Parodontopatia

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës mbështetëse (mbajtëse)të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur parodonciumi.Parodontopatia është një ndër sëmundjet më të zakonshme orale. Studime epidemiologjike nga shumë shtete të botës dëshmojnë që afër 10 deri 15% tek të rriturit vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë. Kjo shifër mund të krahasohet me sëmundje tjera popullore, siç janë, diabeti dhe artriti reumatoid.Simptomat e sëmundjes së parodontopatisë Parodontopatia konsiderohet sëmundje kronike e cila mund të shpie deri tek humbja e dhëmbëve. Kjo sëmundje orale mund zgjatë një kohë të gjatë dhe pacienti të mos jetë i vetëdijshëm. Shenjat e jashtme të sëmundjes shumë herë nuk janë aq të “rëndësishme” dhe të vështira përpacientin sa që janë vështira për t’i zbuluar,prandaj kjo sëmundje shpesh herë “nënvlerësohet”dhe zbulohet vonë.Zbulimi i hershëm i sëmundjes si dhe shërimi profesional i saj, shpesh herë ka prognozë të mirë pasi që intervenimi
në fazën e hershme mund ta parandalojë progresin agresiv të sëmundjes. Simptomat dhe shenjat të cilat përfshijnë sëmundjen e parodontopatisë:

Gingiva e skuqur, e ënjtur dhe e ndjeshme
Gingiva e gjakosur gjatë pastrimit
Humbja e dhëmbëve
Qelb përreth dhëmbëve dhe gingivës
Dhimbje gjatë përtypjes
Pengesë dhe ndryshim në përputhjen e dhëmbëve gjatë përtypjes
Ndryshimi i adaptimit të protezave protetike
Prezencë e madhe e gurit të dhëmbëve
Lëvizja e disa apo një dhëmbi
Erë e keqe nga goja

Faktorët të cilët shkaktojnë parodontopatinë

Ka faktorë të ndryshëm të cilët kanë rol të rëndësishëm në sëmundjen e parodontopatisë. Dihet se bakteret janë faktorë të rëndësishëm, mirëpo, jo gjithmonë, ky faktor është i mjaftueshëm për ta zhvilluar parodontopatinë. Studimet tregojnë që tek 20% të individëve që kishin sëmundjen e parodontopatisë, shkaktare janë bakteret, ndërsa faktori tjetër ishte duhani (afro 30%) dhe rreth 50% si shkaktar ishte faktori trashëgues.
Duhet të kemi parasysh se kjo sëmundje nuk duhet të injorohet dhe personeli i stomatologjisë mban përgjegjësinë për ta zbuluar me kohë, për ta informuar pacientin me masat parandaluese dhe parandalimin e saj. Diagnostikimi dhe shërimi Vizitat e rregullta tek higjienisti i dhëmbëve dhe tek dentisti janë mënyra më e mirë për të diagnostikuar dhe për të parandaluar këtë sëmundje të gojës, por edhe të tjera. Rëntgeni është element i rëndësishëm për ta diagnostikuar progresin e sëmundjes dhe nuk ka ndonjë element tjetër përpos atjes se xhepave parodontal.Pas diagnostikimit duhet filluar me një
intervenim intensiv ku përfshihet pastrimi profesional (me anestezion), në shumë raste jepet terapia me antibiotikë sistematik apo lokal si dhe instruksione për mirëmbajtjen e higjienës orale, por edhe me përdorimin e brushave interdentale. Në shumë raste duhet të ndërmerren masa kirurgjike për ta parandaluar progresin agresiv. Pacienti duhet të jete i disiplinuar në këtë fazë, pasi që, kujdesi dhe pastrimi në shtëpi ka rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes. Pacienti gjithashtu duhet të ketë mbështetje nga personeli qoftë nga aspekti profesional, por edhe nga ai emocional, duke pas parasysh se ndjenja për humbjen e dhëmbëve mund të konsiderohet e vështirë
për shumë individë. Kjo sëmundje mund të krahasohet me një plagë në madhësi të shuplakës së dorës, nuk mendoj që asnjëri nga ne mund ta kishte një plagë aq të madhe duke mos e shëruar?!


Imedica
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top