Pak filozofi

mondsha

Anëtar i ri
Pak filozofi

Ja, të pash’
Më vajti syri
Si tek kroi në mal
Dhe pemët në pylli.

Ndryshe bukuria
E botës përreth
Pa sytë e mia
S’do kishte lezet.

Ja, të dëgjova
Më ndalën veshët
Siç më ndal jehona
Fëshfërima nga pemët.

Ndryshe tingujt
Që kjo botë shpërndan
Pa veshët e lindur
S’do mbeteshin gjall’.

Ja, të preka
ا’ti bëj dorës
Siç këpus nga pema
Kokrën e mollës.

Ndryshe materia
Që kjo botë lind
S’do falte ndjenjat
Pa mua, njerin’!

-------------------------------------------------------------

SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATث Qث SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATث Qث BESOJ(E.SH)
 
Jashtë rradhe!

Në rradhë për një!
Në rradhë për dy!
Mërmëris pa zë
Në ç’rradhë të hy.

Për një, në rradhë
Më duket, vetmi
Për dy, prapë
I dyzuar njeri.

Për tre, mos vallë
Vetveten do gjej?
Kush tha, për katër?
ا’mendi vërtet!

Jashtë rradhe do rri
Nuk më vjen keq
Të rradhuarit, çudi
ا’mu shpifën krejt!
 
Po madhohem

Ja, po madhohem
E pastaj?
Diçka nga vetja vdes
Ngadal.

Ja, po madhohem
ا’na the!
Diçka në vetja lind
E re.

Ja, po madhohem
Më mir!
Kur jetës t’i lodhem
Do t’ik!
 
U vra Olimpiada!

U vra Olimpiada!
Mbani zi!
Medaljet e ferrit i varen në qaf’.
Fantazmat thyejnë,
rekorde të rinj.
Vrasësit përpjekin, kupat me gjak!

U vra Olimpiada!
Se mos veç një herë?
Krishtit ja kaloi me kryqëzimet e saj.
Kupat me gjak,
Rimbushen me verë.
Vrasësit vazhdojnë, të lashtin ritual!!!
 
Shpëtimtari!

Më prisnit
S’erdha.
S’më prisni
Ja, ku jam!
Apokalipsi?
Kusha tha?
Kështu është shkruar?
ا’shaka!
Nga t’ja filloj
S’e di!
Unë krijoj
Nuk prish!
Ju e ç’bëtë
Të bërën.
Dashkeni të ribëj
Të tërën!?
Mos prisni të jem
Shpëtimtari!
Po ju le t’ja dilni vet’
Së mbari!
 
Shlyerja e mëkatit

Falmë e dashur, mëkatin e pathënë
E thëna do më bëjë më shumë mëkatar
Për Ty jam, do jem, ai që kam qënë
I gjithmonshmi për Ty, i mëkatit, një çast!

Lermë e dashur, në dënim të vetvetes
Sot jam i kthyer ndaj saj në xhelat
Dje prift u bëra, e lashë të rrëfehej
Dhe kokën e mëkatit, ja preva pastaj!

Mbase e dashur, kështu ësht' më mirë
Rrëfimin e bëra me kohë para vdekjes
Të tjera rrëfenja do them kur të vijë
Aq sa do ta bëj, të vdesë prej qeshjes!
 

Takuar...

Takuar kemi qënë mijra vjet më parë
Gladiatorë fatkeqë dhe fatmirë njëkohësisht
Rrethuar ulërimash spektatorësh të pafaj
Që vrasjen tonë urdhëronin me gisht.

Të gjymtuarit, të mjerët, të pafajshmit e fajshëm
Skllavërinë e vetvetes, skllavëronin marëzisht
Arenave të kohës kërkonin që shpatën
T'ja ngulnim njeri-tjetrit, nga i uluri gisht.

Takuar kemi qënë, si sot e kujtoj
Kohët e ngjashme kanë mbetur sërish
E njëjta arenë, i njëjti spektator
Na vret dhe rivret, nga i njëjti gisht.

Takuar do jemi në vazhdim shekujsh
Me kohët e ngjashme, do tallemi o mik
Spartakë të penës kemi për të mbetur
Derisa të drejtohet, i përkuluri gisht!
 
Mirmengjes bledikorcari! Faleminderit per pershendetjen.
Dhe tani, para ikjes per pune nje pershendetje ty dhe lexuesve te forumit me vargjet e meposhtme...

S’e dija…

S’e dija ç’ishte puthja
Të putha!
S’e dija ç’ishte humbja
Humba!

S’e dija ç’ish’ e mosqëna
Nuk isha!
Zjarri ç’më ndizej brenda
Dhe digjesha!

S’e dija, vërtet, s’e dija
Sa mir’!
I mosditur tek ty vija
Prap’ vij!
 
Takim me veten

E pashë veten diku tjetër
Apo ajo diku më pa?
Për një çast hutuar mbetëm
Bashk’ me ne dhe ai çast.

I thashë unë diçka vetes
Apo ajo diçka më tha?
Di që thamë të njëjtin emër
Por jo në gjithshka.

S’isha unë dakort me veten
Apo ajo me mua s’ish?
Lamë takim për herë tjetër
Mbase më qetësisht!




S’e mar vesh

S’e mar vesh si ikën dita
Javën s’e mar vesh
Erdh’ e djela që e prita
Dhe iku më shpejt.

S’e mar vesh si ikën java
Muajin vesh s’e mar
Porsa ngrimë, plasim nga vapa
Qeshim pak, shum’ qajm’

S’e mar vesh si ikën muaji
Vitin, kur u zhduk
Ndaj moj zemër, çastet duaji
Ato rrojn’ më shum’.
 
S’e dija…

S’e dija ç’ishte puthja
Të putha!
S’e dija ç’ishte humbja
Humba!

S’e dija ç’ish’ e mosqëna
Nuk isha!
Zjarri ç’më ndizej brenda
Dhe digjesha!

S’e dija, vërtet, s’e dija
Sa mir’!
I mosditur tek ty vija
Prap’ vij!

oh beautiful , ::)
 
oh beautiful , ::)

Faleminderit abstraction per vleresimin. Po te pershendes me nje tjeter poezi.

Muza vetë!

Forma e syrit- syri vetë
Formë e buzës- vetë buza
Formë e flokëve- siç i kreh
Formë e gushës- vetë gusha.

Forma e belit- beli vetë
Formë e këmbës- vetë këmba
Renda kot muzën ta gjej
Se t'i qenke, muzë e tëra!
 
Faleminderit abstraction per vleresimin. Po te pershendes me nje tjeter poezi.

Muza vetë!

Forma e syrit- syri vetë
Formë e buzës- vetë buza
Formë e flokëve- siç i kreh
Formë e gushës- vetë gusha.

Forma e belit- beli vetë
Formë e këmbës- vetë këmba
Renda kot muzën ta gjej
Se t'i qenke, muzë e tëra!

bukuria qendron ne thjeshtesi.respekte!
 
augusta b dhe DeViL, bashke me falenderimin, pranoni pershendetjen me kete poezi...

Mjafton dhe kaq

Të ndjesh shikimin e shikimit
Mjafton dhe kaq të dashurosh.
Të kesh dyshimin e dyshimit
Mjafton dhe kaq mos xhelozosh.

Të prekësh ëndërrën e ëndërrës
Mjafton dhe kaq për lumturi
Mos kesh dy zemra brenda zemrës
Mjafton dhe kaq, besnikëri.

Të besosh pafundësin' e fundit
Mjafton dhe kaq pavdekësi
Të kesh vetveten jashtbrenda Un-it
Mjafton dhe kaq, të jesh NJERI!
 
Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lamë pa i dhënë
Ndaj diçka mangut na mbeti
Nëpër ëndrra na ka lënë.

Dhe naivë dhe të shkrehur
I dhamë flakë dashurisë
Në s'ka zjarr, prushi ka mbetur
Mes të ftohtës së vetmisë.

Rri pran' prushit e zhuritem
Të ndez flakën që u shua
Dhe pa flakë ndër ndjenja ndizem
Prush dhe flakë je për mua.
 


Dhe..., dhe...

Dhe vajti në prifti, rrëfimin e bëri
Dhe nderin e vuri në vend të çnderit
Prifti dëgjonte e dridhej i tëri
Diçka në mish i lëvizte të mjerit.

Dhe ç'ka dinte prifti në raste rrëfimi
Ja fali mëkatin në emër të Zotit
Dhe iku e falura me ndjenjë pendimi
Mesazhin e lumtur, ja nisi dashnorit!




Mëkati???

Hapa një gropë të thellë, të thellë
Rrethuar nga heshtja e natyrës përreth
Mbulova mëkatin, me këmbë ngjesha dhenë
Dhe vetja në çast, m'u bë më e leht'.

Gropës së zhdukur ju ktheva sërish
Se prapë më e rëndë vetja m'u duk
Një gur shkëmbor për çudi kish' mbir'
Mali më tej, mos ka qën' vallë gur?
 
Mesazh motrës

Në ç’të mjerë pjesë të trurit
Bën komandë ligësia?
Thonë dhimbja thyen gurin
Ty s’tu thyeka dot mëria!

Në ç’të heshtur pjesë të zemrës
Gjak’ i motrës është mpiksur?
Unë vazhdoj i gjallë të endem
Dhe i vdekur duke pritur!

Në ç’të shkretë pjesë të jetës
T’u duk vetja vajzë e vetme?
Të dhanë prindët dy vëllezër
Që të kanë pjesë zemre!
 
Keto dite doli nga botimi libri im i dyte me poezi, "C'u beme keshtu!". Po shkepus nje poezi nga ky liber.

Alergji

Alergji nuk kam për mjekrën
Se dhe vetë mjekër mbaj
Alergji kam për gënjeshtrën
Kur qulloset brenda saj.

Alergji nuk kam për priftin
Prift dhe unë mund të isha
Alergji kam për mashtrimin
Që shpesh psalltet nëpër kisha.

Alergji nuk kam për luksin
Jetë luksi kam provuar
Alergji kam veç për priftin
Fukara të pasuruar.

Alergji nuk kam për fenë
Siç e predikoi Krishti
Po për ta që vila ngrenë
Mjekëroshë me rasë prifti!
 
Iluzion poetik

"Dhe unë mund të shkruaj"
Vetes i tha
"Dorën pak të luaj
Krijokam çdo varg".

"Qenka e thjeshtë
Të bëhesh poet
Bile më lehtë
Kur llogje flet".

"Ja, ç'më tha një"
-Bravo, të lumtë!
"Pra po bëj zë
S'paska si unë!"

Dhe hidh e prit
Me rimë, pa rimë
Besimi u rrit
"Krijova poezinë!"

Dikush vazhdoi
Me lajka vërtet
Veç dora vetshkroi
MEDIOKRITET!
 
Nëse...

Nëse shpirtin tradhëton
Tradhëtuar ke një jet'
Nëse shpirti s'të mallkon
ثsht' rënkimi që të ndjek.

Nëse le pas një dhimbje
Si do ndjesh gëzim më pas
Nëse njërën le në pritje
Tjetrën pret i njëjti fat.


Prindër të mi

Prapë Ju ma shtyni hapin
Kur diku në rrugë ngel
Prapë Ju ma shtoni llafin
Kur gjysmak nga goja del.

Prapë Ju ma shtoni frymën
Kur më mblidhet lëmsh në gjoks
Prapë ma skuqni Ju fytyrën
Kur diku ësht' tjetërlloj.

Prapë Ju veshin ma shkulni
Dhe pse moshën sa Ju kam
Prapë si fëmijë më puthni
Ju të ikurit e gjall!
 

Më tej…

Më tej do na gjejnë në qindra vargje
Më të gjallë se vetë të gjallët
Loti nga sytë do rrjedhë në faqe
Si ironi për gjithë të marrët.

Si ironi për gjithë ata
Që në të gjallë na penguan
Të rrojmë mes dheut shqipëtar
Por na degdisën dheut të huaj.

Eeh, të mjerët e mjeruar
Fatkeqësi e fatkeqësisë
ا’i rëndojnë dheut të bekuar
Shpirtit të shpirtit të Shqipërisë!

O kalimtar i kësaj bote
Me varret tona mos u çudit
Aty do jemi nëpër mote
Shqiptarë në kockë, në mish e shpirt!
 
poezi filozofike apo filozofi poetike :ciaoo:
 
Te pershendes kitrra 123 me kete poezi:

Antistatukuo!

As qiell, as tokë, as ditë, as natë
Shikimi devijon ekzistencën e universit
Konfiguracion i një materie amalgamë
Pjellë hibride nga mitra e parajsferrit.

As tingull, as zë, as zhurmë, as heshtje
Dëgjimi devijon meloditë e botës
Boshllëk shurdhues nga lindja në vdekje
Simfoni pa orkestër e qeshqarjes së kohës.

As para, as prapa, as ec, as ndal
Hapat devijojnë trajektoren në hapësirë
Nuk di në ka ndodhur shpërthimi i madh
Veç di që në ndodhtë, do jetë më i mirë.
 
E dija…

E dija ç’ishte ikja
Por jo ikjen e ikjes
E dija ç’ishte dhimbja
Por jo dhimbjen e dhimbjes.

E dija ç’ishte malli
Por jo mallin e mallit
E dija ç’ishte halli
Por jo hallin e hallit.

E dija ç’ishte e qara
Por jo qarjen e qarjes
E dija ç’ishte plakja
Por jo plakjen e plakjes.

E di se ç’jam tani
E ç’rëndësi ka më tej?
Më keq? Do bëj çudi!
Pse ka më keq se keq?
 
Iluzion kohe

Kujtoja se ndiqja kohën
Ajo më ndjekërka mua
Ndaj prapa e kthej kokën
I them, “Më mbetesh hua!”

ا’ti numuroj më parë
E mbytur është në borxhe
I jap një çek të bardhë
I them, “Vetveten shtoje!”

ا’të shtojë koha e ikur
Në ikjen e një jete?
Ma kthen, “Ti s’e ke ditur,
Pas meje gjithnjë mbete!”

 
Sipërfaqja

Mos! Po bëhesh sipërfaqe
Masë pa masë po kthen trupin
Po zhduk të përparme e të prapme
Nuk ke më ekzistent, Unin!

Tani je vetë sipërfaqja
Asgjënë e asgjësë po shikon
Zemrës së zemrës i iku rrahja
Shpirti, vetë shpirtit i mungon!
 
Përkulja

Akoma aty e kërkoni përkuljen
Në shtyllën kurrizore të harkuar
Në sytë e lodhur që mbyllen
Në të sotmen që si dje ka filluar?

Tjetërkund rri drejtuar përkulja
Për ligj graviteti s’do t’ja dijë
Eh, ç’tallet me ty dhe me mua
Dhe me ata që hilenë ja dinë!

E kthyer në hile të hilesë
Jeton mes botës së dyzuar
Pa të s’do jetonte tjetra pjesë
Pa ne, s’do jetonin të dyja!
 
Shume te bukura keto poezi dhe filozofia e tyre brenda .
 
Shume te bukura keto poezi dhe filozofia e tyre brenda .

Por me te bukura fjalet e tua per te cilat te falenderoj.
----------------------------------

Asaj bote

ا’grindemi kështu në të gjallë
Të të pres, a do më presësh asaj bote?
E di që kjo punë nuk ka rradhë
Por lutem të më vish pas shumë motesh!

Aty, thon’, bën ftoht’ e në pranver’
E pra, ajd’ vazhdojmë si në gjallje
Kur shtratit më çon mua të ta nxeh
Dhe vjen e më mahnit si shtojzavalle!

Ta dish, që i ndezur do të pres
E ç’rëndësi do ketë forma e trupit?
Do jetë koha e shpirtrave në qejf
Që qejfit s’do t’ja gjejnë kurrë fundin!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top