Pamje shokuese nga Kopshti Zoologjik në Tiranë: Mbylleni këtë vend torturash

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Kujdes! Pamje me përmbajtje shqetësuese!

Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një vend torturash për ato pak kafshë që gjenden aty. Pamjet më të fundit të këtij kopshti janë vërtet shokuese. Një kalë është filmuar ditën e djeshme me zorrët jashtë, pasi është goditur nga një dem. Pamjet shokuese kanë sjellë reagime të ashpra, madje organizata të ndryshme kanë kërkuar mbylljen e këtij kopshti.

“Zoti Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise, Tirane,

Zoti Vehbi Shehu, Drejtor i Kopshtit Zoologjik Tirane,

MBYLLNI KOPSHTIN E TORTURAVE DHE TURPIT TE TIRANES DHE SHQIPERISE!

Ky eshte spektakli qe ka ofruar sot per femije e familjarev Kopshti Zoologjik i Tiranes.Ky kal prej vitesh ishte vendosur ne te njejtin kafaz me nje dem, per te orfruar keshtu argetimin dhe scoopin e vetem qe mund te ofroje Kopshti Zoologjik ne Tirane. Dhe sot ai eshte sulmuar prej tij dhe nuk ka nevoje te vazhojme historine pasi eshte e vetkuptueshme. Kjo ndodh ne syte e administratoreve te ketij Kopshti dhe ne syte e femijeve qe kane ardhur per ta vizituar.

Tronditje nuk eshte fjale e pershtashme per te pershkruar ndjesine qe provuam duke pare kete video. Eshte e pakonceptueshme qe i ashtuquajturi Kopesht Zoologjik i Tiranes te operoje kur lejon makabritete te ketij lloji ne territorin e tij.

Si mundet te lejohet ekzistenca e ketij ferri ne qender te Tiranes , si mundet t’i ofrohet familjeve dhe femijeve ky argetim i neveritshem”, thotë Animal Rescue Albania në një reagim të këtyre pamjeve.

[video=youtube;nAr-gebmmck]https://www.youtube.com/watch?v=nAr-gebmmck[/video]

Gazeta Tema
 
Titulli: Pamje shokuese nga Kopshti Zoologjik në Tiranë: Mbylleni këtë vend torturash

Madhesia e nje kombi, kujtoje se qendron ne kujdesin qe bene ai ndaj te ''dobetit''. Pra, shikuar realisht si komb them se deri me tani jemi treguar te pavemendshem apo shume pak te vemendshem ne kujdesin e te ''dobetit'' apo te nevojtarit (qofte kjo krijese humane apo shtazore). Ne kete drejtim qalojme shume dhe ndoshta kjo mos dashuri po manifestohet edhe ne cdo pore te jetes ne luften qe kemi vet brenda llojit :fiu::fiu:
 
Titulli: Pamje shokuese nga Kopshti Zoologjik në Tiranë: Mbylleni këtë vend torturash

uaaa tmerr nuk arrita ta shikoj vetem fillimin..


Zoti Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise, Tirane,

Zoti Vehbi Shehu, Drejtor i Kopshtit Zoologjik Tirane,
Cfar zotri keta mi !
 
Titulli: Pamje shokuese nga Kopshti Zoologjik në Tiranë: Mbylleni këtë vend torturash


1232-620x326.jpg



Bashkia e Tiranës vendosi sot që të mbyllë Kopshtin Zoologjik të Tiranës, pas skandalit të djeshëm. Një ditë pas publikimit të pamjeve të rënda ku një kalë ishte masakruar nga demi, bashkia mori vendimin.
Kopshti Zoologjik i Tiranës prej vitesh ishte shndërruar në një burg për kafshët. Vizitorët e këtij kopshti nuk mund të shikonin më kafshë, por skena horrori. Një skenë e tillë u shfaq edhe për vizitorët e kopshtit ditën e hënë, kur atyre iu desh që të përballeshin me një kalë që po vuante nga plagët që i kishte shkaktuar një tjetër kafshë, demi, që çuditërisht ishte në të njëjtin kafaz me të.
Pas skandalit të djeshëm, bashkia reagoi menjëherë duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë qeverisë, dhe më saktë kryeministrit, në kohë kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.
Bashkia akuzoi dje kryeministrin se gjatë kohës së tij si kryebashkiak, ai nuk ka marrë asnjë masë për 11 vite për të ndryshuar situatën në kopshtin zoologjik, por me urdhër politik ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një Kopshti Zoologjik modern për qytetin e Tiranës.B expres
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top