Performansa e fundit e Michael Jackson-it!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Megjithatë, Michael Jackson, ishte veç një njeri. Ishte kjo që na befasoi më së shumti.

Të gjithë personat që dëgjuan për vdekjen e hershme të ikonës së Pop Muzikës patën një reagim të njëjtë”mosbesimin”. Ishte e pamundur të besonin se idhullin që i kishte argëtuar dekada me radhë, i përcjellë nga miliona fansa besnikë, papritmas e tradhtoi zemra. Majkëll Xhekson padyshim që nuk ishte thjesht një “showman”, një argëtues.

Ai ishte diçka më tepër, kështu e perceptonte veten dhe kështu kishte dëshirë ta perceptonin. Përveç gjenialitetit në muzikë, do ta përkujtojmë si një valltar të shkëlqyer. Mjaftonte ta shihnim veç hijen e tij dhe dinim se ishte “ai”. Pak valltarë janë në gjendje t´i qesin hapat me aq lehtësi, përpikëri, natyralitet dhe ritëm ashtu sikurse i bënte Majkëll.

Mbi të gjitha elementet që i posedonte, një të cilin ai e adhuronte dhe posaçërisht e praktikonte ishte befasia. Kjo vërehet qysh në spotin më të famshëm të të gjitha kohërave “Thriller”, kur edhe pse mendojmë se çdo gjë u krye si duhet, në fund dëgjohet një qeshje sarkastike , befasuese , dëshmi se “asgjë s´kishte qenë ëndërr”. Ai është një fëmijë, për të cilin çdo ditë është Halloween dhe ai vazhdimisht është i përcjellë nga dëshira për të bërë çapkënllëqe ose frikësuar të tjerët.

Kështu kur kishte arritur majën e famës me Thrillerin, ai u plagos për shkak të përdorimit të tepërt të bombave të tymit, duke i shokuar adhuruesit e tij. Pas kësaj fillon procesi i gjatë dhe i dhembshëm i operacioneve plastike. اfarë dëshironte të arrinte me këtë?

Mbase as ai vetë s´e dinte saktësisht, mirëpo neve na kishte hipnotizuar me bindjen se ai “mund të shndërrohej në gjithçka”. Ai mund të bëhej – i zi, i bardhë, burrë, grua, androgjen, kyborg, zot , alien! ا´është më e çuditshmja edhe ai fillon të besojë, të njëjtat cilësi të cilat ia vishnim ne. Pasi që s´ishte “ njeri” por diçka më tepër, ai s´ka dashnore, as dashnor.

Ai është aseksual. Me njëfarë imitimi subkoshient të Krishtit (lëreni fëmijët të vijnë tek unë) ai preferon shoqërimin me fëmijë. Në “ Neverlandin “ e tij, vazhdimisht vijnë mysafirë, fëmijë të ndryshëm. Pikërisht këtu do ta marrë teposhtën ylli i tij. Pasuan akuzat për pedofili. Kurrë nuk është marrë vesh me saktësi se çka kishte ndodhur, por si duket abuzimi kishte konsistuar në faktin se ai i kishte pyetur çunakun se a masturbonte apo jo, dhe kishte vazhduar se masturbimi ishte një gjë e mirë.

Zot-Njeriu Majkëll u mbështet për muri dhe si formë të mbrojtjes zgjodhi martesën me Lisa Marie Prislley-n, për të dëshmuar se është “burrë”. Martesa dështoi dhe pikëpyetje se a ishte konsumuar ndonjëherë. Si duket Majkëllit titulli i “bashkëshortit” i zgjoi njëkohësisht edhe ndjenjën për t´u bërë baba.

Por megjithatë s´mund të hiqte dorë lehtë nga natyra hyjnore kështu, dy prej fëmijëve lindën përmes mbarësimit artificial me infermieren e dermatologjise që ishte përkujdesur për të ndërsa nëna e fëmijës së tretë do të mbetej sekret. Kjo flet mjaft për faktin se sa i tëhuajsuar ishte Majkëll nga bota. Ai s´ishte në gjendje të ketë raporte normale me një femër, e mbase as me njerëzit përreth.

Prototipin e artistit si Majkëll duhet kërkuar në influencën që romantizmi dhe gotizmi bëri tek lëvizja Beat dhe Rock-u në përgjithësi, me plot heronj të tillë, hapat e të cilëve kumbojnë nëpër kështjellën e Valpolit, në aventurat e Bajronit, të strukur në terrin e Edgar Alan Po-së, te vallëzimi shamanist i Jim Morrisonit. Ata janë gjenial, të mëdhenj, të vetmuar, misterioz, dhe mbi të gjitha janë “të nemun”.

Në kulmin e famës Majkëll u distancua nga skena. Kishte thashetheme se gjendej në krizë financiare, por ne mendonim se ai mund t´i shlyente me disa koncerte po të donte.

Kur lëshoi bark thoshim e ka bërë për kapriço, kur thoshin se hunda ka nisë t´i shkatërrohej nga përdorimi i hidrogjenit për zbardhje, ne thoshim se është truk magjik i tij. Kur thoshin se shëndeti i tij është dobësuar, mendonim se këtë e bën nga hipohondria. Ai s´lodhet kurrë, ai s´plaket kurrë.

Ai në imagjinatën tonë kolektive ishte renditur qëmoti në mesin e figurave mitike i pajisur me aftësi magjike: ”thjesht s´ka gjë që Majkëll nuk mund ta bëjë”.

Tërheqjen e tij nga skena ne e interpretonim si një nga çapkënllëqet e tij. Dhe ne pyesnim se çfarë befasie do të na bëjë tash. Vdekja ishte ajo që më sa paku e prisnim. Ai shfaqi natyrën e vërtetë të vet! I fërfëlluar në gjithësi si të gjithë ne, ku vetë duhet t´i bëjmë pyetjet dhe t’i gjejmë përgjigjet, i brishtë, me ankth për të nesërmen.

Megjithatë ishte veç një njeri. Ishte kjo që na befasoi më së shumti.

G. Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top