Pasuritë e 140 deputetëve te Kuvendit te Shqiperise

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Pasuritë e 140 deputetëve

Publikohen pasuritë neto të ligjvënësve. Kryesojnë Tom Doshi dhe Sadri Abazi. Në fund, Mediu e Karapici

Deputeti me pasurinë neto më të vogël nga 140 ligjvënësit e Parlamentit shqiptar rezulton të jetë Fatmir Mediu. Sipas studimit të skuadrës "Unë votoj", rezulton se kreu i listës të më të pasurve nuk ndryshon teksa fundi ka pësuar lëvizje. Raporti i publikuar dje nënkupton totalin e pasurisë neto që do të thotë total i vlerës së pasurisë, duke zbritur nga kjo pasuri të gjitha detyrimet financiare që ka deputeti. Sakaq, lista e deputetëve antikonfirmistë ka pësuar rritje krahasuar me monitorimet e mëparshme.

Pasuritë

Deputeti më i pasur rezulton të jetë sërish Tom Doshi i PDK-së me 992.629.260 lekë. Pas tij vjen Sadri Abazi me 485.083.157 lekë dhe me radhë Pilo Keri, Ndriçim Babasi, Nikollaq Neranxi, Paulin Sterkaj, Genc Ruli, Lulzim Basha, Nikollë Lesi e Sami Gjergji. Në këtë listë kryesuese nga 10 më të pasurit vetëm një është i majtë, të tjerët i përkasin shumicës së djathtë. Në fund të listës së pasurisë figuron emri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me -12.783.167 lekë pasuri neto, ndikuar kjo shifër edhe nga kredia prej 300.000 eurosh që ka marrë. Ngjitur me të është deputeti Gëzim Karapici me -11.311.520 lekë, Vangjel Dule, Galip Ramadhi, Arben Isaraj, Ymer Tola, Petrit Gjoni, Edi Paloka, Eris Hoxha dhe Bujar Nishani. Zërat janë grupuar në të ardhura familjare, të ardhurat vjetore dhe detyrimet. Pas analizës së tyre dilet në një shumë pasurie të përafërt neto.

Programet

Gjatë sezonit të pestë parlamentar, të legjislaturës së XVII në Kuvendin e Shqipërisë, pas monitorimit të 56 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike, përmes grupit të saj parlamentar, ka arritur të prekë me platformën e saj elektorale, vetëm 9 nisma ligjore nga 56 të tilla të miratuara gjatë seancave penale. Këto nisma janë monitoruar nga skuadra "Unë votoj", d.m.th rreth 16 për qind të totalit. Partia Republikane në votimet në Kuvend, 18 nga 56 nismat ligjore, ose 32.1 për qind e këtyre nismave të kaluara përqasin premtimet e saj zgjedhore. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, gjatë sesionit të pestë, ka qasur premtimet e platformës elektorale të pasurisë në 21 nga 56 nisma ligjore të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Partia më e madhe e opozitës nuk e ka përmbushur 37.5 për qind të premtimeve të saj elektorale, prezantuar votuesve shqiptarë në fushatën zgjedhore të vitit 2005. Lëvizja Socialiste për Integrim ka prekur me platformën e saj 21 nga 56 nismat ligjore ose 37.5 për qind të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi parlamentar i LSI-PDS ka votuar pro 28 projektligje, ka votuar kundër 17, ka abstenuar 4, si dhe nuk dihet qëndrimi i këtij grupi parlamentar për 7 nisma ligjore.

Antikonformistët

Lista e deputetëve që kanë votuar kundër qëndrimit zyrtar të grupit të tyre parlamentar është përgjithësisht e gjatë. Në grupin demokristian figurojnë katër deputetë, tek PR dhe LSI nga një. Dhjetë deputetë të Partisë Socialiste rezulton të kenë mbajtur qëndrime të kundërta me grupin në disa prej 56 nismave të monitoruara. Në partinë më të madhe të shumicës parlamentare ky numër është i ulët, vetëm tre deputetë.


Deputeti Totali i pasurisë neto


Tom Doshi 992.629.260 lekë

Sadri Abazi 485.083.157 lekë

Pilo Keri 173.021.265 lekë

Ndriçim Babasi 118.175.490 lekë

Nikollaq Neranxi 80.920.000 lekë

Paulin Sterkaj 73.125.000 lekë

Genc Ruli 48.880.500 lekë

Lulzim Basha 48.855.983 lekë

Nikollë Lesi 47.780.283 lekë

Sami Gjergji 44.174.271 lekë

Skënder Gjinushi 43.581.000 lekë

Gëzim Musabelliu 40.524.139 lekë

Bujar Leskaj 37.363.650 lekë

Osman Metalla 32.336.458 lekë

Rrapush Tola 28.701.625 lekë

Sali Shehu 25.912.000 lekë

Hamit Kosta 25.200.000 lekë

Fatos Nano 24.917.565 lekë

Leonard Solis 24.832.870 lekë

Dritan Prifti 24.381.191 lekë

Shpëtim Idrizi 23.385.653 lekë

Baki Shehi 23.054.420 lekë

Ndue Shpani 22.750.000 lekë

Tritan Shehu 22.629.500 lekë

Spiro Peçi 22.213.800 lekë

Ilir Meta 19.034.083 lekë

Arian Madhi 18.800.000 lekë

Fatos Hoxha 18.647.651 lekë

Durim Lamaj 18.387.760 lekë

Ylli Pango 18.127.245 lekë

Frrok Gjini 17.660.000 lekë

Dashnor Sula 17.085.680 lekë

Lufter Xhuveli 17.065.916 lekë

Luan Memushi 16.991.346 lekë

Paskal Milo 15.932.000 lekë

ثngjëll Bejtaj 15.211.736 lekë

Genc Sharku 15.074.000 lekë

Gazmend Oketa 14.400.960 lekë

Pandeli Majko 14.296.320 lekë

Spartak Ngjela 14.280.000 lekë

Bashkim Fino 14.015.425 lekë

Durim Hushi 13.762.452 lekë

Besnik Mustafaj 13.364.550 lekë

Ilir Bano 13.207.917 lekë

Arian Starova 13.168.600 lekë

Arben Malaj 12.041.432 lekë

Preç Zogaj 11.819.000 lekë

Lajla Pernaska 11.390.000 lekë

Besnik Bisha 11.313.080 lekë

Namik Dokle 11.275.880 lekë

Ben Blushi 11.248.800 lekë

Petro Koçi 10.795.278 lekë

Neritan Ceka 10.760.137 lekë

Ylli Bufi 10.521.000 lekë

Astrit Patozi 10.550.985 lekë

Nard Ndoka 10.414.837 lekë

Fatmir Xhindi 10.381.625 lekë

Qemal Minxhozi 10.327.317 lekë

Valentina Leskaj 10.255.780 lekë

Fatos Beja 9.937.219 lekë

Arta Dade 9.768.745 lekë

Taulant Dedja 9.767.680 lekë

Albert Divjaka 9.750.200 lekë

Genc Pollo 9.618.374 lekë

Luan Skuqi 9.575.850 lekë

Jak Ndokaj 9.541.360 lekë

Ardian Kollozi 9.470.000 lekë

Fatmir Xhafa 9.279.391 lekë

Vangjel Tavo 9.123.357 lekë

Blerim اela 9.089.657 lekë

Idriz Xhomara 8.843.500 lekë

Genc Juka 8.767.840 lekë

Edmond Spaho 8.633.240 lekë

Aldo Bumçi 8.502.187 lekë

Aleksandër Biberaj 8.454.822 lekë

Hajrulla Paturri 8.440.000 lekë

Pal Dajçi 8.319.000 lekë

Besnik Dervishi 8.150.000 lekë

Rajmonda Stefa 8.078.396 lekë

Elmaz Sherifi 7.843.000 lekë

Ermelinda Meksi 7.540.000 lekë

Pëllumb Xhufi 7.280.581 lekë

Mevlan Xhindoli 7.250.000 lekë

Mehmet Xheka 7.200.000 lekë

Gilman Bakalli 7.181.188 lekë

Ferdinand Xhaferri 7.170.360 lekë

Flori Bajramaj 7.135.250 lekë

Stefan اipa 6.943.903 lekë

Ramiz اobaj 6.797.248 lekë

Diana اuli 6.710.080 lekë

Safet Sulaj 6.695.000 lekë

Andis Harasani 6.595.862 lekë

Flamur Hoxha 6.567.718 lekë

Rexhep Uka 6.550.370 lekë

Ilirjan Rusmajli 6.504.000 lekë

Kastriot Islami 6.375.157 lekë

Bukurosh Stafa 6.048.100 lekë

Pashko Ujka 6.000.000 lekë

Jozefina Topalli 5.900.000 lekë

Sabit Brokaj 5.437.659 lekë

ثngjëll Cara 5.430.000 lekë

Gramoz Ruçi 5.385.000 lekë

Mehmet Hoxha 5.262.848 lekë

Erion Braçe 5.109.851 lekë

Ndriçim Hysa 4.933.842 lekë

Astrit Bushati 4.875.000 lekë

Parid Teferiçi 4.598.256 lekë

Taulant Balla 4.347.634 lekë

Piro Lutaj 4.200.000 lekë

Majlinda Bregu 4.005.093 lekë

Arenca Trashani 3.752.019 lekë

Artur Hasanbelliu 3.699.208 lekë

Gjokë Vuksani 3.381.500 lekë

Albert Faruku 3.320.000 lekë

Gjovalin Prenga 3.250.000 lekë

Jemin Gjana 2.950.000 lekë

Angjelina Kola 2.870.818 lekë

Alfred Dalipi 2.811.136 lekë

Leonard Demi 2.615.888 lekë

Ndre Legisi 2.609.200 lekë

Alfred Gega 2.600.000 lekë

Albert اaçi 2.253.006 lekë

Marko Bello 1.891.951 lekë

Sali Berisha 1.501.603 lekë

Rahim Kaleci 1.217.000 lekë

Musa Ulqini 1.200.660 lekë

Aurel Bylykbashi 1.000.000 lekë

Shkëlqim Ziri 700.000 lekë

Ridvan Bode 627.000 lekë

Blendi Klosi 446.685 lekë

Bujar Nishani 348.355 lekë

Eris Hoxha All 0

Edi Paloka All 0

Petrit Gjoni -1.898.845 lekë

Ymer Tola -3.183.105 lekë

Arben Isaraj -3.356.037 lekë

Galip Ramadhi -3.785.000 lekë

Vangjel Dule -6.246.000 lekë

Gëzim Karapici -11.311.520 lekë

Fatmir Mediu -12.783.167 lekë



HAHAHAHAHAHAH SA KAM QESHUR ME PASURITE E KETYRE TE TREVE,si thoni do mbledhim ca lek tjau japim se qenkan keq,po vuajne per buken e gojes (bledi)
 
Redaktimi i fundit:
Panorama 25/07/2008

“Ministrat hapën llogari jashtë shtetit”

ADI SHKEMBI

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë llogari bankare jashtë vendit.

Deklarata vjen nga deputeti i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, i cili thotë se dy prej tyre janë parë të hapin llogari bankare në Itali dhe dy të tjerë në Qipro. Duke folur në seancën e djeshme në Parlament, deputeti i opozitës u shpreh se: "kur Kryeministri erdhi në sallë, unë mendova se erdhi për të më dhënë përgjigje për pyetjet, që unë i drejtova se mos dinte gjë, se ku ishin dy prej ministrave të kabinetit të vet në dt. 19 prill të 2007-ës, ditën e enjte, ora 11:20? Ishin në Romë dhe pikërisht në Banka di Roma, njëri duke hapur llogari bankare në emër të bashkëshortes dhe tjetri duke hapur dy llogari, një në emër të gruas dhe një tjetër në emër të djalit të tij". Më tej akoma, sipas deputetit të PS-së edhe dy ministra të tjerë, por pa u përmendur emrat, kanë llogari bankare në Qipro.

"E pyeta Kryeministrin gjithashtu, se mos dinte gjë për dy llogari të tjera bankare të hapura në Qipro, në Bankën Arabe, nga dy ministra të tjerë të kabinetit të tij, në shifër shumë më të madhe se llogaritë e dy ministrave të lartpërmendur në Bankën e Italisë. Z. Kryeministër, këto llogari janë hapur respektivisht më 11 qershor 2007, ditë të hënë dhe në 05 shtator 2007, ditën e mërkurë, në Larnaka". Sipas deputetit të PS-së, Kryeministri Berisha mund të verifikojë këto fakte mbi llogaritë bankare të ministrave të tij, ndërkohë Tavo shton se, kryeministri është shumë i informuar për një llogari të një prej ministrave të tij në Roterdam të Holandës. "Isha i bindur që Kryeministri do të thoshte që këto janë shpifje, apo që nuk di gjë. Unë i kërkova atij, që ta verifikojë këtë informacion. E nëse për rastet e lartpërmendura, Kryeministri nuk dinte gjë, ai nuk mund të thoshte të njëjtën gjë dhe për një llogari tjetër në Roterdam të Holandës, pasi jam i bindur që këtë fakt e di shumë mirë, ndonëse shifrën jo", përfundoi Tavo.


Topi: Të hetohen pasuritë jashtë shtetit


Lidhur me hetimin e pasurive jashtë shtetit ka folur edhe Presidenti Bamir Topi. "Shumë gjëra i marrim vesh edhe nëpërmjet bisedave të përditshme e natyrshëm, edhe nëpërmjet një bisede në kafene. Ka ardhur momenti që Shqipëria dhe institucionet e saj, institucioni juaj, të bëhen pjesë shumë e rëndësishme e një infrastrukture kontrolli me partnerët ndërkombëtarë, qoftë edhe për të hequr ato dyshime, që në mjaft raste ekzistojnë dhe ne i dëgjojmë, që një pjesë e pasurive, qoftë e zyrtarëve të cilët janë të detyruar t'i deklarojnë, por edhe të një pjese tjetër, që nuk konsiderohen zyrtarë të administratës, një pjesë e pasurive të tyre mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë. Pra, të jemi realistë, gjërat t'i trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar", tha Topi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top