Njihuni me katër studentët shqiptarë, që do të punojnë deputetë: njëri ka 11 vjet që

legjenda

Tetova
Njihuni me katër studentët shqiptarë, që do të punojnë deputetë: njëri ka 11 vjet që vazhdon universitetin

10:47, 07/08/2017
Një nga risitë e parlamentit të ri që do të mblidhet në Shtator për herë të parë, janë numri i lartë i të rinjve. Por për herë të parë në historikun e jetës parlamentare shqiptare, në karrigen e rëndësishme të “përfaqësuesit të popullit” do të ulen edhe katër student.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve referuar dokumentacionit të deputetëve të rinj, deputetë-studentë janë dy vajza nga Lëvizja Socialiste për Integrim; Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala.

Edhe pse Mehmeti zgjidhet për herë të dytë deputete, ajo ende vazhdon studimet për Inxhinieri. Kurse ligjvënësja tjetër nga radhët e LSI, Kërpaçi, e cila ulet për herë të parë në Kuvend dhe që është njëkohësisht edhe kryetare e LRI-së, vazhdon studimet për mjekësi, dega Farmaci. Deputetja Reme Lala që fitoi nën siglën e partisë së çamëve në Dibër është vetëm 22-vjeçe dhe vazhdon studimet, për degën Financë

Studenti-deputet i katër dhe që ka marrë sërish mandat nga radhët e PS-së është Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të ekzekutuar në vitin 2009, Fatmir Xhindi. Sipas CV-së që ai vetë ka dorëzuar në KQZ, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë./Syri.neto_20732970_10213802622089295_492904050_n1502095438.jpg
 

Attachments

  • o_20732970_10213802622089295_492904050_n1502095438.jpg
    o_20732970_10213802622089295_492904050_n1502095438.jpg
    53 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top