me mençuri. Kushtoji vëmendje Zërit tim dhe bindu! Grisi perdet e errësirës! Shkëlqe një Dritë në Udhë! Unë flas për Atlantidën e Lashtë, flas për ditët e Mbretërisë së Hijeve. Flas për ardhjen e bijve të Hijeve. Ata u evokuan nga jashtë, prej thellësish të mëdha, u evokuan nëpërmjet dijes nga njerëzit e tokës, me qëllimin për të patur pushtet më të madh. Larg, në të shkuarën, para se të ekzistonte Atlantida, kishte njerëz që hetuan errësirën, duke përdorur magjinë e zezë, duke thërritur qënie nga thellësitë e mëdha poshtë nesh. Në këtë mënyrë ata erdhën në këtë cikël. Ata përbëheshin nga një vibrim tjetër i paformë, duke jetuar të padukshëm për bijtë e njerëzve të tokës. Vetëm përmes gjakut ata mund të merrnin formë. Vetëm përmes njeriut ata mund të jetonin në botë. Në epokat e shkuara, ata u mundën prej Mjeshtrave, u shkelmuan poshtë, andej nga kishin ardhur. Por disa mbetën, e u fshehën në vende dhe plane të ekzistencës të panjohura nga njeriu. Ata jetuan si hije në Atlantidë, por, me raste, ata shfaqeshin midis njerëzve. Po, kur ofrohej gjak, ata vinin të jetonin mes njerëzve.

AN14_zpsa5fb7caa.jpg

Ata u shpërndanë mes nesh duke marrë pamjen e njeriut, por vetëm në pamje i ngjanin njeriut. Kur iu zbulohej magjia, dukeshin koka gjarpëri, por, në të kundërt, dukeshin tamam si njerëz mes njerëzish. Ata paraqiteshin vjedhurazi në Asamble, duke marrë forma të ngjashme me njerëzit. Me mjeshtëritë e tyre, ata vranë krerët e Mbretërive, duke marrë pamjen e tyre dhe mbretëruan mbi njerëzit. Vetëm me anë të magjisë mund të zbuloheshin. Vetëm me anë të tingullit mund të shihej fytyra e tyre e vërtetë. Ata erdhën nga Mbretëria e hijeve për të shkatërruar njeriun dhe për të mbretëruar në vend të tij. Por dijeni se, Mjeshtrit ishin magjistarë të fortë, në gjendje t’ua çirrnin Maskën pas së cilës fshihej fytyra e gjarprit, ishin në gjendje t’i degdisnin andej nga kishin ardhur. Ata erdhën tek njerëzit dhe u mësuan sekretin, Fjalën që vetëm njeriu mund ta shqiptojë. Me shpejtësi ta ia çorrën Maskën gjarprit dhe e hodhën larg tokës së njerëzve. E megjithatë jini vigjilentë, sepse gjarpri jeton në një vend që mund t’i hapet botës. Të padukshëm ata ecin midis njerëzve në vendet ku celebrohen ritet. Edhe njëherë, në të ardhmen, ata do të marrin pamje njerëzore. Ata mund të evokohen nga mjeshtri që njeh të bardhën ose të zezën. Por vetëm Mjeshtri i bardhë mund t’i kontrollojë e t’i lidhë ndërsa janë në mish. Mos e kërkoni mbretërinë e hijve, sepse sigurisht që të ligën do të gjeni! Sepse vetëm Mjeshtri i përndritur do ta mposhtë hijen e frikës. Dije, o vëlla, se frika është një pengesë e madhe. Ji gjithmonë Mjeshtër i Dritës, dhe errësira do të zhduket shpejt! Dëgjomë dhe mbaje vath në vesh mençurinë time, zëri i Dritës është i qartë! Mos kërko në luginën e hijeve, dhe do të të shfaqet vetëm Drita! Dëgjo me vëmendje, o njeri, sepse nga thellësia e mençurisë unë flas për dije që iu janë fshehur njerëzve.

Në udhëtimin tim përmes Hapësirë-Kohës, unë kam shkuar larg, deri në fundin e hapësirës të këtij cikli. Atje kam gjetur Barrierën e Madhe, rezistente ndaj njeriut që tenton të dalë nga ky cikël. Po, i kam dalluar Zagarët e Barrierës që ishin gjithmonë vigjilentë në pritje të atij që do të tentojë t’i kalojë. Në atë hapësirë ku koha nuk ekziston, ndjeva dobët prezencën e rojeve të cikleve. Që lëviznin vetëm përmes këndeve. Duke mos qënë të lirë nga dimensionet harkore. Të çuditshëm dhe të frikshëm Zagarët e Barrierës. Ata ndjekin vetëdijen deri tek limitet e hapësirës. As mos e ço nëpër mend t’ia mbathësh duke hyrë në trupin tënd, sepse ata e ndjekin me shpejtësi Shpirtin përgjatë këndeve. Vetëm rrethi do të mund të të mbrojë, të të shpëtojë nga kthetrat e Banorëve të Këndeve. Njëherë, larg në kohë, unë iu afrova Barrierës së Madhe, dhe pashë në brigjet ku nuk ekziston koha, format e paforma të Zagarëve të barrierës. Po, i gjeta të fshehur në mjegullën përtej kohës, dhe Ata, duke më nuhatur nga larg, u ngritën dhe i ranë këmbanës së madhe që mund të dëgjohet nga cikli në cikël, dhe lëvizën, përmes hapësirës drejt Shpirtit tim. Unë ia mbatha me shpejtësi, duke u kthyer mbrapsht nga ajo kohë e një fundi të pamendueshëm. Por ata më ndoqën, duke lëvizur në mënyra të çuditshme të panjohura për njerëzit. Po, në brigjet e përhimta të fundit të Kohë-Hapësirës, unë gjeta Zagarët e Barrierës, të uritur për Shpirtrat që orvaten të kalojnë përtej. Përmes rrathëve unë ia mbatha mbrapsht tek trupi im. Unë ia mbatha por shpejt më ndoqën edhe ata. Po, pas meje, më ndoqën gllabëruesit, duke kërkuar, përmes këndeve, mënyrën si ta gllabëronin Shpirtin tim. Po, o njeri, dije se Shpirti që sfidon Barrierën, rrezikon të kapet nga Zagarët e përtej kohës, duke e mbajtur derisa të kompletohet ky cikël dhe duke e lëshuar vetëm kur vetëdija të largohet. Unë hyra në trupin tim, krijova rrathë që s’kanë kënde, krijova formën nga e cila u formua forma ime. E vendosa trupin tim në një rreth, dhe i lashë ndjekësit të humbasin në rrathët e kohës. Por, kur unë jam i lirë nga trupi im, duhet të tregohem i kujdesshëm e të mos lëviz përmes këndeve, ose, përndryshe, shpirti im nuk do të jetë kurrë i lirë. Dije se Zagarët e Barrierës lëvizin vetëm përgjatë këndeve dhe nuk lëvizin kurrë përmes lakoreve të hapësirës. Ti mund t’iu shmangesh atyre vetëm po qe se lëviz përgjatë lakoreve, sepse, në të kundërt, nëse lëviz përgjatë këndeve, ata do të të ndjekin.

O njeri, kije parasysh paralajmërimin tim! Përpiqu të mos e shkelësh kurrë hyrjen për tek “përtej”! Të paktë janë ata që ia dalin mbanë ta kalojnë Barrierën e të mbërrijnë tek Drita e madhe që shkëlqen në botën e përtejme. Sepse dije që banorët kërkojnë gjithmonë ndonjë Shpirt për ta skllavëruar. Më dëgjo, o njeri, dhe kije parasysh paralajmërimin tim! Përpiqu të lëvizësh përgjatë lakoreve dhe jo përgjatë këndeve! E në qoftë se, ndërsa je i lirë nga trupi tënd, beson se po dëgjon një tingull të ngjashëm me lehjen e një zagari duke skërmitur dhëmbët, dhe një tingull të ngjashëm me një këmbanë përmes trupit tënd, mbathja mbrapsht tek trupi tënd duke ndjekur rrathët, dhe mos kërko të hysh në mjegull! Kur të rihysh në formën që banon, përdor kombinimin e kryqit dhe të rrethit! Hape gojën dhe përdor Zërin tënd! Shqiptoje Fjalën, dhe do të jesh i lirë! Vetëm kush është i mbushur maksimalisht me Dritë mund të shpresojë të kalojë rojet e shtegut. Edhe atëherë, ai duhet të lëvizë përmes lakoresh të çuditshme dhe këndeve që janë të formuara në drejtime të panjohura nga njeriu. Dëgjo, o njeri, dhe kije parasysh paralajmërimin tim: mos provo t’i kalosh rojet e shtegut! Në vend të saj kërko të fitosh Dritën tënde dhe të përgatitesh për ta kaluar shtegun! Drita është caku tënd i fundit, o vëlla. Kërko dhe gjithmonë do ta gjesh dritën në rrugën tënde!
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA IX: اELثSI PثR Tث QثNث Tث LIRث Nث HAPثSIRث

Kushtoji vëmendje zërit tim, o njeri, që të mëson Mençurinë dhe Dritën në këtë cikël; që të mëson si ta dëbosh errësirën, që të mëson si ta sjellësh Dritën në jetën tënde! Përpiqu, o njeri, të gjesh rrugën që të çon tek Jeta e Përjetshme si një Diell! Largohu nga veli i errësirës! Përpiqu të jesh një Dritë për botën! Bëje veten tënde një enë për Dritën, bëje veten tënde një vatër për Diellin e kësaj hapësire! Ktheje për nga Kozmosi vështrimin tënd! Ktheje për nga Drita vështrimin tënd! Fol me fjalët e Banorit, këngën që thërret Dritën! Këndo ti këngën e lirisë! Këndo ti këngën e shpirtit! Krijo Vibrimin e lartë që do të të bëjë Ty Një me Gjithësinë! Përzihu me Kozmosin! Rritu Një me Dritën! Qofsh ti një me kanalizimin për rregullin, qofsh një rrugë për Ligjin në botë! Drita tënde, o njeri, është Drita e Madhe, që shkëlqen përmes hijeve të mishit. Duhet të ngrihesh nga errësira, para se të jesh Një me Dritën. Hijet e errësirës të rrethojnë. Jeta të mbush me fluksin e saj. Por tani, o njeri, ti duhet të ngrihesh dhe të shkosh larg trupit tënd drejt planeve që të rrethojnë dhe që janë Një me ty. Shih përreth vetes, o njeri! Shih pasqyrimin e dritës tënde! Po deri edhe në errësirën që të rrethon, drita tënde vërshon jashë velit. Kërko gjithmonë mençuri! Mos lejo të të tradhtojë trupi! Procedo në rrugën e valës së Dritës! Ndriçoje rrugën e errët! Dije se mençuria është e përhershme! Ka ekzistuar që kur filloi Shpirti i Madh i Gjithësisë, duke krijuar harmoninë prej Kaosit për Ligjin që ekziston në Rrugën. Dëgjoje, o njeri, mësimin e mençurisë! Vere vath në vesh Zërin që flet për kohën e shkuar! Po, unë të tregoj për dijen e harruar, të flas për mençurinë e fshehur në kohën e shkuar, e humbur në errësirën që më rrethon.

gja32_zpsb8c57422.jpg

Dije, o njeri, se ti je fundi i të gjitha gjërave! Vetëm se, dija e kësaj gjëje është harruar, humbi kur njeriu u hodh në burgim, i lidhur dhe i prangosur nga vargonjtë e errësirës. Shumë e shumë kohë më parë, unë e braktisa trupin tim. I mrekulluar unë bridhja i lirë në bollëkun e eterit. Bridhja përqark këndeve që mbanin njeriun në skllavëri, duke përcaktuar motivet që e çuan njeriun në skllavëri. Dije, o njeri, se ti je vetëm një shpirt. Trupi është asgjë. Shpirti është Gjithçka. Mos lejo që trup tënd të jetë një burg! اlirohu nga errësira dhe udhëto në Dritë! اlirohu nga trupi tënd, o njeri, dhe do të jesh i lire. Je me të vërtetë një Dritë që është Një me Dritën. Kur të jesh i lirë nga zinxhirët e errësirës, e të udhëtosh në hapësirë si një Diell i Dritës, atëherë do të kuptosh se hapësira nuk është e pakufishme, por efektivisht kufizohet prej këndeve dhe lakoreve. Dije, o njeri, se gjithçka që ekziston është thjesht një aspekt i gjërave më të mëdha që duhet ende të vijnë. Materia është prurja që rrjedh si një korrent, duke ndryshuar në mënyrë konstante nga njëri aspekt në tjetrin. Dija gjithmonë ka ekzistuar në të gjitha epokat, asnjëherë nuk ka ndryshuar, edhe pse e fshehur në errësirë, asnjëherë nuk ka humbur, edhe pse e harruar prej njeriut.
Dije se anembanë hapësirës në të cilën banon ti, ka të tjerë që janë po aq të mëdhenj sa ti, të ndërlidhur përmes zemrës së materies tuaj, e megjithatë të veçuar në hapësirën e tyre. Njëherë, në një kohë tashmë të harruar, unë, Thoth, hapa shtegun, penetrova në hapësira të tjera dhe mësova sekretet e fshehura. Thellë në esencën e materies ndodhen të fshehura shumë sekrete. Nëntë janë dimensionet e ndërlidhura. Nëntë janë edhe ciklet e hapësirës. Nëntë janë përhapjet e ndërgjegjes. Nëntë janë dhe botët brenda botëve. Po, Nëntë janë Zotat e cikleve që vijnë nga lart dhe nga poshtë. Hapësira është e mbushur nga gjëra të fshehura, sepse hapësira është e ndarë nga koha. Kërko çelësin e kohë-hapësirës, dhe ti do të hapësh portën! Dije se, nga njëri cep në tjetrin të kohë-hapësirës, ekziston me të vërtetë vetëdija. Edhe pse i është fshehur vetëdijes sonë, ajo do të vazhdojë përgjithmonë të ekzistojë. اelësin për në botët brenda teje mund ta gjesh vetëm në brendësi, sepse është njeriu hyrja për tek misteri dhe çelësi është Një në Njësinë. Kërko në brendësi të rrethit! Përdor Fjalën që do të të jap unë! Hape kalimin për në brendësinë tënde, dhe, me siguri që edhe ti do të jetosh! Njeri, ti beson se jeton, por dije se jeta është brenda vdekjes. Sepse sigurisht, përderisa ti je skllav i trupit tënd, për ty nuk është jetë. Vetëm shpirti është i lirë në hapësirë, dhe ka një jetë që është me të vërtetë jetë. اdo gjë tjetër është thjesht skllavëri, një zinxhir për t’u çliruar prej tij. Mos beso se njeriu u lind nga toka, edhe pse i ardhur nga toka mund të jetë. Njeriu është një shpirt i lindur në dritë. Por, pa dijen, nuk do të mund të jetë kurrë i lirë. Errësira e rrethon të lindurin nga Drita. Errësira prangos Shpirtin. Vetëm kush kërkon, mund të shpresojë të jetë ndonjëherë i lirë. Hijet rreth e rrotull teje po bien, errësira mbush gjithë hapësirën. Por ndriço përpara o Dritë e shpirtit njerëzor! Mbushe ti errësirën e hapësirës! Ti je Bir i Dritës së Madhe. Kujtoje dhe do të jesh i lirë. Mos qëndro në hijet! Brof përpjetë nga errësira e natës! Dritë qoftë Shpirti tënd o i Lindur nga Dielli, mbushu me lavdinë e Dritës, çlirohu nga zinxhirët e errësirës, një Shpirt që është Një me Dritën. Ti je çelësi i gjithë mençurisë. Brenda teje ndodhet e gjithë koha dhe hapësira. Mos jeto në skllavërinë e errësirës! اliroje ti nga nata trupin tënd të Dritës! Dritë e Madhe që mbush gjithë Kozmosin, rridh plotësisht tek njeriu! Bëje trupin e tij një pishtar të Dritës që të ndriçojë gjithmonë mes njerëzish! Larg, në të shkuarën e largët, kërkova mençurinë, dijen e panjohur për njeriun. Larg, në të shkuarën e largët, unë udhëtova në hapësirën ku filloi koha. Kërkova gjithmonë t’i shtoja dije mençurisë sime. E megjithatë, unë gjeta se vetëm e ardhmja do të mund ta sjellë çelësin e mençurisë që kërkoja. Unë udhëtova poshtë, në Sallat e Amenti-t, për të kërkuar dije më të madhe. Ua kërkova Zotave të Cikleve, rrugën për tek mençuria që po kërkoja.

uni1_zps5986e9d7.jpg

Zotave iu shtrova këtë pyetje: Ku është burimi i Gjithësisë? U përgjigj me një zë potent, Zoti i Nëntës: اliroje shpirtin tënd nga trupi tënd dhe eja me mua përpara në Dritë! Unë erdha përpara nga trupi im, një flakë e shndritshme në natë. Qëndrova unë para Zotave, i larë në Zjarrin e Jetës. Unë u kapa atëherë nga një forcë, e madhe përtej asaj që njeh njeriu. U flaka tutje në një humnerë nëpërmjet hapësirave të panjohura nga njeriu. Unë pashë themeluesit e Rregullit nga Kaosi dhe këndet e natës. Pashë unë Dritën, të vërshojë me vrull nga Harmonia dhe dëgjova tingullin e Dritës. Unë pashë flakën e Humnerës duke hedhur përpara Rregull dhe Dritë. Pashë Rregullin të vërshojë nga kaosi. Pashë Dritën të japë Jetë. Pastaj dëgjova zërin: Dëgjo dhe kupto! Flaka është burimi i të gjitha gjërave, duke përmbajtur potencialisht çdo gjë. Fjala është harmonia që formon çdo gjë, dhe, nga Fjala vjen Jeta dhe ekzistenca e gjithçkaje.

E zëri foli sërish: Fjala është Jeta që është tek ti. Gjeje Jetën brenda teje dhe do të kesh pushtetin të përdorësh Fjalën! Pashë për një kohë të gjatë, flakën e Dritës, që buronte nga Esenca e Zjarrit, duke kuptuar që Jeta është Harmoni dhe që njeriu është Një me zjarrin. Unë u ktheva mbrapsht në trupin tim, dhe qëndrova sërish me Nëntën, duke dëgjuar zërin e Cikleve, me një vibrim të fuqishëm, kështu ata folën: Dije, o Thoth, se Jeta nuk është gjë tjetër veçse Fjala tënde me Zjarrin. Jeta që ti po kërkon, pikësëpari, është veçse Fjala si një zjarr në Botë. Kërko rrugën për tek Fjala dhe, me siguri, pushteti do të jetë tëndi. Atëherë unë i kërkova Nëntës: O Zot, më trego shtegun! Më jep rrugën për tek mençuria! Më trego rrugën për tek Fjala! Atëherë m’u përgjigj Zoti i Nëntës: Rrugën do ta gjesh me anë të Ekuilibrit. Nuk e sheh që Fjala vjen nga Kaosi? Po a nuk e sheh Dritën të vijë nga Zjarri? Në jetën tënde kërkoje çekuilibrin. Balancoje dhe rregulloje jetën tënde! Largoje të gjithë Kaosin e emocioneve dhe do të arrish ekuilibrin në Jetën tënde. Rregulli, i nxjerrë nga Kaosi, do të të sjellë ty Fjalën e Burimit, do të të japë pushtetin e Cikleve, dhe, në Shpirtin tënd do t’i japë një forcë që do të përhapet lirisht përgjatë kohërave, një Diell i përsosur i Burimit. Unë dëgjova zërin, dhe fjalët zbritën thellë në zemrën time. Gjithmonë unë kisha kërkuar rregullin që do të mund ta kisha nxjerrë nga Fjala. Dije se, kushdo që do ta arrijë këtë, duhet gjithmonë të jetë në ekuilibër për ta përdorur Fjalën, sepse përdorimi i Fjalës në çekuilibër nuk ka qënë kurrë dhe nuk do të mund kurrë të jetë. Merri këto fjalë, o njeri, le të jenë ato pjesë e jetës tënde! Përpiqu të fitosh këtë ekuilibër dhe do të jesh Një me Fjalën! Sforcaru të fitosh Dritën në shtegun e Jetës! Përpiqu të jesh Një me gjendjen e Diellit! Përpiqu të jesh vetëm Dritë! Sille mendimin tënd vetjak drejt bashkimit të Dritës me trupin e njeriut! Kujto që gjithçka është Rregull nga Kaosi që zë fill në Dritë.
 

Attachments

  • uni1_zps5986e9d7.jpg
    uni1_zps5986e9d7.jpg
    42.6 KB · Shikime: 0
  • gja32_zpsb8c57422.jpg
    gja32_zpsb8c57422.jpg
    135.8 KB · Shikime: 0
  • uni1_zps5986e9d7.jpg
    uni1_zps5986e9d7.jpg
    42.6 KB · Shikime: 0
  • gja32_zpsb8c57422.jpg
    gja32_zpsb8c57422.jpg
    135.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA X: اELثSI I KOHثS

Dëgjo, o njeri! Dëgjoje mençurinë time! Mëso misteret e thella të fshehura të hapësirës! Mëso për Mendimin që u rrit në humnerë, duke sjellë Rregull dhe Harmoni në hapësirë! Dije, o njeri, se çdo gjë që ekziston, e ka ekzistencën e vet vetëm për pasojë të Ligjit! Njihe Ligjin dhe do të jesh i lirë, dhe nuk do të jesh kurrë i lidhur nga zinxhirët e natës. Larg, përmes hapësirash të çuditshme, kam udhëtuar unë, në thellësitë e humnerave të kohës, derisa në fund çdo gjë u zbulua. Dije se misteri është mister vetëm kur ka një dije të panjohur nga njeriu. Kur ti të kesh kuptuar bërthamën e të gjitha mistereve, dija dhe mençuria do të jenë me siguri të tuat. Kërko dhe mëso që Koha është sekreti, me anë të së cilës ti mund të jesh i lirë nga kjo hapësirë. Për një kohë të gjatë, unë kam kërkuar mençurinë; po, dhe do ta kërkoj deri në fundin e përjetësisë, sepse di se, gjithmonë, para meje lëviz pikëmbërritja, që unë kërkoj të arrij. Deri edhe Zotat e Cikleve, me të gjithë mençurinë e tyre, e dinë që edhe Ata nuk e kanë arritur akoma pikëmbërritjen, sepse E Vërteta gjithmonë rritet. Njëherë, në një kohë të shkuar, unë i fola Banorit.

ch2_zpsbc47cb88.jpg

E pyeta për misterin e kohës dhe të hapësirës. Duke i shtruar pyetjen që buronte nga qënia ime: O Zot, çfarë është koha? Atëherë kështu më foli Ai, Zoti: Dije, o Thoth, që në fillim ishte Hiçi dhe joekzistenca, një jokohë, një johapësirë dhe një joekzistencë. Dhe brenda joekzistencës mbërriti një mendim kuptimplotë dhe i gjithanshëm, dhe mbushi Zbrazëtinë. Nuk ekzistonte materia, vetëm forca, një lëvizje, një vorbull ose vibrim i mendimit kuptimplotë që mbushi Boshllëkun. Dhe e pyeta Zotin: اfarë është ky mendim i përjetshëm? Dhe u përgjigj Banori duke thënë: Në fillim ishte mendimi i përjetshëm, dhe, sepse me qënë mendim i përjetshëm, duhet të ekzistojë koha. Në këtë mënyrë, në brendësi të mendimit gjithëdepërtues u rrit Ligji i Kohës. Po, koha që ekziston përmes gjithë hapësirës, duke pluskuar në një lëvizje ritmike, delikate që është përjetësisht në një gjendje qëndrueshmërie. Koha nuk ndryshon, por të gjitha gjërat ndryshojnë në kohë. Sepse koha është forca që i mban ngjarjet të ndara, secila në vendin e vet. Koha nuk është në lëvizje, por ti lëviz përmes kohës, sepse vetëdija tënde lëviz nga njëra ngjarje të tjetrën. Po, qëkur ekziston, e gjitha në të gjithën, je Një ekzistencë e përjetshme dhe e vetme. Dije, madje se edhe pse në kohën ti je i ndarë, e megjithatë ti je Një, ekzistues në çdo kohë. Pastaj pushoi zëri i Banorit, dhe unë u largova të bluaja në mendje për kohën. Sepse unë e dija që në ato fjalë ishte vendosur mençuria dhe mënyra për të eksploruar misteret e kohës. Shpesh unë bluaja në mendje fjalët e Banorit. Atëherë kërkova ta zgjidhja misterin e kohës. Unë zbulova se koha lëviz nëpërmjet këndesh të çuditshme. Megjithatë vetëm me anë të lakoreve do të mund të shpresoja të fitoja çelësin që do të më jepte lejekalimin për tek kohë-hapësira. Unë zbulova që vetëm duke lëvizur drejt të lartës dhe sërish duke lëvizur djathtas, do të mund të isha i lirë prej kohës së lëvizjes. Unë bëra përpara duke dalë jashtë nga trupi im, duke lëvizur në mënyrën, që me kalimin e kohës më ndryshoi. Pamje të çuditshme pashë unë në udhëtimet e mia, të shumta misteret që m’u bënë të dukshme për sytë e mi. Po, unë pashë lindjen e njeriut, mësova nga e kaluara që nuk ka asgjë të re. Kërko, o njeri, të mësosh shtegun që të çon përmes hapësirave që janë formuar përpara në kohë. Mos harro, o njeri, me të gjitha kërkimet e tua, që Drita është pikësynimi që duhet të kërkosh të mbërrish. Kërko Dritën në shtegun tënd dhe gjithmonë për ty pikësynimi do të jetë i qëndrueshëm! Mos lejo kurrë që zemra tënde të kthehet drejt errësirës!
Lejo që Shpirti tënd të ndriçojë në Dritë, një Diell në udhë! Dije se Shpirti tënd do ta gjejë gjithmonë përndritjen e përjetshme, të fshehur në Dritë, kurrë të mbajtur nga lidhjet e errësirës, gjithmonë do të shkëlqejë si një Diell i Dritës. Po, dije që, edhe pse i fshehur në errësirë, shpirti tënd, një shkëndijë e flakës së vërtetë, ekziston. Qofsh Një me më të madhen e të gjitha Dritave! Kërkoje tek Burimi Fundin e qëllimit tënd! Drita është jetë, sepse, pa Dritën e madhe, asgjë nuk mund të ekzistojë. Dije se në të gjithë materien e formuar, ekziston gjithmonë zemra e Dritës. Po, deri edhe në burgun e errësirës, ekziston e rrënjosur Drita.

Një herë unë qëndroja në Sallat e Amenti-t dhe dëgjoja zërin e Zotave të Amenti-t, që thoshin, me një tonalitet që tingëllonte në heshtje, fjalë fuqie, të forta dhe të pushtetshme. Ata këndonin melodinë e cikleve, fjalë që hapnin hyrjekalimin për në të përtejmen. Po, unë pashë portalin e madh të hapur, dhe pashë, për një çast, në të përtejmen. Pashë lëvizjet e cikleve, të pamatë si mendimi i Burimit që i udhëhiqte. Atëherë unë mora vesh që madje edhe Përjetësia lëviz drejt një fundi që s’ta merr mendja. Pashë që Kozmosi është Rregull dhe është pjesë e një lëvizjeje që përhapet në të gjithë hapësirën, një festë e një Rregulli të Rregullave, që, në mënyrë konstante lëviz në harmoninë e hapësirës. Pashë rrotullimin e Cikleve si rrathë të pamatë përmes qiellit. Atëherë unë mora vesh që, çdo gjë që ekziston, rritet për të takuar një ekzistencë tjetër në një grupim të largët të hapësirës dhe kohës. Atëherë mësova që në Fjalët ndodhet fuqia për të hapur plane të ekzistencës që janë të fshehura nga njeriu. Po, që madje tek Fjalët fshihet çelësi që do të hapë të sipërmen dhe të poshtmen. Dëgjo tani, o njeri, këtë fjalë që po ta le ty! Përdore dhe ti do të gjesh fuqinë në tingullin e saj! Thuaj fjalën “Zin- Uru” dhe do të gjesh fuqinë! Ende ti duhet të kuptosh se njeriu është i Dritës dhe Drita është e njeriut. Kushtoji vëmendje, o njeri, dhe dëgjo për misterin më të çuditshëm nga të gjitha që shtrihen poshtë Diellit! Dije, o njeri, se e gjithë hapësira është e mbushur nga botë brenda botëve; po, njëra brenda tjetrës, e megjithatë të ndara nga Ligji. Një herë, në kërkimin e mençurisë së groposur thellë, hapa portën që i ndan Ata nga njeriu. Unë thirra nga planet e tjera të ekzistencës, njërën që ishte më e mira e bijave të njerëzve. Po, e thirra nga përtej hapësirës, për të shkëlqyer si një dritë në botën e njerëzve. Unë përdora daullen e Gjarprit. Vesha rroba me ngjyra të purpurta dhe të arta.

Vendosa kurorën e Argjendtë mbi kokën time. Rreth e rrotull meje bëra të ndriçonte rrethi prej sulfit mërkuri. Ngrita krahët e mi dhë thërrita lutjen që hap shtegun për tek planet e së përtejmes, u thirra Zotave të Shenjave në vendbanimet e tyre: Zota të dy horizonteve, rojtarë të kangjellave të trefishta, që qëndroni njëri në të djathtë e tjetri në të majtë kur Ylli ngrihet për tek froni i tij dhe qeveris mbi shenjën e vet. Po, ti princ i errët i Arulu-t, hapi portat e tokës së fshehur të padallueshme, dhe lere të shkojë atë që mban të burgosur. Dëgjoni, dëgjoni, dëgjoni Zota të errët dhe Zota të Ndritshëm, dhe, në emër të emrave tuaj sekretë, emra të cilët unë i di dhe mund t’i shqiptoj, dëgjomëni dhe bindjuni vullnetit tim. Pastaj ndeza me flakë rrethin tim dhe e thirra Atë nga planet dimensionale të përtejme. Bijë e Dritës kthehu prej Arulu-t! Shtatë herë dhe shtatë herë kalova unë përmes zjarrit. Nuk kam ngrënë ushqim. Ujë nuk kam pirë. Të thërras ty nga Arulu nga Mbretëritë e Ekershegal-it. Të thërras të shfaqesh, Zonjë e Dritës! Atëherë përballë meje u ngritën figurat e errëta; po, figurat e Zotave të Arulu-t. U ndanë përpara meje, dhe përpara doli Zonja e Dritës. Tani ajo ishte e lirë nga Zotat e natës, e lirë të jetojë në Dritën e Diellit të tokës, e lirë të jetojë si një fëmijë e Dritës. Dëgjoni dhe kuptoni, o bijtë e mi! Dija është magji dhe është Ligj i vetëm. Mos kini frikë nga fuqia brenda jush, sepse ajo ndjek Ligjin ashtu si yjet në qiell. Por dijeni se kush është pa njohuri, mënçuria është magji dhe jo e Ligjit. Por dijeni se, gjithmonë përmes dijes, do të mund t’i afroheni një vendi më afër Diellit. Dëgjoni, o bijtë e mi, ndiqeni mësimin tim! Jini gjithmonë kërkues të Dritës! Ndriçoni në botën e njerëzve rrotull jush si një Dritë në shtegun që do të ndriçojë mes njerëzve.
Ndiqeni dhe mësojeni magjinë time! Dijeni se e gjithë fuqia është tuaja nëse do ta dëshironi. Mos kini frikë nga shtegu që ju çon tek dija, por më mirë shmangiuni rrugës së errët! Drita është tëndja, o njeri, mund ta marrësh. Flaki tutje prangat dhe ke për të qënë i lirë. Dije se shpirti tënd jeton në zinxhirët të shkaktuara nga frika që të bën skllav. Hapi sytë dhe shiko Dritën e madhe të Diellit! Mos ki frikë sepse gjithçka është tëndja! Frika vjen nga Zoti i Arulu-t të errët, të cilit nuk ia keni kundërshtuar kurrë frikën prej errësirës. Po, dije se frika ekziston sepse është krijuar nga ata që janë të lidhur nga frikat e tyre. Shkunduni nga skllavëria juaj, o bij, dhe ecni në dritën e ditës së lavdishme! Kurrë mos i drejtoni mendimet tuaja drejt errësirës, dhe sigurisht që do të jeni Një me Dritën. Njeriu është vetëm çfarë beson se është, një vëlla i errësirës apo një bir i Dritës. Ejani pra në Dritë bijtë e mi! Ecni në shtegun që ju çon tek Dielli! Dëgjo tani dhe vere vath në vesh mençurinë time! Përdore ti fjalën që të kam dhënë! Përdore dhe sigurisht që do të gjesh fuqi dhe mençuri dhe Dritë për të ecur në rrugë. Kërkoje dhe gjeje çelësin që të kam dhënë dhe ke për të qënë gjithmonë një Bir i Dritës.
 

Attachments

  • ch2_zpsbc47cb88.jpg
    ch2_zpsbc47cb88.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
  • ch2_zpsbc47cb88.jpg
    ch2_zpsbc47cb88.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Rreth ktyre temave deri dje njerzit kan diskutuar me Emocion,
Prsh une,,nuk kam lexuar Kurr më përpara në lidhje me gjëra të tilla,
Përveç ktyre bisedave,
Dhe kam mësuar se njerzit zakonisht friksohen shum të marrin përsipër teorit e veta,
Dhe përpiqen se si e si të mbështjellen me nga pak Jezus,
Për tu dukur të besueshëm ndoshta,,por un besoj se edhe nga frika,

Në të vërtet tani që un jam antarsuar në një Klan Demonësh,
Kam mësuar se për mes një Mbreti,,kan kaluar të gjith mjeshtrit e botës!

Dhe bile tani që e Mësova se Piramida e par ësht atribuar Gabimisht,,
Jam i bindur se kush e ka ndërtuar,,bile edhe se si.
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA XI: اELثSI I Tث SIPثRMES DHE Tث POSHTMES

Dëgjoni o bij të Khem, dhe mbajini vath në vesh fjalët që po iu jap e që do t’ju çojnë në Dritë. Dijeni, o njerëz, se unë i njihja baballarët tuaj, po, baballarët tuaj, në një kohë shumë të largët. Unë kam qënë i pavdekshëm në të gjitha epokat, duke jetuar mes jush që nga fillimi i dijes suaj. Gjithmonë jam përpjekur t’ju udhëheq për lart, drejt Dritës së Shpirtit të Madh. E t’ju udhëheq për t’ju nxjerrë nga errësira e natës. Dijeni, o njerëz, mes të cilëve unë ec, se unë, Thoth, zotëroj të gjithë dijen dhe mençurinë që njeh njeriu qysh prej ditëve antike. Kam qënë ruajtës i sekreteve të Racës së Madhe, mbajtës i çelësit që të çon në jetë. Ju kam nxjerrë edhe ju jashtë errësirës që prej Ditëve Antike, o bijtë e mi. Dëgjojini me vëmendje tani fjalët e mençurisë sime! Kushtojini vëmendje mesazhit që ju sjell! Dëgjojini fjalët që po ju jap dhe ju do të ngriheni nga errësira në Dritë. Larg në të shkuarën, kur për herë të parë u prezantova para jush, ju gjeta në shpellat nëpër shkëmbinj. Iu lartësova me fuqinë dhe me mençurinë time derisa edhe ju shndritët si njerëz mes njerëzve. Po, iu gjeta pa asnjë dije. Vetëm disa prej jush ishin diçka më lart se kafshët. Ndeza shkëndijën e vetëdijes suaj, derisa më në fund ju flakëruat si njerëz. Tani do t’ju flas për dijen antike që shkon përtej botkuptimit të racës suaj. Dijeni se ne, të Racës së Madhe, kishim dhe kemi dije superiore se ato të njeriut. Ne e fituam mençurinë prej racave të lindura nga yjet, mençuri dhe dije prej larg, përtej njeriut. Mjeshtrit e mençurisë zbritën mes nesh, kaq shumë të largët nga ne ashtu siç jam unë nga ju.Tani dëgjoni me vëmendje ndërsa ju jap mençurinë! Përdoreni dhe do të jeni të lirë! Dijeni se në piramidën që ndërtova, atje ndodhen اelësat që do t’ju tregojnë Rrugën për tek jeta. Po, gjurmoni një linjë nga imazhi i madh që ndërtova, deri në majë të piramidës, e ndërtuar si një portëkalim. Gjurmoni një tjetër nga pjesa përkarshi me të njëjtin kënd dhe drejtim. Gërmoni atje dhe do të gjeni atë çfarë ju kam fshehur! Atje do të gjeni hyrjen e nëndheshme për në sekretet që u fshehën para se ju të ishit njerëz.

makaba2_zps37bd6516.jpg

Tani do t’ju rrëfej për misterin e cikleve që lëvizin në mënyra të çuditshme për tek e fundmja, sepse e pafundmja shtrihet përtej dijes së njeriut. Dijeni se ndodhen nëntë cikle; po, nëntë sipër dhe katërmbëdhjetë poshtë që lëvizin harmonikisht drejt pikës së bashkimit që do të ekzistojë në të ardhmen. Dijeni se Zotat e Cikleve janë njësi të vetëdijes dërguar prej të tjerëve për të unifikuar Këtë me Gjithësinë. Ata janë më lart se vetëdija e të gjitha Cikleve, duke punuar në harmoni me Ligjin. Ata e dinë se, me kalimin e kohës, Gjithçka do të jetë e përsosur, duke mos patur asgjë më sipër dhe asgjë më poshtë, por e Gjitha Një në një Përjetësi të përsosur, një harmoni e të Gjithës me Unitetin e Gjithësisë. Thellë poshtë sipërfaqes së tokës, në Sallat e Amenti-t, ulen të Shtatët, Zotat e Cikleve, po, dhe një tjetër, Zoti i të poshtmes. E pra, dijeni se në Përjetësi nuk ka as të sipërme dhe as të poshtme. Por çdo gjë është gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë Unitet i Gjithësisë kur e Gjitha të jetë e përfunduar. Shpesh unë kam qëndruar përpara Zotave të Gjithësisë. Shpesh unë kam pirë nga burimi i mençurisë së tyre, dhe e mbusha si trupin tim ashtu edhe Shpirtin tim me Dritën e tyre. Ata më flisnin duke më treguar për Ciklet e për Ligjin që u jep atyre arsyen për të ekzistuar.

makaba3_zpsf229b617.jpg

Po, më foli Zoti i Nëntës e më tha: O Thoth, ti je i madh midis bijve të Tokës, por ekzistojnë mistere që ti nuk i njeh. Ti di se erdhe nga një hapësirë-kohë poshtë kësaj dhe di që do të udhëtosh drejt një hapësirë-kohe superiore. Por ti di pak për misteret brenda tyre, ti di pak për mençurinë që ekziston përtej. Dije pra, se vetëdija tënde e brendshme është vetëm një qelizë në procesin e rritjes. Vetëdija poshtë teje gjithmonë përhapet në mënyra të ndryshme prej atyre të njohura prej teje. Po, ajo, edhe pse në një hapësirë-kohë poshtë teje, rritet gjithmonë në mënyra të ndryshme prej atyre që ishin pjesë e shtegut tënd. Dije se ajo rritet si rezultat i rritjes tënde, por jo në të njëjtën mënyrë në të cilën ti rriteshe. Rritja që ke patur ti dhe që ke në të tashmen, kanë sjellë në ekzistencë shkaqe dhe pasoja. Asnjë vetëdije nuk ndjek shtegun e atyre para saj, përndryshe gjithçka do të përsëritej dhe do të ishte e kotë. اdo vetëdije në ciklin që ekziston, ndjek shtegun e vet deri në qëllimin final. Secila luan pjesën e vet në Planin Kozmik. Secila luan pjesën e vet deri në fundin përfundimtar. Sa më larg është cikli, aq më e madhe dija dhe aftësia për t’u shkrirë me Ligjin e Gjithësisë. Dije se ti, në ciklet poshtë nesh, je duke punuar në pjesë shumë të vogël me Ligjin, ndërsa ne, të ciklit që shtrihet deri në Përjetësi, marrim mundimin për ta bërë më të madh Ligjin. Secili ka pjesën e vet për të luajtur në ciklet. Secili ka punën e vet për të përfunduar në mënyrën e tij. Cikli poshtë teje, prapëseprapë nuk është poshtë teje, por është formuar vetëm nga nevoja për të ekzistuar, sepse dije se burimi i mençurisë, që dërgon përpara ciklet, është përjetësisht në kërkim të fuqisë të re për ta fituar. Dije pra, se dija fitohet vetëm me praktikë, mençuria vjen vetëm me dijen, dhe, në këtë mënyrë janë krijuar ciklet me anë të Ligjit. Ato janë mjete për të arritur dijen për Planin e Ligjit që është Burimi i Gjithësisë. Cikli i poshtëm, nuk është realisht poshtë, por është thjesht i ndryshëm në hapësirë dhe në kohë. Vetëdija atje është duke punuar dhe duke provuar më pak gjëra në raport me aty ku ekziston ti. Dhe, dije se, ashtu si ti je duke punuar në madhështi, po ashtu edhe sipër teje ndodhen ata që janë duke punuar si ti, edhe pse me ligje të tjera. Ndryshimi që ekziston midis cikleve ka të bëjë vetëm në aftësinë për të punuar me Ligjin. Ne, që kemi ekzistuar në ciklet e mëparshëm, jemi ata që të parët kemi dalë nga Burimi, dhe, në kalimin përmes kohë-hapësirës, kemi fituar aftësinë të përdorim Ligjet më të Mëdha që janë larg nga botkuptimi i njeriut. Nuk ka asgjë reale poshtë teje, por janë vetëm shprehje të ndryshme të Ligjit. Vështro në të sipërmen, ose vështro në të poshtmen, do të gjesh gjithmonë të njëjtën gjë. Sepse Gjithçka nuk është tjetër veçse pjesë e Njësisë që është në Burimin e Ligjit. Vetëdija, që është poshtë teje, bën pjesë në vetë veten tënde, ashtu si edhe ne jemi pjesë e jotja. Ti, si fëmijë, nuk e kishe dijen e cila erdhi më pas tek ti, kur u bëre burrë. Krahasoji ciklet tek njeriu në udhëtimin e tij nga lindja deri në vdekje, dhe vështro, në ciklet poshtë teje, fëmijën me dijen e tij; dhe vështro veten tënde si një fëmijë që rritet, duke përparuar në dije me kalimin e kohës. Na vështro edhe Ne, fëmijë të rritur në dijen dhe në mençurinë që ka ardhur bashkë me vitet. Kështu janë, o Thoth, edhe ciklet e vetëdijes, fëmijë në faza të ndryshme të rritjes, e megjithatë gjithçka buron nga Burimi i Vetëm, nga Mençuria, dhe e gjitha tek Mençuria do të kthehet. Pastaj ai pushoi së foluri dhe mbeti në heshtjen që vjen nga Zotat.

Pastaj më foli sërish duke më thënë: Oh, Thoth, për një kohë të gjatë Ne kemi qëndruar në Amenti duke vështruar flakën e jetës në Sallat. E megjithatë dije se Ne jemi ende pjesë e Cikleve tona me Vizionin tonë që përhapet në to dhe përtej. Po, dimë se, midis të gjitha gjërave, asgjë tjetër nuk na intereson përveç rritjes që mund të fitojmë për Shpirtin tonë. Dimë se trupi është kalimtar. Gjërat që njerëzit i mbajnë si më të rëndësishmet, nuk janë asgjë për ne. Gjërat që ne kërkojmë, nuk bëjnë pjesë tek trupi, por janë vetëm gjendja e përsosur e Shpirtit. Kur ju si njerëz do të mund të mësoni se, në fund, asgjë nuk ka vlerë përveç progresit të Shpirtit, atëherë ju me të vërtetë do të jeni të lirë nga çdo skllavëri, të lirë për të punuar në harmoni me Ligjin. Dije, o njeri, që ti duhet të aspirosh përsosmërinë, sepse vetëm ajo mund të të bëjë të arrish qëllimin. Edhe pse ti duhet ta dish që asgjë nuk është e përsosur, e megjithatë, ajo duhet të jetë aspirata tënde dhe qëllimi tënd. Pushoi sërish zëri i Nëntës, dhe fjalët u zhytën në vetëdijen time.

Tani unë kërkoj gjithmonë e më shumë mençuri, me qëllim që të mund të jem i përsosur në Ligjin me Gjithësinë. Së shpejti unë do të zbres poshtë në Sallat e Amenti-t për të jetuar në lulen e ftohtë të jetës. Ju, të cilëve u kam dhënë mësim, nuk do të më shihni më. E megjithatë unë do të jetoj përgjithmonë në mençurinë që kam dhënë mësim. Gjithë çfarë është njeriu, është për shkak të mençurisë. Gjithë çfarë do të jetë, do të jetë si rezultat i shkakut të tij. Dëgjoje tani zërin tim, dhe bëhu më i madh se njeriu i zakonshëm! Drejtoji sytë lart, le ta mbushë Drita qënien tënde, qofsh gjithmonë Fëmijë i Dritës! Vetëm duke u përpjekur do të mund të rritesh për lart, deri në planin ku Drita është Gjithësia e të Gjithës. Qofsh mjeshtër i gjithçkaje që të rrethon! Mos qofsh kurrë i kontrolluar nga pasojat e jetës tënde! Prandaj krijo pikësynime gjithmonë e më të përsosura, dhe, me kalimin e kohës, do të jesh një Diell i Dritës. Qoftë i lirë Shpirti tënd të fluturojë gjithmonë e më lart; qoftë i lirë nga skllavëria dhe nga zinxhirët e natës! Drejtoji sytë tënd tek Dielli ne hapësirën e qiellit! Le të jetë për ty një simbol i jetës! Dije se ti je Drita Më e Madhe, i përsosur në vetë sferën tënde, kur ti të jesh i lirë. Mos vështro kurrë brenda errësirës! Drejtoji sytë e tu tek hapësira lart! Le të ngjitet lart e lirë Flaka tënde, dhe ti do të jesh një Bir i Dritës!
 

Attachments

  • makaba3_zpsf229b617.jpg
    makaba3_zpsf229b617.jpg
    11.8 KB · Shikime: 0
  • makaba2_zps37bd6516.jpg
    makaba2_zps37bd6516.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0
  • makaba3_zpsf229b617.jpg
    makaba3_zpsf229b617.jpg
    11.8 KB · Shikime: 1
  • makaba2_zps37bd6516.jpg
    makaba2_zps37bd6516.jpg
    10.3 KB · Shikime: 1
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Rreth ktyre temave deri dje njerzit kan diskutuar me Emocion,
Prsh une,,nuk kam lexuar Kurr më përpara në lidhje me gjëra të tilla,
Përveç ktyre bisedave,
Dhe kam mësuar se njerzit zakonisht friksohen shum të marrin përsipër teorit e veta,
Dhe përpiqen se si e si të mbështjellen me nga pak Jezus,
Për tu dukur të besueshëm ndoshta,,por un besoj se edhe nga frika,

Në të vërtet tani që un jam antarsuar në një Klan Demonësh,
Kam mësuar se për mes një Mbreti,,kan kaluar të gjith mjeshtrit e botës!

Dhe bile tani që e Mësova se Piramida e par ësht atribuar Gabimisht,,
Jam i bindur se kush e ka ndërtuar,,bile edhe se si.

Shume shpejt dhe mendim mbi temen. Duhet lexuar te pakten 100 here kjo teme dhe postimet qe vijne pas..:)
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA XII: اELثSI I PROFECISث

Dëgjo me vëmendje, o njeri, fjalët e mençurisë sime, dëgjo me vëmendje zërin e Thoth, Atlantidasit! Unë e kam fituar Ligjin e kohë-hapësirës. Kam përfituar dijen e së ardhmes. Unë di se njeriu në kalimin e tij matanë, përmes hapësirë-kohës, do të mund të jetë Një me Gjithësinë. Dije, o njeri, e gjithë e ardhmja është një libër i hapur për atë që di të lexojë. Të gjitha pasojat prodhojnë shkaqet e tyre, ashtu si të gjitha pasojat vijnë nga shkaku i parë. Dije se e ardhmja nuk është fikse apo e qëndrueshme, por ndryshon sipas shkaqeve që prodhojnë pasojat. Vështro shkakun që do të të shpjerë në pasoja, dhe, me siguri, do të shohësh se gjithçka është një pasojë. Në fillimin e madh u rrit Shkaku i Parë, që solli në jetë gjithçka që ekziston. Ti vetë je pasojë e shkakësisë, dhe, nga ana tjetër, do të jesh shkaku i pasojave të tjera. Kështu, o njeri, ji i sigurt se, pasojat që ti përcakton, do të jenë shkaqe të pasojave gjithmonë më të përsosura. Dije se e ardhmja nuk është e fiksuar, por ndjek gjithmonë vullnetin e lirë të njeriut ndërsa ai lëviz përmes lëvizjeve të hapësirë-kohës drejt qëllimit të caktuar ku fillon një kohë e re. Njeriu mund ta lexojë të ardhmen vetëm me anë të shkaqeve që prodhojnë pasojat. Kërko në brendësi të shkakësisë dhe sigurisht që do të gjesh pasojat! Dëgjo me vëmendje, o njeri, ndërsa unë të flas për të ardhmen, flas për pasojat që ndjekin shkaqet. Dije se njeriu, në udhëtimin e tij të ndritshëm, kërkon gjithmonë t’i shpëtojë natës që e rrethon, ashtu si hijet rrethojnë yjet e qiellit, dhe ashtu si yjet në hapësirën e qiellit, edhe ai, do të ndriçojë nga hijet e natës. Fati i tij do ta çojë gjithnjë përpara derisa të jetë Një me Dritën. Po, edhe pse rruga e tij do të ndodhet në mes të hijeve, përpara tij rrëzëllin gjithmonë Drita e Madhe. Ndonëse rruga është e errët, prapëseprapë ai do t’i mposhtë hijet që tunden përreth tij si nata.

makaba1_zps1c2e7f7b.png

Larg në të ardhmen unë shoh njeriun si të Lindur në Dritë, të lirë nga errësira që i lidh me zinxhirë Shpirtin, duke jetuar në Dritë, pa robëritë e errësirës që fshehin Dritën që është Dritë e Shpirtit të tyre. Dije, o njeri, se para se ti të arrish këtë, shumë nga hijet e errëta do të rrëzohen në Dritën tënde, duke luftuar ta shtypin, me hijet e territ, Dritën e Shpirtit që mundohet të çlirohet. E madhe është lufta midis Dritës dhe Errësirës, antike e megjithatë gjithmonë e re. E megjithatë, unë di që, një ditë, në një të ardhme të largët, Gjithçka do të jetë Dritë, dhe errësira do të bjerë poshtë. Dëgjo me vëmendje, o njeri, fjalët e mia të mençurisë! Përgatitu dhe nuk do të të nënshtrojë errësira! Njeriu është ngritur dhe njeriu është rrëzuar ndërsa valë gjithmonë të reja ndërgjegje vërshojnë, nga humnera e madhe poshtë nesh, drejt Diellit të qëllimit të tyre. Po, bijtë e mi, ju u rritët nga një gjendje që ishte pak më lart se niveli i kafshëve, derisa tani ju jeni më të mëdhenjtë e të gjithë njerëzve. E megjithatë, më parë kishte të tjerë më të mëdhenj se ju. E megjithatë unë u kam treguar se si u rrëzuan të tjerët para jush, në këtë mënyrë do të përfundoni edhe ju. Dhe, mbi tokën ku banoni tani, do të banojnë barbarë dhe sipas radhës do të ngriheni drejt Dritës. Mençuria antike do të harrohet, prapëseprapë ajo gjithmonë do të jetojë edhe pse e fshehur prej njerëzve. Po, në tokën që quani Khem, do të lartësohen raca, dhe raca do të rrëzohen. Ju do të harroheni nga bijtë e njerëzve. Megjithatë ju do të keni lëvizur drejt një hapësire yjore përtej kësaj ekzistence, duke lënë mbrapa këtë vend ku keni jetuar. Shpirti i njeriut lëviz gjithmonë përpara, i lidhur jo nga ndonjë yll dosido. Por lëviz gjithmonë drejt qëllimit të madh përpara tij ku do të tretet në Dritën e Gjithësisë. Dijeni se do duhet të shkoni gjithmonë përpara, të lëvizur nga Ligji i shkak-pasojës, derisa, në fund, të dyja do të bëhen Një. Po, njeri, pasi ti të kesh shkuar, të tjerë do të lëvizin në hapësirat që ke jetuar ti. Dija dhe mençuria do të harrohen të gjitha. Dhe do të mbijetojë vetëm një memorie Perëndish. Ashtu si për ju, unë jam një Zot për dijen time, kështu edhe ju, do të jeni Zotat e të ardhmes për shkak të dijes suaj, shumë më të lartë se e tyrja. E megjithatë dije që nëpërmjet të gjitha epokave, njeriu do të mund të hyjë në Ligji, kur ta dëshirojë. Epoka të mëvonshme do të shohin rilindjen e mençurisë nga ata që do të trashëgojnë vendin tuaj mbi këtë yll.

vi2_zps41fcd0fa.jpg

Ata do të kthehen tek mençuria dhe do të mësojnë ta dëbojnë errësirën me anë të Dritës. Ata do të duhet të mundohen shumë nëpërmjet të gjitha epokave për të fituar lirinë e Dritës. Të shumtë, të lidhur me errësirën, do të luftojnë për t’i larguar të tjerët nga Drita. Pastaj do të mbërrijë midis njerëzve lufta e madhe që do ta bëjë Tokën të dridhet dhe do ta tundë nga kursi i vet i drejtimit. Po, Vëllezërit e Territ do të provokojnë luftën midis Dritës dhe errësirës. Kur njeriu sërish do ta mposhtë oqeanin, dhe do të fluturojë në ajër si me krahë si të zogjve; kur ai të ketë mësuar si ta bëjë zap rrufenë, atëherë do të fillojë koha e luftës. E madhe do të jetë beteja ndërmjet të dy forcave, e madhe beteja midis errësirës dhe Dritës. Kombet do të ngrihen kundër njëri-tjetrit duke përdorur fuqi të errëta për të sunduar Tokën. Armë të fuqishme do ta shfarosin tokësorin, derisa të zhduket gjysma e racave njerëzore. Atëherë do të mbërrijnë Bijtë e Mëngjesit, dhe do t’u japin dekretin e tyre bijve të njerëzve, duke u thënë: O njerëz, ndaloni së luftuari kundër vëllezërve tuaj! Vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrini tek Drita. Ndale mosbesimin tënd, o vëllai im, ndiqni shtegun dhe dijeni që është i drejtë! Atëherë do ta ndalojnë luftën e tyre njerëzit, vëllai kundër vëllait, dhe babai kundër djalit. Atëherë do të lartësohet shtëpia antike e popullit tim nga vendi i tij poshtë valëve të errëta të oqeanit. Atëherë do të përhapet Epoka e Dritës me të gjithë njerëzit që do të kërkojnë të arrijnë Dritën e qëllimit. Atëherë Vëllezërit e Dritës do të mbretërojnë mbi popujt. Do të dëbohet errësira e natës. Po, bijtë e njerëzve do të përparojnë drejt së lartës, drejt qëllimit të madh. Ata do të bëhen Bij të Dritës. Shpirtrat e tyre do të jenë gjithmonë Flakë të Flakës. Dija dhe mençuria do t’i përkasin njeriut në erën e madhe sepse do t’i afrohet flakës së përjetshme, Burimit të të gjithë mençurisë, vendit të fillimit që megjithatë është Një me fundin e çdo gjëje. Po, në një kohë që duhet ende të lindë, E Gjitha do të jetë Një, dhe Një do të jetë e Gjitha. Njeriu, një flakë e e përsosur e këtij Kozmosi, do të lëvizë përpara, drejt një vendi në yjet. Po, do të lëvizë edhe deri jashtë kësaj hapësirë-kohe, në një tjetër përtej yjeve. Për një kohë të gjatë më keni dëgjuar, o bijtë e mi, për një kohë të gjatë e keni dëgjuar mençurinë e Thoth-it. Tani unë po largohem prej jush për në errësirë.

Tani unë po shkoj në Sallat e Amenti-t, atje për të banuar në të ardhmen kur Drita do të kthehet sërish mes njerëzve. E megjithatë, dijeni se, Shpirti im do të jetë gjithmonë me ju, për të udhëhequr hapat tuaj në shtegun e Dritës. Ruajini sekretet që iu kam lënë, dhe sigurisht që shpirti im do t’ju mbikqyrë gjatë jetës! Mbajini sytë tuaj gjithmonë në shtegun e mençurisë! Mbajeni gjithmonë Dritën si qëllimin tuaj! Mos lejoni të kapet Shpirti tuaj nga skllavëria e errësirës; le të fluturojë ai në ngjitjen e vet drejt yjeve! Tani po nisem të iki për të banuar në Amenti. Ju do të jeni bijtë e mi në këtë jetë dhe në tjetrën. Koha do të vijë në të cilën edhe ju do të jeni të pavdekshëm, duke jetuar epokë pas epoke si një Dritë midis njerëzve. Mbikqyrni hyrjen për në Sallat e Amenti-t! Ruajini sekretet që kam fshehur midis jush! Mos lejoni që mençuria t’u hidhet barbarëve! Do të duhet të mbahet sekret për ata që kërkojnë Dritën. Tani po nisem. Pranoni bekimin tim! Merrni rrugën time dhe ndiqni Dritën! Përzjeje Shpirtin tënd me Thelbin e Madh! Vetëdija tënde le të jetë Një me Dritën e Madhe! Më thërrit kur të kesh nevojë! Përdor emrin tim tre herë rresht: Chequetet, Arelich, Volmalites.
 

Attachments

  • vi2_zps41fcd0fa.jpg
    vi2_zps41fcd0fa.jpg
    51.9 KB · Shikime: 0
  • makaba1_zps1c2e7f7b.png
    makaba1_zps1c2e7f7b.png
    319.7 KB · Shikime: 0
  • vi2_zps41fcd0fa.jpg
    vi2_zps41fcd0fa.jpg
    51.9 KB · Shikime: 0
  • makaba1_zps1c2e7f7b.png
    makaba1_zps1c2e7f7b.png
    319.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA XIII: اELثSAT E JETثS DHE Tث VDEKJES

Dëgjo me vëmendje, o njeri, dëgjo mençurinë! Dëgjo Fjalën që do të të mbushë me Jetë! Dëgjo Fjalën që do të dëbojë errësirën! Dëgjo Zërin që do të dëbojë natën! Mister dhe mençuri u kam sjellë bijve të mi; dije dhe fuqi të sjella nga antikiteti. A nuk e dini se gjithçka do të dalë në dritë kur ta gjeni unitetin e së gjithës? Ti ke për të qënë Një me Mjeshtrat e Mistereve, Fitimtarët e Vdekjes dhe Mjeshtrat e Jetës. Po, ti do të njohësh lulen e jetës, zhvillimin e jetës që shndrit në Sallat. Në Shpirt, ti do të zbulosh Sallat e Amenti-t e do të kthesh mbrapsht mençurinë që jeton në Dritë. Dijeni se është sekrete hyrja për tek fuqia. Dijeni se, hyrja për tek jeta, kalon nëpërmjet vdekjes. Po, nëpërmjet vdekjes, por jo siç e njihni ju vdekjen, por një vdekje që është edhe jetë, edhe zjarr, edhe Dritë. Dëshiron ti të njohësh sekretet e thella të fshehura? Vështro në zemrën tënde ku është fshehur dija. Dije se sekreti është fshehur brenda teje, burimi i të gjithë jetës dhe burimi i të gjithë vdekjes. Dëgjo me vëmendje, o njeri, ndërsa unë të tregoj sekretin, të zbuloj sekretin e lashtë. Thellë në zemrën e Tokës është vendosur lulja, burimi i Shpirtit që lidh gjithçka në formën e vet. Sepse dije se Toka jeton në trup ashtu si ti je i gjallë në formën tënde vetjake. Lulja e Jetës, ashtu si ti, ka një vend për Shpirtin dhe rrjedh nëpërmjet Tokës, pikërisht si tëndi rrjedh nëpërmjet formës tënde; duke i dhënë Jetës Tokës dhe bijve të saj, duke e rinovuar Shpirtin nga forma në formë.

sirio010_zpsc9c308d3.jpg

Ky është Shpirti që i jep formë trupit tënd, duke të modeluar dhe duke të formuar brenda formës tënde. Dije, o njeri, se forma tënde është e dyfishtë, e ekuilibruar në polaritet gjatë formimit të vet. Mëso këtë: kur Vdekja të të afrohet me shpejtësi, kjo ndodh vetëm sepse ekuilibri tënd është prishur. Ndodh vetëm sepse një pol ka humbur. Po, kur trupi tënd është në ekuilibër të plotë, nuk do të mund kurrë të të prekin gishtërinjtë e vdekjes. Po, madje edhe fatkeqësia mund të të prekë vetëm kur nuk ka ekuilibër. Kur je në ekuilibër të plotë, do të jetosh në kohë, dhe nuk do të të prekë vdekja. Dije se je përsosmëria e ekuilibruar, dhe ekziston për shkak të ekuilibrit të poleve të tua. Kur, tek ty, bie një pol, të largohet me shpejtësi ekuilibri i jetës, dhe prandaj të afrohet vdekja e ftohtë, duke të sjellë ndryshimin e jetës të çekuilibruar. Dije se sekreti i jetës në Amenti është aftësia për të restauruar ekuilibrin e poleve. E gjithë çka ekziston, ka formë dhe jetë falë Shpirtit të jetës në polet e tij. Nuk e sheh ti që në zemrën e Tokës ndodhet ekuilibri i të gjitha gjërave që ekzistojnë dhe do të ekzistojnë mbi sipërfaqen e saj? Burimi i Shpirtit tënd është nxjerrë nga zemra e Tokës, sepse në formën tënde, ti je një me Tokën. Kur ti të kesh mësuar të kontrollosh ekuilibrin tënd, atëherë do të mund të përdorësh ekuilibrin e Tokës. Ti do të ekzistosh në këtë formë derisa Toka të ekzistojë, një ndryshim në formë do të ndodhë vetëm kur edhe Toka të ndryshojë. Duke mos shijuar vdekjen, por duke qënë një me këtë planet, duke mbajtur formën tënde derisa gjithçka të zhduket..

vi3_zpsfa8f2d09.jpg

Dëgjo me vëmendje, o njeri, ndërsa të jap sekretin kështu që edhe ti, gjithashtu, të mos e shijosh ndryshimin. Pozicionohu një orë në ditë me fytyrën tënde kthyer drejt polit pozitiv (veri). Një orë çdo ditë ti ktheje fytyrën tënde drejt polit negativ (jug). Ndërsa koka tënde është e pozicionuar drejt veriut, sille vetëdijen tënde nga kafazi i kraharorit për tek koka. Kur koka tënde është e pozicionuar drejt jugut, silli mendimet e tua nga kafazi i kraharorit tek këmbët. Eja në ekuilibër një herë në çdo shtatë ditë, dhe ekuilibri tënd do ta mbajë të gjithë forcën. Po, edhe në qoftë se je i vjetër, trupi tënd do të rifreskohet dhe fuqia tënde do të jetë si e një të riu. Ky është sekreti i njohur nga Mjeshtrat, përmes të cilit ata ndalojnë gishtërinjtë e Vdekjes. Mos e lerë pasdore ndjekjen e shtegut që të tregova. Sepse kur t’i afrohesh të njëqind vjetëve, të lesh pasdore këtë gjë, do të thotë që po vjen Vdekja. Dëgjoji fjalët e mia dhe ndiq shtegun! Përvetësoje ekuilibrin tënd dhe vazhdo ta jetosh jetën, o njeri! Dëgjo, o njeri, dhe mbaji në konsideratë fjalët e mia! Dëgjo me vëmendje mençurinë që po të jap në lidhje me Vdekjen! Kur të jesh në fundin e punës që të është ngarkuar, ti mund të dëshirosh të kalosh nga kjo jetë, për të kaluar në planin e ekzistencës ku jetojnë Bijtë e Mëngjesit, dhe do të jesh si Bijtë e Dritës. Kalo pa dhimbje dhe kalo pa keqardhje në planin ku gjendet Drita e Përjetshme. Si fillim shtrihu në prehje me fytyrën drejtuar për nga Lindja. Palosi duart e tua mbi Burimin e jetës tënde (solar plexus). Vendose vetëdijen tënde në ndenjësen e jetës! Vorbulloje dhe ndaje drejt veriut dhe drejt jugut! Dërgoje ti njërën pjesë drejt veriut! Dërgoje ti pjesën tjetër drejt jugut! Lehtësoje shtrëngimin tënd pas trupit tënd! Përpara formës tënde, do të fluturojë shkëndija tënde e argjendtë, përpara dhe përmbi drejt Diellit të mëngjesit, duke u shkrirë me Dritën, duke u bashkuar me burimin e vet. Atje do të shndritë derisa të krijohet dëshira. Pastaj do të kthehet në një formë tek një vend. Dijeni, o njerëz, se në këtë mënyrë kalojnë tejpërtej Shpirtrat e mëdhenj, duke ndryshuar nga jeta në jetë, sipas vullnetit. Në këtë mënyrë shkon gjithmonë Avatari, duke patur vullnetin mbi Vdekjen e vet, ashtu si ai ka vullnetin mbi jetën e vet. Dëgjo me vëmendje, o njeri, pi nga mençuria ime! Mëso sekretin që është Zoti i Kohës! Mëso njësoj si ata, që ti i quan Mjeshtra, janë në gjendje të kujtojnë jetët e kaluara. I madh është sekreti, e megjithatë i lehtë për ta mësuar, duke të dhënë kontrollin e kohës. Kur vdekja të të afrohet me shpejtësi, mos ki frikë, sepse ti e di që je padron i Vdekjes. Relaksoje trupin tënd, mos rezisto me tension! Vendose flakën e Shpirtit tënd në zemrën tënde! Pastaj me shpejtësi shtyje për në qendrën e trekëndëshit! Mbaje për një moment, pastaj lëvize drejt qëllimit! Ky, qëllimi tënd është vendi midis vetullave, vendi ku memoria e jetës duhet të ketë pushtetin. Mbaje flakën tënde këtu, në qendër të trurit tënd, derisa gishtërinjtë e Vdekjes ta shtrëngojnë Shpirtin tënd. Pastaj do të kalosh përmes gjendjes së tranzicionit, dhe sigurisht që do të të vijnë edhe kujtimet e jetës tënde. Atëherë e shkuara do të jetë një me të tashmen. Atëherë do të fiksohet memoria e gjithçkaje. Ti do të jesh i lirë nga të gjitha prapakthimet. Gjërat e të shkuarës do të jetojnë në të sotmen. Njeri, ke dëgjuar zërin e mençurisë sime. Ndiqe dhe do të jetosh përmes kohërave, njësoj si unë.
 

Attachments

  • vi3_zpsfa8f2d09.jpg
    vi3_zpsfa8f2d09.jpg
    53.1 KB · Shikime: 0
  • sirio010_zpsc9c308d3.jpg
    sirio010_zpsc9c308d3.jpg
    64.2 KB · Shikime: 0
  • vi3_zpsfa8f2d09.jpg
    vi3_zpsfa8f2d09.jpg
    53.1 KB · Shikime: 0
  • sirio010_zpsc9c308d3.jpg
    sirio010_zpsc9c308d3.jpg
    64.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

SHTESث PLLAKA XIV: DUKE U BثRث TRE HERث I MADHثRISHثM

Kushtoji vëmendje, o njeri, mençurisë së thellë të fshehur, e humbur në botë që nga koha e Banorëve, e humbur dhe e harruar nga njerëzit e kësaj epoke. Dije se kjo Tokë nuk është tjetër veçse një portal, i mbikqyrur nga fuqi të panjohura nga njeriu. E megjithatë Zotat e Errët fshehin hyrjen që çon tek toka e lindur në Qiell. Dije se rruga për tek sfera e Arulu-t është e mbrojtur nga barrierat që mund të hapen vetëm nga njerëzit e lindur në Dritë. Mbi Tokë, unë jam mbajtësi i çelësave të portave për në Tokën e Shenjtë. Me anë të fuqive që janë pas meje, unë kam urdhëruar që t’ia le çelësat botës së njerëzve. Para se të nisem për të ikur, do t’ju jap sekretet se si ju do të mund të ngriheni nga lidhjet e errësirës, të flakni tutje zinxhirët e mishit që ju kanë prangosur, të ngriheni nga errësira në Dritë. Dijeni se shpirti juaj duhet të pastrohet nga errësira e tij, në të kundërt nuk do të hyni kurrë në portalet e Dritës. Prandaj unë kam vendosur midis jush Mistere, në mënyrë që Sekretet gjithmonë të mund të gjenden. Po, megjithëse njeriu bie në errësirë, Drita do të shkëlqejë gjithmonë si një udhërrëfyes. Thellë, në errësirën e mbuluar në simbolet, do të mund të gjendet gjithmonë udha për tek portali. Njeriu, në të ardhmen, do t’i mohojë misteret, por kërkimtari do ta gjejë gjithmonë udhën. Tani unë po ju urdhëroj t’i ruani sekretet e mia, duke ia besuar vetëm kujt ju do ta keni verifikuar, kështu që i pastërti të mos mund të korruptohet, kështu që të mund të mbizotërojë fuqia e të Vërtetës. Tani dëgjo me vëmendje zbulesën e Misterit! Kushtoji rëndësi simboleve të Misterit që po të jap! Bëjini këto një fe, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbetet thelbi. Ndodhen dy zona midis kësaj jete dhe Të Madhit Një, që përshkohen nga Shpirtrat që e lenë këtë Tokë; Duat, shtëpia e fuqive të iluzionit; dhe Sekhet Hetspet, Shtëpia e Perëndive. Osiris është simboli i rojes të portalit, që kthen mbrapsht shpirtrat e njerëzve të padenjë. Përtej gjendet sfera e pushteteve të të lindurve nga qielli, Arulu, toka ku kanë kaluar të Mëdhenjtë. Atje, kur të ketë përfunduar puna ime mes njerëzve, unë do t’i bashkohem të Mëdhenjve të shtëpisë sime Antike. Shtatë janë detyrat e shtëpisë së të Pushtetshmëve; Tre ruan portalin e secilës shtëpi nga errësira; Pesëmbëdhjetë janë rrugët që çojnë në Duat. Dymbëdhjetë janë shtëpitë e Zotave të Iluzionit, që përballojnë katër rrugë, secila e ndryshme nga tjetra. Dyzet e dy janë fuqitë e mëdha që vendosin vdekjen e kujt udhëton drejt portalit. Katër janë bijtë e Horus-it. Dy janë Rojet në Lindje dhe në Perëndim të Isis-it, nënës që lutet për bijtë e saj, Mbretëreshë e Hënës, pasqyrim i Diellit. Ba është Esenca që jeton përgjithmonë. Ka është hija që njeriu e njeh si jetë. Ba nuk vjen derisa nuk është mishëruar Ka. Këto janë misteret për t’i ruajtur nëpërmjet të gjitha epokave. Ato janë çelësat e jetës dhe të vdekjes.

EN4_zpsbf593fac.jpg

Dëgjo tani për misterin e mistereve, mëso për rrethin pa fillim dhe pa fund, forma e Atij që është Një dhe në të gjithën. Dëgjo e dëgjo, dhe ec përpara dhe zbatoje në praktikë, sepse në këtë mënyrë do të udhëtosh në rrugën që kam përshkuar unë. Mister brenda Misterit e prapëseprapë e qartë për të lindurit e Dritës, unë tani do të të zbuloj Sekretin e të gjithës. Do t’u them një sekret fillestarëve, por le të mbyllet me shul porta plotësisht kundër të pafeve. Tre është misteri, që vjen nga I Madhi Një. Dëgjo dhe Drita do të agojë tek ti. Në zanafillë banonin tre njësi. Përtej këtyre nuk mund të ekzistonte gjë tjetër. Këta janë ekuilibri, burimi i krijimit: një Zot, një e Vërtetë, një pika e lirisë. Prej të Tre-ve burojnë të tre ekuilibrat: gjithë jeta, gjithë mirësia, gjithë fuqia. Tre janë cilësitë e Zotit në shtëpinë e tij të Dritës: Fuqi e Pafundme, Mençuri e Pafundme, Dashuri e Pafundme. Tre janë fuqitë që u janë dhënë Zotave: të transformojnë të keqen, të asistojnë të mirën, të përdorin dallimin. Tre janë gjërat që Zoti duhet t’i përmbushë në mënyrë të pashmangshme: të manifestojë Fuqi, Mençuri, Dashuri. Tre janë fuqitë që krijojnë çdo gjë: Dashuria Hyjnore që zotëron dije të përsosur, Mençuria Hyjnore që njeh çdo konceptim të mundshëm, Fuqia Hyjnore përfituar nga vullneti i bashkimit të Dashurisë Hyjnore dhe Mençurinë Hyjnore. Tre janë rrathët (gjendjet) e ekzistencës: rrethi i Dritës ku nuk banon askush tjetër përveç Zotit, dhe vetëm Zoti mund ta përshkojë mespërmes; rrethi i Kaosit, prej ku të gjitha gjërat prej natyre rilindin nga vdekja; rrethi i vetëdijes ku të gjitha gjërat çelin sërish nga jeta. Të gjitha gjërat frymore kanë tre gjendje ekzistence: kaos ose vdekje, liri në njerëzim dhe lumturinë e qiellit. Tre nevoja kontrollojnë të gjitha gjërat: fillimi në Thellësinë e Madhe, rrethi i kaosit, plotësia e qiellit. Tre janë shtigjet e Shpirtit: njeri, liri dhe dritë. Tre janë pengesat: mungesa e përpjekjeve për të fituar dije; mosngjitja pas Zotit; ngjitja pas së keqes. Në njeriu të tre janë të manifestuara. Tre janë Mbretërit e fuqisë së brendshme. Tre janë dhomat e Mistereve, të ndodhura e megjithatë të pagjendura në trupin e njeriut.

Tani dëgjo për atë që është i zgjidhur nga zinxhirët e jetës për në Dritë. Bashkë me dijen do të hapet burimi i të gjitha botëve. Po, deri edhe Portat e Arulu-t nuk mund të mbyllen. Sërish kushtoji vëmendje, o njeri, kujt nuk mund të hyjë në qiell. Në qoftë se ti nuk do të jesh i denjë, është më mirë të hidhesh në zjarr. Dije se hyjnorët kalojnë përmes flakës së pastër. Në çdo revolucion të qiejve, ata lahen në burimet e Dritës. Dëgjo me vëmendje, o njeri, këtë mister: në një të shkuar të largët, para se ti të lindje si njeri, unë banoja në Atlantidën antike. Atje, në Tempull, unë piva nga mençuria, e derdhur nga Banori si një çezmë Drite. Po të jap çelësin për t’u ngjitur në Praninë e Dritës në Botën e Madhe. Qëndrova unë përpara Të Shenjtit Një, i lartësuar në fronin në Lulen e Zjarrit. Ai ishte i mbuluar nga rrufetë e errësirës, megjithatë Shpirti im u thërrmua nga Lavdia e Tij. Përpara këmbëve të Fronit të Tij si diamante, rridhnin katër lumenj zjarri. Rridhnin nëpërmjet kanale resh drejt botës së Njeriut. Salla ishte e mbushur plot me Shpirtra Hyjnorë. Pallati i yjeve ishte mrekulli e mrekullive. Lart në qiell, Shpirtrat ishin formuar si një ylber prej zjarri dhe drite diellore. Këndonin ata Lavdinë e Të Shenjtit Një. Pastaj, nga mesi i Zjarrit, erdhi një zë: Vështroni Lavdinë e Shkakut të Parë! Unë vështrova atë Dritë, lart mbi të gjitha errësirat, që reflektohej në vetë qënien time. Unë e kuptova atë siç ishte, Zoti i të gjithë Zotave, Shpirti i Diellit, Sovrani i Sferave diellore. ثshtë Një, që është edhe i Pari, që nuk ka fillim, që nuk ka fund; që ka bërë çdo gjë, që qeveris gjithçka, që është i mirë, që është i drejtë, që ndriçon, që e mban (çdo gjë). Pastaj, nga froni rrodhi një rrezatim i madh, duke e rrethuar dhe duke e lartësuar Shpirtin tim me fuqinë e tij. Me shpejtësi lëviza nëpërmjet hapësirave Qiellore, m’u tregua misteri i mistereve, m’u tregua zemra Sekrete e Kozmosit. U transportova në tokën e Arulu-t, dhe qëndrova përpara Zotave në Shtëpitë e tyre. Ata hapën portëkalimin, kështu që munda t’i hedh një vështrim kaosit fillestar. Shpirti im u rrënqeth nga vizioni i llahtarshëm, e zmbrapsa shpirtin tim nga ai oqean i errësirës. Atëherë kuptova unë domosdoshmërinë e barrierave, kuptova domosdoshmërinë për Zotat e Arulu-t. Vetëm ata, me ekuilibrin e tyre të pafundëm, mund të qëndrojnë në rrugën e derdhjes së kaosit. Vetëm ata mund ta mbrojnë krijimin e Zotit. Pastaj kalova përqark rrethit të Tetës. Pashë të gjithë shpirtrat që kishin mposhtur errësirën. Pashë shkëlqimin e Dritës ku ata banonin. Shumë dëshirova unë të zija vendin tim në rrethin e tyre, por po me aq zjarr dëshiroja edhe rrugën që kisha zgjedhur, kur qëndrova në Sallat e Amenti-t, dhe bëra zgjedhjen time të punës që do të më duhej të përmbushja. Unë kalova nga Sallat e Arulu-t, poshtë për tek hapësira e tokës ku dergjet trupi im. U ringjalla nga toka ku dergjesha. Qëndrova përpara Banorit, u zotova për të hequr dorë nga e drejta ime e Madhe përderisa të mos përfundoja punën time mbi Tokë, përderisa të mos kalojë Epoka e errësirës. Kushtoji vëmendje, o njeri, fjalëve që po të jap. Në to do të gjesh Thelbin e jetës. Para se të kthehem në Sallat e Amenti-t, do të të mësoj Sekretet e Sekreteve, se si ti të mund të ngrihesh në Dritë. Ruaji të pandryshuara dhe mbroji, fshehi në simbolet, kështu që, ai që është i pafe, të qeshë, të tallet dhe të heqë dorë. Në çdo tokë, jepu forma mistereve! Bëje të vështirë rrugën për kërkuesin që do ta shkelë! Në këtë mënyrë të dobtit dhe të pasigurtët do të kthehen mbrapsht. Në këtë mënyrë sekretet do të jenë të fshehura dhe të mbikqyrura, të ruajtura deri në kohën kur të kthehet rrota. Përmes epokave të errëta, shpirti im do të mbetet në tokën e thellë dhe të fshehur, duke pritur dhe duke vëzhguar. Kur dikush të ketë kaluar të gjitha provat e jashtme, thërritmëni të shfaqem nëpërmjet çelësit që u kam lënë. Pastaj, unë, Nismëtari, do të përgjigjem, do të vij nga Sallat e Perëndive të Amenti-t. Pastaj unë do ta pranoj fillestarin, dhe do t’i jap atij fjalët e pushtetit. Dëgjo dhe mbaji mend këto fjalë paralajmërimi: mos eja tek unë pa u plotësuar me mençuri, i papastër në zemër apo me synime të dobëta! Përndryshe unë do të ta heq pushtetin për të më thirrur të shfaqem nga vendi ku jam duke fjetur. Tani shko përpara dhe thërriti vëllezërit e tu, kështu që unë të mund t’ju transmetoj mençurinë time, për të ndriçuar udhën e tyre, kur unë të kem shkuar. Eja në Dhomën poshtë tempullit tim! Mos ha ushqim derisa të kalojnë tre ditë! Atje unë do të të jap thelbin e mençurisë, kështu që do të mund të shkëlqesh me fuqi midis njerëzve. Atje unë do të të jap sekretet, në mënyrë që edhe ti, të mund të ngjitesh në Qiejt, të njerëzve-Perëndi në të Vërtetë, në thelbin që ti je. Tani nisu dhe më ler të thërras ata për të cilët ti di, por që nuk i njeh ende.
 

Attachments

  • EN4_zpsbf593fac.jpg
    EN4_zpsbf593fac.jpg
    47.4 KB · Shikime: 0
  • EN4_zpsbf593fac.jpg
    EN4_zpsbf593fac.jpg
    47.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

SHTESث PLLAKA XV: SEKRETI I SEKRETEVE

Mblidhuni tani, bijtë e mi, të dëgjoni Sekretin e Sekreteve, i cili do t’ju japë fuqinë të zbuloni njeriun-Perëndi, sekret që do t’ju tregojë rrugën drejt jetës së Përjetshme!

Hapur do t’iu flas për Misteret e Zbuluara. Nuk do t’ju flas me fjalë me nënkuptime! Hapini veshët bijtë e mi! Dëgjojini dhe bindjuni fjalëve që po iu jap! Pikësëpari do t’ju flas për zinxhirët e errësirës që ju mbajnë lidhur pas sferës së Tokës. Errësira dhe drita janë të dyja të së njëjtës natyrë, vetëm në dukje të ndryshme, sepse secila ka buruar nga Burimi i gjithçkaje. Errësira është çrregullsi. Drita është rregull. Errësira e transformuar është dritë e Dritës. Ky, bijtë e mi, duhet të jetë edhe qëllimi juaj: ta transformoni errësirën në Dritë. Dëgjomëni tani për misterin e natyrës, për lidhjet e jetës me Tokën ku banon. Dijeni se, në natyrën tuaj, ju jeni të trefishtë: fizik, astral(yjor), dhe mendor. Jeni tre në një. Tre janë cilësitë e secilës prej tyre: gjithsej bëhen nëntë, si lart, ashtu edhe poshtë. Në fizikun ndodhen këto kanale: gjaku që lëviz në lëvizje shtjellore duke reaguar bashkë me zemrën për të provokuar rrahjet e saj. Magnetizimi që lëviz përmes fijeve nervore, duke iu dhënë energji qelizave dhe indeve. Akasha që rrjedh përmes fijesh tepër të holla e megjithatë janë fije fizike, duke kompletuar kanalet.Të gjitha së bashku, të harmonizuara njëra me tjetrën, secila duke rritur jetën e trupit, formojnë strukturën e skeletit, përmes të cilit rrjedh eteri i imët. Në kontrollimin e tyre ndodhet Sekreti i Jetës të trupit. Që braktiset vetëm nga vullneti i ekspertit, atëherë kur ka përfunduar qëllimi i jetës së tij. Tre janë natyrat e Astralit, që është ndërmjetës i të sipërmes me të poshtmen; jo fizik, jo shpirtëror, por në gjendje të lëvizë lart dhe poshtë. Tre janë natyrat e Mendjes, mbartëse e vullnetit të të Madhit Një. Arbitër i shkakut dhe pasojës në jetën tënde. Në këtë mënyrë është formuar qënia e trefishtë, nga lart e drejtuar nga pushteti i katrës.

egjypt1_zpsdec26618.jpg

Mbi natyrën e trefishtë të njeriut, dhe, përtej saj, ndodhet mbretëria e Vetes Shpirtërore. Në të gjenden katër cilësi, që shkëlqejnë në secilin plan të ekzistencës, por trembëdhjetë në një, numri mistik. Bazuar në cilësitë e njeriut janë Vëllezërit: secili do të drejtojë zhvillimin e qënies, secili është kanalizator i të Madhit Një. Në Tokë, njeriu ndodhet në pranga, i burgosur në hapësirë dhe në kohë në planin e tokës. Duke e rrethuar çdo planet me një valë vibrimi, duke e lidhur kapacitetin e tij për t’u zhvilluar. E megjithatë, çelësi i i çlirimit gjendet brenda njeriut. Liria mund të gjendet brenda njeriut. Kur ta çlironi veten tuaj nga trupi, vetëm atëherë do të lehtësoheni nga zinxhirët e shumtë që ju mbajnë të lidhur në planin tuaj tokësor. Thoni fjalën Dor-E-Lil-La! Atëherë, për njëfarë kohe, do të ngrihet Drita juaj, dhe do të mund të kaloni lirisht barrierat e hapësirës. Për kohën sa gjysma e diellit (gjashtë orë), do të kaloni lirisht barrierat e planit tokësor, do të shihni dhe do të kuptoni kush janë ata që janë përtej jush. Po, do të mund të kaloni në botët më të larta. Do të shihni lartësitë e mundshme të zhvillimit tuaj, dhe do të njihni të gjitha ardhmëritë tokësore të Shpirtit. Ju jeni të lidhur në trupin tuaj, por do të mund të bëheni të lirë përmes fuqisë. Ky është sekreti nëpërmjet të cilit do të mund të zëvendësoni prangosjen me lirinë tuaj. Qoftë e qetë mendja tënde! Qoftë në prehje trupi tënd: i vetëdijshëm vetëm për lirinë nga mishi! Përqëndrohu në qëllimin e dëshirës tënde të zjarrtë! Mendo sërish e sërish që ti ke mundësinë të jesh i lirë! Mendo këtë fjalë: La-Um-I-L-Ganoover dhe lere të tingëllojë vazhdimisht në mendjen tënde! Zhvendosu, nëpërmjet tingullit, drejt vendit të dëshirës tënde të zjarrtë! I lirë nga skllavëria e mishit përmes vullnetit tënd.

Dëgjo ndërsa të jap më të madhin e sekreteve: si të hysh në Sallat e Amenti-t, të hysh siç bëra unë, në pallatin e të pavdekshmëve, të qëndrosh përpara Zotave në vendet e tyre. Vendosu i shtrirë në shpinë me trupin e relaksuar! Qetësoje mendjen në mënyrë që mos të të shqetësojë asnjë mendim! Duhet të jesh i pastër në mendje dhe në qëllimet e tua, përndryshe do të dështosh. Vizualizo Amenti-n siç ta kam përshkruar unë në Pllakat e mia! Dëshiro me gjithë zemër të jesh atje! Qëndro para Zotave me syrin e mendjes tënde! Shqipto (me mendje) fjalët e fuqisë që po të jap: Mekut-El-Shab-El Hale-Sur-Ben-El-Zabrut Zin-Efrim-Quar-El. Prehe mendjen dhe trupin tënd! E pra, ji i sigurt se do të thërritet fryma tënde. Tani po të jap اelësin për në Shambala, vendi ku Vëllezërit e mi jetojnë në errësirë: errësirë, por e mbushur përplot me Dritën e Diellit të Errësirës së Tokës, është Dritë e Shpirtit, udhërrëfyesa për ju, atëherë kur do të ketë mbaruar dita ime. Relaksoje trupin tënd siç të kam mësuar! Kapërceji barrierat e thellësisë, tek vendi më i fshehtë. Qëndro përpara kangjellave dhe rojeve të tyre!
egjypt5_zps5347ef05.jpg

Komandoji ata të të lejojnë të hysh me këto fjalë: Unë jam Drita. Nuk ka errësirë tek unë. Unë jam i lirë nga prangat e natës. Hapeni rrugën e të Dymbëdhjetëve dhe të Një-shit, kështu që unë të kaloj në mbretërinë e mençurisë! Kur të të refuzojnë, me siguri që kështu do të veprojnë, komandoji ata ta hapin rrugën duke iu thënë këto fjalë fuqie: Unë jam Drita. Nuk ka barriera për mua. Hapuni, ju komandoj në emër të Sekretit të Sekreteve: Edom-El-Ahim-Sabbert-Zur-Adom. E pra, barrierat do të rrëzohen dhe rruga do të të hapet, vetëm nëse fjalët e tua do të burojnë nga e Vërteta më e lartë. Tani po ju lë, bijtë e mi. Po shkoj poshtë, e megjithatë është lart, tek Sallat do të shkoj. Fitojeni rrugën që ju sjell tek unë, bijtë e mi! Sigurisht që do të bëheni vëllezërit e mi. Kështu po i përfundoj shkrimet e mia. Le të jenë اelësa për ata që do të vijnë më pas! Por vetëm për ata që do të kërkojnë mençurinë time, sepse vetëm për ta unë jam اelësi dhe Rruga.
 

Attachments

  • egjypt1_zpsdec26618.jpg
    egjypt1_zpsdec26618.jpg
    96.2 KB · Shikime: 0
  • egjypt5_zps5347ef05.jpg
    egjypt5_zps5347ef05.jpg
    39.9 KB · Shikime: 0
  • egjypt1_zpsdec26618.jpg
    egjypt1_zpsdec26618.jpg
    96.2 KB · Shikime: 0
  • egjypt5_zps5347ef05.jpg
    egjypt5_zps5347ef05.jpg
    39.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Me ne fund nje program i zgjeruar ne shqip mbi Thot


Unë, Thoth, Atlantidasi, zot i mistereve, ruajtës i dokumenteve, mbret madhështor, magjistar që jeton nga brezi në brez, duke qënë gati për të kaluar në Sallat e Amenti-t, le shënim, për ata që do të vijnë më vonë, këto dokumenta madhështore të Atlantidës së Lavdishme. Në qytetin e madh të Keor, mbi ishullin Undal, në një kohë shumë të largët, e fillova këtë mishërim.

[video=youtube;-L9LsmWBWuQ]https://www.youtube.com/watch?v=-L9LsmWBWuQ[/video]
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Mundësia e lashtësisë së shqiptarëve që nga Atlantida legjendare?!

Në kuluaret e historiografisë botërore, ekzistojnë një tendencë serioze e dëshmimit të mundshëm të një hipoteze tejet të guximshme se, shqiptarët dhe baskët, janë 2 popuj specifik të Evropës që kanë një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat edhe më të hershme të tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida. Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të së mundshmes, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.
Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillojë me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.

thot_zpscfyp374g.jpg


Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët. Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar. Përkundrazi, kërshëria ime mu ngacmua seriozisht dhe unë fillova të hulumtoj edhe më tej duke gjurmuar dhe mbledhur materiale të ndryshme që sado pak do të mundësojnë më racionalist t’i besoj kësaj hipoteze.
Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet. Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRث ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHثN MARINثS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit “CAPRA IBEX”, lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.
Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese e cila, sigurisht gjatë do të mbetet në kornizat e një hipoteze atraktive kureshtare parashkencore. Në fillim të gjetjes së një mbështetje logjike të kësaj hipoteze, kishte për qëllim, që së pari, ta bindi veten time në një mundësi të tillë, e tek pastaj, nëse do të ketë arsye të mjaftueshme, edhe ta argumentoj para të tjerëve.
Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.
Jo vetëm kaq!
Por, këta popuj i karakterizon deri vonë tendenca e kultivimit të marrëdhënieve fisnore dhe instinkti i fortë i ndjenjës për bashkësi që ishte mjeti i fuqishëm dhe vendimtar të mbrojtjes së gjertanishme të tyre nga kthetrat e pashmangshme të asimilimit gjatë historisë. Andaj, pse pra të mos ketë mundësi dhe bazë logjike, të argumentohet hipoteza se shqiptarët dhe baskët mund të kenë një prejardhje nga Atlantida e lashtë?!
Kuptohet, dëshmi të forta dhe bindëse materiale ende nuk ka. Përveç atyre njohurive të përcipta se: Atlantida ishte një civilizim tejet i përsosur, gjurmët materiale të Atlantidës si civilizim të lashtë edhe sot e kësaj dite nuk ekzistojnë. Vetëm supozohet se ka qenë një ishull i rrethuar nga të katër anët me ujë dhe shtrihej në mes të Oqeanit të sotëm Atlantik, midis pjesës perëndimore të kontinentit të Evropës dhe Afrikës, si dhe pjesës lindore të kontinentit të Amerikës Jugore. Si karakteristikë e popullit të Atlantidës ka qenë inteligjenca e lartë kolektive si dhe sundimi tejet i përsosur i të urtëve që ka zgjatur 13.900 vjet.
Pas lëvizjeve të mëdha tektonike që kanë ndodhur në rruzullin tokësor, janë bërë shumë rivendosje të sipërfaqeve të shumta kontinentale, ku një pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës është zhytur në ujë, kure pjesët tjera janë paraqitur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar kështu, ujdhesa dhe hapësira tjera të reja tokësore. Shkenca e jonë bashkëkohore, disponon me shumë fakte se para disa mileniumeve toka nuk e ka pasur këtë sipërfaqe sikur e kemi ne tani. Andaj, ka gjasa se një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me Atlantidën e cila mbulohet me ujë, kurse një pjesë e popullatës së saj të mbetur gjallë, për t’i ikur përmbytjes, është shpërndarë në katër anët e botës. Në këtë kontest, duhet të jetë logjike se atdheu i ardhshëm i tyre gjatë ikjeve shpëtimtare të zgjidhet pikërisht bregdeti i rrethuar me vise të larta malore, sepse përherë ka ekzistuar frika nga ndonjë përmbytje tjetër eventuale. Nisur nga njohuria se populli i Atlantidës ka disponuar me një inteligjencë të lartë kolektive (paralelisht,duke mos dyshuar në lëvizjet e mëdha tektonike të sipërfaqes së atëhershme tokësore dhe ujore) atëherë, atlantidasit sigurisht duhet të dispononim me pajisje të përsosura të lundrimit, andaj, edhe mundësia e arritjes së tyre në brigjet e gadishullit ballkanik ka qenë e realizueshme.
Për Atlantidën si pracivilizim i të gjitha civilizimeve, në veprat e veta për herë të parë flet filozofi i madh i Greqisë Antike, Platoni ( 427 – 347 para e.s.) të cilin e cilëson si një vend (ishull) të madh dhe të fuqishëm, që 9000 vite para kohës së tij, ishte përmbytur në Oqeanin Atlantik.
Ndër popujt e lashtë të botës të cilët me krenari e kanë pranuar dhe kultivuar bindjen se janë pasardhësit e atlantidasve, kanë qenë egjiptasit e lashtë. Nga një papirus i vjetër të zbuluar në muzeun e Petrogradit (Rusi), e cila datonte që nga koha e sundimit të faraonit SENTA, nga dinastia e II-të, përafërsisht para 457 vite para e.s. Ky papirus i ruajtur mirë, qartë dëshmonte se si faraoni Senta ka dërguar ekspeditën detare kah perëndimi, të pajisur me marinarë të aftë, që ta zbulojnë vendin Atlantida., prej kah, para 3550 viteve pas lindjes së tij, kanë ardhur të parët e egjiptasve, duke sjell me vete urtësinë dhe shkathtësinë fantastike të atdheut të vjetër. Ekspedita detare, pas 6 viteve bredhjeje nëpër det të hapur, është kthyer pa gjetur as këtë popull, dhe as ndonjë të gjallë që do të dëshmonte ekzistimin e asaj toke të zhdukur. Në dorëshkrimin tjetër të gjetur në të njëjtin muze, të shkruar nga historiani i vjetër egjiptas, MANATHON, thuhet: “sundimi i të urtëve në Atlantidë ka zgjatur 13.900 vjet…”
Egjiptasit e vjetër, pra, veten e kanë konsideruar si pasardhësit e atlantidasve, e që kjo për ne do të ketë rëndësi të veçantë gjatë shtjellimit të mëtejshëm të kësaj lënde.

Në një botim kërkimor-shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë, titulluar “Gjurmime albanologjike”- viti 1984, hasa në një RECENZURث-KRITIKث të studiuesit dhe historianit tonë të madh, Dr.Skender Riza, bërë një vepre tejet interesante dhe me një titull tejet bombastik : THOT-TAT PARLAVA ALBANEZE (Thoti-Toti fliste shqip) si një rezultat i punës 40 vjeçare në fushën e filologjisë, të filologut të shquar nga Roma. CIUSEPPE CATAPANO.
 

Attachments

  • thot_zpscfyp374g.jpg
    thot_zpscfyp374g.jpg
    88.8 KB · Shikime: 0
  • thot_zpscfyp374g.jpg
    thot_zpscfyp374g.jpg
    88.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Kush ishte THOTI apo TOTI?

tho_zpsnnekchee.jpg


Thoti, tek egjiptasit e vjetër ishte perëndi e mësimit, e shkathtësisë të të shkruarit, e shkencës dhe magjisë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifëve (alfabetit të egjiptasve të vjetër) Pamja e tij përshkruhet si qenie me trup njeriu dhe me kokë të ibis-it ( shqipes-shqiponjës). Sipas Katapanos, edhe emri i Thotit ishte fjalë shqipe sepse ka domethënie të qartë shqipe: me thanë, thua, lajmëtarë, besim, mësues, ose me domethënie më komplete: “lajmëtari i Zotit”, “Mësues nga Zoti” etj. Sipas tij, nga Atlantida, buron edhe emri i sotëm i Oqeanit Atlantik dhe ATLLASIT ( libri hartave të tokës), e që janë fjalë shqipe, sepse Atlantida, gjegjësisht Atllasi, burojnë nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: AT-LASH, që do të thoshte: AT-baba dhe LASH-i lashtë, pra stërgjyshi i lashtë. Përveç këtij fakti, Atlantida në shumicën e rasteve emërtohet si “BOREA”, e që edhe ky nocion, rrënjën e vetë e ka në shqipen. Bore do të thotë e bardhë, nga fjala “borë” e shqipes. Nga ana tjetër, BOREA në Egjipt, identifikohet me sfingën. Sfinga ishte në emblemë guri, adhurues i dritës që e personifikonte Zotin. Prandaj, THOTI, sipas gjykimit të Katapanos, nuk i takonte erës së egjiptasve, por asaj të “BOERO-s”, d.m.th. të erës së Atlantidës. Sepse, THOTI konsiderohej krijues i doktrinës VRBALO-DRITثS, që u manifestua në tokë. Poashtu, Dielli, ishte simbol i një PERثNDIE, “ATUM ISE TEM”, terme këto që kanë shpjegimin ilir-shqip:

1. AT=at=at (baba); U=unë;
M=më=mëmë
2. T=tatë=baba;
E=e
M=me=mem.

Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: “me qenë i lirë”, sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritën, Thotoin, Zotin.

Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dëshmime edhe më larg. Në të, më tej ai konstaton dhe argumentohet gjerësisht, se i tërë alfabeti i egjiptasve të vjetër (hieroglifët)j si alfabet i parë i përpiluar për shkrim dhe lexim, e ka bazën dhe domethënien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve që dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Të gjitha të theksuarat, Katapano, në studimin e vetë, dëshmon gjerësisht dhe të argumentuar me fakte bindëse, prezantimi i të cilëve, në këtë shkrim revyal, do të ishte tejet i gjatë.

Së fundi, edhe disa fakte historiografike që dëshmojnë lashtësinë e madhe të popullit tonë.

Të gjithëve na është e njohur vepra e Homerit “ILIADA”, ku përshkruhet lufta 10-vjeçare e ahejëve kundër trojanëve, udhëhequr nga komandanti legjendar i fiseve të bashkuara të POLISAVE (shteteve ) të Greqisë Antike-Agamemnoni. Kjo vepër epike, e shtjelluar shumë mirë dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujë të madhe jo vetëm në qarqet e historisë letrare botërore si një krijimtari e vlefshme artistike që dëshmonte shkallën e lartë të kulturës antike, por nisur nga përshkrimi tejet i qartë i hapësirës gjeografike të vendndodhjes, ngacmoi historianët dhe arkeologët që të mbështeten në një hipotezë tejet të guximshme se Lufta e Trojës vërtetë ka ndodhur në një kohë dhe hapësirë të caktuar.

Më i zëshmi dhe më këmbëngulësi në këtë hipotezë ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve të bëra arkeologjike arriti të dëshmoj shumë fakte se Troja ekzistonte dhe se e tërë ngjarja nga Epi i Homerit “ILIADA” ka ndodhur me të vërtetë në histori. Duke i bërë gjurmimet arkeologjike, të udhëhequra drejtpërdrejt nga vetë ai, në pjesën perëndimore të Azisë së sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisë, konkretisht, në rrafshnaltën e vendit HISARLIK, arriti të zbuloj gërmadhat e këtij qyteti, dhe kështu, një herë e përgjithmonë e largoi dyshimin se Lufta e Trojës ka ndodhur vërtetë dhe se Epi i famshëm i Homerit “Iliada” e përshkruante pikërisht këtë ngjarje historike.
Pas këtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime të mëvonshme është vërtetuar se Lufta e Trojës është zhvilluar ndërmjet viteve 1194-1184 p.e.s

E tërë ngjarja rreth Luftës së Trojës për ne fare nuk do të ishte e rëndësishme sikur në vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme “PUBLIKU I VERBثR I HOMERIT”. Në këtë vepër, Prajsi kundërshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinë e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik të pranuar të Shlimanit se, Troja e vërtetë gjendet në rrafshnaltën e sotme të Turqisë Perëndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallë në anën e kundërt të rruzullit, saktësisht në gjirin e Bokës së Kotorit, vendosur në mes të trekëndëshit të megjeve të kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Pra, Troja e vjetër shtrihej në territorin e ish Jugosllavisë. Kjo hipotezë në qarqet e atëhershme shkencore dhe publicistike të Jugosllavisë, bëri një bujë të madhe dhe arriti popullaritet fantastik në opinionin e atëhershëm, për tu zbehur dhe heshtur më vonë në tërësi.

اka mendoni pse?
Ndërkohë, dikujt të mençur nga shkenca sllave iu kujtua se vërtetimi i kësaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund të jetë në regjionin e Gabellës, do të përfundonte me realitetin e papranueshëm për ta, se shqiptarët e sotëm janë popull që do të konsiderohen si trashëgimtar të trojanëve të lashtë, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirët?!
Pas dëshmive të prezantuara mbi lashtësinë e madhe të popullit shqiptarë në këto troje, për ta bërë më të besueshme hipotezën mbi mundësinë e prejardhjes tonë nga civilizimi i lashtë i Atlantidës legjendare, fillimisht duhet dëshmuar se sa mund të merret si e vërtetë vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjë civilizimi shumë të përparuar të quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.
Përshkrimi i parë i këtij civilizimi të lashtë, që nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, në muzeun e Petrogradit ku dëshmohet besimi se egjiptasit e vjetër e kanë prejardhjen nga civilizimi i Atlantidës, mund të jenë si gjurma të para paralajmëruese, por jo edhe fakte materiale, që do ta përmbushin vërtetësinë edhe më të madhe vetëm me zbulimin e elementeve në formë gërmadhash ose sendesh nga ndonjë gërmim arkeologjik nënoqeanik. Në këto të fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatë!
Deri më tani më së afërmi të këtij lloji të dëshmimit material të ekzistimit të pracivlizimit të lashtë të Atlantidës, nuk ka qenë askush tjetër, veçse arkeologu i famshëm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojës mitologjike të Homerit nga vepra “ILIADA DHE ODISEA”

اka ka ditur ai në të vërtetë për Atlantidën?

Më 20 tetor 1912, në revistën shkencore “NJU YORK AMERIKEN” u botua artikulli sensacional me titull: “ SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDثN-PRACIVILIZIMIN E Tث GJITHA CIVILIZIMEVE?”. Autori i këtij dorëshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman është nipi i Henri Shlimanit të famshëm.
Teksti i artikullit në fjalë ishte: “Disa ditë para vdekjes, në Napoli, më 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorëzuar një mikut të tij të ngushtë zarfin e mbudhur, ku me dorëshkrimin e vet personal ka shkruar : – Le ta hapi këtë letër vetëm ai anëtar i familjes sime i cili do të betohet se tërë jetën e vet do t’ia kushtojë hulumtimeve që janë të përcaktuara në të.
Një orë para vdekjes gjyshi im kishte kërkuar lapsin dhe letër, dhe në të, me një dorëshkrim të lodhur, kishte shtuar edhe një porosi: – Shtesa e fshehtë asaj që gjendet në zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokën e sorrës dhe hulumtoje përmbajtjen e saj. Ka të bëj me Atlantidën. Varri, në lindje të gërmadhave të tempullit në Saisu dhe në varrin që gjendet në rrafshnaltën اAKUNA. Me rrëndësi! Do të gjesh dëshmitë mbi vërtetësinë e hipotezës sime. Nata vjen. Lamtumirë!…

Këtë porosi në besim, gjyshi im ia jep një mikut të besueshëm të cilës ia bashkëngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky të gjitha këto i deponon në një bankë franceze.

Kur i mbarova studimet në Rusi, Gjermani dhe në Lindje, kisha vendosur që t’i vazhdoj gjurmët e gjyshit tim të lavdishëm. Në vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kërkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Në te kam hasur në dokumente të ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinë:- Ai i cili do ta hap këtë zarf, së pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugën e veprës sime të pakryer… kam ardhur në përfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenë vetëm një gërmadhë e qytetit të vjetër që shtrihej ndërmjet kontinentit të Amerikës së sotme dhe brigjeve perëndimore të Evropës de Afrikës, por ajo ishte një pracivilizim mbi të gjitha civilizimet ekzistuese që dihen gjer më tani. Në materialet që kam grumbulluar, do të gjenden skica, shënime dhe dëshmi tjera që shpijnë në zbulimin definitiv të Atlantidës.

Ai që do ta vazhdon veprën time të pakryer, së pari duhet t’i shfrytëzoj të gjitha aftësitë e veta që disponon dhe, së dyti, do ta ketë si obligim që ta publikoj të vërtetën se unë kam qenë iniciator i vërtetë i këtij aksioni.
Banka franceze disponon në trezorin e vet mjete të konsiderueshme financiare që do t’i vihen në dispozicion atij që vendos ta përfundoj këtë iniciativë, e ato mjete simbas mendimit tim duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të këtij aksioni.
Zoti i madh dhe i gjithëfuqishëm le ta bekoj këtë mision të lavdishëm!…
Henri Shliman,d.v.

Po ashtu një dorëshkrim tjetër iu gjyshit tim ka qenë i formuluar kështu: – Në vitin 1873, gjatë gjurmimeve të mia në gërmadhat e Trojës që shtrihej në rrafshnaltën e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytë e tokës dhe zbulova visarin e njohur të PRIJAMIT, nga sendet e shumta të vlefshme, gjeta edhe një vazo bronzi me një formë specifike.
Në brendinë e kësaj vazoje gjeta do copa nga argjila, të holla nga metali, copa të ndryshme eshtrash dhe një mbishkrim tejet të rëndësishëm: PREJ MBRETIT Tث ATLANTIDثS – KRONOSIT.

Kjo Nuk ishte e tëra. Në zarfin e njëjtë gjeta edhe një dorëshkrim të shifruar me shkronja “B.E”. E hapa dhe e lexova: Në vitin 1883, në Muzeun e Luvrit (Paris) kam hasur në ekzemplar të shumtë të sendeve të zbuluara nga gërmadhat e qytetit të vjetër TIAKUNAKA (Amerika Qendrore) . nga shumë sende aty më ranë në sy disa grimca të vazove të argjilat, para nga metali, si dhe eshtra të ngurosura, plotësisht të njëjta si ato të zbuluara nga rrafshnalta e Hisarlikut (Trojës).
Ngjashmëria e sendeve të njëjta më shtyn që të gjitha këto grimca t’ia nënshtroj analizave mikroskopike dhe laboratorike, kështu që arrita në përfundim se ato sende e kanë kohën dhe burimin e njëjtë dhe se materiali i ndërtimit të tyre nuk mund të gjendet as në Hisarlik dhe as në Amerikën Qendrore.
Analizat edhe më detale të disa sendeve të metalta tregojnë se ato ishin të bëra prej një legure të përzierjes së platinës, bakrit dhe aluminit, legurë e cila edhe sot e kësaj dite mbete e panjohur. Prandaj, kam ardhur në përfundim se të gjitha këto sende që janë të zbuluara në të dy anët e kundërta të botës janë bërë nga materiali i njëjtë dhe se me siguri kanë edhe prejardhje të njëjtë. Poashtu ishte e rëndësishme edhe fakti se, sendet e cekura nuk kishin prejardhje fenikase, mikene dhe as amerikane… Të kujt kanë qenë pra?

اka duhej menduar në këtë moment?

Shkrimi që zbulova nga sendet e Hisalikut, në gërmadhat e Trojës, bindshëm orientojnë kah burimi i tyre i vërtetë – ATLANTIDA”.
Herri Shlimani, ky arkeolog legjendar gjerman, edhe para zbulimit të Trojës, dispononte me fakte bindëse për ekzistimin e saj dhe për këto teza të veta ka qenë i përqeshur nga kolegët e atëhershëm. Por, Troja legjendare nga epi i Homerit, është zbuluar pikërisht nga ai vetë. Së paku kjo është ende e pranuar botërisht, që mu në at vend shtrihet Troja e epit të Homerit. (edhe përpos hipotezave të reja që shfaqen kohën e fundit, sikur ajo e Prajsit)

Edhe disa dëshmi logjike mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida legjendare.

Nëse atlantidasit si popull i ka karakterizuar inteligjenca e lartë kolektive dhe shkalla shumë e zhvilluar e përparimit kulturor dhe teknik, atëherë edhe shqiptarët në shumë etapa të zhvillimit të tyre, si individ dhe kolektiv etnik, i ka karakterizuar mu ky virtyt. Të marrim civilizimin e ilirëve të lashtë, të cilët, përveç një sistemi të organizimit shtetëror dhe teknikë, kanë qenë artist të suksesshëm, arkitektë, dhe ndërtues të mëdhenj. Fortifikatat e tyre të hershme befasojnë për shkallën e lartë teknike dhe arkitektonike të ndërtimit.
Pas shtetit të fortë dhe të zhvilluar pellazg-ilir, shqiptarët përherë kanë qenë të robëruar dhe nën sundimin shekullor të tjerëve, andaj potenciali i madh i aftësive të tyre kulturor-teknik, nuk ka pasur mundësi të vjen aq në shprehje si kolektiv etnik i organizuar.
Nuk ka dyshim se shqiptarët janë popull që kanë prirje të shprehur kolektive kulturo-artistike. Nëse do ta krahasonim me numrin e banorëve, numri i krijuesve të suksesshëm artistik, e tejkalon mesataren e shumë popujt tjerë të botës. Mjaftë artist shqiptar, posaçërisht ata të shpërngulur jashtë kufijve etnik.

Përherë kur u është dhënë mundësia e lirë e krijimit, energjia e tyre latente diku në ndërvetëdijen kolektive si stereotip i të parëve tanë të lashtë (ndoshta edhe nga atlantidasit), gjithnjë ka ardhur në shprehje. Shumë emra shqiptar (ose me prejardhje shqiptare), janë të njohur në të gjithë botën për sukseset e tyre në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore-politike dhe kulturo-artistike. Kontributi i tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm material dhe shpirtëror të civilizimit gjithëpërfshirës bashkëkohor është i madh.
Të gjitha që i theksuam më lartë, marrë realisht, nuk janë një gjë e re. اdo popull në botë ka gjenialitetin e shprehur kolektiv dhe individual, por tek shqiptarët duhet të jetë diçka e veçantë: Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë. Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike. Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATثT, etj.)

Civilizimi bashkëkohor i sotëm në Perëndim, për zhvillimin e vetë material de kulturor, gjithmonë ka qenë mirënjohës bazave të trashëguara nga kultura e lashtë helene e Greqisë Antike. Ky “shabllon” është pranuar si realitet i pacenueshëm. Ajo, jo rastësisht, ka qenë edhe tendencë e fortë që të ruhet me çdo kusht, nga frika e lëkundjes së themeleve bazë e një vetëdije kolektive mbi të cilën do të ndërtohet rendi i ri botëror. Projektuesit e këtij “rendi të ri botëror”, edhe përpos dëshmive të reja që mund të paraqiten, nuk kanë qenë të interesuar që të shkaktojnë rrëmujë për një çështje të kaluar dhe jo aq me rëndësi nga synimet e veta përfundimtare.
Botën, realisht, e sundon MASONERIA e sekteve të ndryshme, dhe ata, vetën e konsiderojnë si “ELITA SHOQثRORE” që dikton kahet e orientimit të vetëdijes kolektive botërore.

Masonët sot kanë depërtuar kudo, veçanërisht në koncerne të mëdha financiere-bankiere, dhe përmes imponimit të kredive dhe ndihmave tjera financiare, ndikojnë në vullnetin e popujve të vegjël, duke trysur të gjitha idetë e reja që nuk i konvenon qëllimeve të tyre të fundit. Qofshin ato edhe zbulime të mirëfillta shkencore.

Nuk është fare e rastit që në shumë biblioteka të mëdha dhe të pasura botërore, ruhen me xhelozi dhe me një vello të fshehtësisë së madhe, shumë të vërteta që do ta dëshmonin të kundërtën historike nga ajo që është pranuar. Andaj, fare nuk mund të merret si e rastësi, që në mes të popujve që konsiderohen si një civilizim i lashtë, janë gjithmonë luftëra, tendenca të asimilimit ose imponimi i një mënyre të re dhe të përhapur të të jetuarit dhe të menduarit, me arsyetimin, se ajo bëhet në emër të modernizmit bashkëkohor. Poashtu, nëse e vrojtojmë me një vëmendje të përqendruar zhvillimin e shumë përleshjeve të armatosura me përmasa lokale dhe regjionale në botë, do të vërejmë se, këta popuj gjithnjë janë në luftëra dhe mbahen në ankth të përhershëm, duke ju mohuar e drejta për vetëvendosje dhe shtetësi të pavarur. Si shembuj mund t’i marrim: baskët, shqiptarët, palestinezët, kurdët…etj.
Do të ishte naive të mendojmë se dikush frikohet nga ekzistenca e tyre fizike, por frika e vërtetë qëndron gjetiu: në inteligjencën e lartë të trysur si ndërvetëdije kolektive të këtyre popujve të lashtë. Pra, ata frikohen nga shpirti i këtyre popujve.

Nëse marrim luftën e fundit në Kosovë dhe ngjarjet rreth saj, dhe në kontest të temës tonë në shtjellim, e parashtrojmë pyetjen: اka ishte ajo që i shtyri pikërisht këta hartues të “rendit të ri botëror” të bëjnë diç të tillë?!
Në këtë pyetje do të ketë shumë përgjigje të natyrës: humanitare, ekonomike, politike, ushtarako-strategjike etj. Normalisht, që edhe disa prej tyre mund të merren si të sakta, por, në këtë ngjarje të madhe me përmasa botërore, ka edhe diçka irracionale, ose si latente shpirtërore. Ajo nuk mund të lexohet në gazeta dhe as të ndihet nga goja e politikanëve, poashtu, as të kuptohet nga qendrat e ndryshme të vendosjes politike globale. E përgjigjja do të ishte: magnetizmi i fortë i ndërvetëdijes tonë kolektive që rrezaton pa masë dhe tërheq. ثshtë intuita e popujve tjerë që shpaloset një realitet të pamohueshëm se ne jemi pjesë e atij civilizimi të lashtë, nga i cili kanë buruar shumë njohuri gjatë tërë ekzistencës njerëzore, dhe se është momenti i fundit, që sipas të gjitha ligjeve natyrore, t’i kthehet ky borxh u kahershëm këtij populli.

Dhe si përfundim: ME PLOTث BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV DUHET Tث KRENOHEMI SE JEMI SHQIPTARث, DHE SI KOMB I TAKOJMث NJث CIVILIZIMI Tث LASHTث DHE SHUMث Tث PثRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare. Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Koha punon për ne shqiptarët…

/ Agim Harizaj
 

Attachments

  • tho_zpsnnekchee.jpg
    tho_zpsnnekchee.jpg
    52.6 KB · Shikime: 0
  • tho_zpsnnekchee.jpg
    tho_zpsnnekchee.jpg
    52.6 KB · Shikime: 1
Titulli: Pllakat e Smeraldta

"KA QENE - SIC KA PER TE QENE!
KA PER TE QENE - SIC KA QENE!"


[video=youtube;-L9LsmWBWuQ]https://www.youtube.com/watch?v=-L9LsmWBWuQ&feature=player_embedded[/video]


Thoth1_zps49pe9cpj.jpg
 

Attachments

  • Thoth1_zps49pe9cpj.jpg
    Thoth1_zps49pe9cpj.jpg
    102.5 KB · Shikime: 1
  • Thoth1_zps49pe9cpj.jpg
    Thoth1_zps49pe9cpj.jpg
    102.5 KB · Shikime: 1
Titulli: Pllakat e Smeraldta

dija qe shkopi i tije kishte steme ate kryqin qe ka ne byzylyk (pra shenjen e atije qe ka te drejte te jap e te marre jeten... te vendose per jeten )ndersa ne kete imazh me ngjan me dinozaurin parasaurolophus...
shume interesante lauri.
 
Titulli: Pllakat e Smeraldta

Instrument gjeometrie Jana, ndryshe kompasi i Zotit(UAS) qe perdorej per ndertim. A nuk te habit fakti qe masoneria perdor pikerisht instrumente gjeometrie per simbol, si nje kompas dhe rrigen trekendshe..;)

bastone_zpsyb5pjb9w.jpg

@Hartin.
"Nqs do qe te jeshe nje kerkues i se vertetes, te pakten nje here ne jeten tende duhet te dyshosh ne thellesine me te madhe e te mundshme ne te gjitha gjerat"
/Cartesio
 

Attachments

  • bastone_zpsyb5pjb9w.jpg
    bastone_zpsyb5pjb9w.jpg
    10.2 KB · Shikime: 0
  • bastone_zpsyb5pjb9w.jpg
    bastone_zpsyb5pjb9w.jpg
    10.2 KB · Shikime: 1
I kemi te perkthyera edhe ne shqip pllakat smeralda :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Mi thirr @Xhelozi të lexojnë xhevahire hyjnore të ThoTh.
Melhem për zemrën materiale dhe shpirtun hyjnor ✨👌
Nuk ka Bibël as Kur'an që përmban fjalë që depërtojnë kaq thellë tek njeriu human.
dfm8njv-e944d76e-45a4-43b4-ad60-691d1000452f.png
"KA QËNË - SIÇ KA PER TE QËNË!
KA PER TE QENE - SIÇ KA QËNË!"

makaba3_zpsf229b617.jpg
 
PLLAKA III: اELثSI I MENاURISث

Unë, Thoth, Atlantidasi, e jap mençurinë time, jap dijet e mia, jap pushtetin tim. Lirisht ua jap bijve të njerëzve. E jap që edhe ata të mbushen me mençuri për të ndriçuar nëpër botë mbi velin e natës. Mençuria është fuqi dhe fuqia është mençuri, dhe të dyja bashkë e bëjnë gjithçka të përsosur. Mos ji krenar, o njeri, për mençurinë tënde! Fol me injorantin me të njëjtën dashamirësi siç flet edhe me të diturin! Nëse dikush vjen tek ti i mbushur me dije, dëgjoje dhe verja veshin fjalëve të tij, sepse mençuria është gjithçka. Mos hesht kur të keqen e flasin si të Vërtetë, sepse drita e diellit shkëlqen mbi të gjitha gjërat! Do të ndëshkohet kushdo që shkel Ligjin, sepse liria vjen vetëm nëpërmjet Ligjit. Mos shkakto frikë, sepse frika është robëri, një zinxhir që i lidh njerëzit në errësirë. Dëgjoje zemrën tënde gjatë gjithë jetës! Bëj më shumë nga sa të është urdhëruar të bësh! Edhe kur të kesh fituar pasuri, dëgjo prapë zemrën tënde, sepse të gjitha pasuritë nuk kanë asnjë vlerë, nëse zemra tënde është e vakët. Mos e zvogëlo kohën e gjërave që i bën me qejf; për shpirtin kjo gjë është e neveritshme (të bësh gjëra pa dëshirë). Nuk devijojnë ata që udhëhiqen, por ata që kanë humbur, nuk mund ta gjejnë dot rrugën e drejtë. Po të shkosh tek njerëzit, shko me Dashuri nga thelbi i zemrës tënde.

ankth2_zpsb8d49f77.jpg
@Lauri mu duk interesante ... mos ndoshta njerezimi esht bazu ne kto shenime per te arrit ketu ku jemi sot ?
 
Janë shkrime fenomenale.🤷 Edhe Zarathustra e Jezu Krishti kanë të njëjtën butësi udhëzimi për njerzimin ..

Nuk ju afrohet askund, as Bibla e vjetër dhe ai Kur'ani, të cilët janë libra lufte. Të ftojnë si të vrasësh dhe të sundosh me forcë..lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top