"Pellazgo-Shqiptarët" në Lyon te Frances

Lauri

Anunnak
"Pellazgët, Greqia e lashtë dhe Pellazgo-Shqiptarët" ishte emëruar konferenca që u mbajtë në Lion me rastin e përvjetorit të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, e cila mundësoi, komunitetit shqiptar të Francës dhe Zvicrës të nderonte Mathieu Arefin i cili arriti të jep një kontributë të çmuar ndriçimit të së vërtetës mbi paraardhësit tanë Pellazgë në zanafillë të civilizimit grek dhe Evropian. Për këtë aktivitet jo rastësisht ishin zgjedhur Lioni dhe Shoqëra Bashkimi Shqiptar, bartëse e një aktiviteti të bujshëm popullor dhe të Shkollës Shqipe, tempullë i Shqiptarisë. Shoqërië, e cila, në emër të komunitetit shqiptar të Lionit i dha çmimin "Sami Frashëri" dorëzuar solemnisht nga Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Denis di Leonardo. Me këtë kurrorëzim popullor dhe institucional Mathieu Aref u nisë për në ceremoninë solemne të doktorëve të Sorbonnës duke bartur mbi supe të vërtetën e historisë së lashtë shqiptare dhe gdhendur atë në arkivat e diturisë botërore me shpresat e Kombit se ato s'do të harrohen më kurrë.

[video=youtube;_39A-flWrCM]https://www.youtube.com/watch?v=_39A-flWrCM&feature=share[/video]

Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII para erës sonë, ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morrën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. Civilizimi i quajtur Mikenianë (-1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek, ishte civilizim Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjët dhe kulturën e veriut të Shqipërisë, vendi i pasaardhësve të Pellazgo-ilirëve. Alfabeti Pellazgë ka ekzistuar, Ai është Alfabeti i përdorur nga Grekët e lashtë i cili padrejtësisht u cilësua si Alfabetë Fenikas! Këto janë shkurtimisht tezat e Mathieu Arefit të cilave iu pranua karakteri shkencor nga juria ë Sorbonës së famshme në janar.
/autori i videos
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top