Një jetë si në përrallë - MICHEAL JACKSON

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa muaj më parë, erdhi paralajmërimi i një serie të gjatë koncertesh në Londër, me dhjeta e mija bileta të shitura në pak orë, pasuar nga zërat mbi gjendjen e tij ekonomike dhe shëndetësore. Duhej të ishte rikthimi i tij në stil të lartë, për ta ripushtuar fronin e “mbretit të popit”. Një fron që do të mbetet bosh.

Nga pluhuri në altar e pastaj rikthimi në pluhur. Një karrierë plot lavdi e përfunduar nga një rënie e pandalshme, një jetë që ka qenë një përrallë e pastaj është shndërruar në ankth.

Historia e Micheal Jackson ka qenë e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme, një ngjarje artistike dhe njerëzore të cilën pak kush e ka parë. Këngëtar, balerin, aktor, e kishte filluar aventurën e tij në spektakël si fëmijë çudibërës.

E tëra nisi pranë vëllezërve të tij Jackie, Tito, Jermaine, Marlon e Randy, të 5 Jachkson-ët, të rritur nën kujdesin e babait Joe në Gary, Indiana, një baba bukur i ashpër me të bijtë, e në veçanti me Michael-in që, vite më vonë, rrëfeu për dhunën e shpeshtë që kishte pësuar prej tij.

Micheal bashkohet me bendin e vëllezërve në moshën gjashtë vjeçare, më 1964 dhe bëhet këngëtar solist i tij pas dy vitesh. Vëllezërit Jackson lidhin kontratë me Motowon më 1968.

Singli i parë I want you back, i nxjerr ata menjëherë në krye të listës së klasifikimeve. ثshtë nisma e një marshi triumfues: në fund të viteve Shtatëdhjetë Jackson-ët tashmë janë bërë divë dhe pothuajse tërë suksesin ia kanë borxh zërit të Micheal-it. Në harkun e dhjetë viteve, vëllezërit Jackson publikojnë nëntëmbëdhjetë albume të tjera.

Hapi tij i parë i vërtetë si solo janë sekuencat e filmit “The Wiz”, me Diane Ross, më 1978, ku Micheal kishte bërë edhe filmin.

Por cilësia e vërtetë arrin më 1979 kur realizon albumin Off The Wall, që shitet në mbi 20 milionë kopje, përfshin dhjetë single në klasifika dhe ka bashkëpunimin e artistëve të kalibrit të Stevie Wonder dhe Paul McCartney. ثshtë fillimi i një projekti ndryshe dhe të ri, që parasheh, nga ana e Jackson, kontrollin total të “produktit” të vet.

ثshtë ai vetë që vendos gjithçka, mbi diskun dhe spektaklet, nga skenografitë te koreografitë, deri te moonwalk, hapi tipik i vallëzimit që do të bëhet marka e tij e fabrikimit në vitet tetëdhjetë.

Strategjia paguhet e më 1982 Jackson pushton botën mbarë, duke shitur deri më sot gjashtëdhjetë e pesë milionë kopje të diskut të tij të dytë, Thriller, njëri nga albumet më të shitura të muzikës së lehtë. Albumi, i prodhuar nga Quincy Jones, është një kryevepër pop.

Me Thriller, Jackson hap epokën e videomuzikës, duke realizuar disa klipe shumë të njohura që do të kontribuojnë në mënyrë substanciale në zhvillimin e kësaj gjinie, si ‘Thriller’ (me regjinë e jashtëzakonshme të John Landis) dhe ‘Billie Jean’.

Në vitet tetëdhjetë, Micheal Jackson bëhet, bashkë me Madonnën, ylli më i popullarizuar i botës.

Aq sa më 1985 do të jetë ai (bashkë me Lionel Richie) që do ta kompozojë himnin humanitar “We are the world”, kënduar nga yjet më të mëdha të muzikës amerikane për hir të popullatave afrikane, i cili do të bëhet një sukses planetar.

Pas suksesit shumë të madh të Thriller, që do ta bëjë Micheal Jackson-in t’i fitojë shtatë Grammy Awards, u desh të pritet deri më 1987 për ta parë përsëri Jackson-in në veprim me një album të vetin.

Por rikthimi i tij koincidon me një metamorfozë shqetësuese. Suksesi oqeanik ka transformuar Micheal-in e buzëqeshur në një yll megaloman, egocentrik, tekanjoz dhe plot me fobi, që shkon deri aty sa të ndërrojë krejtësisht fytyrën dhe ngjyrën e lëkurës së vet.

Micheal Jackson-i i “Ri” nuk njeh suksesin e albumit të tij paraprijës; sado që qoftë “Bad” (1987) qoftë Dangerous” (1991) shiten në dhjeta miliona kopje, asgjë nuk është si më parë.

Gjërat përkeqësohen më 1993, kur arrijnë akuzat e para ndaj të miturve. Atëherë Jackson provon të paraqitet në një mënyrë tjetër, më 1994 martohet me të bijën e Elvis-it, Lisa Marie Presley; më 1996 vjen gruaja e dytë, Debbie Rowe, e cila do të bëhet nëna e dy bijve të tij.

Por suksesi planetar ka marrë fund, shumëfishohen zërat e një bankrotimi ekonomik, e në fund të viteve nëntëdhjetë michealmania e një kohe mbetet vetëm kujtim.

Larg nga suksesi dhe klasifikimet, viteve të fundit janë vetëm kronikat gjyqësore ato që interesohen për Michael-in, i cili duhet të përgjigjet në tribunal për akuzat e sëmundjeve seksuale, nga të cilat pastaj do të lirohet.

Në vitet dymijë arrin bankrotimi. Jackson, që kishte blerë të drejtat e këngëve të Beatles, detyrohet të rishesë gjithçka, edhe vilën legjendare të Neverland në Kaliforni.

Disa muaj më parë, erdhi paralajmërimi i një serie të gjatë koncertesh në Londër, me dhjeta e mija bileta të shitura në pak orë, pasuar nga zërat mbi gjendjen e tij ekonomike dhe shëndetësore.
Duhej të ishte rikthimi i tij në stil të lartë, për ta ripushtuar fronin e “mbretit të popit”. Një fron që do të mbetet bosh.
EXPRESSI039_30399michael-jackson-posters.jpg
 
Michael Jackson, mbreti i popit s’rron më !?

Legjenda e muzikës u nda nga jeta pas një ataku në zemër
Michael Jackson, i cili nga djali i mrekullueshëm i muzikës, mbreti i popit u kthye në një figurë të trishtueshme të ndjekur nga paparacët, gjyqet, dhe operacionet plastike s’rron më. Ai u nda nga jeta të enjten pasdite nga nja atak në zemër. Vdekja e tij ka tronditur gjithë botën, fansat në çdo cep të botës derdhin lot e figurat e njohura të artit kanë shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e parakohshme të legjendës së muzikës, i kthyer së fundmi në një imazh të përhumbur që largohej nga blicet e kamerave e luftonte me borxhet e akuzat për pedofili.

Si do kujtohet
Bota do të kujtojë dy Michal Jackson-ë. Njëri ishte një prej artistëve më të mëdhenj të shekulli të 20-të, i cili i dha formë muzikës pop dhe popullaritetit. Tjetri ishte një shpirt i trazuar, një përrallë paralajmëruese për rreziqet që sjell fama. Jackson ishte vetëm 50 vjeç në momentin që u nda nga jeta, por pas këtyre viteve qëndron një prej karrierave më të gjata dhe më prodhimtare në muzikën amerikane. Ai i regjistroi hitet e para në vitet ’60, si një djalë 11-vjeçar në grupin muzikor të pesë vëllezërve “Jackson 5”. Që prej këtij momenti fama e tij vazhdoi të rritej mbi atë të vëllezërve e motrave të tij, teksa rritej dhe ndryshonte, si profesionalisht ashtu dhe fizikisht. Muzika e tij ishte intensive, e kërcyeshme, e paharrueshme, ngjitëse dhe frymëzuese. Albumi i tij “Thriller” në vitin 1982 kapi majat e klasifikimeve dhe vazhdon të jetë dhe sot e kësaj dite albumi më i shitur i gjithë kohërave.
Ai ishte ndryshe nga gjithë njerëzit e famshëm. Ai vishej ndryshe. Dukej ndryshe. Ai madje ecte ndryshe. Ai ecte mbrapsht. Madje dhe koha sikur ecte mbrapsht për atë, ose të paktën ai u përpoq që ta kthente kohën mbrapa. Rinia e tij u sakrifikua për industrinë e muzikës, në studiot e regjistrimit dhe nëpër pengesat që krijon fama. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës duke u përpjekur të rigjente pafajësinë e humbur, duke jetuar në fermën e tij “Neverland” njësoj si Piter Pani. Njësoj si me Elvis Presley-n apo Beatles është e pamundur të llogaritet efekti i plotë që Jackson ka pasur në botën e muzikës. Në kulmin e karrierës së tij ai ishte padyshim ylli më i madh në botë duke shitur 750 milionë albume. Stacionet radiofonike në mbarë botën reaguan ndaj vdekjes së tij me serioze maratonë të këngëve të tij. Stacioni muzikor “MTV”, i cili u rrit pjesërisht prej videove të jashtëzakonshme të Jackson shfaqi hitet më të mëdha të tij.
Ngritja dhe rënia e një legjende
Si një performues solo Michael Jackson e ktheu epokën e popit në një produkt global, për të mos përmendur epokën e spektaklit dhe kulturës pop. Ai u më shumë personazh se këngëtar, dorashka e tij me temina, fytyra e tij e bardhë dhe lëvizjet e tij janë gdhendur tashmë në botën e spektaklit. Karriera e tij kapi majat me albumin “Thriller” në vitin 1982 dhe me turneun “Victory” që e ribashkoi atë me vëllezërit në vitin 1984. Shtatë prej nëntë këngëve në albumin “Thriller” u klasifikuan në dhjetë këngët më të mira. Albumi qëndroi për dy vjet rresht në klasifikimet botërore dhe shiti 100 milionë kopje në mbarë botë, si dhe fitoi tetë çmime “Grammy”. Koreografi dhe regjisori Vincent Paterson, i cili përgatit shumë video të Jackson kujton se e shihte atë tek bënte prova rreth katër orë përpara një pasqyre derisa lëvizjet bëheshin të natyrshme. Albumi tjetër “Bad” në vitin 1987 shiti tetë milionë kopje dhe prodhoi pesë këngë që u bënë hite, si dhe një video tjetër të jashtëzakonshme, këtë radhë nën regjinë e Martin Scorsese-s. Ishte një hit i padiskutueshëm sipas standardeve të kujtdo, por jo në krahasim me “Thriller”. Kjo ishte pika, kur jeta e çuditshme private e Michael Jackson filloi të eklipsonte muzikën e tij. Ai do nxirrte mjaft albume të tjera dhe turne muzikore. E do ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut. Vetëm se s’do ishte më muzika ajo që e mbante në qendër të vëmendjes. Pavarësisht milionave që fitonte, stili i çuditshëm i jetesës filloi t’i krijonte probleme financiare. Në vitin 1988 Jackson bleu për 17 milionë dollarë një fermë në Los Olivos, Kaliforni. E quajtur atë “Neverland” sipas ishullit mitik të Piter Panit dhe e pajisi pronën me parqe dëfrimi për fëmijët, një kopsht zoologjik, si dhe një kinema me 50 vende. Kostoja e këtyre shpenzimeve arriti 35 milionë dollarë dhe ferma u bë vendi i tij i shenjtë. Por “Neverland” dhe jetesa e Michael Jackson ishin shumë të shtremba. Një llogaritar që dëshmoi në gjyqin e vitit 2005 dëshmoi se buxheti vjetor i Jackson në vitin 1999 ishte 7.5 milionë dollarë shpenzime personale dhe 5 milionë dollarë për të mbajtur “Neverland”. Në fund të viteve ’90 ai filloi të merrte kredi të mëdha për të paguar borxhet. Në vitin 1998 ai mori një kredi 140 milionë dollarëshe nga Banka e Amerikës, e cila në dy vjet arriti në 200 milionë dollarë.
Martesat dhe familja
Në vitin 1994 martesa e tij me vajzë ne Elvis Presley-t, Lisa Marie Presley habiti gjithë botën. Gjithsesi kjo martesë s’do zgjaste më shumë se 19 muaj. Martesa e dytë e Jackson ishte akoma më e shkurtër dhe kësaj radhe me një person aspak publik. Ai u martua me infermieren Debbie Rowe në vitin 1996, me të cilën pati dy fëmijë, një djalë që e quajti Prince Michael Jackson dhe një vajzë, Paris Michael Katherine. Pasi çifti u divorcua në vitin 1996 Jackson mori përgjegjësi të plotë për rritjen e fëmijëve. Djali i tij i tretë, Prince Michael II lindi nga një grua misterioze, të cilën ai s’e ka takuar ndonjëherë. Nuk dihet akoma se si do të shkojë fati i fëmijëve të tij dhe kush do e ketë përgjegjësinë për rritjen e tyre.
Fakte

Michael Jackson lindi në Geri, Indiana (SHBA) dhe ishte fëmija i shtatë i familjes Jackson. Ai filloi të këndonte profesionalisht në moshën 11-vjeçare, si anëtar i grupit “Jackson 5”.

Karriera e tij solo nisi në vitin 1971, kur ai ishte akoma anëtar i grupit, por nxori albumin “Off the wall” dhe “Thriller”, i cili i dha atij një vend të sigurt në historinë e muzikës pop.

Michael Jackson ishte një performues i jashtëzakonshëm, kërcimtar brilant, këngëtar i shquar dhe origjinal dhe një prej personazheve të spektaklit më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Ai ka marrë 13 çmime “Grammy” dhe ka shitur më shumë se 750 albume në mbarë botën.

Michael Jackson u rrit si dëshmitar i Jehovait dhe është shprehur se i ati e rrihte dhe i bënte presion psikologjik. Ai ka thënë se kur ishte i vogël qante shpeshherë sepse ndjehej i vetmuar.

Revista “Rolling Stones” e ka përshkruar kur ishte i ri si një “gjeni” me “dhunti të jashtëzakonshme muzikore”.

Në vitin 1988 Jackson bleu për 17 milionë dollarë një fermë në Los Olivos, Kaliforni. E quajtur atë “Neverland” sipas ishullit mitik të Piter Panit dhe e pajisi pronën me parqe dëfrimi për fëmijët, një kopsht zoologjik, si dhe një kinema me 50 vende.

Një llogaritar që dëshmoi në gjyqin e vitit 2005 dëshmoi se buxheti vjetor i Jackson në vitin 1999 ishte 7.5 milionë dollarë shpenzime personale dhe 5 milionë dollarë për të mbajtur “Neverland”.

Në fund të viteve ’90 ai filloi të merrte kredi të mëdha për të paguar borxhet. Në vitin 1998 ai mori një kredi 140 milionë dollarëshe nga Banka e Amerikës, e cila në dy vjet arriti në 200 milionë dollarë.

TO
 
Jackson, dritehijet e jetes se nje “mbreti”
Legjenda e muzike pop, Michael Jackson nderroi jete pas nje ataku kardiak por edhe pse tashme i larguar per ne boten tjeter, ai nuk ka mundur dot ta marre me vehte emrin e tij pasi ai do ngelet perhere ne librin e madh te muzikes boterore.

Michael e nisi karrieren si solist qe ne moshen 5 vjecare me kengen "Got to be there", por 11 vjet me vone ai do ngjitej ne majat e muzikes me albumin “Thriller”, album qe edhe sot po i reziston kohes si me i shituri i te gjitha koherave, i prodhuar nga Quincy Jones, fitues i 8 cmimeve Grammy. Sipas “Guinness World Records”, Michael Jackson ka shitur 750 milione albume ne gjithe karrieren e tij, nje primat absolut. Ne periudhen 1988-2005 Jackson jetoi ne fermen Neverland qe u detyrua ta shiste per 35 milione dollare per shkak te borxheve te shumta.
Skandalet seksuale dhe semundja
Pjesa me e erret e jetes se tij u mbulua nga skandalet seksuale me minorene qe nuk u vertetuan asnjehere nga gjykata. Problemet e para shendetesore te Jackson u vune re ne fillim te vitit 2008 ndersa ai po udhetonte ne karrige me rrota. Ne fundin e dhjetorit filluan te qarkullonin zera se ai vuante nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur A1AD qe shkakton mungesen e proteines qe mbron mushkerite. Kjo semundje e qorroi tek syri i majte, me te cilin shikonte vetem 5 %. E vetmja mundesi qe ai te mbijetonte nga kjo semundje ishte transplanti i mushkerive. Gjate muajit maj, tabloidi “Sun” shtoi se kengetari vuante nga kanceri ne lekure.

Jeta private
Ne vitin 1994 Michael u martua me te bijen e Elvis Presley, Lisa Marie, lidhje e cila zgjati vetem dy vjet. Ai u rimartua ne vitin 1997 me infermieren Debbie Rowe, me te cilen lindi dy femije, Prince Michael dhe Paris Michael Katherine para se te divorcohej ne vitin 1999. Tre vjet me vone, Michael u be baba per here te trete pasi lindi djali Prince Michael II nga nje femer ende e panjohur.
Koncertet ne Londer
Ne mars te vitit 2009 Michael zhvilloi nje deklarate shtypi ne Londer ku tha se do zhvillonte nje numer te madh koncertesh ne “O2 Arena” per t’i dhene fund karrieres mbi skene. Kete projekt ai nuk arriti ta vinte ne jete per shkak te vdekjes se parakoshme, shkaqet e se ciles ngelen ende per t’u zbardhur.
 
Mister mbi vdekjen e Jackson, zhduket mjeku

Mjeku i Michael Jackson eshte zhdukur menjehere pas vdekjes se mbretit te pop-it, duke mbuluar me mister shkakun qe coi ne ndalimin e zemres se kengetarit.

Policia e Los Angeles nuk e ben te ditur emrin e mjekut qe sapo mori vesh vdekjen e Jackson eshte zhdukur pa lene gjurme nga lagjia “Bel Air”. Sipas policise, mjeku nuk ka pranuar te firmose certifikaten e vdekjes qe eshte nje procedure normale dhe ky veprim ka ngjallur dyshime te medha. Jackson ka nderruar jete ne gjume pas nje ataku kardiak per shkak te injeksionit te madh te morfines te cilen e merrte per te mos ndier dhimbje nga disa semundje prej te cilave vuane.
Jackson drogohej edhe per te rregulluar gjendjen psikike, pasi ne muajin korrik ai do kendonte disa koncerte live ne “O2 Arena” te Londres. “Kur nje mjek nuk nenshkruan certifikaten e vdekjes ai menjehere merret nen hetim”, ka thene nje zedhenes i policise per “The Guardian”.
Avokati i familjes, Brian Oxman konfirmon faktin se ylli i muzikes drogohej prej disa kohesh per shkak te disa problemeve shendetesore. “Une nuk e di permbajtjen e kurave qe ai merrte por jam i sigurt se ai mjekohej me dicka te forte”, shprehet Oxman ne nje interviste per CNN.
Nderkohe, faqja e njohur e lajmeve gossip, TMZ thote se Jackson ishte nen efektin e droges se lehte Demerol dhe te enjten ne mengjes ai ndjeu veshtiresi ne frymemarrje. Sipas specialisteve, Demeroli eshte nje ilac qe nuk shkakton atak kardiak, por kjo mund te ndodhe se ai kombinohet me drogera te tjera. Jackson nderroi jete ne oren 2:26 te pasdites, 2 ore e 4 minuta pasi u njoftua urgjenca mjekesore.
 
Jackson, zbulohet thirrja në 911, "kyçet" makina e mjekut personal

Los Angeles- Kardiologu i “Mbretit të Popit” Michael Jackson ishte “zhdukur” menjëherë pas vdekjes së këngëtarit por policia arriti ta gjejë atë. Nderkohe policia publikoi teksin e telefonates se bere ne sherbimin 911 per rastin e vdekjes se kengetarit. “Ne kemi një mjek personal me atë (Jackson), por ai nuk po reagon fare. Mjeku është duke e pompuar gjoksin e tij”, thotë telefonuesi. Operatori 911 pyet telefonuesin nëse ka parë çfarë po ndodh por zëri largohet nga receptori. Pak çaste më pas i njëjti person vjen në receptor dhe kërkon një ambulancë. Conrad Murray, kardiolog në profesion, ishte mjeku personal i Jackson. Mediat në Los Angeles raportojnë mundësinë që ai të ketë qenë me këngëtarin në shtëpi në momentin kur Jackson pësoi infakt. Zv.Shefi i policisë së Los Angeles, tha se mjeku i Jackson është marrë në pyetje dy herë, ai po bashkëpunon më hetimin dhe se mund të pyetet përsëri, jo në cilësinë e “të dyshuarit”. Policia i ka bllokuar edhe makinën mjekut të Jackson për të parë nëse aty ka medikamente apo receta që tregojnë çfarë ilaçesh mund të ketë konsumuar këngëtari legjendar para se të ndahej nga jeta në moshën 50-vjeçare. (Lajmi i djeshem)....Përreth “Medical Center” qëndrojnë qindra fansa e adhurues të “Mbretit të Popit” Michael Jackson, ndërsa mjekët nisën në mëngjes autopsinë mbi shkaqet e vdekjes. Ylli i muzikës vdiq dje në ora 2:26. Ai u gjet pa ndjenja në shtëpi kurse gjatë rrugës për në spital ekipi mjekësor u përpoq ti shpëtonte jetën me goditje elekroshoku, por qe e pamundur pasi ataku kardiak kishte dhënë goditjen e tij. Një hetues pritet të jetë i pranishëm bashkë me mjekët gjatë kryerjes së autopsisë. Ekzaminimi pritet të përfundojnë brenda 24-orësh, trupi do ti dorëzohet më pas familjes Jackson, por rezultatet mbi shkakun e vdekjes mund të vonojnë deri në 6 javë. Mjekët paralajmëruan se do të bëjnë një ekzaminim të përgjithshëm mbi mundësinë e toksikimit nga ilaçet, ata thanë se një analizë e tillë ndoshta do të vonojë 6 javë për një rezultat përfundimtar. "Ka shanse të pakta që rezultatet të dalin tani për shkak të testimit të nivelit të gjerë," tha Lt. Ed Winter, ndihmës shefi mjeko-ligjor, në Los Angeles. Katër muaj më parë duket se Jackson kishte bërë një akzaminim të përgjithshëm për tu siguruar mbi gjendjen e tij në kuadër të turit të koncerteve që pritet të mbante duke filluar në Londër. Një avokat u familjes, tha se Jackson kishte marrë ilaçe për dhimbje në duart dhe në shpinë, dhe se ai i kishte përdorur “shumë nga ato”.
VOA: Xhekson, ulje-ngritjet e një karriere
Ylli botëror i muzikës pop, Majkëll Xhekson provoi momentet më të larta por edhe më të ulta në jetën e tij e cila u shoqërua vazhdimisht nga vemendja e pandërprerë e medias.
Xhekson, i njohur për lëvizjet e tij sensacionale në skenë dhe për këngët ku shkriheshin muzika pop, rok dhe soul, fitoi emër shumë shpejt në jetë me grupin që përfshinte edhe katër vëllezërit e tij të njohur me emrin “The Jackson Five”. Por ai u bë një superstar i vërtetë në adoleshencën e vonë kur karriera e tij solo çoi në prodhimin e albumeve të tillë si "Off the Wall," në vitin 1979 dhe "Thriller," në 1982, të cilat u bënë ndër albumet më të shitura të të gjitha kohrave.
Michael Jackson announces that he is set to play ten live concerts at the London O2 Arena in July, 05 Mar 2009
Xhekson u shqua edhe për novacione qysh herët në botën e videove muzikore kur ky zhanër filloi të zhvillohej në fillim të viteve 80. Videot e tij për albumin "Thriller" përfshinin lëvizje të ndërlikuara kërcimi dhe disa herë edhe formën e një tregimi, gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë.
Ai krijoi një stil të tillë kërcimi që përfshinte teknika të pantomimës, lëvizje super të shpejta dhe një ecje karakteristike e njohur si “Ecje në Hënë”. Kjo ecje i magjepste shikuesit – Xhekson rrëshqiste prapa ndërkohë që dukej sikur lëvizte përpara. Edhe stili i tij i të kënduarit ishte po aq i veçantë – aty shkriheshin balada të musikës soul me lëvizje kërcimi të shoqëruara me klithma të mprehta.

Xhekson ka qenë mjaft i njohur edhe në fushën e filantropisë gjatë viteve 80. Në vitin 1985 ai ndihmoi në organizimin e nismës “SHBA për Afrikën” për luftën kundër urisë në kontinetin afrikan, duke grumbulluar këngëtarët më të famshëm të kohës për të interpretuar himnin "We Are the World," i cili u shkrua posaçërisht për këtë qëllim dhe u bë ndër këngët më të shitura.
Por në jetën private, Majkëll Xhekson ishte një njeri i tërhequr nga bota dhe ekcentik. Ai e portretizonte veten si personazhi për fëmijë Peter Pan duke thënë se nuk kishte patur kurrë rast të shijonte fëmijërinë. Ai e rrethonte veten me fëmijë dhe shkoi deri aty sa ndërtoi një park lojrash madje edhe një kopsht zoologjik në territorin e shtëpisë së tij në Kaliforni. Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur ai bëri një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar hundën dhe mjekrën duke e ndryshuar në mënyrë dramatike krejt fytyrën.
Xhekson u martua dy herë, së pari në vitin 1994 me Lisa Marie Presley-n, vajzën e legjendës së rokut, Elvis Presley; më pas me një grua të panjohur, Debbie Rowe, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Asnjëra martesë nuk zgjati më shumë se 3 vjet.
Xhekson pati edhe një fëmijë të tretë, siç thuhet me një grua të panjohur. Por ndërkohë, ai u akuzua për marrëdhënie të pahijshme me fëmijë dhe në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për ngacmim seksual. Problemet e tij ligjore çuan në probleme financiare dhe tërheqje nga sytë e njerëzve.
Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top