PD, plan kundër Ina Ramës

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Selia blu përcakton "shënjestrat" për fushatën elektorale 2009. Ndër ta, edhe Prokurorja e Përgjithshme

Selia blu pritet të vendosë nën shënjestrën e kritikave punën e kryeprokurores Ina Rama gjatë fushatës elektorale të 2009-ës. Përplasjet e fundit të mazhorancës me prokurorinë për rrugën Durrës-Kukës, apo për superdosjen e Gërdecit janë duke dëmtuar imazhin e qeverisë, çka do ta ashpërsojë gjuhën e Kryeministrit në fushatë ndaj organit të akuzës. Plani i Kryeministrit Berisha qarkullon tashmë te një pjesë e mirë e deputetëve të PD-së, ku pjesa më e madhe e tyre nuk shpreh miratim, por shqetësim se çfarë kostoje do të ketë mazhoranca, duke hedhur baltë mbi punën e prokurorisë. Lajmi për nismën e fundit të Partisë Demokratike konfirmohet nga disa deputetë demokratë, të cilët nuk preferojnë të flasin me emra, për arsyen e vetme dhe të thjeshtë, se përpara se të japin qëndrimin e tyre, nëse e aprovojnë apo jo këtë ide të Kryeministrit duhet të njihen me listat e deputetëve që po përgatisin drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit 2009-të. Zhurma e klaneve pritet të rikthehet sërish dhe bujshëm, madje brenda Partisë Demokratike. Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi shprehin shqetësim për këtë ide të Kryeministrit, ndërkohë që rivalët e vjetër të ish-nënkryetarit të PD-së janë duke mprehur armët për të kritikuar punën e institucionit të pavarur të Prokurorisë, pikërisht në momentin që shefi i mazhorancës do të japë sinjalin për "luftë". Deputetët demokratë, por edhe organe të strukturës së Partisë Demokratike kanë zbuluar për "Shqip" një pjesë të planit të PD-së në 9 muajt e ardhshëm. Shënjestra e PD-së gjatë kësaj fushate nuk do të jetë vetëm kryetari i PS-së, Edi Rama, me të cilin Kryeministri Berisha ka filluar nga sulmet 9 muaj para zgjedhjeve, por edhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cila deri në këto momente ka treguar një pavarësi të organit të akuzës. "Berisha do të sulmojë dhe kali i tij i betejës është lufta ndaj korrupsionit. Për këtë do të kritikohet edhe puna e Prokurorisë së Përgjithshme", u shpreh një prej deputetëve demokratë. Kritikat e ashpra në adresë të Ina Ramës mbeten një mister tashmë për Partinë Demokratike, e cila pret mesazhin e radhës nga Kryeministri Berisha. Nga ana tjetër, kryeprokurorja Ina Rama ka treguar se është një lloj karremi që përdoret për luftën politike mes klaneve në Partinë Demokratike. Vlen të theksohet edhe fakti, që prokurorja Rama është etiketuar si e parapëlqyera e Presidentit Topi, çka është pengesa e vetme e Kryeministrit Berisha për t‘i derdhur një lumë akuzash drejtueses së organit të akuzës. Me gjithë presionin politik, prokurorja Rama shprehet e patrembur përballë "armiqve", ku nëse do i referohemi një prej deklaratave të saj më të fundit, ajo u tregua e gatshme se do të thërrasë në prokurori edhe djalin e Kryeministrit, Shkëlzen Berishën, në rast se kjo do t‘u shërbente hetimeve për zbardhjen e së vërtetës së "Gërdecit". Lufta ndaj korrupsionit është kali i betejës së Kryeministrit Berisha dhe për këtë, ai po bëhet gati të përdorë kurbanin e radhës, që do ta shfrytëzojë gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kundërvënia e lidershipit të PD-së ndaj Ina Ramës do të sjellë betejën e vërtetë në grupin e demokratëve, ku disa do të heshtin në këmbim të një tjetër kandidimi për deputet dhe pjesa tjetër që do të lihet në "harresë" nga Kryeministri në listat e zgjedhësve do të "shpërthejë" në mbrojtje të Prokurores së Përgjithshme.

Tabela


Qëndrimi i mazhorancës ndaj kryeprokurores



4 maj 2008

Jozefina Topalli kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një letre, materiale shtesë për të vërtetuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, duke mos përfillur raportin prej 648 faqesh të dorëzuar në Kuvend nga prokuroria



15 maj 2008

Republikani Sabri Godo i ka kërkuar Presidentit Topi të "rishikojë" pozicionin e Ina Ramës, për shkak të kërkesës që kjo e fundit kishte bërë për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Godo e citoi Ramën "si të papërgjegjshme"



18 qershor 2008

Gjatë kohës kur Prokurorja e Përgjithshme po raportonte punën vjetore të organit të akuzës në Kuvend, deputetët e mazhorancës, por edhe Kryetarja e Kuvendit, kanë braktisur sallën, duke "injoruar" punën e prokurorisë



"Sulmet" e Jozefina Topallit dhe Sabri Godos ndaj performancës profesionale të Ina Ramës


Ina Rama, në gjurmët e Theodhori Sollakut


Disa muaj më parë, kryeprokurorja e përgjithshme u prishi gjakun një sërë politikanëve të rëndësishëm të kampit të djathtë, çka ndezi edhe një luftë të nxehtë në media, ku në qendër të vëmendjes ishte vetëm performanca e organit të akuzës. "Lufta" e PD-së me Prokuroren e Përgjithshme e ka zanafillën fill pas shpërthimit të 15 marsit në Gërdec. Fillimisht, pakënaqësitë e para kanë ardhur nga republikanët, menjëherë pas kërkesës publike të kryeprokurores Rama, për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Republikani dhe politikani i njohur Sabri Godo e cilësoi asokohe të papërgjegjshme punën e organit të akuzës. "Jemi dëshmitarë që dy herë brenda një kohe të shkurtër, Prokurorja e Përgjithshme ka bërë dy dalje të pakuptimta në publik, nën pretekstin se do të bëjë transparencë lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes e kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu. Daljet bëhen për të justifikuar akuzat e bëra, por që në fakt nuk justifikojnë asgjë", u ankua në prill të këtij viti republikani Godo. Por, duke shkuar më tej me pakënaqësitë ndaj kryeprokurores Rama, që në nëntor të vitit 2007 mori mandatin, ai kërkoi edhe ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili disa kohë më parë garantoi qytetarët të besojnë te prokuroria në këtë hetim. Godo i ka cilësuar sjelljet e fundit të kryeprokurores në dy drejtime, ku njëra lidhet me nënvlerësimin që organi i akuzës i bën Kuvendit dhe e dyta, sipas deklaratës së Godos, me mungesën serioze të nivelit profesional të atyre që bënë raportin prej 648 faqesh të dorëzuar në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për imunitetin e Fatmir Mediut. Pas kërkesës së organit të akuzës për lënien e imunitetit të republikanit Fatmir Mediu, Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme materiale shtesë për të vërtetuar kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes. Topalli i dërgoi një letër Ina Ramës, në të cilën citohej: "Dosja juaj, që paraqitet për heqjen e imunitetit të z. Mediu, pa përjashtim nga të gjithë deputetët, të mazhorancës dhe opozitës, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, u konsiderua e mangët për të faktuar pretendimet e kërkesës suaj". Kryetarja e Parlamentit prej kohësh ankohej ndaj veprimeve të kryeprokurores për çështjen "Mediu".


Qëndrimi


Akuzat e Berishës ndaj Sollakut


Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ishte "hala në sy" e qeverisjes së PD-së, e cila për muaj me radhë kërkoi shkarkimin e tij. Qeveria "Berisha" tentoi me të gjitha format ta hetojë dhe ta largojë Sollakun, pa kaluar detyrimisht nga Presidenti, por nuk ia doli dot mbanë.

Ish-ministri i Drejtësisë në atë kohë, deklaroi se askush nuk mund të qëndrojë jashtë hetimit. "Nëse legjislacioni shqiptar nuk e parashikon hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm, atëherë ai duhet ndryshuar", ishte deklarata e Aldo Bumçit në rolin e ministrit të Drejtësisë, dy ditë pasi Kryeministri Berisha lëshoi akuzat e frikshme në drejtim të Sollakut. Duke e vendosur Sollakun në qendër të akuzave, Berisha theksoi se Prokurori i Përgjithshëm i ka zhdukur të gjitha dosjet e krimit. Berisha e quajti ish-kryeprokurorin si pjesë të krimit të organizuar dhe premtoi se drejtësia do të vihet në vend. Reagimi i ashpër i Kryeministrit erdhi pas atij të kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila i rikujtoi Presidentit Moisiu se Shqipëria nuk është një republikë presidenciale, por parlamentare. Duke e cilësuar Sollakun si avokat të krimit, Berisha theksoi se do të kërkojë me çdo kusht largimin e tij nga prokuroria. Sulmeve të Berishës, Sollaku i përgjigjej se shefi i qeverisë ka bërë gjatë gjithë jetës karrierë me dështime.



Emërimi i kryeprokurores


Pasuesja e Sollakut


Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha i besojnë Ina Ramës drejtimin e prokurorisë në emër të sfidës demokrate ndaj krimit dhe korrupsionit në vend. Propozimi për Ina Ramën në krye të prokurorisë ka ardhur një ditë pas ditëlindjes së saj. Kryeprokurorja Rama lindi më 21 nëntor 1972 në Tiranë dhe ka jetuar dhe studiuar në Durrës. Në vitin 1995 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë. Në janar të 2005-ës emërohet në Tiranë si eksperte në programin e gjyqtarëve dhe që prej 22 nëntorit të 2007-ës ajo është Prokurorja e Përgjithshme e vendit. Ina Rama njihet në qytetin bregdetar të Durrësit si vajza e regjisorit dhe skenaristit Haxhi Rama. Rama u përfshi në sistemin gjyqësor që prej vitit 1996. Ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe zotëron shumë mirë gjuhët anglisht dhe italisht. Në 1995-ën është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, më 1999-2002 ka bërë Shkollën e Magjistraturës, nga ku ka dalë shkëlqyeshëm dhe e para mes kolegëve të tjerë. Karriera e saj ka nisur fill pas vitit 1996, ku ka punuar në pozicionin e ndihmësgjyqtares në qytetin e saj të origjinës, Durrësin, për rreth tre vjet. Në vitin 2001 është punësuar si gjyqtare në periudhën e stazhit të Shkollës së Magjistraturës pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Më pas, për një periudhë dyvjeçare është emëruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lushnjë.
 
Po ket pun kan kto gam gam prit kur te shajn nej dit veten e vet !!
Kshu bo Sala po kur ja meshtolli Fatos Nano doli ke pallati brigadave tu honger fjalet e veta thonte qe te gjitha qe kam then per fatosin i kam pas thjesht per fushat se sjan te verteta !!
 
Esht e qarte qe kur nuk i plotesohen tekat doktorit fillon perdor menyrat e tij per te ehqur prokurore e kryeprokurore . Pra Shqiperia - Veneuzela
 
Po pra e ka kthy shqiperin ne pron private ose ose ne diktatur fare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top