Një lutje për ata që iu është mërzitur jeta

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Dje një familje nga Tirana, iu desh të mbulonte me dhe dhe kurora lulesh Endin, një djalë 14 vjeçar, i cili u vetëvar. I la ëndrrat në mes, i preu shpresën prindërve për ta parë djalin në skenat e teatrove të baletit, i dërrmoi shpirtin ndërsa pyesin pafundësisht veten PSE, PSE NDODHI, vetëfajësohen, vetëgjykohen, i humbi besimin në Zot, se një e keqe më e rëndë për një nënë të humbë fëmijën s’ka... donin ta shihnin dhëndër. Dhe shpirti i nënës së mjerë nuk ngrihej dot nga gropa që u mbush ngadalë me lopatat e dheut që i binin mbi. Nuk donte të kthehej në shtëpi, nuk mund t’a linte djalin e saj që s’i kishin dalë ende mustaqet, në vendin ku prehen të ndjerët. Ai iku i veshur me kostumin popullor të cilin e përdorte për të dhënë shfaqe dhe me sytë gjysmë të hapur, sikur donte të shihte edhe një herë, për të fundit herë, ata që e rritën e i dhanë jetë.
****
اdo ditë dëgjojmë pafund vajza të reja që pinë bar miu, për një dashuri të humbur. Por a ja vlen të çosh jetën dëm për një njeri që nuk të ka vlerësuar, ndërsa lë pas shpirtin e dërrmuar të nënës së mjerë që qan me lot e me fjalë vajzën?
Mezoburra dhe nëna që zgjedhin po këtë rrugë sepse s’mund t’i plotësojnë fëmijëve të tyre kërkesat më minimale. Por a ja vlen të lesh në rrugë ata fëmijë, që për më shumë kanë nevojë për Ju, sesa për një akullore.
Djem të rinj që kur bëjnë krahasimin me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët vijnë nga familje me më shumë para, bien në depresion, duke menduar se e ardhmja e tyre do të jetë me e keqe se ajo e prindërve të tyre. Por a ja vlen të dorëzohesh kaq shpejt... Të mos i japësh vetes mundësi të luftosh për të qenë më mirë...
Djem e vajza të vogla që sapo kanë një zënkë banale, një “plan” që të shohin se kush do të jetë në varrimin e tyre, e këtë e provojnë me idenë se mund të kthehen sërish duke mos e kuptuar mirë çfarë është vdekja. E ndërsa janë në grahmat e fundit të gjithë luftojnë për të shpëtuar, por manteli i zi i ka mbështjellë tashmë. Të gjithë këta kanë mbyllur sytë dhe s’mund të shohin se çfarë kanë shkaktuar me largimin e tyre të parakohshëm. U kanë mbyllur jetën familjeve të tyre, i kanë kthyer në njerëz që gjysmën e kohës e kalojnë në varreza mes të vdekurve në vend që të jetonin normalisht, i kanë kthyer në mekanizma që përveç lotëve nuk prodhojnë asnjë të qeshur, vuajnë vetëm vuajnë, me shpirtin e plagosur nga humbja e të dashurve.
****
Teksa mijëra njerëz qëndronin të heshtur para arkivolit të 14 vjeçarit, mes tyre dhe shumë shokë e shoqe të tij, hoxha, ai që bëri lutjen e fundit, predikoi moralin kundër vetëvrasjeve në emër të Zotit. Zoti na e ka përcaktuar ditën kur lindëm dhe atë që do vdesim, por asnjë nuk mund të ndryshojë rrugën e tij që ka zgjedhur për ne, dhe të vrasësh veten, domethënë të ndryshosh fatin tënd. Në emër të njërës prej shumë njerëzve shpirtëvrarë nga humbja e një djali të vogël, ende të parritur mirë, ju kërkoj të mos jeni kaq egoist duke menduar se mund të shpëtoni duke u vetëvrarë. Mendoni fytyrën e nënës tuaj të mjerë, kur të mësoj që ju s’do jeni më, mendoni për babanë tuaj që edhe pse është burrë qan mbi trupin e të voglit të tij, më keq se të ishte fëmijë, mendoni për ata fëmijë që lini jetim kur ju vendosni të hiqni dorë kaq lehtësisht nga jeta, mendoni se kush do i rrisë, kush do i ushqejë, kush do i përkëdhelë dhe, sa të vështirë do e kenë rrugën e jetës pa prindërit e tyre. Mendoni përpara se të ikni, se dashuria nuk duhet t’ju vrasë, por duhet t’ju japë shpresën për të gjetur atë që vërtet ju meriton... Mendohuni dhe shihni sytë e nënës tuaj shpirtdjegur.
Të vrasësh veten nuk të bën guximtar. Guxim është të jetosh e të përballosh mbi supe sfidat e jetës, të mirat e të këqijat, zhgënjimet e humbjet, sëmundjet dhe zemrën e plagosur. Guxim është të çosh deri në fund, jetën që të kanë dhënë prindërit e tu, jetën që të ka dhënë perëndia. Mos harroni, një vendim i tillë, vret me qindra njerëz që ju duan t’ju kenë pranë, me të mirat e të këqijat tuaja.

Rezarta Delisula
 
Te gjithe nga ne ka raste kur pjese e jetes tone behet edhe momente te tilla. Te degjosh qe nje djale 14 vjecar vrau veten te ben te vesh duart ne koke. Edhe mbi te gjitha nje djale i cili po bente nje karrjere shume te bukur ne vetvete, e cila ishte baleti. Edhe pse ne ndondjeher i bejme vetes tone pyetjen pseeee pse ndohi kjo nje pergjigje kurr nuk mund ta marrim nga rrethanat qe mudn te ndohemi. Mbi te gjitha ata familjare me lot ne sy kurre nuk do ti ndahet nga mendja kjo skene e hidhur. Kur e lexoj kete artikull syte me bushen me lot .... Po cfare fai ka ajo nene zemra e te cilit nuk mund te largohet e ta le djalin e saj nen toke. Ato syte te gjysem mbyllura te lene te mendosh ashtu sic e thote edhe vet autora te shikonte nenen per here te fundit. A fjala nene, nena e cila na solli ne kete jete me brenga e mundime na rrite me mundime e halle e ne ja shperblejme me nje monedhe e cila nuk e meriton. por kjo qe mund te kete bere nje djale kaq i ri ne mosh nuk mund te falet. edhe pse nuk duhet ta gjykojme per vepren qe ka bere se nuk i dime me te verte rrethanat e tij. por gjithsecili nga ne duhet te mendoj e ti japi nje rrugzgjidhje me te mire se sa vetrasja.

Fjalet qe duhet tia themi vetes : Të vrasësh veten nuk të bën guximtar. Guxim është të jetosh e të përballosh mbi supe sfidat e jetës, të mirat e të këqijat, zhgënjimet e humbjet, sëmundjet dhe zemrën e plagosur. Guxim është të çosh deri në fund, jetën që të kanë dhënë prindërit e tu, jetën që të ka dhënë perëndia. Mos harroni, një vendim i tillë, vret me qindra njerëz që ju duan t’ju kenë pranë, me të mirat e të këqijat tuaja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top