Nis avazi në Dhërmi: 5 mijë lekë për një… copë djathi

copa-e-djathit.jpg1_-905x395.jpg


Bregdeti jugor i Shqipërisë bëhet thuajse çdo sezon veror temë barsaletash për çmimet shpesh më të kripura se uji i detit të bukur të atyre anëve.

Këtë verë me sa duket avazi i zakonshëm ka nisur shpejt.

Në këtë faturë të dërguar në Dita nga një lexues bie në sy çmimi i një… cope djathi: plot 500 lekë të reja.

Fatura është lëshuar sot nga një restorant në Dhërmi.

“Në menu ishte shënuar 250 lekë. Në faturë, dyfishi. Kur e pyetëm kamarierin, na tha që menuja ka çmimet e vjetra, çmimi i djathit është me menunë e re” – shkruan lexuesi që ka nisur foton.

Me sa duket do jetë djathë me qumësht dallëndysheje:)
Dita
 
Me mire me ja fut pushimeve jashte,se sa te paguash 500 leke copen e djathit,apo kush e di sa do shkoje nje birre,e tjerat me radhe!
 
E njejta histori gjithandej.
Tjeter cmim ne menu e tjeter pagon.
Kjo eshte ajo qe nuk me pelqen.
Vere edhe 1000 leke copen po deshe por shkruaje tamam ne menu.
Po desha e marr, po s'ma mbajti nuk e marr.
Vdesim ne shqiptaret per t'ja fut i cik tjetrit.
 
kush eshte duke ju shku njeher.....ate djathin ta fusin ne by,,, si tha ai lol
 
Kete vere do shkoj patjeter ne Dhermi,me ka marre malli.
Normalisht do ha nje cope djath ahhahaha.

Nuk ka kontrolle, sepse ti kepusesh ne gjoba dy tre here,i stabilizojne cmimet qe cke me te.
 
Ne dhermi ndalem per dreke sa here qe kaloj andej rruges per Sarande. Cmimet nuk jane te lira por nuk jane as kaq astronomike sa i bejne ne media. Pastaj kjo eshte pune qejfi.. ke vende me te lira sa te duash ne bregdetin e shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top