Pafios: Në të ardhmen pa viza drejt Greqisë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
KORاE- Kryediplomati grek Pafios ka ndërmarrë një udhëtim në kryeqëndrën e juglindjes, për tu takuar me drejtues të pushtetit vendor dhe për tu njohur me këtë zonë. Ambasadori grek gjatë kësaj fundjave është takur për herë të parë gjatë mandatit të tij me kryebashkiakun e Korçës Niko Peleshi, me prefekten Frida Zefi si dhe me kryetarin e Këshillit të Qarkut Ilo Milo. Në takimin në qarkun e Korçës ambasadori grek ka garantuar mbështetjen e shtetit grek për këtë rajon në drejtim të investimeve. Përsa i përket liberalizimit të vizave kryediplomati i Athinës zyrtare në Tiranë ka pohuar se do të ndryshojë në drejtim të Shqipërisë dhe natyrisht banorëve të rajonit të Korçës duke iu dhënë këtyre të fundit më shumë mundësi të qarkullojnë pa probleme drejt territorit të shtetit fqinj. Sipas numrit një të diplomcisë së shtetit fqinj bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë të jetë në nivelet më të larta.

(a.r/news24/balkanweb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top