Operacioni plastik i hundës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Operacioni plastik i hundës

Deformimet hundës më së shpeshti ndodhin si pasojë e lëndimeve, por mund të jenë edhe kongjenitale (të lindura).Operacioni i deformimeve të hundës mund të ketë për qëllim: korrektimin e pamjes së jashtme të hundës dhe korrektimin e mureve të brendshme të hundës. Të gjitha deformimet e lindura të hundës mund të ndahen në:
- اrregullimet në madhësinë e piramidës së hundës (hundë shumë e madhe ose hundë e vogël)
- اrregullimet e boshtit të hundës (septumi i cili anon nga njëra anë)
- اrregullimet e eshtrave dhe kërceve të hundës (ekzistimi i cisteve eshtërore të lindura)

Deformimet e krijuara të hundës vijnë si pasojë e lëndimeve, dhe më së shpeshti ndodhin thyerje të kockave të hundës ose thyerje të kërcit. Hunda e thyer duhet të trajtohet nga specialistët e ORL-së, me qëllim që të shmanget paraqitja e deformimeve postraumatike.
Shiko fotografinë 1726183
Kur bëhet intervenimi kirurgjik
Operimi i hundës bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar rritja e skeletit të hundës, dhe kjo do të thotë se, ndërhyrja kirurgjike mund të realizohet vetëm pas moshë 18-vjeçare.
Përgatitja para-operuese përfshin fotografimin e eshtrave të hundës dhe murit ndarës, si edhe analizohet sekreti i hundës dhe i fytit. Kuptohet, duhen bërë edhe analiza për kontrollimin gjendjes së përgjithshme, si dhe përgatitja rutine anesteziologjike.
Operacioni i hundës më së shpeshti bëhet në anestezion të përgjithshëm. Operacioni me anestezion lokal është i mundur vetëm kur intervenohet në kërcet e hundës.
Pas operacionit shfrytëzohet tamponada për një periudhë 5-7 ditëshe, ndërsa nëse intervenimi është bërë në eshtrat e hundës, atëherë mbahet edhe imobilizim i jashtëm (gips ose pllakë metalike) për dhjetë ditë.
Kur ndërhyrja kirurgjike bëhet në septumin (murin ndarës) të hundës, ndonjëherë është e nevojshme që imobilizimi i septumit të hundës të bëhet me pllaka plastike të cilët mbahen po ashtu dhjetë ditë. Largimi i mjeteve imobilizuese nuk është i dhimbshëm.
Prej komplikimeve post-operative përmenden gjakderdhjet, gjakderdhjet e dobëta rreth syve, ënjtja e fytyrës, paraqitja e pikave të gjakut në septumin e hundës dhe paraqitja e inflamacionit të sinuseve maksillarë. Për trajtimin e shumicës së këtyre komplikimeve, duhet që më vonë, të bëhet edhe një ndërhyrje kirurgjike. /Telegrafi/
 
Titulli: Operacioni plastik i hundës

Nje shoqe e imja ka shkuar ne Tr per te ber operacion hunden ...jam kurjoze te shikoj ndryshimin ...por une vet do kisha shume frike te beja operacione te tilla sidomos ketu ne shq qe s'je e sigurte per azgje .
 
Titulli: Operacioni plastik i hundës

Po de ka Njerz qe nuk tute per asgje Bravo kofte dhe une per veti nuk do kish mujte me ba dicka tille zdi Veq.
Me shume Respket nga Qendrimi Bossi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top