Nis lufta italo-greke për TEC me qymyr në Shqipëri

Bilderberg

Anëtar i ri
Nis lufta italo-greke për TEC me qymyr në Shqipëri!!
link: Gazeta Panorama

Ndërtimi i një termocentrali me qymyr në Porto-Romano të Durrësit është kthyer në një mollë sherri mes Italisë dhe Greqisë.

Marko Caka / Athinë

Korporata energjetike greke DEI dhe kompania italiane "Enel" kanë piketuar këtë zonë për të vënë në jetë projektin e tyre për ndërtimin e një TEC-i. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e përplasjes mes dy kompanive. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja greke 'Imerisia', e cila nën titullin 'Lufta italo-greke për TEC-in në Shqipëri', ka vënë në dukje përplasjen mes dy kompanive energjetike.
TEC
Pak ditë më parë Takis Athanasopullos, kreu i konsorciumit DEI -RWE, është takuar me kryeministrin shqiptar, Berisha dhe me ministrin e Energjetikës, Genc Ruli. Sipas medias greke 'Imerisia', gjatë këtyre takimeve Athanasopullos së bashku me Mihalis Sigalas, drejtori për Evropën Qendrore i kompanisë së çimentos "Titan", i cili është njëkohësisht ortak i këtij koncorsiumi kanë paraqitur kërkesën e detajuar të palës greko-gjermane për ndërtimin e TEC-it në Porto-Romano. Pala greke ka kërkuar që TEC-i të ndërtohet në zonën e Porto-Romanos në Durrës. Sipas burimeve nga korporata greke, në kontratë lihet hapur edhe ndryshimi i lëndës djegëse, nga qymyr në mazut, ndaj dhe afërsia me Portin e Durrësit, apo ndërtimi i një kalate për ankorimin e anijeve, është e nevojshme për funksionimin normal të kësaj vepre. Në fakt ky TEC ishte parashikuar që të ndërtohej në Kozanë të Greqisë por realizimi i këtij projekti u bë i pamundur si pasojë e protestave të banorëve të zonës dhe ambientalistëve. Kjo, pasi sipas tyre, ndërtimi i këtij TEC-i në këtë zonë do të ndoste në masë mjedisin. Përballë një situate të tillë grekët i hodhën sytë nga fqinjët, për të vënë në jetë projektin e tyre.


Përfitimet
Pala greke nuk ka ende një studim fizibiliteti për zonën ku kanë parashikuar të ndërtojnë TEC-in në Shqipëri, por edhe pse një studim i tillë nuk është kryer ende, grekët shpresojnë që qeveria shqiptare t'u japë ok për ndërtimin e këtij TEC-i, pasi në të kundërt korporata greke do të duhet të sigurojë brenda vitit 2009 më tepër se 5.000 mega wat, për të plotësuar kërkesat e vendit për energji. Kjo, pasi edhe pse grekët e kanë parashikuar që TEC-in ta ndërtojnë në Shqipëri, pjesa më e madhe e energjisë që do të prodhohet nga ky termocentral do të shkojë drejt Greqisë.

“Enel”, gati të ndërtojë centralin bërthamor

Kompania italiane "Enel" është treguar e gatshme të investojë në projektet energjetike shqiptare. Përveç ndërtimit të termocentralit me qymyr në Porto-Romano, italianët kanë shfaqur interes për të ndërtuar edhe një central bërthamor në Shqipëri. Një interes i tillë ka ardhur fill pas deklaratës së kreut të qeverisë "Berisha", i cili është pozicionuar pro ndërtimit të centraleve bërthamore në vend. Sipas statistikave, deri në muajin gusht të vitit të kaluar kishte 439 centrale nukleare në gjendje pune, të cilat janë të shpërndara në 31 shtete të ndryshme të botës. Këto centrale aktualisht prodhojnë 17 për qind të energjisë elektrike në botë. Vendin e parë përsa i përket numrit të centraleve e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë ndërtuar gati 104 të tillë. Tashmë shumë vende i kanë kthyer sytë nga energjia nukleare dhe për këtë pritet që gjatë viteve në vijim të ndërtohen edhe 32 vepra të tilla të prodhimit të energjisë nukleare.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top