Origjina shqiptare e kontit joani kapodistria (1776-1831)

Bilderberg

Anëtar i ri
ORIGJINA SHQIPTARE E KONTIT JOANI KAPODISTRIA (1776-1831)

Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për t'i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente të historianëve grekë dhe shqiptarë. Historiani grek, Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria, Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjja Manalat e qytetit të Gjirokastër.

Edhe historiani tjetër grek,Trifon Evangjelidhi në librin e tij "Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831", shkruan:"Kur u inaugurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grekë në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit. Ndër ta, gazetarët Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli në gazetën "NEA EFHMERIDHA"( GAZETA E RE) të datave 10 dhe 12 maj 1887, deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra.
Prof. i madh Eqerem اabej tregon se babai i Joani Kapodistrisë quhej Andon Gjika, i cili ndiqej nga turqit për arsye se bashkë me vëllanë e tij më të vogël kishte qenë pjesëmarrës në kryengritjen e Himarës.
Ata për t'i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u larguan për në ishullin e Korfuzit. Me vete Andon Gjika mori edhe dy djemtë e tij Vironin dhe Joanin (sot e kësaj dite në rrethin e Gjirokastër fëmijët pagëzohen me emrin Viron, një liqen midis Gjirokastër dhe fshatit Mashkullorë quhet Vironi). Ndërsa xhaxhai i Joaniti, Gjin Gjika mbeti në Gjirokastër dhe u kthye në fenë myslimane me emrin Ahmet dhe titull BEJ. Andon Gjikës i lindën edhe dy djem të tjerë kur u vendos në Korfuz, të cilët u quajtën Agustini dhe Grigori.
Profesor Drenika nga fshati Vunoi, shkruan se: Joani Kapodistria ka lidhje gjaku edhe me Elena Gjikën e njohur edhe me emrin Dora D'Istria. Vërehet se prapashtesa e Kapodistrisë ISTRIA është edhe mbiemri i Dora D'ISTRIA.

Po kështu, studiuesi juristi Mexhit Kokalari në librin "Epiri, Kryeqendra e qytëtrimit antik në Evropës", sjell dëshmi se Joani Kapodistria ishte nga lagjia Manalat. Shtëpia e familjes së Joani Kapodistrisë është shpallur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Tiranës Monument Kulture dhe ruhet nga shteti.

Në të vërtetë Joani Kapodistria quhej Gjon Gjika por, pasi në fëmijëri e birësoi familja e Viktor Kapodistrisë ai u quajt dhe u njoh Konti Joani Kapodistria, i cili u diplomua në mjekësi dhe drejtësi në Padova të Italisë. Familja e Viktor Kapodistrisë ishte vetë me origjinë shqiptare. Mbas vdekjes së Skënderbeut disa kontë si Brati, Dukainët, Brunet, Boriçi etj., emigruan në qytetin e Venedikut të Kapodistrias të Istrisë. Viktor Kapodistria në të vërtetë quhej Viktor Viktori, por pas një grindje me kontin Verzi e ndryshoi mbiemrin në Kapodistria në kujtim të vendlindjes së tij.

KARRIERA DIPLOMATIKE DHE POLITIKE

Arsimin fillor dhe atë të mesëm mbaroi në ishullin e Korfuzit dhe më tej shkoi në Padova të Italisë ku u diplomua në degët e mjekësisë dhe të drejtësisë. Joani Kapodistria u emëruar në vitin 1799 drejtor i spitalit ushtarak të ushtrisë ruse pasi këta të fundit e kishin pushtuar ishullin në shkurt të po atij viti. Këtu i ka fillimit edhe karriera e Joanit në diplomacinë ruse. Në vitin 1800, ai emërohet ministër i Republikës së Shtatishujve të Jonit. Në vitin 1807 Jani Kapodistria emërohet nga cari i Rusisë Aleksandri I këshilltar në armatën ruse në Moldavi. Më tej pasi njihet nga afër me carin rus e zgjedh përfaqësues i diplomacisë ruse në Rumani. Pas sukseseve diplomatike nëpër sallonet e Europës ai emërohet ministër i jashtëm i Rusisë për Europën Jugore. Nga viti 1822 deri sa u zgjodh Kryetar i
Greqisë më 1827 Kapodistria qëndroi në Zvicër duke bërë propagandë në sallonet e diplomacisë evropiane në favor të pavarësisë të Greqisë.

Në maj të vitit 1827 kryengritësit e revolucionit të 1821 miratuan një Kushtetutë e cila zgjodhi Kryetar të Greqisë Jani Kapodistrinë, i cili, e mori detyrën zyrtarisht në janar të 1828. Duhet thënë se pëlqimin për zgjedhjen e Joani Kapodistrisë si Kryetar i Greqisë e dhanë tre udhëheqësit e ushtrisë që ishin edhe këta shqiptar Teodor Kollokotroni, Gjeorgjoi Karaiskaqi dhe Gjeorgjio Kundurioti.

Joani ishte mjeshtër i artit të diplomacisë, por duke qenë njeri i formuar në traditat e autokracisë ruse, nuk gëzonte simpatinë e Asamblesë të Përgjithshme të Greqisë së re që po lindte. Kryetari i sapo zgjedhur Kapodistria synonte të realizonte dy projekte. Njëri ishte të krijonte bazat e një strukture shtetërore në një vend të rrënuar nga vite luftimesh të ashpra kundra turqve por edhe të një lufte klanesh të brendshme. Dhe i dyti të siguronte kufij sa më të favorshëm që të ishte e mundur për Greqinë e re. Por u ndesh me problemet e mëdha gjatë tre vjet e gjysmë që ai udhëhoqi Greqinë e vogël në ato vite të siguruar nga Britania e madhe, Rusia dhe Franca.
Ajo fillonte në Artë dhe mbaronte në Volos. Joani Kapodistria punoi për të formuar ushtrinë kombëtare, zhvillimin e administratës dhe arsimit. Gjithashtu ai u përpoq që të caktonte pronarët e rinj të tokave dhe pronave të lira pas largimit të pronarëve turq, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e komandantëve ushtarak dhe të të pasurve të Peloponezit, të cilët ishin të vendosur për të marrë sa më shumë pjesë nga tokat e lira. Por, ai arriti suksese të mëdha në rrugët diplomatike, duke siguruar pavarësinë e një Greqie të vogël që më vonë do të zgjerohej në kurrizin e vendeve fqinje me të.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top