Për emrin e Voskopojës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Në “Gjeografinë” e gjeografit Melet, që u botua në Venecia më 1724-n, gjejmë se emri i parë i tij, emërtuar nga grekët Moskopolis (Mos-hopolis Μοσχόπολης), ishte Voskopoli (Βοσκόπολη), dhe atë e mori, sepse banorët e parë të tij ishin barinj, apo ngaqë vendi ku gjendej ishte i përshtatshëm për blegtori. Ndërsa në librin “Historia e Moskopolit (Mos-hopolis) të lashtë dhe të ri” të voskopojarit Kon. Skenderi, mbi të gjitha, kemi edhe të dhënën se Moskopoli u bë nga shthurja e emrit Voskopoli.
Meqë besoj se mendësia në Epir nuk ka ndryshuar shumë qysh nga ato vite dhe, ngaqë jam edhe vetë epirotas, e konsideroj disi të pangjarë që epirotasit t’i japin qytetit të tyre emrin e vendit të kullotës (nomé, merل).

Duke lexuar në librin “Arvanitasit” të Vasili Kapsitit çka është shkruar lidhur me këtë qytet dhe më konkretisht për tipografinë e dëgjuar të tij, e cila u themelua më 1720-n nga murgu Grigor Kostandini apo Moskopoliti (Voskopojari), që ishte shtypshkronja e dytë greke pas asaj të Kostandinopojës (Stambollit), themeluar më 1627-n nga patriarku Kirill Lukaris (Κύριλλος Λούκαρις), përveç se në të gjitha botimet regjistrohej fjala “Moskopolis”, gjejmë se edhe emblema e kësaj tipografie ishte ikona e evangjelistit Luka. Në këtë emër, për koincidencë të çuditshme, përbërësi i dytë është fjala ka, që në shqip i thonë gjedhit mashkull të rritur, domethënë fjalë shumë afër me përbërësin e parë të Moskopolit, pra mosko (greqisht: mos-ho, μόσχο) apo moskari (mos-hari, μοσχάρι) dhe në shqip viç.
Meqë ky krahasim, madje edhe te shqiptarët duket jo thjesht i pabesueshëm, por edhe absurd për arsye se janë shkëputur nga historia e tyre e lashtë, apo më mirë se kanë humbur historinë e tyre të lashtë, do të kalojmë tek ikonografia e krishterë e hapësirës epirote. Prej librit “Theofan Popa” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë po jap fotografinë e mëpasshme, ku kemi kapakun e artë të të quajturit Ungjill të Anthim Beratasit, Beratinus 2.
Kapaku i artë i Anthimit, Beratinus 2

Edhe pse nuk dua të iki nga tema, ndiej nevojën të bëj një parantezë të vogël dhe të them se në ikonën e këtij ungjilli kemi dhe luleshqerrën (luledelen) me gjashtë gjethe të vogla, simbolin e epirotëve, të cilën madje e kemi tri herë dhe mbase simbolizon, si edhe cerberi, domethënë qeni trekokësh i Hadit, të tri gjuhët që fliteshin dhe fliten në Epir, domethënë shqipen, vllahishten dhe greqishten. Vërtetimin se kjo luleshqerrë është simboli etnik i epirotëve, e gjejmë dhe te përkrenarja e Heroit të madh Kombëtar të tyre, Gjergj Kastriotit, të cilën e jap, gjithashtu, pranë kësaj luledeleje.

Përveç këtyre kemi edhe tekstin, madje të shkruar me alfabet epirotas, Η ΕΝ ΑΔΟΥ ΚΑΘΩΔΟΣ*, tekst disi i pazakontë për një ungjill, sepse nuk flet për ringjallje, por për zbritje në Had, domethënë në vendin tradicional të të vdekurve të Epirit të Lashtë. Nga mitologjia dimë se njëri prej atyre, që zbritën aty, ishte dhe Odiseja.

*RRUSUEJA NE HADI



Duke iu rikthyer paraqitjes së Ungjillit, shikojmë se në çdo qoshe kemi nga një prej evangjelistëve me të parin, sipër majtas, evangjelistin Luka, ikonën e të cilit e përsëris të zmadhuar më poshtë. Në të, siç shohim gjithashtu, ai është mbi një ka. Meqë nuk besoj se kjo është e rastësishme, apo më mirë meqenëse besoj se krishterimi ka marrë elementet më të shumta të ikonografisë së tij nga besimet (fetë) më të vjetra dhe më shumë nga besimet pellazgjike, ku demi (kau) ishte një simbol tepër i zakonshëm, sepse simbolizonte Poseidonin, si dhe ngaqë këtë dem e ndeshim edhe në monedhat e kasiopejve të lashtë, ku gjejmë edhe orakullin e Hadit të lashtë dhe, duke iu referuar Ungjillit të mësipërm, arrij në përfundimin se emri i tij ka lidhje me demin.

Duke marrë emrin e mësipërm ΛΚΑ dhe më të helenizuar ΛΟΥΚΑΣ, si shqiptar e të ndarë në përbërësit e tij ΛΟΥ ΚΑ apo ΚΑΣ dhe me alfabetin shqip të shkruar LU KA apo KAS, që do të thotë “pjellë e kaut apo e demit”, do të mundnim, sipas dialektit të greqishtes epirotase ta quanim dhe vojdhopulo (βοϊδόπουλο), që ndryshe i thonë edhe viç, si dhe në katharevusa dhe në gjuhën kishtare mosko (mos-ho), nga ku rrjedhimisht edhe Moskopoli (Mos-hopoli) do të thotë qytet i evangjelistit (ungjillorit) Luka.

Si bij të Poseidonit në lashtësi gjejmë shumë dhe midis tyre edhe binjakët Oto dhe Efialt, që, siç shkruan Apollodori (Apoll. 1, VII 4): “Ngrenë, pra, Ossën dhe e vendosin mbi Olimp, përmbi Ossën kacavjerrin Pilon dhe me këto male kërcënonin të ngjiten në Qiell. Dhe thoshnin se do të kallnin detin në male dhe do ta bënin steré (tokë të thatë) dhe sterénë det”.

Pa kërkuar këtu se cilin nga të bijtë e Poseidonit të krishterët kanë pas emëruar Luka, para se të përfundoj do të them se emrin Oto (Ώτο), që vllehtë ndryshe e thonë dhe Optu (Όπτου), shqiptarët e thonë Tetë, se është mbreti i tetë i madh i dinastisë së Pellazgut. Për këtë mbret, nga i cili ka marrë emrin dhe qyteti Tetovë, më shumë do të shkruaj në një artikull tjetër me temë emrin e këtij qyteti.
•shqip•
 
Titulli: Për emrin e Voskopojës

e bukur tema yllo,po cik si e gjate:p:p:p
sa shume te pelqen historia ore:):)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top