Pllakat e Smeraldta

Titulli: Pllakat e Smeraldta

PLLAKA XI: اELثSI I Tث SIPثRMES DHE Tث POSHTMES

Dëgjoni o bij të Khem, dhe mbajini vath në vesh fjalët që po iu jap e që do t’ju çojnë në Dritë. Dijeni, o njerëz, se unë i njihja baballarët tuaj, po, baballarët tuaj, në një kohë shumë të largët. Unë kam qënë i pavdekshëm në të gjitha epokat, duke jetuar mes jush që nga fillimi i dijes suaj. Gjithmonë jam përpjekur t’ju udhëheq për lart, drejt Dritës së Shpirtit të Madh. E t’ju udhëheq për t’ju nxjerrë nga errësira e natës. Dijeni, o njerëz, mes të cilëve unë ec, se unë, Thoth, zotëroj të gjithë dijen dhe mençurinë që njeh njeriu qysh prej ditëve antike. Kam qënë ruajtës i sekreteve të Racës së Madhe, mbajtës i çelësit që të çon në jetë. Ju kam nxjerrë edhe ju jashtë errësirës që prej Ditëve Antike, o bijtë e mi. Dëgjojini me vëmendje tani fjalët e mençurisë sime! Kushtojini vëmendje mesazhit që ju sjell! Dëgjojini fjalët që po ju jap dhe ju do të ngriheni nga errësira në Dritë. Larg në të shkuarën, kur për herë të parë u prezantova para jush, ju gjeta në shpellat nëpër shkëmbinj. Iu lartësova me fuqinë dhe me mençurinë time derisa edhe ju shndritët si njerëz mes njerëzve. Po, iu gjeta pa asnjë dije. Vetëm disa prej jush ishin diçka më lart se kafshët. Ndeza shkëndijën e vetëdijes suaj, derisa më në fund ju flakëruat si njerëz. Tani do t’ju flas për dijen antike që shkon përtej botkuptimit të racës suaj. Dijeni se ne, të Racës së Madhe, kishim dhe kemi dije superiore se ato të njeriut. Ne e fituam mençurinë prej racave të lindura nga yjet, mençuri dhe dije prej larg, përtej njeriut. Mjeshtrit e mençurisë zbritën mes nesh, kaq shumë të largët nga ne ashtu siç jam unë nga ju.Tani dëgjoni me vëmendje ndërsa ju jap mençurinë! Përdoreni dhe do të jeni të lirë! Dijeni se në piramidën që ndërtova, atje ndodhen اelësat që do t’ju tregojnë Rrugën për tek jeta. Po, gjurmoni një linjë nga imazhi i madh që ndërtova, deri në majë të piramidës, e ndërtuar si një portëkalim. Gjurmoni një tjetër nga pjesa përkarshi me të njëjtin kënd dhe drejtim. Gërmoni atje dhe do të gjeni atë çfarë ju kam fshehur! Atje do të gjeni hyrjen e nëndheshme për në sekretet që u fshehën para se ju të ishit njerëz.

Shiko fotografinë 1838628

Tani do t’ju rrëfej për misterin e cikleve që lëvizin në mënyra të çuditshme për tek e fundmja, sepse e pafundmja shtrihet përtej dijes së njeriut. Dijeni se ndodhen nëntë cikle; po, nëntë sipër dhe katërmbëdhjetë poshtë që lëvizin harmonikisht drejt pikës së bashkimit që do të ekzistojë në të ardhmen. Dijeni se Zotat e Cikleve janë njësi të vetëdijes dërguar prej të tjerëve për të unifikuar Këtë me Gjithësinë. Ata janë më lart se vetëdija e të gjitha Cikleve, duke punuar në harmoni me Ligjin. Ata e dinë se, me kalimin e kohës, Gjithçka do të jetë e përsosur, duke mos patur asgjë më sipër dhe asgjë më poshtë, por e Gjitha Një në një Përjetësi të përsosur, një harmoni e të Gjithës me Unitetin e Gjithësisë. Thellë poshtë sipërfaqes së tokës, në Sallat e Amenti-t, ulen të Shtatët, Zotat e Cikleve, po, dhe një tjetër, Zoti i të poshtmes. E pra, dijeni se në Përjetësi nuk ka as të sipërme dhe as të poshtme. Por çdo gjë është gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë Unitet i Gjithësisë kur e Gjitha të jetë e përfunduar. Shpesh unë kam qëndruar përpara Zotave të Gjithësisë. Shpesh unë kam pirë nga burimi i mençurisë së tyre, dhe e mbusha si trupin tim ashtu edhe Shpirtin tim me Dritën e tyre. Ata më flisnin duke më treguar për Ciklet e për Ligjin që u jep atyre arsyen për të ekzistuar.

Shiko fotografinë 1838629

Po, më foli Zoti i Nëntës e më tha: O Thoth, ti je i madh midis bijve të Tokës, por ekzistojnë mistere që ti nuk i njeh. Ti di se erdhe nga një hapësirë-kohë poshtë kësaj dhe di që do të udhëtosh drejt një hapësirë-kohe superiore. Por ti di pak për misteret brenda tyre, ti di pak për mençurinë që ekziston përtej. Dije pra, se vetëdija tënde e brendshme është vetëm një qelizë në procesin e rritjes. Vetëdija poshtë teje gjithmonë përhapet në mënyra të ndryshme prej atyre të njohura prej teje. Po, ajo, edhe pse në një hapësirë-kohë poshtë teje, rritet gjithmonë në mënyra të ndryshme prej atyre që ishin pjesë e shtegut tënd. Dije se ajo rritet si rezultat i rritjes tënde, por jo në të njëjtën mënyrë në të cilën ti rriteshe. Rritja që ke patur ti dhe që ke në të tashmen, kanë sjellë në ekzistencë shkaqe dhe pasoja. Asnjë vetëdije nuk ndjek shtegun e atyre para saj, përndryshe gjithçka do të përsëritej dhe do të ishte e kotë. اdo vetëdije në ciklin që ekziston, ndjek shtegun e vet deri në qëllimin final. Secila luan pjesën e vet në Planin Kozmik. Secila luan pjesën e vet deri në fundin përfundimtar. Sa më larg është cikli, aq më e madhe dija dhe aftësia për t’u shkrirë me Ligjin e Gjithësisë. Dije se ti, në ciklet poshtë nesh, je duke punuar në pjesë shumë të vogël me Ligjin, ndërsa ne, të ciklit që shtrihet deri në Përjetësi, marrim mundimin për ta bërë më të madh Ligjin. Secili ka pjesën e vet për të luajtur në ciklet. Secili ka punën e vet për të përfunduar në mënyrën e tij. Cikli poshtë teje, prapëseprapë nuk është poshtë teje, por është formuar vetëm nga nevoja për të ekzistuar, sepse dije se burimi i mençurisë, që dërgon përpara ciklet, është përjetësisht në kërkim të fuqisë të re për ta fituar. Dije pra, se dija fitohet vetëm me praktikë, mençuria vjen vetëm me dijen, dhe, në këtë mënyrë janë krijuar ciklet me anë të Ligjit. Ato janë mjete për të arritur dijen për Planin e Ligjit që është Burimi i Gjithësisë. Cikli i poshtëm, nuk është realisht poshtë, por është thjesht i ndryshëm në hapësirë dhe në kohë. Vetëdija atje është duke punuar dhe duke provuar më pak gjëra në raport me aty ku ekziston ti. Dhe, dije se, ashtu si ti je duke punuar në madhështi, po ashtu edhe sipër teje ndodhen ata që janë duke punuar si ti, edhe pse me ligje të tjera. Ndryshimi që ekziston midis cikleve ka të bëjë vetëm në aftësinë për të punuar me Ligjin. Ne, që kemi ekzistuar në ciklet e mëparshëm, jemi ata që të parët kemi dalë nga Burimi, dhe, në kalimin përmes kohë-hapësirës, kemi fituar aftësinë të përdorim Ligjet më të Mëdha që janë larg nga botkuptimi i njeriut. Nuk ka asgjë reale poshtë teje, por janë vetëm shprehje të ndryshme të Ligjit. Vështro në të sipërmen, ose vështro në të poshtmen, do të gjesh gjithmonë të njëjtën gjë. Sepse Gjithçka nuk është tjetër veçse pjesë e Njësisë që është në Burimin e Ligjit. Vetëdija, që është poshtë teje, bën pjesë në vetë veten tënde, ashtu si edhe ne jemi pjesë e jotja. Ti, si fëmijë, nuk e kishe dijen e cila erdhi më pas tek ti, kur u bëre burrë. Krahasoji ciklet tek njeriu në udhëtimin e tij nga lindja deri në vdekje, dhe vështro, në ciklet poshtë teje, fëmijën me dijen e tij; dhe vështro veten tënde si një fëmijë që rritet, duke përparuar në dije me kalimin e kohës. Na vështro edhe Ne, fëmijë të rritur në dijen dhe në mençurinë që ka ardhur bashkë me vitet. Kështu janë, o Thoth, edhe ciklet e vetëdijes, fëmijë në faza të ndryshme të rritjes, e megjithatë gjithçka buron nga Burimi i Vetëm, nga Mençuria, dhe e gjitha tek Mençuria do të kthehet. Pastaj ai pushoi së foluri dhe mbeti në heshtjen që vjen nga Zotat.

Pastaj më foli sërish duke më thënë: Oh, Thoth, për një kohë të gjatë Ne kemi qëndruar në Amenti duke vështruar flakën e jetës në Sallat. E megjithatë dije se Ne jemi ende pjesë e Cikleve tona me Vizionin tonë që përhapet në to dhe përtej. Po, dimë se, midis të gjitha gjërave, asgjë tjetër nuk na intereson përveç rritjes që mund të fitojmë për Shpirtin tonë. Dimë se trupi është kalimtar. Gjërat që njerëzit i mbajnë si më të rëndësishmet, nuk janë asgjë për ne. Gjërat që ne kërkojmë, nuk bëjnë pjesë tek trupi, por janë vetëm gjendja e përsosur e Shpirtit. Kur ju si njerëz do të mund të mësoni se, në fund, asgjë nuk ka vlerë përveç progresit të Shpirtit, atëherë ju me të vërtetë do të jeni të lirë nga çdo skllavëri, të lirë për të punuar në harmoni me Ligjin. Dije, o njeri, që ti duhet të aspirosh përsosmërinë, sepse vetëm ajo mund të të bëjë të arrish qëllimin. Edhe pse ti duhet ta dish që asgjë nuk është e përsosur, e megjithatë, ajo duhet të jetë aspirata tënde dhe qëllimi tënd. Pushoi sërish zëri i Nëntës, dhe fjalët u zhytën në vetëdijen time.

Tani unë kërkoj gjithmonë e më shumë mençuri, me qëllim që të mund të jem i përsosur në Ligjin me Gjithësinë. Së shpejti unë do të zbres poshtë në Sallat e Amenti-t për të jetuar në lulen e ftohtë të jetës. Ju, të cilëve u kam dhënë mësim, nuk do të më shihni më. E megjithatë unë do të jetoj përgjithmonë në mençurinë që kam dhënë mësim. Gjithë çfarë është njeriu, është për shkak të mençurisë. Gjithë çfarë do të jetë, do të jetë si rezultat i shkakut të tij. Dëgjoje tani zërin tim, dhe bëhu më i madh se njeriu i zakonshëm! Drejtoji sytë lart, le ta mbushë Drita qënien tënde, qofsh gjithmonë Fëmijë i Dritës! Vetëm duke u përpjekur do të mund të rritesh për lart, deri në planin ku Drita është Gjithësia e të Gjithës. Qofsh mjeshtër i gjithçkaje që të rrethon! Mos qofsh kurrë i kontrolluar nga pasojat e jetës tënde! Prandaj krijo pikësynime gjithmonë e më të përsosura, dhe, me kalimin e kohës, do të jesh një Diell i Dritës. Qoftë i lirë Shpirti tënd të fluturojë gjithmonë e më lart; qoftë i lirë nga skllavëria dhe nga zinxhirët e natës! Drejtoji sytë tënd tek Dielli ne hapësirën e qiellit! Le të jetë për ty një simbol i jetës! Dije se ti je Drita Më e Madhe, i përsosur në vetë sferën tënde, kur ti të jesh i lirë. Mos vështro kurrë brenda errësirës! Drejtoji sytë e tu tek hapësira lart! Le të ngjitet lart e lirë Flaka tënde, dhe ti do të jesh një Bir i Dritës!
vetem duke lexu kte ... kush do e kupton se si qendron e verteta ...
@Lauri paske godit me kte teme ... skisha lexu kurr per kto !
 
vetem duke lexu kte ... kush do e kupton se si qendron e verteta ...
@Lauri paske godit me kte teme ... skisha lexu kurr per kto !
Duhet kohë dhe qetësi...e mbi të gjitha pasion dhe etje për të ditur diçka me shumë...dhe në mënyrë globale. Dhe jo të njëanshme siç bëjnë klerikët e besimeve egoiste moderne. Që të ftojnë të konsiderosh besimin tjetër një armik që duhet luftuar 🤷
ThoTh ✨👌flet për hapsirë universale të mendjes dhe shpirtit ❤️✨👌
 
Duhet kohë dhe qetësi...e mbi të gjitha pasion dhe etje për të ditur diçka me shumë...dhe në mënyrë globale.
Dhe jo të njëpasnjëshme siç bëjnë klerikët e besimeve egoiste moderne. Dhe të ftojnë të konsiderosh besimin tjetër një armik që duhet luftuar 🤷
ThoTh ✨👌flet për hapsirë universale të mendjes dhe shpirtit ❤️✨👌
Nuk e vej ndyshim , kudo fliste per drrite dhe erresire ! Lufta me e madhe e njerezimit !!!
 
Nuk e vej ndyshim , kudo fliste per drrite dhe erresire ! Lufta me e madhe e njerezimit !!!
Bëra edit në post se më dalin ca fjalë nga cel automatikisht 🙈😁

Domëthënë @Llaqi e gjen vetën tënde tek ThoTh 🤔
 
Bëra edit në post se më dalin ca fjalë nga cel automatikisht 🙈😁

Domëthënë @Llaqi e gjen vetën tënde tek ThoTh 🤔
Un e kam then e sterthene , hn besoj tek Nje krijuest … i cili esht i madhi Zoti ! Ai qe ka keiju gjithesine . Madje dhe vet Thotin , duke qene se esht quajtur banor i Atlandites !
Un nuk besoj ne Fe !
Dhe po ! Thoti verteton me se miri shum gjera per krijimin e njeriut ! Te afron me shum dmth . Ndersa kuranin dhe biblen i shoh thjesht si libra kushtetues ! Si kushtetute we duhet zbatuar !
 
Mbi kalimin, unë ndërtova një piramidë të fuqishme që përdor fuqinë që kapërcen forcën e Tokës (gravitetin). Shumë poshtë në thellësi, unë vendosa një dhomë, apo sallë, të mbushur me energji, prej aty gërmova një kalim rrotullues që mbërrin pothuajse në kulm. Atje, në kulm, unë vendosa kristalin, që dërgon rrezen në “Kohë-Hapësirë”, duke tërhequr forcën prej jashtë eterit, duke e përqëndruar mbi hyrjen për tek Amenti.

@Lauri besoj se kjo shpjegon dhe piramiden qe ndodhet ne trekendeshin e bermudes .
interesante ...
 
@Lauri po per Atlantiden cfare mendimi ke ?
un mendoj qe nje pjese Elitare e kan gjetur ku ndodhet , dhe po shfrytezojn njohurit qe kan gjet atje per te komandu boten ...
ti si mendo ?
 
@Lauri po per Atlantiden cfare mendimi ke ?
un mendoj qe nje pjese Elitare e kan gjetur ku ndodhet , dhe po shfrytezojn njohurit qe kan gjet atje per te komandu boten ...
ti si mendo ?
@Llaqi çfarë nuk prekim me dorë dhe shohim me sy, për mua është vetëm hapsirë spekullimi 🤷
Ndaj marrim për të mirë çfarë shkruhet e çfarë thuhet.

Si puna e Parajsës, kush si ThoTh, thotë ishte Atlantida, kush thotë ishte Mesopotamia,
Islam thotë që është në qiell diku...kush e di ku🤷
Ju lëmë hapsirë fantazisë...por mos të bëhemi idiot dhe të besojmë si të verbër 🙂🤷
 
lexova pak a shum te gjithen dhe k perfundim del prandaj them ...
Thoti deklaronte qe e kishte nje Zot , por ama deklaronte dhe qe vinte nga Atlantida , thote qe ishte e mbushur me dije dhe me drrite !
ndaj them !
pastaj permend piramidat , krijimin e tyre ne cdo vend ku u shperndane atlantidasit .
etj etj ... njs .. u trrasha , perfundimisht nuk duhet me e lexu qe npik te mjesit kte hahahahah
 
Nuk e di sa ke lexuar në këtë temë të pllakave Smeralda..ThoTh tregon që për atë nuk është prob të kalojë nga një dimension në tjetrin. Nga jeta tokësore në atë hyjnore 🤷
Ndaj le edhe udhëzime shpirtërore njerëzimit.
Sidoqoftë, janë fjalë vërtetë të ëmbla, qetësuese, udhërrëfyese... shpirtërore 😇✨

Lexoj Kuran e Bibël të vjetër, them që preferoj shkrimet e ThoTh..janë më afër hyjnisë ✨👌
 
un lexoj nga nje kendveshtrim ndryshe vlla .. ta nisa dhe qepare .. per sa i perket kalimin e dimensioneve , e lidhte me piramidat dhe me gurin e kristalte ...
dmth pervec fjaleve te embla ketu ka me shum per te kuptuar ...
prandaj them , besoj se shkenca ne ditet e sotme po bazohet diku ... dhe nuk esht cudi qe mund te ken gjetur ato shkrime te lena pas !
prandaj them , ta shikosh dhe nga kendveshtrime te ndryshme ...
imagjino , te zbulosh antlantiden esht isoj te zbulosh prejardhjen e njerezimit ...
ndoshta e kan zbulu por nuk e bejn publike ... sepse nqs bohet publike njerezimi sdo besonte me ne Fene e krijuar nga njerezimi !
madje do kuptonte shum gjera pervec ksaj ..
 
E vertetë, përveçse flet me urtësi e qetësi shpirtërore..tregon edhe mbi kohën e kaluar dhe të ardhmen. Dhe si, kalohet nga një anë në tjetrën. Por, siç thashë më sipër, më pëlqen të mbaj këmbët mbi tokë 😁
Në horizontin tim përsonal, nuk kam një dyshim, bazuar gjithmonë në çfarë lexoj bashkangjitur edhe me një sens logjik, kronologjisë së kohës dhe evoluimit njeriut paralelisht....që Kami një ndërhyrje, një shkëputje, një rritje të shpejtë dhe anormale të zhvillimit tonë të inteligjencës përballë evolucionit natyror. 🤷

Këtë e konfermon edhe shkenca, që në DNA tonë ka një shkëputje, diçka që nuk është e jona. Dhe e quajnë "mbeturina". Që në fakt aty qëndron e gjithë enigma 🤔😇

Këto ditë më ke ardhur ky libër pikërisht mbi këtë çështje...një hetim mbi këtë shkëputje...kush e bëri e si e qysh.?????😇🤔
IMG20230321101728.jpg
 
Shiko fotografinë 1962418
lexoje dhe na trrego :)
 
@Llaqi çfarë nuk prekim me dorë dhe shohim me sy, për mua është vetëm hapsirë spekullimi 🤷
Ndaj marrim për të mirë çfarë shkruhet e çfarë thuhet.

Si puna e Parajsës, kush si ThoTh, thotë ishte Atlantida, kush thotë ishte Mesopotamia,
Islam thotë që është në qiell diku...kush e di ku🤷
Ju lëmë hapsirë fantazisë...por mos të bëhemi idiot dhe të besojmë si të verbër 🙂🤷
E nese eshte nje vend qe ne sot sna lejohet te shkojme, dhe qe nuk egziston ne hartat moderne?? Keni lexuar per Piri Reis, apo gjeneralin Byrd? Hidhni nje sy se eshte interesante.
 
E nese eshte nje vend qe ne sot sna lejohet te shkojme, dhe qe nuk egziston ne hartat moderne?? Keni lexuar per Piri Reis, apo gjeneralin Byrd? Hidhni nje sy se eshte interesante.
S'di ne e kam pare ne film apo lexuar diku qe e merrte sulltani qe femi te vogel per te vizatuar hartat dhe vendet neper ekspedita.
Ndersa harta e tij e vitti 1513 eshte e ekspozuar tek Universiteti Mimar Sinan ne Stamboll. Duhet te jete kopje e hartes me sakte.
 
Shume e sakte, vecse hartes tij i mungon nje pjese jo e vogel :)
 
Sille këtu, t'a lexojmë edhe ne 👍
Duhet ti kem diku ne arkiv ne shpi se ate po i tregoja dhe Llaqit tani qe Google ka shlyer diku(sipas vete Google) 3/4 mil video qe ata i quanin kospiracioniste dhe tashme rezultatet e kerkimit jane 99% te rasteve te filtruara.
 
Pa nxitim shoku... rëndësi ka të futet në temë. 👍
 
E beme dhe temen e Pllakave te Zmeraldit kantine vere 😂
Me duket vetja si Attila
"Dove passa Attila non cresce più l'erba"
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top