Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

Ajo që të gjithë mezi presin po rikthehen, dhe nuk na ndajnë shumë ditë. Edicioni i gjatë i ‘Kafazit të Artë’ është në përfundim të përgatitjeve të tij. Të tjerë personazhe, të tjera ambiente jetese, një tjetër format dhe shumë surpriza. Në News24, shumë shpejt nis transmetimin edicioni më i fundit i ‘reality show-t’. اdo ditë, emopcione të vërteta nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me shtëpinë, për t’u konkluduar në fund, me spektaklin e javës, i mirëorganizuar nga autorët dhe stafi. Por cili do të jetë imazhi që do të drejtojë ‘Kafazin e Artë’? Zbuloni nëpërmjet kësaj interviste përzgjedhjen e autorëve, aktoren e re Olta Gixhari e cila flet për nismën e saj më të fundit ndërkohë që një pjesë të të fshehtave, pa zbuluar surprizat na i tregon skenaristja dhe regjisorja, Zhaku.
Je përzgjedhur mes shumë alternativash si prezantuesja e këtij edicioni të ‘Kafazit të Artë’. Si ndihesh për këtë ?
Zhaku , alternativat i ka patur në kokën e saj, të cilat unë nuk i kam marrë vesh asnjëherë …….. por Zhaku dhe Entela, producentja e ‘Kafazit të Artë’, duken shumë të lumtura që më kanë .
Do ta konsideronit një sfidë me veten prezantimin e një reality show siç është ‘Kafazi i Artë’?
Sfidë ?!!! Unë nuk mund të sfidoj veten. Unë mund t’i tregoj vetes që edhe këtë gjë, di ta bëj shumë mirë.
Si po shkojnë përgatitjet për ‘reality show-n’? Sa po e gjen veten si pjesë e stafit?
Shumë mirë. Më duket sikur kam kohë që punoj me këta njerëz. Tani jemi në fazën parapërgatitore. Jemi në përfundim të përzgjedhjes së banorëve. Befasia ime është që kanë ardhur njerëz shumë interesantë. Në të vërtetë nuk e mendoja që do të vinin njerëz të tillë dhe me një dëshirë kaq të madhe për të marrë pjesë në ‘Kafazi i Artë’
اdo gjë ka lidhje me shtëpinë. Përzgjedhim ata që do hyjnë brenda. Përzgjedhim pajen që do të ketë shtëpia. Dhe unë ndihem si në shtëpinë time. Më mungojnë vetëm pizhamet ( qesh) !
Cili do të jetë imazhi yt?
Për mua do të kujdesen njerëz shumë profesionalë. Të cilët përveçse gëzojnë reputacion të lartë e të admirueshëm në fushat që përfaqësojnë, janë edhe njerëz shumë origjinalë. Kam besim të plotë se në dorë të tyre, do të ndihem mirë.
Kjo është eksperienca e parë për ty në fushën e prezantimit të një spektakli, shumë ndryshe nga puna jote prej aktoreje. Ku do të synoni më shumë në drejtimin e spektaklit?
Kjo është eksperienca im e parë e këtij lloji. Kaq e rëndësishme dhe me këtë volum. Me këtë format të ri dhe me këtë trajtim të spektaklit, vlerat e mija si aktore jo vetëm që nuk do të humbasin por do të evidentohen edhe më shumë. Mendoj se kjo është një zgjedhje shumë e mirë nga ana ime, sepse unë mendoj se një artist i mirë duhet të jetë i kompletuar. Duhet të dijë të bëjë gjithcka. Në këtë emision do të ketë surpriza dhe unë do të bëj gjëra që publiku ende nuk i ka parë.
Mendoni se do e keni të vështirë apo të lehtë marrëdhënien me banorët brenda shtëpisë?
Në asnjë mënyrë. Unë kam filluar të dashurohem që tani me ata që do të hyjnë.


Gazeta shqiptare.
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

komplimente dhe suksese oltes
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

e pashe dje kete olten,dhe kafazin..
prezantuese me kot sme kishin zene syte..kur therriste ne emer ato kafazieret sikur i bertiste...........sme pelqeu hic
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

me kot se e ashtequatjtura YLLI SHQIPTAR I KINEMATOGRAFISE sme kishin zene syte...shume simpatike por pa mend ne koke mu duk...ajo nuk bertiste ajo uleriste...pastaj sec merrte dhe ca pozicione kot me kot a thua se po xhironte ndonje film...i rrofte bukuria me pak llaf se me cope cope su bente...
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

Sa xheloze kto vajzat :p
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

haha jo lolita nuk eshte puna tek xhelozia...pse nuk them gje per amin une pershembull qe prezanton portokalline,ke qejf ta shohesh e ta degjosh..po ajo ishte kot..
pastaj dhe si yll kinematografie s'ishte trupi si rrakitike...ndersa prezantimi skandal...
 
Titulli: Olta Gixhari: Unë prezantuesja e këtij ‘reality show”

mos u lodhni kot vajza...ja u them une. ajo si prezantuese nuk ben fare. si aktore i ra fati nga qielli. e bukur eshte. dhe kaq eshte e gjitha. po nuk ja vlen te flasim shume per te, se i rrisim vlerat pastaj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top