Objekte e Skënderbeu në “Musée des Armée” Paris

Lauri

Anunnak
Objekte të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në “Musée des Armée” në Paris

gje1_zpscqfugcfi.jpg

Duke qenë një ishushtarak, nuk mund te lija pa vizituar edhe Muzeun e Invalidëve ose siç e quajnë ata Muzeu i Ushtrise (Musee des Armee), një institucion madhështor nga bukuria, gjigand nga përmasat dhe me një pasuri marramendëse materiali ushtarak por edhe dokumentar të ekspozuar aty. Pasi kalova sallat rradhë, u gjënda në një të tillë ku kishte eksponate ushtarake mesjetare, kryesisht armatura për njerëz e kuaj të një shumllojshmërie, saktësie dhe estetike të pazakontë.

Ndërsa kaloja stendat me rradhë ndalova para një objekti mburojë, shqiponja dykrenare që nuk mund të mos i tërheqë vëmëndjen çdo Shqiptari, ishte vizatuar mbi basoreliefin me të njëjtën figurë gati me përmasat e mburojës, e stërmadhe; kurse vetë mburoja mbartëte një të kuqërremtë dukej qartë që ngjyrat, edhe e kuqja edhe e zeza, kishin dalë boje.

Ishte pra një mburojë druri e punuar bukur, me Shqiponjën e zezë në sfond të kuq.

Ishte E JONA.

Shtanga.

Lexoj kartelen ku thuhej se ishte gjetur rreth vitit 1555, në jug të zonës Gjermanike (përfshihej në PerandorinëAustriake të Habsburgeve). “Unike” shënohej për të, si për asnjë objekt tjetër në ate muze. Dukej se korruptimi i ngjyrës origjinale kish ndodhur për shkak të magazinimit në kushte të këqia në të kaluarën. Dy si grepca telash në pjesën e sipërme që mund të kenë qenë prej fillimit aty, ose mund t’i jene vendosur më vonë prej personash që i kanë patur në ruajtje për t’u varur në mur, ishin e vetmja gjë metalike që shihej ballas në të.

E dija si shumica e Shqiptareve, që Shqiponja dykrenare ishte simboli më i dukshëm në emblemën e Families së Kastrioteve; dija gjithashtu që ishte Konica i madh që e vuri ne dukje i pari këtë fakt për ta risjellë në vëmëndjen e Rilindësve, gjë që u bë shkak të vendosej e të bëhej përjetësisht simbol i Shqiptareve kudo në botë, por që do ta shihja me sytë e mi, drejt-për-drejt një objekt për të cilin u binda njëherit, që vetë Heroi ynë e ka patur në dorë, këtë nuk ma kish marrë mëndja dhe me pushtuan emocionet.

U rrotullova nga të gjitha anët por në atë të pasme (e brëndëshme e mburojës) nuk shihej gjë për shkak të dritës së pakët, ndërsa në profil hasa me një çudi tjetër. Absolutisht çdo mburojë që kam parë është konvekse, pra me qendër jasht (larg mbajtësit), ndërsa kjo kishte përkulje të kundërt, konkave.

M’u duk gjeniale si gjetje sepse për një person që rri në kalë, ajo mburojë që dukej prej druri shumë të fortë, ishte njëkohësisht e lehtë krahasuar me mburojat e tjera mbushur me pafta hekuri e fletë llamarine, por avantazhi i saj i pakrahasueshem me to qe forma konkave, pra përkulja nga jashtë theksuar në pjesën e poshtëme që i lejonte kalorësit lëvizshmeri e lirshmëri qëndrimi si kaluar ashtu edhe në këmbë, duke mos e dëmtuar në kofshe a gju gjatë lëvizjeve të tij. Kishte edhe një si zgavër në pjesën e sipërme djathtas, ndoshta për të siguruar shikim përmes saj në kushtet e mbrojtjes nga goditjet e afërta apo të largëta (shigjeta) ose për të vendosur në të hushtën, si në dyluftimet që aq shumë i kemi parë nëpër filmat e Hollywood.

gje2_zpsej0trpan.jpg

Mburoja e Scanderbeg

Jam i sigurtë që gjëja e parë që i shkon në mend skeptikëve dhe nihilisteve është se shqi-ponja dykrerëshe përdoret edhe nga sllavët por edhe Gjermanikët e kanë gjithashtu simbol të tyre, por përpos faktit që këtë muzeum e ka parë si njëra palë edhe tjetra, dhe nuk kanë kurrfarë pretendimi, këtë nuk e thonin as specialistët konservues të objektit në atë Muzeum, dhe mendoni pak, janë specialistë francezë me kulturë tradicionale në këtë fushë, ndërkohë që përgjegja ndaj pyetjes legjitime është se historia e shfaqjes së shqiponjës në hapsirën Ballkanike është ku e ku para sllave e para Byzantine, por edhe në Byzant ajo është prezantuar prej Kostandinit të Madh, një Shqiptar prej Shkupi duke na vënë përsëri në origjinë të saj, por nuk mbaron këtu, Shqiponja jonë dykrerëshe e periudhës mesjetare dallohet sepse nëse të tjerat kanë gjithfarë ngjyrash, e jona është shqiponje e zezë, për të shtuar se veçoria qëndron në faktin që ajo shpaloset në sfond të kuq.

Thënë këtë, unë nuk besoj që ngjyrat janë rastësore, dhe aq më pak janë të tilla ato në mburojë, kur dimë që përgjithësisht ato kanë ngjyrën e materialit me të cilin janë bërë. Mund t’ju kujtoj që ka një mori vëndesh që kanë flamurë me ngjyra por ato dallohen jo vetëm prej tyre por edhe nga renditja. Kujtoni flamurët e shteteve, institucioneve publike a private, skuadra sportive apo qytetesh, a mund t’i ngatërrojmë ato me njëri tjetrin, kurrsesi dhe kjo jo vetëm prej figurave por edhe ngjyrave.

Si për të ilustruar se Scanderbeg ka patur nje mburojë me shqiponje te zezë në të, është kjo gravurë e punuar në vitin 1717, ku Scanderbeg, paraqitet me armatimin e tij ku dallohet qartë mburoja me Shqiponjën dykrerëshe, pikturuar me përmasat e mburojës, njëlloj si mburoja që gjëndet në Paris.

gje3_zps1hkjfxl2.jpg

Gravurë e shek. XVIII

Gjergj Kastriot Skenderbeut ne nje gravure te kohesNë këtë gravurë shihet qartë sa i pafamiliarizuar ka qenë piktori me pamjen e shqiponjës bicefale teksa i ka pikturuar qafat në mënyrë të panatyrshme, nga del se ai jo vetëm nuk ka patur mburojën e Scanderbegut përpara kavaletit të tij, por as nuk ka parë me sy symbol një të tillë në kohën e vet. Ajo duket naive në vetvete sa gati e pabesueshme, aq sa kërkujt nuk do t’i shkonte ndër mënd se për cilin personazh bëhej fjalë po të mos kish dedikimin e qartë me shkrim poshtë saj me emrin e Heroit. Meqenë se ai ka jetuar shekuj më vonë, vetkuptohet që për ta realizuar atë ai duhet të jetë bazuar në ndonjë përshkrim të hollësishëm të armatimit të tij, pra në një material dokumentar historik që ndoshta gjëndet i fshehur në ndonjë arkivë ende sot.

Kaq dyshues kemi qenë me këtë gravurë sa askush nuk e ka llogaritur për reale dhe si e tillë ajo nuk njihet aspak nga publiku për faktin se edhe ata që e kanë parë e kanë konsideruar si produkt i fantazisë së piktorit ndaj dhe nuk është promovuar, por thjesht konsideruar si një vepër arti kushtuar atij. Ajo do të vazhdonte të trajtohej si e tillë nëse sot nuk do të kishim në Muzeun e Ushtrisë në Paris një mburojë dekoruar me shqiponjën bicefale, në të njëjtat raporte përmase me mburojën si ajo e pikturës.

Shpresoj që sado të paepur të jenë, këta zëra duhet të meken o të shuhen fare kur balla-faqojmëmburojën me gravurën.

Ajo që ja shton në mënyrë të pabesueshme kreditet pozitive idesë se piktori ka pikturuar bazuar në një përshkrim të saktë është një thumb në gju, te armatura e tij.

Në të gjithë muzeumet përpiqesha të gjeja një thumb të tillë në armaturat njerzore dhe dilja i zhgënjyer, ndaj e konsideroj veten me fat kur më në fund hasa në një egzemplar të vetëm armature, që shihet në foton e bërë prej meje në Kështjellën (Muraio) të qytetit Avila në Spanjë.

Teza e “fantazisë së shfrenuar” bie përfundimisht për t’i lënë vënd habisë në saktësinë e përshkrimit në të cilin është bazuar artisti për të pikturuar e për të na e sjellë në këtë formë gati didaktike, armaturën dhe paimet luftarake të Scanderbegut dhe çka është më e rëndësishmja, me shënimin se kjo i dedikohet saktësisht atij dhe jo ndonjë tjetri. Besoj se kjo përputhje i kalon edhe bingot e llotarive multimilionere nga probabiliteti.

Shpresoj që Mburoja me Shqiponjën e Zezë në sfond të kuq që gjëndet në Muzeun Parisien dhe Gravura e Sanderbegut janë si ato binomet polimerike që konsolidon përgjegjen:

Po, kjo mburojë i përkiste G. C. Scanderbeg.

Si për të hequr çdo dyshim ja edhe dy foto e ballafaqimit të thumbit në gju.

* * *

Me duhej të lëvizja edhe për arsye kohe por çuditë nuk kishin të sosur, bile më e madhe se e para; disa metra më tutje në të njëtën sallë, në një stendë të mbyllur me xham në mes disa armatura ushtarësh, shquhej një parzmore e lehtë kali krahasuar me të tjerat me shalën dhe një cohë të kuqe dalë boje. Ishte e verdhe (bronx) por … edhe kjo kishte të stampuar në ballë të kalit por edhe në “veshëzat” anash shqiponjen dykrenare, e gjithë parzmorja e mbushur me ornamente zbukuruese ndërsa shqiponja e punuar me mjeshtëri dhe saktësi të habitëshme.

Më e bukura që kam parë ndonjë herë.

gje4_zpsirtjcno6.jpg

Parzmore KaliParzmorja dhe shala e Kalit legjendar të Heroit?


Më erdhën ndër mënd njëherit legjendat rreth tij, ndër të cilat njëra sipas të cilës besohet se në një shkëmb në afërsi të qytetit Krujë ku ishte edhe kryekalaja e tij, ka një vënd ku ai kalë ka lënë gjurmë në shkëmb. Kështu quhet edhe sot – Gjurmët e Kalit të Skënderbeut.

Fotografova – Parzmore kali

Skeda për të tregonte të njëtën histori, që ishte gjetur ne jug të zonës gjermanike, rreth vitit 1555, që kishte ornamente Orientale (Turkish stile) dhe me shënimin se kjo i përkiste prijësit të kavalerise ku bënte pjesë.

Gjithsesi edhe pse ishin në të njëtën sallë, dhe disa metra larg njëra tjetrës nuk bëhej ndonjë lidhje mes saj dhe mburojës.

Fakti që parzmorja ka ornamente Orientale (Turke), përjashton kategorikisht të jenë të një prijësi Perëndimor, ndërsa kryqi katolik mbi Heraldikën e parzmores përjashton kategorikisht që prijësi të ketë qenë Turk apo i besimit musliman, ndërkohë vetë shqiponja e zezë dykrenare lidh parzmoren mesjetare me Shtetin Shqiptar të kohës.

Ajo që të tjerëve mund t’i duket një rebus i pazgjidhshëm, për shqiptarët është krejt i thjeshtë, sepse nuk besoj se mund të gjëndet figurë tjetër në atë epokë veç Scanderbeg, që të mishërojë në një, prijësin që pranon kulturën e Orientit, pjesë politike e së cilës Shqipëria kish qenë për shkak të pushtimit të mëparshëm e ku ai vetë ishte formuar si ushtarak për shkak se ishte marrë peng si shenjë nënshtrimi e të atit ndaj autoritetit të Portës së Lartë; dhe Perëndimit Katolik sepse i tillë lindi e u rrit, dhe në aleancë me të cilin ai luftonte Perandorinë Ottomane (rreziku më i madh për Europën e krishterë në atë kohë) për çlirimin e vëndit të tij. Kështu nëse nga të dhënat që dalin, gjithkush tjetër përjashtohet për njërën apo tjetrën arsye, Scanderbegu përkundrazi, vetëm forcon pozitën si pronar i këtyre objekteve.

Megjithatë mund të ngrihen zërat dyshues të thonë se tashmë nuk ke të kuqen ndërsa shqiponja e zezë nuk është domosdoshmërisht Shqiptare. Megjithse shihet që shqiponja e zezë dykrenare është e vetmja shenjë që e “huazuar” nga simbolet e families Kastrioti, e natyrshme kjo sepse ai ishte prijësi i Shqiptareve pas Beslidhjes së Lezhes, pjesa tjetër në zemër të saj, është Heraldika e Shtetit Shqiptar të udhëhequr prej tij, shtet që qe jetshkurtër dhe me një kohë të errët pas, teksa oas një pushtimi gati 500 vjeçar humbi me gjithë shenjat e tij që tashmë nuk njihen, për t’u rishfaqur befas pas 550 vitesh në këtë parzmore.


gj5_zpsldzrgah2.jpg

Përse heraldikë e Shtetit Shqiptar?


Mendoj për arsyen e thjeshtë se po të ishte e tjetërkujt ajo do të kish qenë identifikuar me kohë prej specialistëve, sepse nuk ka patur kaq shumë shtete aso kohe dhe kujtdo prej figurave historike perëndimore apo lindore të asaj periudhe që do t’i përkiste do t’i dilte i zoti sepse ata nuk kanë kaluar kalvarin tonë, kështu që kanë një dokumentacion më të pasur dhe të mbetur, ndërkohë dihet fort mirë Turqit kanë lënë në Shqipëri tokë të djegur, dokumentuar kjo në mënyrë preçize në rastin e ripushtimit të Shkupit dhe Shkodrës (1478), dy qendrat e mëdha kryengritëse Shqiptare që rrezistuan dhe pas pushtimit u shkatërruan barbarisht, pra kurrfarë gjëje që vlente nuk do të kishte fatin të mund të mbetej pa shkatërruar. Kështu edhe pse anonim, sot duhet t’i jemi mirnjohës atyre që ndaluan që i njëjti fat t’i priste dhe objektet në fjalë duke i marrë me vete e duke i çuar në thellësi të “territorit katolik”.

Problemi është se kjo heraldikë nuk njihet as në Shqipëri për të njëtën arsye (zhdukja e gjithshkaje) por ajo “flet” vetë përmes vizatimeve të rregjistruara në të. Në brendësi të kësaj heraldike ende të panjohur për ne, në pjesën “e nderit” të saj gjëndet edhe një heraldikë tjetër por këtë rradhë jo anonime.

Heraldika e Shtetit të parë Shqiptar.

Heraldika në fjalë gjëndet në shumicën e ndërtesave mbretërore apo kështjellave në Spanjën e sotme, ajo vjen pikërisht nga shekulli XV, kohë kur Mbretëria e Aragonës u bashkua me atë të Spanjës (Castilia&Leon) dhe gjëndet aty për të na rifreskuar kujtesën se Shteti Shqiptar në kohën e Scanderbeg kish lidhur një marrveshje vasaliteti (partneritet quhet sot) me Aragonën.

Ballafaqim i heraldikës në parzmore me heraldikën në Kështjellën e Segovijas

Kështu pra ka një arsye preçize përse në qëndër të heraldikës “anonime” kemi edhe një heraldikë të Mbretërisë Spanjolle dhe ky është një element shtesë që betonon lidhjen trinome Shqiponjë e zezë – Heraldikë (e panjohur) – Heraldikë e Mbretërisë së Spanjës të shek XV.

Shqiponja dykrenare me Heraldikën Spanjolle (Spanjollët vetë nuk kanë kurrfarë lidhje me Shqiponjën dykrerëshe) i jep kuptim edhe heraldikës së panjohur, pra asaj që kërkush nuk e njeh, ajo qëndron si nyje lidhëse mes symbolit të Scanderbegut (shqiponja) dhe Heraldikës së Mbretërisë Spanjolle duke qenë Heraldikë e asaj që unë do ta quaja me termin e përgjithshëm, Heraldika e Shtetit të Parë Shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Historianët tanë më mirë se kushdo mund të saktësojnë se me çfarë titulli paraqitej Scanderbeg nëpër kanceleritë e Europës, Mbret, Princ apo diçka tjetër ku ai shpallej si udhëheqës i Shqiptarëve por duke patur në zotërim të paktën edhe Maqedoninë dhe Epirin.

Me shumë gjasë vetë kjo parzmore kali është punuar në Spanjë (Madrid apo Barcelonë), dhe jo vetëm, sepse dhe fakti që thumbin luftarak të pikturuar në gjurin e Scanderbeg në gravurë e gjejmë në një armaturë Spanjolle, mund të na na japë të drejtë të hamendësojmë se i gjithë kompleti luftarak i Scanderbegut ka ardhur prej atje dhe këtu e kam fjalën për Përkrenaren dhe Shpatën Ceremoniale. Te kjo e fundit diku pranë dorezës, ka gjithashtu disa ornamente që me të gjitha gjasat duhet të jenë punuar nga e njëjta dorë me atë që ka punuar në Parzmoren e kalit.

gj7_zpsfomppf3r.jpg

Nëse bëjmë një përmbledhje dhe ballafaqojmë faktet mund të themi:

Heraldika e Shtetit të parë ShqiptarObjektet janë të epokës mesjetare dhe Scanderbeg ka qenë një prijës i shquar mesjetar (mos më i shquari i kohës) në rradhë të parë si ushtarak.

Asnjë nga pajimet ushtarake bile as trupi i Scanderbeg, nuk gjënden në vendvarrimin e tij në Lezhë, pra çdo gjë e tija është hequr prej aty, ndërkohë Përkrenarja dhe Shpata ceremoniale e tij është gjetur, identifikuar dhe mbahen në Muzeun e Vjenës, pranë vëndit ku janë gjetur edhe objektet në fjalë.

Te dy objektet e muzeut Parisien jane gjetur në 1555ën, pra pas vdekjes se Scanderbegut, jo para ose gjatë jetës së tij dhe kanë gjithashtu karakter ceremonial.

Të dy objektet kanë qartazi simbolin e Shqiponjes se Zezë, emblematike kjo për Familien e Kastrioteve nën symbolet e të cilëve kanë luftuar Shqiptarët aso kohe dhe mburoja e kuqe.

Heraldika në Parzmore nuk i përket askujt deri sot, por lidh qartazi Kastriotët (shqiponja e zezë) me Mbretërinë Spanjolle (heraldika në qendër).

Të katër objektet janë në një zone katolike, pra aty ku besnikët e Scanderbeg, por dhe të afërm të tij mund të kenë shkuar për të gjetur mbështetjen e sigurtë për t’i shpëtuar përndjekjes së Ottomaneve që pushtuan vëndin pas vdekjes dhe që mund t’i kenë marrë ato me vete që t’i shpëtonin bastisjes së pushtuesit.

Përfundimisht dhe me bindje të plotë do të thoja se sot kemi në Musée des Armée Paris:

1 – Mburojën e Heroit tonë Kombëtar, Georg Castriota Scanderbeg.

2 – Parzmoren e Kalit të tij legjendar.

3 – Heraldikën e parë të një Shteti Shqiptar të njohur ndërkombëtarisht.

Sigurisht që nuk jam unë që e vendos këtë, por ndjej detyrë dhe po i bëj të njohur publikut atë që unë pashë konkretisht në një vënd të caktuar, duke u përpjekur të bëj edhe arsyetimet përkatëse se egziston diku, diçka që vlen të diskutohet, por siç dihet fort mirë ato që kanë autoritetin të merren me këtë dhe të bëjnë shpallje zyrtare mbi vërtetësinë janë, specialistë të fushave përkatëse në Shqipëri dhe Francë, Muzeu Historik në Shqipëri me Muzeun e Ushtrisë në Francë, Instituti ynë i historisë me homologët në Francë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë me atë Franceze, dhe pse jo ambasadat përkatëse që duhet të bëjnë koordinimet përkatëse.

ثshtë një punë ndoshta voluminoze por që vlen.

Unë i kam biseduar me shumë specialistë këtu, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë përkrahur idenë, i kam shkruajtur të gjitha institucioneve tona por kam marrë përgjegje heshtjen e tyre dhe nuk e kuptoj përse.

Le të presim çfarë do të ndodhë pas këtij shkrimi.

/Nga Arben Melih Agolli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top