Pak filozofi

Errësira?

Kërkova natës errësirën
Për budallain kjo quhet, mençuri
I mençuri tha, “Ky po roitën!”
Kurse nata më shumë u çudit!

Ajo që s’më bëri të roitur
As të mençur s’më bëri, sigurisht
Ish’ dita aspak e çuditur
Që errësirën mes vetes, kish’.
 
Shpirti i poetit

Shpirti i poetit është gjyq pa fund
Avokatët dorëzohen seancës së parë
Pretencave janë të gjithë dhe askush
Vendimet një vulë në letrën e bardhë.

Aty është poeti i munduar
Gjykues e i gjykuari për jetë
Fajtorët veç në vargje dënuar
I burgosuri ai-poeti vetë!
 
ERRESIRA 2
Erresira sot ekziston,sepse dielli ekziston.Kjo lloj erresire nuk mund te krahasohet me erresiren kur dielli nuk ekziston.Erresira asht e zeze,ashtu si rrobat e grave kur nje njeri i aferm u vdes.Ashtu esht edhe korbi kur kuhet,ashtu si zeri i dridhur "e zeza une" kur nena pret lajm te keq.Ashtu asht dhe shpirti i njeriut te keq "shpirt zi",ashtu si vorbulla e Tornados kur mbi toke ri.Ashtu behet qielli kur blune e nxin dhe esht gati te sulmoje token poshte tij.I zi mbushet qielli kur vullkani shperthen,po ashtu dhe nga bombat qe vdekjen e zeze sjell.Ashtu esht murtaja qe mijera jete merr,si banesa e fundit kur njeriu del.I zi behet mishi i njeriut kur me dicka goditet,po ashtu si hapesira para se dielli te lindet. I zi behet druri pasi nxehtesine ka cliruar,i zi behet dielli pasi driten ka mbaruar.Por i zi esht ylli ne qender universit qe mban te lidhur gjithe diejt e pavdekur.

A mos valle "zoti" i "zotave" eshte i zi?
 
Redaktimi i fundit:
Te lexova orakull dhe ne fund thashe, no coment!

Pa mua, gënjeshtrën!

Sa shum’ të vërtetës i jam afruar
Po më bëni ndaj vetes të dyshoj
Nuk linda mos jem e besuar
Veç s’dua të vdes tjetërlloj!

Dua gjithmon’ të jem vetvetja
Përherë e dyshuara e të drejtëve
Pa mua s’ka lezet e vërteta
Mistikja dhe aparenca e njerëzve!


Jam e vërteta!

U shastisa
U bitisa
S’di se ç’më ka mbetur!
Kur u nisa
Ndryshe isha
Sot jam për t’u qeshur!

Ju betohem
Përgjërohem
Jam një e Vërtetë!
Por kot lodhem
Dhe ankohem
Tash s’besoj as vetë!
 
Diçkaja

Atje tej është diçka
Dua ta arrij
Ec dhe ec e fund s’ka
Por nuk ka as kthim.

Kjo diçkaja e çuditshme
S’di pse më tërheq
Po pse ësht’ e paarritshme
Apo unë s’e gjej?

E kthej kokën shikoj prapa
Mbetem i hutuar
Diçka qenka nga diçkaja
E ardhshmja e shkuar!
 
Ekzistenca eshte nje spirale qe konvergjon ne nje pike dhe ku nga riniset per te formuar spiralen e re.
 
Diçkaja

Atje tej është diçka
Dua ta arrij
Ec dhe ec e fund s’ka
Por nuk ka as kthim.

Kjo diçkaja e çuditshme
S’di pse më tërheq
Po pse ësht’ e paarritshme
Apo unë s’e gjej?

E kthej kokën shikoj prapa
Mbetem i hutuar
Diçka qenka nga diçkaja
E ardhshmja e shkuar!

Te lexoj me kenaqesi Mondsha. Vargje te bukura ...
 
Te lexoj me kenaqesi Mondsha. Vargje te bukura ...

Kenaqesia tende shton me shume kenaqesine dhe obligimin tim. Faleminderit1

Dhe tani nje kapercim me vargje, ne ate qe po e quaj filozofia e intimitetit, pasi edhe kjo jo vetem ka bukurine e vet, por edhe determinon shpesh maredheniet ciftore.

Njësh!!!

Nuk heq dorë, jo, nga seksi
As ai nga mua
Energjia që më mbeti
Qenka e pashuar!

Mos më bëni tamaqar
Burrë të paturpshëm
Kam rezerva nga beqar
Gurgullojnë vrullshëm!

Thonë kjo punë do takat
Ndryshe s’ke ç’ti bësh
Tjetër dëgjoj në krevat
“Burrë, sot je Njësh!!!”:dashuri:
 
Burgu i lirisë sime

Thua bëra tradhëti
Se më vajti syri shtrembër?
Thua burgut do të rri
Me akuzën, “Pe një femër!”

Thua bëra tradhëti
Se udhëtova fantazisë?
S’do ket’ burg në gjithësi
Për kët’ “faj” të njerëzisë!

Veç unë kam një argument
Sa shkencor, aq të vjetër
Si ta them, si mos e them
Ishte ç’ishte, s’ishte vepër!

Ndaj e dashur, të kam ty
Dhe gjykatëse, edhe burg
I dënuar përjet’ hy
Dhe s’kërkoj lirinë, kurr’!
 

Jeta me ty

Për herë të parë, thuhet, kam lindur
Për herë të parë, thuhet, do vdes
Për herë të parë, ty të kam pritur
Për herë të fundit, prap’ ty do të pres!

Nga gjitha këto, “Për herë të parë”
Lindjen dhe vdekjen si kuptova kurrë
Mbase kam qenë gjithmonë i gjallë
Jeta me ty-diçka më shumë!
 
Ngatërruar!?

Ke idenë që të dua
Thjesht me një shikim
Ta them unë, ke ngatërruar
Seks me dashurin!

Nëse njera, tjetrën sjell
Kjo ësht’ tjetër gjë
Ku ka dashuri, ka seks
Ndryshe? Jo gjithnjë!

Ke idenë qe s’të dua
Thjesht me një shikim
Nuk jam, jo, i ngatërruar
ا’ma bëre magjin’!
 

Shpirti i diellit

Ja veshe moshës, e dashur, dhe një vit
Eeh, mosha, ngrin dhe në pranver’!
Por para meje zhveshe turpësin
Dhe trupin tim, më shumë ma nxeh.

S’di ç’ke marë nga dielli, as dua t’ja di
Ai mbase kërkon, të dijë nga ty ç’ka marë
Di që shpirti tënd, është dielli im
Di që shpirti i diellit, qenkërke ti prapë!
 
Dhe me Kaq

Vazhdimisht kjo vetja ime
ثshtë e zënë me “punë” për ty
Nuk ta them që të çuditesh
Vetë çudia është aty.

Dhe kur s’të mendoj, të ndjej
Kur s’të ndjej, rri të mendoj
Kur s’të kam, prapë të prek
Kur s’të prek, prapë të shijoj!

Nuk të njihja dhe të kisha
Tash të njoh, më shumë të kam
Dhe me Kaq, uroj që linda
Pse, do lindja dot pa Kaq?
 
Jam NJERI!

Jam krijesë absolute
Hë për hë në gjithësi
S’ka si mua,
më të bukur, më të zgjuar
Jam Njeri, Njeri, Njeri!

Shkatërroj, krijoj, ndërtoj
S’ndodh kështu në gjithësi?
Nëse Zotin e pranoj
S’duhej t’isha ky Njeri!

E kush thotë, ka mbi mua?
Poshtë meje, s’bëj çudi
Nuk di kush më ka krijuar
Pse, mos vall’ Zoti e di!?

Do vazhdoj siç kam vazhduar
Jam Njeri, Njeri, Njeri!
Qenie tjetër,
më e bukur, më e zgjuar
Po ja mbajti, le të vij!
 
Puthja e Judës

Një herë, o Krisht, të puthi Juda
Thonë, Ti e dije ç’të priste pas saj
Qysh atëhere, besoj që puthja
Në besnike dhe tradhtare u nda!

Qysh atëhere të gjithë jemi pak Judë
Pak Krisht a jemi, s’e them me siguri
Puthjen mijra herë, gati mbajm’ mbi buzë
Më shumë se mijra herë, të puthim, o Krisht!

Nëse atëhere e dije se ç’të priste
Sot, vetëm më thuaj, e di se çfar’ na pret?
Ti në fund të fundit, një Krisht i vetëm ishe
Dhe Juda ishte një, në fatin e vet!

Më beson që mua po më lodhin puthjet
Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?
Se sa herë nga shpirti im dalin lutjet
E pësoj më keq se Ty në kryqëzim?

Nuk kërkoj, o Krisht, si Ty, ringjallje
Ehuu, unë vdes e ringjallem çdo dit
Kërkoj të ndalosh puthjen tradhëtare
Që tallet me mua, po dhe me Ty, o Krisht!
 
E bukur.Por ajo puthje tradhetare eshte e veshtire te rindalet.Krishti ,ai qe krisi erresiren e kohes para 2000 vjetesh.Ai ishte nje rrufe njerezore ne qiellin e erret te kohes.Ajo drite shpejt u shua,per tu rilindur para 300 vjetesh mga ardhja e drejtesise shtet.Shteti ne thelb mban dhunen e shumices kundrej pakices demtuese te saj por..muk eshte gjithmone keshtu.eshte e domosdoshme qe puthja e rreme te zhduket,buzeqeshjet fallco ku mbas te cilave fshihet gishti i mesit i ngritur mdaj shumices duhet prere.Perandoria gjigante e ariano-Ilireve ra nga fatkeqesia e madhe natyrore,akullnaja dhe permbytja e madhe.Fuqia Hellene dhe me Vone ajo Ilire e ringritur ose Romake,nuk ra nga armiqte e jashtem te tyre.Ato rane nga korupsioni i brendshem,ku pakica pasurore dhe drejtuese puth tradhetisht shumicen,behet arrogante dhe ben me te pasurit gjithnje e me te pasur dhe te varferit gjithnje e me te varfer.
 
Redaktimi i fundit:
Komenti tend orakull eshte menyre tjeter te shprehuri e asaj qe une shpreh me vargje. Pra takohemi ne nje pike mendimesh qe ne thelb ngjasojne. Njekohesisht po te them qe ndonese dicka kam lexuar e pervetesuar nga filizofia, gjej dicka te paditur apo ende te pakonceptuar ne trurin tim, ne shkrimet e tua. Te falenderoj per gjithshka!


Për hir

Për hir të harresës
Të sotmen zhurmojmë
Për hir të kujtesës
Zhurmimin qetsojmë.

Për hir të dashurisë
Urrejmë urrejtjen
Për hir të lirisë
Vdesim vdekjen.

Për hir të së nesërmes
Të sotmen mbjellim
Për hir të njerëzores
NJERثZORث mbetshim!
 
Unë dhe universi

Kërkova universit fundin
Fundin e një jete kërkova
Harxhova nga vetvetja trupin
Universit një grimcë i harxhova.

Kuptova fundin e pafundësisë
Pandashmërinë e vetes me universin
Nëse një grimc' e tij qenkam unë
Pafundësi i japim njeri-tjetrit.
 
Kur tokësorët...

Kur tokësorët shpinën Diellit i kthyen
Rrezet diellore u tjetërsuan
Si gjarpërinj të zjarrtë u ndërsyen
Helmëzjarr atmosferën kafshuan.

اudibërsja harmoni e universit
Sa pak i dha mend njerëzimit
Mijra vjet dis'harmoni mes njeri-tjetrit
Mijra vjet pafundësi e apokalipsit.

Kur tokësorët shpinën Tokës i kthyen
Forca e gravitacionit u tjetërsua
Të lehtët rëndesën rrëmbyen
Të rëndët nuk gjejn' dot ku gabuan.

اudibërsja harmoni e universit
Sa pak i dha mend njerëzimit
Toka megjithatë s'ju nda Diellit
Njeriu kursesi - shkatërrimit!
 
Me Pak-un

Me pak-un embrionin na lidhën
Oksigjenuar me frymën e paktë
Me pak-un një epokë na rritën
"Sa e shumtë kjo qenka!", thamë.

Zhdrejtësisht triumfalë ecëm
Jeta na pakohej më pak
Veç prapë besnikë të pak-ut mbetëm
ا'ti bëjmë, embrionit të pafaj?
 

I dytësuari njeri

Ku hapat trupin e hedhin
Ku truri mendjen e le pas
Ku ëndërrat jashtë gjumit bredhin
Ku vetja vetveten s'e qas...

...Aty i dytësuari njeri
Truphijen e tij s'e mer vesh
Kush vallë ekziston brenda tij
Kush jashtë arratisur bredh.

Aty është gjithshka e asgjësë
Asgjëja e gjithshkasë gjithashtu
As vetë nuk e di është a s'është
Gjysmuar në ashtu edhe keshtu

Dhe ecën i paecuri njeri
Dhe ndalën në pandalësinë e jetës
Hije në trup dhe trup në hijesi
I dytësuar jashtëbrenda vetvetes.
 
Ndrysho, o Zot!

Llaf i palarë që veshët m'i ndot
Me plehra zanore të shpirtit të baltuar
Nëse vërtet na ka krijuar një Zot
Akoma s'e gjej, në ç'lloj shpirti ka gabuar.

Mos vallë dhe Zoti e pësoi si njeriu
Që bashkë me krijimin dhe çkrijimin mbart
Mbetjet e krijesës nga hapësira s'i fshiu
Dhe ato u ngjizën në njeriun balt?

Ndrysho o Zot, ligjet e gjithësisë
Lëvizjet e universit mbase duhet të shpejtosh
Të flaken jashtë orbitave baltformat e njerëzisë
Të mbetet përjetë, NJERIU-NJERثZOR!
 
Pergezime z. Mondsha!
Shume te mira poezite.
 
Faleminderit Jeta, qe dhe me shume jete ne temen time. Te pershendes me nje poezi...

Trefjalët e mia

Përpjekje, përpjekje, përpjekje!
Argat dje, sot, nesër nuk e di
Një llotari e papritur, qoftëlarg një vdekje
Një fund i botës, apo fillim i ri.

Shpresë, shpresë, shpresë!
As dje, as sot, mbase nesër
Megjithatë vazhdoj të qaj e të qesh
Dhe hatrin do t'ja bëj jetës.

Dashuri, dashuri, dashuri!
Veç ty të besoj sinqerisht
Të gjeta, më gjete, e di
S'më le, s'të le, përjetësisht!
 
Mendoj miq forumiste ta mbyll kete teme modeste me nje tip te thjeshte poezie per natyren. Eshte nje menyre kalimi fantazor i vetvetes ne disa pjese determinuese te jetes se kesaj bote. Ju falenderoj per kushtimin kohor ndaj krijimeve te mia, per komentet dhe vleresimet tuaja, qe me bene me te guximshem per t'u paraqitur ne kete forum vertet te kulturuar. Ju perqafoj te gjitheve. mondsha(Edmond Shallvari)



Mes natyrës…

Kjo bukuri natyre
ا’më mori frymëzimin
Më la vargun pa hyrje
Pa fund ma la mendimin.

Më futën brenda saj
Nuk jam më vetja ime
Më shumë se vetja jam
Tek rroj kësaj çudie…

…Pema…
Nëndheut bëhem farë
Dhe ndjej dhimbjet e lindjes
Mbi tokë pastaj dal
Dhe ndjej qejfin e rritjes.

اudia ndodh më pas
Kur duar kam me dhjetra
Me mijra gjethe mbaj
Dhe ndjehem Mondi-Pema.

Ndryshe provoj stinët
Tek ndjej ripërtëritjen
Qetësinë, fëshfërimën
Dhe erërave, dridhjen.

Ndryshe nga njerëzia
I vishem pranverës
Në dimër paturpësia
Lakuriq më çveshën.

Si veshur e si çveshur
Unë prapë pemë mbetem
Kështu vazhdoj ndër shekuj
Zilinë e kam me veten….

.…Ujë…
I lëngshëm në çast kthehem
Burimesh gurgulloj
Vazhdoj më pas rrjedhjen
Dhe ndjehem Uji-Mond

Oh, çfarë jetë e ujshme
S’i ngopem kurrë vetes
Në fund mes detit futem
Dhe prapa kurrë s’kthehem!

Si lumë e si det
Unë prapë mbetem ujë
Dëgjoj të thon’ s’ka jet’
Atje ku mungoj unë….

….Ajër…
Më duket se po zhdukem
As njeri, as pemë, as ujë
Mes grimcash, grimcë futem
Pa formë, pa peshë, pa ngjyrë.

Më mer Toka me vete
Oh, sa më mban me hatër
Kudo jap frymë jete
Dhe ndjehem Mondi-Ajër.

I pastër, i papastër
Veç fajin s’ma ka vetja
Unë mbetem prapë ajër
Unë mbetem prapë jeta.

….Diell…
Ku jam, as vetë s’e di
Oh, sa e vogël Toka
Më duket se po ndrit
Nga dielli rreze dola.

Largohet errësira
S’më ndalën dot asgjë
Në tokë lindën dita
Dhe ngrohtësi mbi të.

Miliona vite kështu
Gjithë vetja më shkëlqen
Me Tokën mik më shum’
Dhe ndjehem Mondi-Diell.
………
Moj Pemë, o Ujë
O Ajër, o Diell
Mos u zhdukshi kurrë
Që i pazhdukshëm të jem!

Fund
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top