KORCث- 25- vjeçari Nertil Zenollari , i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një bashkëmoshatare dje para hetuesve ka rrëfyer ngjarjen e plotë.
“Pasi më qau hallin e konflikteve me bashkëshortin me të cilin sapo ishte divorcuar, iku në shtëpinë e prindërve ku ishte e vetme. Unë shkova pas, u futa në banesë dhe me gjithë kundërshtimin, unë përdhunova shoqen e shkollës! Dikur, para martesës, kemi pasur një lidhje bashkë. Jam penduar, por tani nuk ka vlerë më",- mësohet të ketë deklaruar dje para policisë, 25-vjecari dhunues.
Pas përdhunimit, vajza që ishte e divorcuar nga bashkëshorti, ka denoncuar në polici aktin e turpshëm. Në këto kushte, 25-vjeçari Nertil Zenollari është larguar për të shmangur arrestimin.
Viktimë e përdhunimit të ndodhur mbrëmjen e datës 16 shtator 2011 është shoqja e tij e klasës 25-vjeçarja F.M., banore e fshatit Gjon Babas të Korçës.
Një dite më parë, policia ka mundur të arrestojë përdhunuesin. Nertil Zenollari akuzohet veprën penale të "Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura".
(e.m/BalkanWeb)