Pippo Baudo, 100 mijë euro për një vizitë. Në Shqipëri erdhi falas!

*deliza*

VIP
V.I.P
Pippo Baudo, 100 mijë euro për një vizitë. Në Shqipëri erdhi falas!

Vizita e prezantuesit të njohur italian në Shqipëri, nuk kaloi pa u ndjerë. Ishte një vizitë intensive dhe e programuar më së mirë nga të gjithë ata që kishin realizuar pritjen e tij. Ardit Gjebrea i premtoi drejtpërdrejt në emisionin se, në qoftë se do shkelte në Shqipëri, ai do të bëhej shoferi i tij personal. Dhe kështu ndodhi.
Që nga momenti kur Pipo zbriti në aeroportin e Rinasit, ishte Arditi që e priti dhe ishte po ai që e përcolli. Për të ishte një privilegj i madh që Baudo do të vinte në Shqipëri dhe se Gjebrea do të kishte mundësi t'i bënte një intervistë ekskluzive shoumenit italian. Një fakt interesant që ne kemi mësuar nëpërmjet shoqëruesve të Pipos, është ai i shumës monetare që një personazh si Baudo do të merrte për të bërë një vizitë në një vend tjetër. Që ai të merrte mundimin të dilte nga dera e shtëpisë për të shkuar diku, i duheshin të paktën 100 mijë euro. Ndërsa për ardhjen në Shqipëri ai nuk ka marrë asnjë të hollë.
Vizita e personazhit të njohur italian ka qenë e ngjeshur. Dreka në shtëpinë e Presidentit, darka me Kryetaren e Kuvendit dhe një grup miqsh ka bërë që Baudo të kalojë një mbrëmje të këndshme dhe jo si të tjerat. Ajo që u ka ngelur "peng" shoqëruesve të Pipos, është xhiroja me gomone. Donin aq shumë që ai ta provonte njëherë detin nëpërmjet gomones, por kushtet atmosferike dhe era e fortë në bregdetin e Jonit, e kishin bërë të pamundur. Ashtu si edhe kanoçja që iu dhurua në shenjë simbolike, për të kuptuar se çfarë "hiqnin" shqiptarët të shihnin stacionet italiane, po ashtu duket se organizatorët kishin marrë përsipër ta bënin atë të provonte shenjat më të hidhura të komunizmit dhe të pluralizmit, duke përmendur gomonen. Ajo që i ka rënë në sy Pipos dhe që nuk ka nguruar ta shprehë gjithandej, është bukuria e femrave shqiptare. Xhiroja nga zona e Bllokut në kryeqytet ia ka forcuar akoma më shumë këtë ide, duke pohuar se Shqipëria ka vajza më të bukura se Italia. Këtë gjë e ka thënë edhe në transmetim direkt, në emsionin e Ardit Gjebresë, ku pranë i erdhi Bleona Qerreti, e cila ishte një nga të ftuarat e asaj të diele. Edhe aty komplimentet për këngëtaren ranë në sy.

shekulli.al​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top