Pak filozofi

Mes krijimit…

Ja fala natës mendimet
Në ditë u shndërrua, çuditërisht
ا’më mbetën hutuar instinktet
Që shkrehen veç në errësir.

Po ti, pse ke turp e dashur
Që dita të shikon lakuriq?
Unë natën zili e kam patur
Sot le të na ket’ ajo zili.

Ja fala ditës instinktet
Dhe dielli në hënë u kthye
ا’më mbetën hutuar mendimet
Që dritën e duan mbi krye.

Ooh, e dashur, ç’po më shfaqesh
E paturpshme në lakuriqësi
Mendimet dhe instinktet përplasen
Mes krijimit të një epshi të ri.
 
Grimca e Zotit

Jam Grimca e Zotit
E padukshmja e dukshme, kudo
Ju duket se pranë më afroheni
Por unë më tej afrimit, shkoj!

Kështu ësht’ më mirë për mua
Për ju, akoma më mir’
Ndryshe do kisha mbaruar
Së bashku me ju, në hiç!

Jam vërtet, Grimca e Zotit
Asgjëkundi e kudo, njëkohësisht
Nëse vërtet një dit’ do më zbuloni
Kjo botë do kthehet, në ISH!
 
Ecja

Thonë është ikje
Spostim, dikush thotë
Unë them është lëvizje
Pafundësisht në kët’ botë.

Thonë është rritje
Me pengesa, thotë dikush
Unë them është ngjitje
Nga e ulta në kulm.

Thonë ka një fillim
Një fund, thonë, ka
Unë them është vazhdim
Që vdekjejetën mbart.
 
Natë vjeshte

Ndonëse jashtë bie shi
Më bën melankolik
Brenda lind një ngrohtësi
Me shpirt romantik.

اfarë ndërthurrje e përkryer
Brenda edhe jashtë
Vjeshta zhveshjen ka pëlqyer
Bashk’ me ne kët’ natë.

S’kemi turp nga njeri-tjetri
Nuk po bëjmë mëkat
Vjeshta e kënaqur mbeti
Ne më shumë pas saj!
 
Natë vjeshte

Ndonëse jashtë bie shi
Më bën melankolik
Brenda lind një ngrohtësi
Me shpirt romantik.

اfarë ndërthurrje e përkryer
Brenda edhe jashtë
Vjeshta zhveshjen ka pëlqyer
Bashk’ me ne kët’ natë.

S’kemi turp nga njeri-tjetri
Nuk po bëjmë mëkat
Vjeshta e kënaqur mbeti
Ne më shumë pas saj!

Qenka shume e bukur kjo :)
 
Miq te forumit!
Ka rreth nje muaj qe nga Enti Botues:"D.I.J.A.-Poradeci, doli libri im i trete, por i dyti me poezi, "C'u beme keshtu!".
Libri ka per redaktore Afroviti Gushon, korektor Ilir Buzalin dhe piktor Koco Veshin.
Jane 80 poezi, shkruar ne periudhe kohore, Maj-Nentor 2008, ne Selanik te Greqise ku jetoj familjarisht qe prej vitit tragjik 1997.
Ne hyrje te librit kam shkeputur nje pjese nga libri im i pare me shkrime e kujtime, "E megjithate..jetojme!", qe po e jap ketu te plote.

"Nuk di, nëse mund të ketë pas kësaj jete, ferr më të keq dhe parajsë më të mirë, nga ç’ka provon në këtë jetë krijesa njerëzore. Nuk di, nëse arshiva e ferrit dhe parajsës imagjinare mund të ketë më shumë djaj e ëngjëj, nga ç’ka djaj të kthyer në njerëz dhe njerëz të shfaqur si ëngjëj, arshiva pa mbarim e realitetit njerëzor.
Por di ama, që ndryshe nga ç’thuhet për mëvetësinë e ferrit dhe parajsës imagjinare, në të gjallë tonë ka një mpleksje kaq të koklavitur mes tyre, sa dhe Zoti vetë është tërhequr dhe na i ka lënë ne në dorë t’ja dalim mbanë.
“Ama kështu qenka?”, ka menduar gjithmonë krijesa njerëzore dhe qysh në hapat e para të shoqërisë e deri më sot, s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka krijuar jetë parajsore me mjetet e ferrit dhe jetë ferri me mjetet e parasjës. Nuk është aspak e zorshme ta ndjesh, ta shohësh dhe ta provosh, në forma e reaksione të ndryshme, këtë të vërtetë mijravjeçare, qoftë dhe në çaste të zakonshme të jetesës".

Disa nga poezite e ketij libri i kam paraqitur dhe ne kete forum.
Ju falenderoj me gjithe shpirt qe nga koha tuaj e cmuar, kushtoheni, lexoni dhe me inkurajoni ne krijimtarine time. Ta dini, qe ju jeni lexuesit dhe vleresuesit e pare edhe per disa poezi te reja, qe i perkasin librit tjeter te gatshem per botim. Ju jam mirenjohes. Perqafime Edmond Shallvari-mondsha
 
Faleminderit SHIU per vleresimin.

Ja disa poezi nga libri i fundit me poezi, "C'U BEME KESHTU!"



Besoj

Besoj përtej besimit njerëzor
Ja që të tillë e kam besimin
Përtej kishës, Muhametin shikoj
Dhe përtej xhamisë, Krishtin.

Të dy për qiellin s'mbajnë mëri
Në copra më vete s'i ndan' yjësitë
Bashkë dëgjojnë hoxhën mbi xhami
Dhe bashkë sigurisht, këmbanën mbi kishë.

Të dy njëlloj e kanë besimin
Me njeri-tjetrin s'i shoh të grinden
Të dy njëlloj lëshojnë rënkimin
Se për njeriun, njëlloj ndjejn' dhimbjen.


ا'u bëmë kështu!

ا'u bëmë e ç'u bëtë kështu
Hasëm të vetes e të njeri-tjetrit
Sa para, mbrapa çon kjo rrugë
S'ka virtut të shpirtit, por shpirt të vesit!

ا'rramë e ç'rratë kaq poshtë
Për një rip toke, kanibalë
Ne që dikur s'pyetëm për pronë
Marrëzisht shpronësuam nënë dhe babë!

Ndërsa njëri të gjitha na i morri
Tjetri më pas, nuk diti ç'na dha
Ndaj njeri-tjetrit sytë ja nxorri
Dhe vëllai me vëlla.

"Kjo timja është, jo tëndja!"
A thua je lindur nga prona
Një kartë tapie-zemra
Një firmë vrasëse-dora.

Dhe Zoti hutuar ka mbetur
Në emër të tij, si guxohet
Në varre, të shpronësohen të vdekurit
Në jetë, shpirtrat të shpronësohen!?

Kaq fshehur shembëlltyra çnjerëzore u mbajt
Ujdisur djallëzisht dekadash propagande
Nuk di ç'na ka mbetur, fytyrë apo mask'
Një zemër që rreh, apo zemër reklame!?

Veç di që nesër turp do na vijë
Me zor do gjejmë vetveten tek vetja
Zemra me zor rrahjet do rinisë
Me zor do arrijë të vërtetën, qeshja.


Aah, maska!!!

Kur e vure në fytyrë
Zë të njëjtë prap' dëgjova
Nuk të morra për të dytë
Të dallova, mor, të dallova!

Po kur shpirtit i vure maskë
S'i besova surratit tënd
Ndryshe brenda e ndryshe jashtë
Mbamë o Zot, mos luaj mendsh!


اfarë!!??

"U bë i kamur me djersën e ballit"
Me çfarë llogarie e nxjerr, or mik
Mos shtove gjë fuqinë e lapsit
Apo veprimin e pestë matematik?

"Kush diti e vërtiti", më thua
Po ç'është or mik vërtitja
Kjo botë ësht' për ty e për mua
Na vërtit të gjithve, na takon e gjitha!


Nëse...

Nëse shpirtin tradhëton
Tradhëtuar ke një jet'
Nëse shpirti s'të mallkon
ثsht' rënkimi që të ndjek.

Nëse le pas një dhimbje
Si do ndjesh gëzim më pas
Nëse njërën le në pritje
Tjetrën pret i njëjti fat.

Pak...

Më prek Toka
Dhe qielli gjithashtu
Më prek dielli
Dhe gjithshka këtu.

Dhe veten e ndjej
Pak qiell, pak Tokë
Pak pjesë në univers
Pse jo, edhe pak Zot!


Firma ime

Nuk kërkova salltanete
As në ëndërr s'i kam dashur
As kërkova marifete
Si fitohet për t'i patur.

Nuk urreva kamësinë
As në ëndërr s'kam urrejtje
As nuk ndoqa ligësinë
Që gjithshka ta kem për vete.

Nuk pranova prapaskenën
As në ëndërr s'kam pranuar
Dhe pas vdekjes, firmos jetën
Në çdo fjalë që le shkruar.

Më pranë

Bukurisë s'dua t'i ngjas
Sot në poezi
Se shëmtia ka lën' pas
Dhimbje e mërzi.

ا'do të thotë vëndaliu
Për një kurbetlli?
"Ktheu shpinën edhe iku
Për qejfin e tij!"

Kur t'i shkruaj për natyrën
Si dikur Naimi
Kur ai jeton mënxyrën
Pa kurfarë gëzimi.

Kur t'i bëj moral jetese
Si dikur dikushi
Kur as vetë s'di ku vete
Dhe digjem si prushi.

Kur t'i flas e s'më përgjigjet
Se shpirti ja di
Kur më flet, pena më dridhet
Nga rënkimi i tij.

Kur e shoh edhe më sheh
اfarë këmbejmë vallë?
Lot i jap e lot më jep
Për të qënë më pranë.


Një minutë!

Nëse ekziston parajsa
Ferrin dua të provoj
Një minutë të kthehem prapa
Mbase botën e ndryshoj!

Nëse ferri ekziston
Dua të provoj parajsën
Një minutë prapë kërkoj
Veç një llaf t'ju them të gjallve!


Sa kam qejf!

Sa kam qejf të përkëdhelem
Në kët' moshë të burrëris
Dhe në prehrin tënd të prehem
Të vazhdoj atë ç'kam nis...

Sa kam qejf të ri hutuar
Në kët' moshë të pjekuris
Dhe në trupin tënd zbuluar
Të mos di se nga t'ja nis...

Sa kam qejf me ty të luaj
Në kët' moshë serioziteti
Të vazhdoj ç'ka s'kam mbaruar
Në kët' ëndërr pe vërteti...


Të pangopur!

Një pjesë të jetës merrmani
Zgjatni me të jetën tuaj
Veç të plotë shpirtin lermani
S'ësht' për ju, edhe kur vuaj!

E ç'ta dua atë pjesë
Që t'ju shoh në jetë më shumë?
Njëqind herë më mirë të vdes
Veç në fund të mbetem UNث!


Kështu të paça!

Kështu të paça përgjithmonë
Ndjellësi e ndjenjave të mia
Dhe me sy më ndez kur më shikon
Pa le pastaj kur nis magjia...

Dhe me buzët e hapur për puthje
Forcën e gravitetit devijon
As vetë s'kuptoj si bëj më tutje
Ku humbin buzët e mia s'kuptoj...


Kontradiktore

Hapësirë e mbyllur
Mbyllje në kohësi
Kohësi e shtrydhur
Nga qenia-Njeri.

Ndryshim progresiv
Progres ciklik
Cikël regresiv
Njeriun vërtit.

Liri pa masë
Masë e cunguar
Cungim në çdo anë
Njeriun çnjerëzuar!


Kodi i haosit

Jetë në haos
Haos i një jete
Nuk është thjesht kod
As formulë algjebre.

Sa shumë çkodues
U morrën ndër shekuj
T'i dilnin fitues
Haosit të gjetur.

Mes tij u ndodhën
Mes tyre u ndodh
Më kot u lodhën
Ai mbeti haos.

Jetë në haos
Haos i një jete
Njeriu ç'u lodh
Mes kodesh gënjeshtre!


Mijra vjet...

Kur dita u lodh me veten
Veten e ktheu në natë
Kur mbaroi natën prehjen
Prapë u kthye në të bardhë.

Mijra vjet kjo harmoni
Dita-natë e nata-ditë
Dhe kur s'kish e kish njeri
Nuk pushoi as një çikë.

Kur me veten u lodh dimri
Veten ktheu në pranverë
Kur freski i deshte shpirti
Solli borën menjëherë.

Mijra vjet kjo harmoni
Behar-dimër, dimër-behar
Dhe kur s'kish e kish njeri
As një çikë nuk u ndal.

Kur njeriu s'ju ngop vetes
Veten ktheu në babëzi
Veç "harroi" të rikthehet
Duke mbetur një çikë njeri.

Mijra vjet kjo "harresë"
Duke mbetur një çikë njeri
Pritet Zoti që të zbresë
Të plotësoj' krijesën e tij!

Shqipja

Na mëkoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhë e shpirtit
Na gjumoi ndër përralla
Më e ëmbla shqipe-fjala.

Dhe kur flisnim çapra çupra
Ishin folje, fjalë të bukura
Ishin vetë kuptimi i jetës
Shqiptarisht dhe asgjë tjetër.

Dhe në ka pak atavizma
Mbetet gjuhë më fisnikja
Dhe në mes të pabesisë
Mbetet firma e Shqipërisë!

Ishte hera e parë

Të zhvesha aty, ku s'të kisha zhveshur
Të preka aty, ku s'të kisha prekur
Të putha aty, ku s'të kisha puthur
ا'mu ule aty, ku s'më ishe ulur!

Të ndjeva aty, ku s'të kisha ndjerë
Të kënaqa moj, deshe dhe njëherë
Të dhashë atë, që s'të kisha dhënë
Ishte hera e parë, por ndodhi dhe mbrëmë!

ا'u shtuan, ç'u ndanë!

ا'u shtuan partitë
ا'u ndanë marëzitë
Në copëra, parcela
Sa të ze e vjella!

ا'u shtuan liderët
ا'u ndanë të mjerët
Në toga ushtrie
Me besë çmendurie!

ا'u shtuan premtimet
ا'u ndanë mallkimet
Në gjirin e sojit
Nga hall' i të gjorit!

ا'u shtuan ndasitë
ا'u ndanë perënditë
Në shpirtrat e ndarë
Nga hipokritet fjalë!


Klonimi

Sillmëni mikrocopra
Nga gjarpëri, peshkaqeni
Nga më të egrat kafshë
Që në botë do gjeni!

Klonimin do bëj
Krijesë të re do nxjerr
Do përmbledh në një
Atë që Zoti s'përmbledh!

Prisni, të padururar
Klonimi po ndodh
Diçka ka krijuar
Po fundi s'vjen dot!

Amalgamë qëniesh
Në harmoni dhe egërsi
Diku zgërdheshje dhëmbësh
Diku dinakëri!

Diku, s'po e marr vesh
Me trurin ç'po ndodh
ثshtë tru peshkaqen
Apo tru oktapodh?

Diku, ç'u ngatërruan
Gjymtyrët e shumtë
Me thonj drapëruar
Me putër, mamuthë!

Më ndalni, ju lutem
Se s'mund të duroj
Surratin s'i mbushet
Me shqisat-çiklop!

ا'i hyra kësaj pune
O Zot, pse më le
Në kondra natyre
Dhe qëniesh mbi dhe?

Hë, hë, nënqesh Zoti
Më tej, një psherëtimë
Ai, njeriun krijoi
Njeriu-çmendurinë!

ا'u bë???

ا'u bë pik e rëndesës
Ndryshoi gjë gravitacioni
U çorientuan rrahjet e zemrës
Roiti tokësori-Globi?

ا'u bë ndjesia njerëzore
Ndryshoi gjë ADN-ja
Mos duhet rilindur një NOE
Apo nisur gjithshka nga asgjëja?

ا'u bë ajo që s'po bëhet
Roiti gjë gjithësia
Mos vallë dhe Perëndia po çmendet?
NJERI, bëhu vetë Perëndia!

Llotaria e jetës

Dikush e "fitoi" llotarin’ e jetës sonë
Me të bëri ç'deshi, aq sa shpirti ju ça
Ne mbetëm në kazinon e prishur, butonë
Që gishta të tjerë, të na shtypnin dhe ca.

Nga shtypja u kalluam ne e jo gishtat
Aq sa u mësuam çuditërisht me kët' fat
Lojtarë të rinj na u dukën ish-at
Ata prap fitonin, si të vjetrit lojtar.

Atëhere vendim i dhamë vetvetes
Të provojë fatin në llotarinë e saj
Mes kodesh pa fund, pikash dhe presjesh
Prisnim pa fund, kombinimin e madh.

Oh, ç'kombinim absurd i fituar
Trajektoresh lëvizëse, me ligj e pa ligj
Llotaria-meteor na lëviz shpejtuar
Shkëlqimesh verbuese, krateresh pa drit!


Forca e dashurisë

Ju luta syrit: Devijo shikimin
Ndryshe nga dashuria do mbetesh i verbër!
Ju luta zemrës: Kujdes me ritmin
Ndryshe do mbetesh pa zemër!

Por syri qenka më tamaqar se mua
Lakuriqësisë tënde, a mund t'i fshihej?
Zemra gjithashtu, për pak m'u zemrua
Mbi zemrën tënde, e harlisur dridhej.

Ma ktheu syri: Më mirë i verbër
Me imazhin e saj, errësirën do ndris!
Ma ktheu zemra: Më mirë pa zemë
Se prap do rrah, nga forc' e dashuris!

I dola botës

I dola botës për së prapthi
Se boll e pashë së mbari
Së prapthi prapë thuhej llafi
Njëlloj vazhdonte halli.

Njëlloj nga sytë rrodhën lotët
E qara prapë njëlloj
Si mbarë e prapë qenkan botët
Apo veç Toka jon'?

I dola botës për së prapthi
Mos ish aty e mbara
Njëlloj të lodhshëm hodha hapin
Njëlloj të keqen shava!
 
Vazhdojme tani me te tjera, pertej librit...

E fshehta

Hëna borxh i mori Diellit
Pakëz rrezatim
I kënaqur ai mbeti
Nuk pranoi kthim.

E çuditur vazhdon Hëna
Veten të pyesë
Pse ky Diell rrezet e dhëna
Ja ka fal’ për jetë?

Kanë kaluar mijra vite
ا’mijra? Miliona!
Dielli mer vesh çdo të fshehtë
Dhe të fshehtat tona.
 
Enderat

Dielli Hones i dhuroi
Pakëz rrezatim
E kënaqur ajo mbeti
Nga drita pa kthim.

E çuditur vazhdon Hona
Veten të pyesë
Pse i verteti zotn
Për jetë fal kto'rez?

Kanë kaluar mijra vite
ا’mijra? Miliona!
Hona ndrin arte
T'ambelat Enderat tona.
 
Redaktimi i fundit:
Enderat

Dielli Hones i dhuroi
Pakëz rrezatim
E kënaqur ajo mbeti
Nga drita pa kthim.

E çuditur vazhdon Hona
Veten të pyesë
Pse i verteti zotn
Për jetë fal kto'rez?

Kanë kaluar mijra vite
ا’mijra? Miliona!
Hona ndrin arte
T'ambelat Enderat tona.

Urime orakulli per kete variant te ri te poezise, "E fshehta". Te falenderoj per viziten aktive ne temen time. Miqesisht mondsha
 
Tjetër jetë!

E di që do kem dhimbje
Gëzimet, pak i di
Kjo botë me ardhje-ikje
Më pranë dhimbjes rri.

ا’më duhet profecia
Dhe fati, vetëm fat?
Pak janë dhimbjet e mia?
Gëzimi, po, ësht’ pak!

Pa lermëni të qetë
Nuk jam, jo, fatalist
E di që tjetër jetë
Do ketë më shumë gëzim!
 
Tjetër jetë!

E di që do kem dhimbje
Gëzimet, pak i di
Kjo botë me ardhje-ikje
Pranë dhimbjes rri.

Më duhet imja profeci
Per fatin, vetëm fat?
Lehteson dhimbjet e mia?
Gëzimin ndez pak!

Pa lermëni të qetë
Nuk jam, jo, fatalist
E di që tjetra jetë
Pa k'te hidherim'isht!
 
Redaktimi i fundit:
Pa testament!

Jam baba pa testament
Ky është testamenti im
Shkruaj mos më mbetet peng
Që s’kam pasuri.

As të falur nuk kërkoj
As kokfortë nuk jam
Varfërinë nuk e mbroj
Pasurinë s’e shaj.

Jam baba pa testament
ا’e paskam për soj!
Por diçka ama do le
Me shkrim dhe me goj’.

S’kam nevojë për formularë
Pikash, marëveshjesh
S’ka ç’më duhen avokatë
Afate pas vdekjes.

E ku ka si në të gjallë
T’i mbyllësh hesapet
Të të mbijnë gjithnjë mbi varr
Lulet dhe jo llafet!
 
Pa testament!

Jam baba pa testament
Ky është testamenti im
Shkruaj mos më mbetet peng
Që s’kam pasuri.

As të falur nuk kërkoj
As kokfortë nuk jam
Varfërinë nuk e mbroj
Pasurinë s’e shaj.

Jam baba pa testament
ا’e paskam për soj!
Por diçka ama do le
Me shkrim dhe me goj’.

S’kam nevojë për formularë
Pikash, marëveshjesh
S’ka ç’më duhen avokatë
Afate pas vdekjes.

E ku ka si në të gjallë
T’i mbyllësh hesapet
Të të mbijnë gjithnjë mbi varr
Lulet dhe jo llafet!

:dong::dong::dong: Me pelqeu tej mase kjo,komplimentat e mia :)
 
Jogenjy ai esht i madh ,jo per ta mbur por per ti ven piken I-se.Nuk e di se ku boton dhe sa boton.Por..nese nuk i ka botu..te urdheroj right now ti botosh.Sepse vetem ne ket menyr e mer vesh bota mbare,bot-o-ji sa me shpejt.
 
Jogenjy ai esht i madh ,jo per ta mbur por per ti ven piken I-se.Nuk e di se ku boton dhe sa boton.Por..nese nuk i ka botu..te urdheroj right now ti botosh.Sepse vetem ne ket menyr e mer vesh bota mbare,bot-o-ji sa me shpejt.

Orakull i dashur! E beson qe ndonese kam botuar tre libra dhe kam gati per dergim te katertin, tani qe lexoj fjalet e tua kaq vleresuese, por edhe te miqve te tjere forumiste, ndjehem me i lumtur se nga c'jam ndjere pas botimit? Pse? Sepse, ketu ndjej me afer komunikimin me lexuesin, reagimet e tij, te mira apo negative qofshin. Te falenderoj mik per "urdherin" dashamires dhe te pershendes me vargjet e meposhtme...


Mos u çudit e dashur

Mos u çudit e dashur, me epshin tim
Me ikjen e viteve, kurrë mos e mat
I burgosur dikur, sot mer shpagim
Mbi trupin tënd, me shpirt djaloshar.

Nuk di nëse prapë më rikrijoi Zoti
Nuk di nëse sot jam 20 vjeçar
Mbaj mend që ekzistoja që moti
Mes ëndërrash të ngrira në zjarr.

Ishte zjarri i mistikes dashuri
I strukur në prushin e shpirtit
Që moti ndalohej flaka e tij
Ndaj mbetej thëngjill brenda hirit.

Mos u çudit e dashur, me epshin tim
Metamorfoza e jetës, në shpirt ka ndaluar
Dashnor 20 vjeçar do më kesh për dit'
Ashtu si dikur, kur të kisha munguar.
 
Shijova

Nuk pashë një javë lajme
Botën tjetërlloj e pashë
Shijova diellin në lindje
Dhe hënën në mesnatë.

I dyllosa veshët një javë
Zhurmat e tmerrshme i zhduka
Shijova melodi, serenatë
Dhe bota shijoi me mua.

I mbylla një javë sytë
Shëmtitë e botës m’u fshinë
Shijova një botë të dytë
Me një tjetër krijesë, NJERINث.
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
 
Ecja perpara,gjithmone asht nji cmenduri per te tanishmen njerezore.

Domethene paska te drejte kjo me poshte.....




Unë , gaforja!

Shikoj para, ec së prapthi
Shikoj prapa, para ec
Mua për keq më ka dal’ llafi
Por si mua, ka më keq!

Aq më bën se bota juaj
Emrin tim e keqpërdor
Unë e tillë jam krijuar
Nuk kam këmbë e sy njerëzor!



Më çudit vetëm një fakt
Pse ju thonë, ngjisni me mua?
Unë e di ku hedh çdo hap
Jo si ju, racë e verbuar!

Prit, se m’erdhi tjetër llaf
Jo si ju, kuturumshkuar!
 
Urime.Nuk dua te te mburr me.Je filozof modern por qe bie dhe ti brenda shprehjes time,ashtu si edhe un.
Shume von do te kuptohen gjerat e thella,por qe sot quhen te cmendura.Atehere e ardhshmja s'do te jete me e tashmja.Ateher kur njerezit do te pyesin me Habi,si ka mund e ka shkru ne shekullin e njezet e nji.
 
Ma redakto pak formen,sepse e kam beter.
Ne fakt "beter" ne anglisht asht"me mir"
 
Redaktimi i fundit:
Nuk redaktoj formen se do ta prish. Mendimi i shprehur mer formen e castit dhe kjo e lezeton me shume. Ketej mik, kaloi mesnata, keshtu qe me duhet te mar ca energji per neser. Largimin po e bej me nje pershendetje poezie.

Mos prit!

Mos prit të të thot’ koha, “Lëviz!”
Ajo as vetë s’e di ku shkon
E humb toruan nëpër hapësir’
Penguar nga planeti Tok’!

Mos prit të të japë hapësira hapësirë
Ajo dhe vetë u nguc në univers
Qysh kur e mbushi me tepricë njerinë
Dhe ky prap se prap, plehravinash e ngjesh!

Mos prit të të tregojë dielli ditën
Ai dhe vetë u kthye në miop
Qysh kur në Tokë shpirtzinjt’ lindën…
Mos prit duke pritur, o i gjor’!
 
Mos prit të të japë hapësira hapësirë
Ajo dhe vetë u nguc në univers.
Ke prekur nivelin e siperm.Po ta lexoje ndo'nji medioker(mend+jo ke+r) do te thote "e mo se do kaloje.."Sepse ata gjithmone kundershtojne te cmenduren ne kendveshtrimin e tyre ..Cfare ka..jena shume mire..kena pune..kena makine..dy her ne jave hame e pime...Bota po zhvillohet..Se ku po shkon e para pasuri,pasuria e shpirtit,ata s'dun me ja dit.Se ku po shkatrohet njeriu ,duke renuar percaktimin dinjitet,gjithmone e me skllav i materies..i regullave idiote strikte...e vjen nje moment qe natyra vendos,ndodhin ciklet e tokes qe i shkreti Nostradamus ka 500 vjet qe i ka parashiku.Atehere Kisha ne hell e shkoi..cfare asht ky i cmendur qe na turbullon delet me keto parashikime..Ai edhe sot lexohet i deformuar.Redaktoret e librit te tij,ishin vete Katoliket,lane dhe ndryshuan si i deshen..por benda kufirit te njohjes qe kishin...e lane keshtu ca gjera qe jane prape shenja..Nostra esht nji rast,por sa raste te tjera ka te cilat ne nuk i dime.Atyra jua kan mbyll gojen pa leshuar akoma klithmen cmendurore,ca i kalben ne burg,ca i kalben ne shpirt..dhe sa mbyllen sot..arti vertete fle librave te botuar i palexu,cdo lajm ose koncept i te vertetes ngado qe vjen asht friksues..mbyll biznese..shkateron punen..me miliarda te humbura..dhe njerezit kenaqen duke pare rambot ne Tv..disa te tjere me tej mbushin brezat me dinamit..e disa tjeret qarkuar me carcafin e bardhe reth kokes ecin mbi kurrizet e te bindurve moderne qe s'kane me zinxhire neper kembe por i kan neper mend..qe tunden si lavjerres mengjes,dreke,darke duke u nxiruar me shume qenesisht,per te ecur keshtu ne ate kohen qe nuk e di ku shkon as vete..

Me beri pershtypje fraza jote e siperkuadratuar.

Esht nje nga drejtimet e analizes qe do dali pas perfundimit te eksperimentit ne Berne te zvicres.Nese do vertetohet qe ne(planetet dhe hapesira) ngucemi apo jo.Nese ngucemi gjithesia shkon drejt nje shperthimin te pashmangshem ne fund te saj.Hipoteza baze qe do te vertetohet esht nese ka apo jo mase hapesira.Nese ka(oshillim neutronesh) ne kemi problem te madh?
 
Redaktimi i fundit:
Dhe vazhdoj e vazhdoj te shprehem mes gjysmave te kesaj bote, pa e ditur...

Nuk di...

Nuk di në është DITث
Nuk di në është NATث
Mes tyre i NGRIRث
Mes tyre i THATث.

Nuk di në është TANI
Nuk di në është Mث PARث
Mes tyre GJYSMث-NJERI
Mes tyre GJYSMث-KAFSHث.

Nuk di në është SOT
Nuk di në është NESثR
Mes tyre GJYSMث-BESOJ
Mes tyre GJYSMث-GثNJESHTثR
* * *
 
Por cudia me e madhe eshte qe ne kete bote ku ekzistojme, s'na dine se ekzistojme....

S'më patë!?

S'më patë që erdha!?
S'më patë duke qarë!?
S'më patë si renda!?
Si besova, s'më patë!?

S'më patë si u rrita!?
Si u plaka, s'më patë!?
S'më latë të vdisja!
Të jetoja, s'më latë!?
* * *
 
I merzitur nga merzitja, i dergova nje dite....

Apel mërzitjes!

Qërohu moj mërzitje
Se boll të kam duruar
ا'më more kot ca vite
Dhe thinjët më ke shtuar!

ا'më errësoje ditën
Më shumë ma nxije natën
Gëzimesh ngrije pritën
Moj pjellë kanibalësh!

Qërohu, më mos të t'shoh
S'kam kohë me ty të merem
Të djeshmen s'e kthej dot
S'do humb për ty të nesërmen!
* * *
 
Askush mos kujtoje se ka arritur vertetesine e te jetuarit te jetes....

Iluzion jete

U zgjove?
Shyqyr!
E shojte gjumin.
Hëngre?
Shyqyr!
E shojte urinë.
Punove?
Shyqyr!
E shojte skamjen.
Këndove?
Shyqyr!
E shojte mërzinë.
Cfarë?
Prapë nuk ndjehesh mir'?
Asgjë s'paske shojtur, or mik!
* * *
Kalofshim i nderuar orakulli nje dite te mbare sot, duke zvogeluar sa te mundim kete lloj iluzioni, qe megjithate eshte ekzistent.
 
Pas grevës

Më i varfër Ai s’fjeti
Më i pasur Unë s’u zgjova
Siç u ngrys, u gdhi qyteti
Pak më shumë, hallet tona.

Dhe kështu vazhdon kjo lojë
Ditë e re, kësmet i ri
Shah e mat, kur do ndodhë
Ta kap Unë, jo Ai?


Mes inateve

Mes inateve të kësaj bote
Seç m’u shtua dhe ky inat
ثshtë e kotë të mundohem
Nuk e zgjidh asnjë e qar’.

Nuk kam frikë, por inat
Që na qenka dhe një vdekje
Frikën di si ta le pas
Por inatit, pas i vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top