NERMIN VLORA, VAJZA QE U THINJ 24 VJECE nga Zenepe Luka

Bilderberg

Anëtar i ri
NERMIN VLORA, VAJZA QE U THINJ 24 VJECE nga Zenepe Luka

Nermin Vlora, ambasadorja e Kombit, per here te pare ne jeten e saj, pranon te rrefeje per gazeten "Koha Jone" vuajtjet e familjes se saj, dhimbjen qe iu desh te perballonte larg Atdheut, kur regjimi godiste pa meshire gjyshen, qe ishte femija i pare i Ismail Qemalit, nenen e saj dhe femijet e tjere te Ismail Qemalit.

Gruaja e shquar, studiuesja, publicistja e nderuar nga shume vende te botes per kontributet qe ka dhene ne fusha te ndryshme, ambasadorja e Kombit, pikerisht me 18 prill, teksa kaloi pragun e 83 vjeteve, jep mesazhin njerezor se te falesh eshte virtyt, te kerkosh falje per fajet qe ke bere, eshte detyre e secilit. Ajo eshte
shqiptarja e shquar qe ka vuajtur nje jete te tere dhe qe i ka dashur vendin e saj dhe bashkekombesit tere jeten e saj. "Une, - thote ajo, - jam produkt i Shqiperise dhe e kam per nder."

Nermini i pergjigjet letres

Te falenderoj per shkrimin qe ke programuar mbi jeten time te gjate e plot me ngjarje. Kam vuajtur shume, per ngjarjet qe i kane ndodhur familjes sime ne Shqiperi gjate komunizmit, por i kam kapercyer ato, duke mesuar t'i jap urdher vetes sime, qe te mos urrej kurre gjate jetes sime. Ne te vertete, ia kam arritur qellimit, per fat te mire.
Vertet mua floket m'u zbardhen nga deshperimi dhe nga pamundesia per t'i ndihmuar njerezit e mi te shtrenjte, por nuk duhet harruar fakti qe tragjedi te tilla shume vete nuk i perballuan dhe per pasoje u cmenden ose vrane veten. Une ndihem krenare qe e perballova, qe nuk urreva kurre. Edhe tani qe po i bej publike keto vuajtje, ne Atdheun tim te dashur, une nuk urrej. Ndihem krenare qe jam prodhim i Shqiperise, qe i kam sherbyer dhe i sherbej vendit tim, sidoqe larg tij.

Grabitet gjyshja...

Ne asnje vend tjeter ne bote nuk gjen qe te jete trajtuar kaq mizorisht femija i pare i themeluesit te shtetit. Gjyshja ime jetonte me pensionin qe i jepte shteti, ne shtepi me qira dhe nuk kishte te bente fare me politiken. Te gjitha plackat e shtepise i kishte sjelle nga Stambolli. Nje dite fatkeqe, erdhen disa, disa, disa... Le t'i quajme njerez dhe i thane se ato plackat i perkisnin popullit dhe se ajo, bashke me te bijen, duhet te dilnin menjehere nga shtepia. Ajo i perket popullit dhe i duhet kthyer menjehere atij. Pasi i nxorren jashte dy gra te vetmuara, nene e bije, i futen ne nje drunore, ne rrugen e Elbasanit.

Pas kesaj bastisjeje, u kujtuan se kishte mbetur nji dollap i vogel i bere nga im shoq, Renco, me rastin e njevjetorit te ditelindjes se djalit, kur i kishin sjelle peshqeshe te ndryshme dhe nuk kishte vend ku t'i vendosnim. Gjyshja dhe nena e shiten ate dollap, per kafshaten e gojes. Por, mos o Zot!

Mevedet Vlora, ne gjyq per dollapin

Urrejtja per vajzen eIsmail Qemalit, njeriut qe themeloi shtetin, qe nuk dihej se nga cfare burimi dilte, shkoi deri atje sa te organizohej nje gjyq me akuzen se ka vjedhur popullin. Kryetari i trupit gjykues do t'i drejtohej asaj me ze te larte.

"Ti, Mevedet Vlora, e ke vjedhur popullin, duke shitur ate dollap qe i perkiste popullit". Gjyshja skuqej, por nuk fliste, ashtu si nuk foli asnjehere gjate periudhes se gjykimit. Me ne fund i thane: "Mevedet Vlora, a ke dicka per te thene per te mbrojtur veten?" Gjyshja u ngrit ne kembe dhe me shume dinjitet iu pergjigj: "Bijte e mi, juve moret plackat e shtepise qe kisha sjelle nga Stambolli. Me thate se i perkasin popullit shqiptar. Une e pranova kete teori, por dollapi qe shita, meqe kisha nevoje per buke, i perkiste nje italiani. Ai e kishte bere me duart e veta per ditelindjen e pare te djalit, Roberto Ismail. Kam jetuar nje jete te thjeshte ketu ne Shqiperi, meqe, im ate, Ismail Qemali, per ta krijuar kete shtetin tone te dashur, e harxhoi krejt pasurine. Ju falenderoj per miresine tuaj per t'i degjuar keto pak fjalet e mia".

Trupi gjykues i eshte drejtuar perseri, pas ketyre fjaleve.

"Mevedet Vlora, a ke deshmitare qe ate dollap e kishte bere nje italian?" "Kam deshmitare plot, u pergjigj gjyshja, kini miresine t'i degjoni." Dhe erdhen gjithe miqte tane qe e dinin kete histori, per te deshmuar. Kur u binden per te verteten, i thane: "Mjaft, mjaft! E fitove gjyqin dhe do te kesh shperblimin qe meriton".

Shperblimi nuk u mor kurre, sic ma shpjegoi mbas njezet vjetesh nena, kur, me ne fund, u detyruan t'i japin lejen per te ardhur ne Itali, tek e bija. Sa kohe jetoi me ne, nena e gjore, perjetonte panik e frike, qe e kishte zanafillen tek egersia e sjelljes se ketyre "patrioteve" . Jetonte me ankthin se nje dite do ta fusnin ne
burg!

Varferia i detyroi te shisnin gjithcka...

Historia e familjes sime vazhdon me episode tragjike te ndryshme. Mbasi e fitoi gjyqin gjyshja, si me tregoi im ate, mbas njezet vjetesh kur erdhi, me ne fund ne Rome, problemi ishte mbijetesa. Nena, bashke me vajzen e tezes se saj, burrin e se ciles e kishin pushkatuar qe ne fillim dhe qe ishte bija e vajzes se dyte tE Ismail
Qemalit, filluan te dalin neper rruga dhe te shesin ate qe i kishte mbetur. Nena arriti te shese edhe leshin e shiltes se shtratit te saj, vetem per t'u kujdesur per gjyshen, duke e ushqyer sa me mire.
Ajo ishte mjeke ne Stamboll, por pranoi te punoje me kazme per ndertimin e disa banesave ne Tirane. Kur i shikoj sot, me pikon zemra gjak. Per shkak te vuajtjeve, brengave, por edhe moshes, gjyshja u semur rende. Ne vitin 1952 nderroi jete.

Nena mbeti vetem ne ate drurore, ku e shoqeronte vetem nje radio e vogel. Por, nji dite, erdhi dikush dhe i tha:
"Ti nuk mund ta mbash per vete kete radio, se ajo i perket popullit".

Pa shtuar asnje fjale, e mori radion dhe u zhduk. Nena, si me tregoi me vone, e ndjente veten se po cmendej, se nuk mund ta perballonte me jeten ne kete menyre. Me shkroi gjere e gjate mua, dhe u be e mundur qe, me ndermjetesine e nje mikut tim ne ambasaden shqiptare, me te cilin edhe sot vazhdon miqesia jone gjysme shekullore, une i dergova nje radio. Per fat te mire, nuk e konsideruan si prone e popullit!

Ne burg edhe djali i fundit i Ismil Qemalit, Qamili

I dergoj antibiotike nga Italia. Dua te them se nuk vuajti vetem vajza dhe mbesa e njeriut qe themeloi shtetin shqiptar dhe qe e shkriu tere pasurine per ate shtet. Qe ne fillim e burgosen Qamilin, djalin e fundit te Ismail Qemalit. Ai ishte diplomat dhe punonte ne Ministrine e Puneve te Jashme. Ishte njeri me kulture shume te
madhe, fliste 12 gjuhe dhe e njihte historine e botes fare mire. Ky ishte shkaku qe ia kishin nevojen. Kesisoj gjate dites punonte per Qeverine dhe naten flinte ne burg. U semur nga tuberkolozi. I thane nenes sime qe te me kerkoje antibiotike per Qamil Vloren. Me veshtiresira te ndryshme dhe me ndihmen e Drejtorit te Doganes ne Livorno, u be e mundur te dergohen keto penicilina, duke shkrojtur ne kuti se ishin aspirina! Por ishte teper vone: Qamil Daiu nderroi jete ne moshen pesedhjetevjecare!

Arratiset dhe vdes i vetmuar edhe djali tjeter, Qazim Vlora.

Pas ketij persekutimi, djali i parafundit i Ismail Qemalit, Qazimi, u arratis ne Oher. Ndjeu dhimbje qe la vendin e tij dhe nje dite e gjeten te vdekur ne shtratin e vet, duke shtuar tragjedite e familjes Vlora. Edhe gjetja ishte e rastesishme. Fqinjte, duke mos pare gjurme para portes se shtepise, ne deboren qe kishte rene,
lajmeruan policine. Tregojne se vdiq nga deshperimi e brenga.

Ai kishte miqesi me Enver Hozhen, kur ky i fundit kishte nje kioske ku shiste cigare. Daj Qazimi shkonte dhe rrinte me te ne qoske. Por duket se ajo kioske, do te kete qene nje mbulese per intrigat e tij.
Qazim Vlora i hynte ne pune qe askush te mos dyshonte per aktivitetin e tij. Por, kur arriti ne poziten e larte, dhe Qazimi vajti t'i beje urimet, as nuk e pranuan qe t'i afrohej as portes se vendit ku punonte. Tashme, nuk kishte nevoje per mbulese nga nje bej.

Edhe ne Itali, jeta jone ishte e veshtire

Edhe ne Italine e shkaterruar nga bombardimet dhe nga mizeria, jeta ishte e veshtire. Edhe ne na u desh te shesim gjerat e ndryshme, per t'i perballuar veshtiresite. Une shita unazen e bukur te fejeses qe ma kishte dhuruar vjehrra. Ishte me te vertete unaze e bukur. Edhe sot e kesaj dite me dhimbset! Ishim ne Siena, ne Toskeri te Italise dhe Renzo punonte si avokat, por te paditurit qe ai mbronte, ishin ma keq se ne. Ne vend qe t'i kerkoje para, duhet t'i jepje dicka per
mbijetese. Ne vitin 1947, vdiq babai i Rencos dhe e ama vajti ne Skoci tek i vellai. Keshtu, ne vendosem te vime ne Rome dhe Renco te marre pjese ne konkursin diplomatik. Studioi per specializim per dy vjet me profesore te rastit. Midis dyqind vetave qe moren pjese ne kete konkurs shume te veshtire, fituan vetem tete: njeri prej tyre ishte Renxo.

Mevedeti dhe Qamili, femija i pare dhe i nente i Ismail Qemalit.

Qamil Vlora, duke qene femija i fundit i Ismail Qemalit, d.m.th.femija i nente dhe gjyshja Mevedet e para, e donte shume vellane e vogel. Ne nje fare menyre, ndoshta e konsideronte si djalin e vet, meqe midis tij dhe nanes sime Belkis, kishin nje diference moshe, vetem tre vjet. Prandaj, edhe ime me e donte shume
kete daje gati moshatar, me te cilin ishin rritur bashke. Ai vinte dhe hante cdo dreke ne shtepine tone, te "Abllaja" e tij. Askush ne familje nuk e therriste gjyshen me emrin e saj dhe askush nuk i drejtohej me "ti". As vajzat e veta, as une, e as Vera. Gjyshja kishte nje pasuri te brendshme te jashtezakonshme. Kur ajo lini mbas
marteses se Ismail Qemalit me Kleoniqi Syrmeline, ishin dashuruar aq shume me njeri-tjetren, prandaj ia vune emrin Mevedet: dashuri ne osmanishte dhe emrin e dyte Agapi, me te njejten kuptim ne greqishte.

Mevedet Agapia u peshua me flori dhe, ato flori iu shperdane te vobekteve. Kur gjyshja na tregonte keto gjera e shume te tjera, Vera dhe une i thoshim se i kishte pare ne enderr: jeta jone e atehershme nuk mund t'i kuptonte keto gjera! Ajo e dinte fare mire se ne nuk mund t'i kuptonim, prandaj na thoshte: "Jeta eshte e cuditshme: askush nuk te pyet se kush ishe, por kush je sot"!

Dhe ne te vertete, kur u padit per "hajdut i popullit", askush nuk pyeti se kush ishte, askujt nuk i erdhi turp ta marre ne gjyq femijen e pare te njeriut, qe, me sakrifica mbinjerezore, fale zgjuarsise dhe diplomacise se tij, arriti te themeloje Shtetin shqiptar, qe edhe ata padites te rrepte po e gezonin dhe, ndoshta po
e gezojne edhe sot!

Kush eshte Nermin Vlora?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

Kush jam une?

Une jam vetem nji cast,

Huazuar nga gjithesia,

Per t'ia dorezuar, mandej,

Misterit te Madh.

Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

Kush isha une?

Une isha...

Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende!
Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe
satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato
periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive.
Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz.
Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi, Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja, meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese.
Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.

Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime, per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit, por nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme.
Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte.

Copyright KOHA JONE
modify_inline.gif

Foto: 1) Nermin Vlora Falaschi
2) Kopertina e librit "Qyteterime antike te mesdheut"
3) Hyrje e librit "Qyteterime antike te mesdheut"
 

Attachments

  • nermin.gif
    nermin.gif
    17.4 KB · Shikime: 21
  • Antiche1.jpg
    Antiche1.jpg
    61.5 KB · Shikime: 22
  • Antiche2.jpg
    Antiche2.jpg
    63.6 KB · Shikime: 11
Fondacioni Mbarekombetar Nermin Vlora FALASCHI dhe Bashkimi Kombetar ( 2007-05-18)

TEZA Tث FINALIZIMIT Tث BASHKIMIT KOMBثTAR Tث SHQIPTARثVE

PROJEKT


Kuvendi Mbarëshqiptar, i mbledhur në Tiranë (Prizren), më 10 qeshror 2007,me ( ) të deleguar e të mandatuar nga krejt trojet shqiptare dhe diaspora, deputetë e zyrtarë, përfaqësues të partive politike e shoqatave atdhetare, intelektualë dhe autorë dinjitozë botimesh me temë hulumtimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare, mbasi diskutoi rreth Fjalës-Apel, të mbajtur nga Kryetari i Këshillit Organizator, gjeneral Kudusi Lama, me vendosmëri e vullnet të plotë atdhetar: zgjodhi ASAMBLENث KOMBثTARE, miratoi njëzëri STATUTIN e saj, TEZA Tث FINALIZIMIT Tث BASHKIMIT KOMBثTAR Tث SHQIPTARثVE dhe MEMORANDUMIN drejtuar organizmave ndërkombëtare, shteteve kryesore dhe ambasadave të akredituara në Tiranë, të gjitha këto me synim orientimin konceptual dhe organizimin e drejtimit unik të Lëvizjes së Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Kuvendi vendosi që TEZAT E BASHKIMIT të jetë orientim bazë, pikëmbështetje, pikëreferim, kriter, matës dhe testim i krejt veprimtarive të organizuara në shtetin-amë, në trojet shqiptare, të institucioneve, politikave dhe diplomacisë zyrtare, inteligjencies, partive politike e shoqatave, medias, diasporës dhe të çdo shqiptari që mendon dhe vepron shqip.

1. Shqipërinë e coptuar ta bëjmë një të vetme, të bashkuar, natyrale

Mund të thuhet me plotë të drejt, se më në fund, se me hyrjen në shekullin e 21, nisi të bjerë dhe ora e zgjidhjes së çështjes kombëtare të shqiptarëve. Por, si orët që pushojnë pa u kurdisur, ashtu dhe fatet e Kombit veniten pa përpjekje të përbashkëta, të organizuara e të bashkërenduara. Demokracia moderne, me strategjitë gjeopolitike në veprim, përbën vetëm premisat, kushtet e favorshme, të mjaftueshme, por jo dhe përcaktuese për zgjidhjen e çështjes tonë kombëtare. Përcaktues duhet të bëhet vetë faktori shqiptar. Për fat të keq, pikërisht ky faktor ende po lë shumë për të dëshiruar, për arsye objektive, por ca më shumë për arsye subjektive, jo në ndërgjegjen atdhetare popullore dhe atë intelektual, por në nivelin e politikave zyrtare.
Teorikisht, si domosdoshmëri historike dhe jetike, problemi i Bashkimit është i njohur, i konceptuar, i përcjellur, edhe nëpërmjet përpjekjeve titanike të Rilindësve e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Statutit të Mbretërisë Shqiptare (1928), Rezolutës së Konferencës së Bujanit (1944), Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998), Platformës së Akademisë së Shkencave (1998); në Preambulën e së cilës gjejmë dhe obligimin në "..aspiratën shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar" si dhe idenë "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj" etj. Por më saktë, më e plotë dhe më e fuqishme aspirata e bashkimit kombëtar daton, jeton dhe frymon në çdo zemër me gjak, ideal dhe besë shqiptare. Prej këtij frymëzimi dhe gurre popullore gjejmë të përdoren për emra njerëzish e lokalesh në Kosovë nocionet "اamëria", "Vlora", "Vjosa", "Saranda", sikurse dhe në Shqipëri emërtimet "Bar-Restorant "اamëria & Kosova" etj. Kështu, aspirata e bashkimit ka mbetur e shkruar në letër, libra e memorandume dhe në ndërgjegjen mbarrëpopullore.
Këto vitet e tranzicionit demokratik në Tiranë janë hedhur edhe sloganet "Një komb - një qëndrim", "Një komb - një histori";.po punohet, më në fund, për ndërtimin e autostradës Durrës - Morinë, Kosovës i caktohet Porti i Shëngjinit për përdorim, ekziston Komisioni Ndërakademik i gjuhëtarëve (Tiranë-Prishtinë ), nën kujdesin e Fondacionit Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi", është mbledhur për të pestën herë Kuvendi Mbarëkombëtar i Gruas së Shquar Shqiptare - (në Vlorë, Prishtinë, Shkup, San Giorgo Albanese, Ulqin), u paralajmërua nisma e mbajtjes së Kuvendit mbarëkombëtar prej intelektualëve Qose-Kadare- Tartari (1991), u organizuan Tetova-1, Tetova-2 (1992), tubimi parakuvendor në Tiranë (1993), u mbajt Kuvendi i Intelektualëve Shqiptarë për اështjen Kombëtare në Stamboll (25-28 nëntor 1995); shtatori 2006 - muaji i kulturës kombëtare, kaloi me një program të pasur manifestimesh të kulturës kombëtare dhe hapa e veprimtari të tjera të kësaj natyre. Të gjitha këto janë pozitive, të dobishme, atdhetare, meritojnë të vlerësohen e të përshëndeten. Por janë dhe krejt të pamjaftueshme për procesin e përfundimit të punëve për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve.
S'doli që s'doli nga goja e politikës zyrtare shqiptare edhe ideja: "Një komb, një shtet", ose është përdorur ajo kalimthi për kapital politik. Nuk u ul Anteu të prekë tokën!
Pse është bërë e pamundur deri më sot mbajtja e një Kuvendi solid Mbarëshqiptar? Do të mbetemi me këto lidhje e aktivitete dhe me parimin "të bëjmë, ç'të bëjmë", apo duhet të bëjmë atë që duhet, të insistojmë në kërkesën tonë të drejtë kombëtare?
Ne shqiptarët kërkojmë vetëm statusin e shtetit-komb, asaj forme të organizimit të popujve që Evropa i dha rrugë me Konferencën e Vestfalisë (1648), pas së cilës vijuan njëra pas tjetrës në Kontinentin plak lëvizjet për krijimin e shtetit kombëtar, të cilat ende s'kanë përfunduar plotësisht.
Duke synuar që bërja e Kombit-shtet të bëhet ideja qendrore, boshti, qëllimi, pikë referimi, udhërrëfyesi, kriteri dhe synimi ynë mbarëshqiptar, institucional dhe i mbarë shoqërisë civile, Kuvendi apelon në përcaktimin e drejtë e të saktë të mekanizmave, levave, lëvizjeve që duhet ta mundësojnë atë, ç'nuk bëmë mirë, çka lamë mangut, çka duhet të bëjmë, gjithnjë bashkërisht që të ngrihemi në nivelin e zgjidhjes së problemit jetësor të shtruar kaherë për zgjidhje.
Kjo do të thotë që gjendjen, nivelin dhe proceset aktuale t'i kalojmë, me dorë në zemër, në rrafshin atëmemëdhetarë, politike e intelektuale, në mënyrë kritike, kërkuese e krijuese. Kombi-shtet është një imperativ i ekzistencës dhe prosperitetit të popujve; ai është për ne shqiptarët amanet shekullor i të parëve tanë, i të gjithë të rënëve në altarin e lirisë; që është kristalizuar edhe në vargjet e eposit të sotëm himarjot: "ثndërr të madhe nuk kemi,] veç folesë ku fle Shqiponja,] Shqipërinë Natyrale,] Katër Vilajetet tona; dhe në vargjet e tjera të gurrës popullore: "Heronjtë e Kombit që dergjen,[ si Shqiponjat në lëndinë,[ Amanet të shenjtë na lanë,[ trojet tona - Shqipërinë" (Hamdi Pulo)..
Duan apo nuk duan të tjerët, shteti-komb është e ardhmja e dëshiruar, e pashmangshme e kombit shqiptar në Ballkan. Në trojet tona nuk jemi të tepërt, nuk durojmë të mbetemi as të diskriminuar. I kemi mjaft tradita e virtyte, jemi të varfër e të vuajtur, por jo shpresëhumbur për të drejtën tonë të jetojmë të lirë e të bashkuar në trojet tona. Të drejtën e natyrshme, siç e kërkojmë për vete, ashtu nuk ua kemi mohuar e nuk ia mohojmë gjithë të tjerëve..
Bashkimi i popullit në një shtet kombëtar, është problemi ynë madhor që kërkon zgjidhje! Të kuptuarit dhe të përqafuarit e kësaj aspirate sot është obligim i të gjithë shqiptarëve.. Kosova, djepi i vazhdueshëm i atdhetarisë shqiptare, e pavarur dhe sovrane, po bëhet dhe pikënisja e zgjidhjes praktike të Bashkimit Kombëtar.

2. Kombi shqiptar në udhëkryqin dhe shansin e fundit historik të Bashkimit.

Pavarësia e shpallur para 95 viteve, me ngritjen e Flamurit në Vlorë, presupozonte që ajo të gëzohej në të katër ish vilajetet e krijuara prej administratës së pushtuesve osmanlinj, ku shtrihej kombi shqiptar - në Vilajetin e Kosovës me kryeqendër Shkupin, të Shkodrës, Manastirit dhe të Janinës. Historia e shqiptarëve për gjatë më se një shekulli rrodhi nëpërmjet të tilla gjeopolitikave që me shumë vështirësi, si me pahir dhe me fare pak dëshirë, u krijua shteti ekzistues shqiptar, vetëm në 1{3 e krejt territorit, kurse shumë pjesë të tjera për rreth kufirit të tij, bashkë me banorët autoktonë, u përdorën për formimin e shteteve të tjera. Një varg konferencash ndërkombëtare, prej Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) e më tej, përfshi dhe Rambujenë e Marrëveshjen e Ohrit (2001), me vendime të panatyrshme, apo gjysmake, arbitrare, kanë shërbyer për ngrehina shtetërore artificiale në Ballkanin Perëndimor, në dëm të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre stërgjyshore.
Ato ngrehina politike artificiale, tani, në fillimet e shekullit 21, nuk ekzistojnë më. Përveç shqiptarëve, tek popujt e tjerë të këtyre trevave, ka shkuar haku tek i zoti, madje, edhe me një tejkalim të së drejtës. Shtetet ekzistuese, për gjatë gjithë kufirit shqiptar, mbahen ende në këmbë me pjesë të konsiderueshme të hapësirave dhe të popullsisë shqiptare. Vetëm e drejta e kombit shqiptar ka mbetur e parealizuar, e nëpërkëmbur, ende e penguar nëpërmjet imponimesh artificiale. Kështu, mbetemi populli që bëjmë të tjerët shtet, pa bërë veten. Madje, njihet bukur ky absurd politik i rrethimit të Shqipërisë aktuale prej trojesh e popullsisë së vet, por askush nuk pranon t'i japë fund këtij absurditeti. Të gjithë e kuptojnë qartë se krijimi i Shqipërisë etnike, historike, natyrale, vetvetiu do të sillte edhe natyralitetin e shteteve fqinjë dhe do ta çonte drejt shuarjes gjendjen e Ballkanit si "fuçi baroti"..
"Jo!, -thotë bota demokratike edhe sot e kësaj dite,- hapësirat shqiptare do të vazhdojnë të përdoren si "rrufepritëse" për të tjerët dhe hallet e tyre". Kështu, edhe politikat euroatlantike druhen t'i qasen problemeve të Ballkanit në mënyrë tërësore, reale e ballore; edhe politikanët e shtetit-amë e të hapësirave shqiptare, nuk kanë kërkuar ndonjëherë zgjidhjen tërësore të problemit, por vetëm në mënyrë të pjesshme, dhe ato jo në kohën e cilësinë e duhur.
"Jo!", tha edhe Kuvendi, nuk mund të vazhdohet pafundësisht kështu. Nuk ka traktat demokratik lirish e të drejtash njerëzore e kombëtare që të pajtohet me këtë gjendje; e marrtë lumi dhe atë politikë zyrtare që nuk i del për zot aspiratave kombëtare!. Rëndimi tej mase i durimit popullor u imponoi shqiptarëve, vitet e fundit, edhe tre luftëra të drejta: Si për simbolikë të historisë, u pasurua më tej 28 nëntori ynë, me daljen në arenën e historisë, pikërisht në këtë datë të UاK-së (1998) dhe lindjes së legjendarit Adem Jashari. Po a do të vazhdohet edhe më tej me veprime sublime në altarin e çlirimit dhe lirisë tonë kombëtare? Kuvendi mendon se po të veprojnë drejtë, parimisht e rrënjësisht, politika dhe diplomacia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare, vetvetiu rolit të pushkës i zihet fryma.
Rizgjimin e ndërgjegjësimin e popullit në tërë hapësirën shqiptare në mënyrë të organizuar, disponimin e aktivizimin politik institucional të krejt organizmave përfaqësuese e të mandatuara të hapësirave shqiptare, veprimtarinë intensive e të organizuar të diasporës shqiptare rreth idesë së bashkimit në një shtet kombëtar, Kuvendi e vlerëson sot si më të domosdoshme se çdo herë tjetër.
Atdhetari i shquar Abdyl Frashëri, në dhjetor të vitit 1880, në emër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, deklaronte:
"Sot, Kuvendi i Lidhjes Shqiptare, mëmën tonë të dhimbshme e të dashur, Shqipërinë, e shpall shtet autonom. Të gjitha krahinat e Shqipërisë, të ndara në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, përmblidhen në një shtet të ribashkuar, me kryeqytet Prizrenin".
اka ndryshuar prej asaj kohe, që kjo aspiratë ende nuk është sendërtuar? Apelojmë për herë të fundit: "Kombi i kërcënuar, o sot, o kurrë!" Pa qenë të bindur vetë se ç'na takon, nuk do të dimë as ç'të kërkojmë. Kur na takon pela e gjallë, pse duhet të kënaqemi me ndonjë thelë? Kur Ballkani Perëndimor po gjakosej rëndë prej hegjemonizmit serb, a nuk ishte ky rasti më i volitshëm për zgjidhjen tërësore të çështjeve të mprehta etnike, edhe të asaj shqiptare, më problematikut? Por, as bota nuk iu përmbajt atyre parimeve demokratike, që vetë u ka dhënë të drejtë qytetarie, as shteti-amë e politikat zyrtare shqiptare nuk u organizuan për zgjidhjen rrënjësore të aspiratës tonë popullore shekullore..
Kuvendi shpreh bindjen se kjo është dilema, udhëkryqi dhe shansi i fundit i historisë për të krijuar shtetin-komb; mësimet e mëdha që kemi nxjerrë prej pësimeve të rënda, t'i kthejmë në mendim, organizim, vullnet, forcë, kurajo dhe mbështetje, që jo vetëm të mos gabojmë më, por të realizojmë denjësisht e plotësisht atë që na takon.

3. Të bashkohemi rreth filozofisë politike kombëtare.

Që është koha për bashkim, se bashkimi bën fuqinë, ky është një deduksion i përvojës jetësore, një mësim i vyer, sidomos për ne shqiptarët. اështja është të ndërgjegjësohemi në shkallën më të lartë. Dukuria e vërejtur në disa figura publike, që synojnë ethshëm, o të jenë të parë, o kryetarë; çarjet e diferencimet e krijuara në popull, deri dhe në diasporën shqiptare, sidomos prej një kaosi partiake-politik, ku ngrihet tej mase vendi dhe roli i politikës, prapambetja dhe varfëria e tejskajshme etj. kanë krijuar çarje, plagë të rënda dhe pengesa serioze drejt bashkimit të dëshiruar të vullneteve atdhetare, drejt veprimeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve madhore kombëtare.
Mjaft më me formulën e të menduarit "bardhë e zi" dhe të gjykimit "O me mua, o kundër meje". Formulë kjo që ngjizi dhe që vazhdon të ushqej ndarjet brendashqiptare. Filozofia dhe psikologjia kombëtare, që duhet të na udhëheq, nuk janë për t'u zbuluar, ato janë gatuar e të njohura si deduksion, përgjithësim racional dhe emocional i krejt përvojës së historisë dhe të jetës tonë, janë mësimet që dalin nga gjitha pësimet tona të derisotme, për të cilat duhet të na shërbejnë për kthjellimin e mendjes dhe shpirtit tonë atëmemdhetar.
Vërtetë jemi ndër kombet më të shumëvuajtura në histori, porse tani është koha që të organizohemi e të veprojmë në përputhje me parimet demokratike për shlyerjen e padrejtësive të mëdha historike që na u bënë në të kaluarën. Por kjo mund të realizohet me sukses, vetëm atëherë kur ne shqiptarët, me një vendim e betim solemn, të përbashkohemi rreth një qëllimi madhor dhe të vetëm, qëllimin tonë kombëtar, duke afirmuar një kohezion të ri, një konsensus kombëtar.
"ثshtë e domosdoshme dhe e dobishme,- thekson me të drejtë prof. S. Pëllumbi,- një përmbysje mentalitetesh, krijimi i një sistemi të ri vlerash, i një filozofie politike shqiptare dhe i një etike politike kombëtare, që do t'i hapte rrugën formimit të një elite politike kombëtare, garës së konkurrencës së lirë, ku të fitojë më i miri dhe t'i çojmë, kështu, në muzeun e tranzicionit "ikonat" e liderëve të tipit totalitarist" .Brumin e vlerave tona na duhet ta aplikojmë na rang mbarëkombëtar.
Kjo do të thotë se një popull, me një gjuhë, me një histori, me tradita autentike, me një identitet të qartë, në një hapësirë gjeografike kompakte, mundet dhe duhet të synojë bashkërisht në ardhmërinë e vet solide, të selitë e të përqafojë atë politikë që bazohet në kulturën, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Kjo identifikohet me përdorimin e koncepteve "kombi shqiptar", "ndërgjegjja kombëtare", "interesat e kombit e të atdheut" etj. me përmbajtjen dhe kuptimin gjithëpërfshirë s, mbarëshqiptar, deri te zbatimi i Platformës së Sigurisë e të Bashkimit Kombëtare. اdo interes dhe kërkesë e pjesshme politike quhet atdhetare, atëherë kur shërben si hallkë dhe hap drejt bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Individët dhe idetë, që kanë këto përmasa e dimensione dhe i përcjellin ato aktivisht, janë dhe mbartësit, pishtarët e vërtetë të filozofisë politike kombëtare. Kur nga qytetari më i thjeshtë deri te politikani e akademiku, të jemi ndërgjegjësuar bindshëm se motivet, interesat, bindjet politike e përkatësitë partiake, gjendja sociale dhe hierarkia e vlerave, përbëjnë, e shumta 5% të identitetit të secilit, kurse, të paktën, 95% të vlerave e përbëjnë fijet e shqiptarizmës që na bashkojnë në çdo lloj situate, dhe, se ky mbi 95% të jetë gjithnjë dominues e veprues, të jetë identiteti ynë i plotë, i përgjithshëm, atëherë mund të thuhet se fatet dhe e ardhmja e kombit janë vendosur në duar të sigurta. Kjo ndërgjegje e solidaritetit kombëtar shqiptar na imponohet si një kërkesë e kohës, si një deduksion logjik i vetë historisë tonë, i jetës, i afirmimit të plotë dhe konsolidimit të identitetit tonë. Por janë edhe taktikat politike zyrtare tendencioze antishqiptare të fqinjëve tanë, me nacionalizëm tepër agresiv, efiçent edhe sot e kësaj dite që na obligojnë për kompaktësimin tonë real e veprues. Përvoja botërore dhe ajo e fqinjëve na tregojnë qartë se përkatësitë politike, pozitë e opozitë kanë vlerë vetëm në kutinë e votimit, kurse për çështje dhe interesa kombëtare atë kanë një qëndrim.
Platformës së realizimit të Bashkimit Kombëtar organikisht i përket edhe Strategjia e Sigurisë, por, në dokumentin përkatës të Republikës së Shqipërisë mungon kapitulli mbi interesat mbarëkombëtare, mjetet dhe mënyrat e ndryshimit të status cuo-së ekzistuese, e cila i mban shqiptarët të dhunuar e të kërcënuar, pa asnjë garanci për jetën e pronën, për familjen, nderin e dinjitetin, pale më për ardhmërinë e tyre qytetare e kombëtare. Ndërsa bota dhe fqinjët tanë mbajnë në këmbë një makinë të fuqishme lufte, shqiptarët çarmatosen, reduktohen e dobësohen ushtarakisht. Nga pësimet e mësimet e historisë del, vetvetiu, nevoja e masave të forta kurajoze për të garantuar sigurinë mbarëkombëtare, Deri më sot liria dhe sovraniteti nuk janë dhuruar, por janë fituar.
Filozofia politike e bashkimit kombëtar është ajo hapësirë e gjerë teorike-praktike, brenda të cilës duhet të sillen tërë mendimet dhe veprimtaritë tona institucionale dhe individuale.
Dalja në dritë më 2006-n e librit "Shqipëria natyrale" (Natural Albania), e autorit Koço Danaj, nga politika zyrtare e fqinjëve, kuptohet, do të përjetohej e transmetohej si një rrezik e kërcënim, sepse i tillë është disponimi i tyre dhe efekti alergjik që u shkaktojnë të vërtetat e hidhura: Por ne, bashkëkombësit e autorit, fare pa droje dhe habi, kësaj shpalosjeje analitike, të argumentuar e këmbëngulëse të idealit të bashkimit kombëtar, na obligon t’i çelim dritat jeshile, pa rezerva, pa hezitime, pa mëdyshje e lëkundje. Librin e mësipërm Kuvendi e vlerëson lartë si një apel shkencor qytetar për të konceptuar e implementuar politikën e bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është një nocion politik, evroperëndimor, që duhet përqafuar e përkrahur për ta bërë realitet , në bashkëpunim me fqinjët e aleatët ndërkombëtarë, nëpërmjet dialogut me këdo e për gjithçka, pa dhunë, me forcën e të drejtës në vend të të drejtës së forcës, vetëm në rrugë e me mjete demokratike. "اdo gjë e arsyeshme është reale, çdo gjë reale është e arsyeshme, kur ajo ka atributin e domosdoshmërisë ", është shprehur gjermani madh Hegel, ide, të cilën po ta konkretizojmë në kontekstin shqiptar, nuk do të gjejmë domosdoshmëri më të arsyeshme se sa ideja e Bashkimit Kombëtar, që duhet bërë realitet, si një conditio sine qua non (kusht pa të cilin nuk bëhet gjë) për ekzistencën dhe zhvillimin tonë dinjitoz.
Vlera të pakontestueshme i takojnë edhe librit të avokat. Spartak Ngjelës "Reforma shqiptare - shmangia e karakterit tiranik të politikës" (Tiranë, 2006), që apelon për realizimin e reflektimeve rrënjësore në politikën e Tiranës zyrtare, së cilës i përket dhe një rol parësor në proceset e Ribashkimit Kombëtar.
Shkurt, bota do të drejtohet seriozisht nga të drejtat tona vetëm pasi politikat dhe diplomacia zyrtare shqiptare të jetë ngritur në nivelin e interesave dhe kërkesave mbarëkombëtare. Deri më sot kjo e drejtë mbetet e ngrirë, ende një monedhë tregu, në mënyrë moderne, midis hesapeve të gjeostrategjisë botërore dhe ngathtësisë së politikave e diplomacisë shqiptare, mbetet, siç u gjend një herë Odiseja legjendar midis Shidbës dhe Harildës.

4. Për një bosht të spikatur atdhetar të politikave zyrtare shqiptare.

E arsyeshme dhe e pritshme do të ishte që politikat zyrtare në të gjitha hapësirat shqiptare, të dilnin si forca kyçe dhe vendimtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Ato do të zënin vendin e vet të rëndësishëm po të ishin të karikuara atdhetarisht dhe të lëviznin për të realizuar këto interesa e kërkesa madhore. Por pikërisht ato kanë mbetur dhe hallka më e dobët, më e mangët, pa boshtin kurrizor atdhetar, pa strategji, taktika dhe objektiva të qarta. Bie në sy një s’përputhje e theksuar midis peshës specifike atdhetare të ndërgjegjes popullore dhe asaj të veprimtarisë politike. Këto politika, me fare pak, ose hiç fare mesazhe morale e atdhetare, kanë tërhequr e vazhdojnë të tërheqin mbi vete oponencën më të fuqishme konstruktive. Fjala është jo për korrigjime e meremetime të pjesshme, por për një ndërgjegjësim e pozicionim krejt të ri, për konceptimin dhe sendërtimin e asaj politike, që do t'i çonte ujërat në mullirin e mbrojtjes së vendosur të interesave kombëtare dhe të bashkimit kombëtar, për një diplomaci funksionale e të suksesshme që fatkeqësisht na ka munguar.
"Nuk kam fare besim tek politika shqiptare, tek këta politikanë, - shprehet adoleshenti 18 vjeçar Afrim Vërsela. اfarë mund të presësh prej tyre? Aq i ulët është qëndrimi i Tiranës zyrtare, sa kur duhej të votohej një Rezolutë për اamërinë, shumë prej titullarëve të lartë politikë e "baballarëve të Kombit", e braktisën Parlamentin, sikur t' i kish zënë barku!"
Ndihen pasojat e rënda të politikave zyrtare servile, të mbrapshta, pa kockë e pa bosht, që bëjnë lëvizje pa ditur çfarë kërkojnë. Hyjnizohen qëndrimet e porositë e të huajve, edhe kur ato janë jashtë e larg realitetit shqiptar. Kuvendi stigmatizon politikat zyrtare të të gjitha hapësirave shqiptare për mungesë të theksuar të boshtit e nervit atdhetar mbarëshqiptar. Politikat zyrtare deri më sot janë karakterizuar nga pacifizmi e gandizmi, nënshtrimi e kapitullimi, nga zbatimi me "peqe-lepe" të ofertave të botës, pjesore e me zigzage, Diplomatët e Shqipërisë në Konferencën e Londrës (1992) mbi ish Jugosllavinë u pajtuan me copëtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare e ndarjen e saj për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, me trajtimin e Kosovës si një "çështje pakicash kombëtare", në vend që të ngrehnin zërin që t'u njihej edhe shqiptarëve krijimi i shtetit të tyre kombëtar, ashtu siç iu njoh kjo e drejtë edhe popujve të tjerë.
Të doli përball, në takime, bisedime a negociata, politikani fqinj, u gjende në një forum ndërkombëtar, pse mos ta thuash troç të drejtën dhe të vërtetën, kur ke në anën tënde, historinë, arkeologjinë, antropologjinë , albanologjinë , realitetin të drejtën ndërkombëtare dhe mbështetjen e mjaft të huajve objektivë?! Sigurisht, shkurt qartë dhe prerë, se diplomatët lodhen e mërziten shpejt! Ajo që mbetet pa u thënë, që do ta ruash e bluash përbrenda, është vetëm shprehja : "derri do plumb!". Një diplomaci që nuk e nxjerr qimen nga qulli, e ha bukën kot!
Për më keq, edhe forca të veçanta në trojet e pushtuara u grupuan në parti politike të shumta, përligjën e përforcuan copëzimin kombëtar, nisën garat e rivalitetet për pushtet politik dhe ndonjë dimension demokratik, në vend që të qëndronin në lartësinë e interesave dhe kërkesave të zgjidhjes së çështjes kombëtare. Kur Shkupi zyrtar refuzon kërkesën për të krijuar një shtet konfederativ shqiptaro-maqedonas , fare mirë shqiptarët mund të deklaroheshin për bashkim me shtetin-amë. Përgjithësisht mund të theksojmë se nuk mund të ndërtosh demokraci me pushtues kur nuk ke siguruar lirinë. ثshtë tepër e dhimbshme, brengosëse, tragjike dhe fare e pajustifikueshme që në mbi 100 subjektet politike shqiptare të gjejmë ide dhe praktika që luhaten midis dy ekstremeve, nga kërkesa e ligjshme për Bashkim Kombëtar deri tek pajtimi me ndarjen, bashkëjetesë të pakushtëzuar me pushtuesit e kolonizatorët dhe kërkesa të pjesshme!
Se çfarë bluajten në kokë subjektet politike të Preshevë-Bujanoc- Medvjegjës për zgjedhjet serbe të 21 janarit 2007, çfarë u sugjeruan atyre në Prishtinë, Tiranë e Tetovë dhe çfarë qëndrimi mbajtën praktikisht vetë shqiptarët atje, që pak kohë më parë kishin bojkotuar kushtetutën serbe, të gjitha këto përbëjnë një nyje sinjifikative të përthyerjes së vetë aspiratës së madhe kombëtare, vunë shumëçka në fokus të saj dhe e nxorën gjithsecilin zbuluar. Po Referendumi 24 marsit 1992 për Autonomi të Luginës dhe të drejtën e bashkimit me Kosovën natyrale, pse është sfumuar, apo varrosur?!.
Kurajën politike e gjenerojnë vetëdija dhe fryma kombëtare! Për të drejtat e natyrshme, jo belbëzime me gjysmë zëri, jo pranim "kushtesh e kufizimesh", siç do të theksonte me të drejtë Kadareja ynë, në një intervistë televizive, por ngritje e zërit deri në kupën e qiellit!
Imazhi mjaft i dhimbshëm e brengosës i këtyre politikave është mbyllja e tyre, shpesh, brenda një rrethi vicioz të konfliktualiteteve pa bereqet e pa rrugëdalje për probleme e çështje thjeshtësisht të zgjidhshme, por që stërhollohen duke vënë kështu në diskutim edhe vetë mekanizmat e funksionimit të demokracisë, më keq akoma, duke njollosur dhe imazhin e aftësive shtetformuese të kombit shqiptar. Tabloja e sotme e retorikave politike, gjenerimi i pashtershëm i krizave, "furtunat në pjatë" me deklarime tymuese, me premtime boshe e mashtruese, me debatet e polemikat e pamoralshme, të pafrytshme, me tensione artificiale, që, për të satën herë kanë tërhequr edhe arbitrim ndërkombëtar, janë humbje kohe e energjish, lodhje e stresim i njerëzve, ulje e prishje e imazhit kombëtar, të gjitha këto vetëm prej tekave, kapriçove, interesave të vogla dhe lakmive të disa politikanëve. Gjendja konfliktuale e politikave zyrtare dhe filtrimi i diversioneve agjenturore, thellojnë përçarjen dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare..
Të synosh një post qeveritar psh. në trojet e pushtuara etnike, është një gjë; kurse të përpiqesh bashkërisht për ndryshimin e statusit gjeostrategjik të trojeve e komuniteteve bashkatdhetare, është diçka krejt tjetër.
Shqiptarët që jetojnë në trojet amtare, të vaditura me gjak të shumë brezave, ata që pengohen prej politikash fqinjësore gjenocidale të vendosin një lule në varret e të parëve, e të rënëve etj. natyrshëm ndjehen të fyer e të lënduar para diskriminimeve, diferencimeve dhe mosrealizimit të të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare nga fqinjët, nga ndërkombëtarët dhe nga politikat që po aplikojnë përfaqësuesit aktualë të tyre. Tabloja politike e tranzicionit shqiptar, parë në tërësi, dëshmon qartë për të tilla politika zyrtare që kurrsesi nuk afirmohen si subjekt dhe faktor i zhvillimeve pozitive, i përparimit të gjithanshëm, por shpesh janë bërë objekt i kritikave të thella konstruktive, ziejnë brendapërbrenda, merren me vetveten dhe për vete, duke u bërë pengesë dhe ecje me zigzage regresi.
Janë të tilla politikat zyrtare, çalamane, difektoze, që kanë kushtëzuar edhe lindjen e subjekteve pulitke, organizmave dhe shoqatave atdhetare me orientim pajtimin dhe bashkimin kombëtar, të cilat po i bëjnë oponencë konstruktive të parave. Ajo që kërkohet nga mendimi dhe veprimi politik i shtetit shqiptar, i krejt politikave në hapësirat etnike është të braktisin stratagjemat dhe kaosin ndaj interesave dhe kërkesave atdhetare, të mbajnë parësore strategjinë kombëtare në çdo hap dhe marrëveshje politike, ekonomike, kulturore, shkencore dhe atë ushtarake.

5. Më parë integrimin kombëtar, mandej dhe atë evropian, me identitetin dhe dinjitetin adekuat.

E veçanta e Kombit tonë është se po përballet me dy lloj integrimesh, me atë mbarëshqiptar dhe me integrimin evropian. Konstatojmë, për shembull, se politikat zyrtare aktuale, në veçanti ajo e Republikës së Shqipërisë, është e dominuar dhe e orientuar tek procesi i integrimit evropian, ku, duke hyrë në Evropë, mendojnë e shpresojnë shtetarët, vetvetiu, automatikisht, shqiptarët do të gjenden në një hapësirë, pa këta kufij politikë, që i ndajnë sot në gjashtë shtete të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor etj. Futja e proceseve në këtë gjedhë, i shtyn disa njerëz të mendojnë se kjo është rrjedha jonë e pashmangshme dhe s'ka derman tjetër!
Kuvendi pohon e insiston se për shqiptarët, themelore e parësore janë proceset e bashkimit kombëtar, për të realizuar mandej me identitet të plotë e dinjitet edhe integrimin evropian. Nuk duhet shumë filozofi për të argumentuar e kuptuar këtë pozicion.
Po sikur, larg qoftë, një ditë Evropës të mos i puqet me Shqipërinë, apo Shqipërisë me Evropën, atëherë, kuptohet, do të jetë shumë vonë për rikuperimin e idealit atdhetar.
Po sikur, varrofshim Djallin, Evropa të mos e kurorëzoje, apo ta rishpërndajë Perandorinë e vet Demokratike Moderne?.
Po vërejmë me brengë e indinjatë se Athina zyrtare, edhe pse anëtare e hershme e Bashkimit Evropian, vazhdon të tregohet mjaft shoviniste, fanatike, aktive, deri dhe diversioniste.
Në qoftë se Baskëve u përket ndonjë e drejtë legjitime, a e fituan atë prej faktit që Spanja është prej kohësh në Bashkimin Evropian?!
Edhe më absurd, paradoksal e demode po paraqitet Beogradi zyrtar, i mbërthyer në mite e disa faltore, në dëm të të drejtave njerëzore e kombëtare të një populli!. Lëkundja e lavjerrësit të politikës shoviniste serbe për Kosovën ka qenë, nga zhdukja e çdo gjurme të autonomisë deri tek "një autonomi të pa parë deri më sot në ndonjë vend evropian!". Si mund ta gëlltisnin ndërkombëtarët këtë voluntarizëm politik dhe diplomaci tymuese?
Obligimi i Evropës demokratike sot është jo të na vëjë kushte të reja të disfavorshme, por të na shlyej borxhin e madh të asaj prerjeje anatomike të trupit të trojeve etnike dhe të skllavërimit të gjysmës së shqiptarëve prej fqinjëve grabitçar.
Kuvendi, në parim, shprehet pa ekuivok se integrimet ndërshqiptare të dalin si parësore, të bëhen më shpejtë, me ndihmën dhe në partneritet me Uashingtonin e Brukselin, të realizohet edhe shteti-komb i shqiptarëve, në mënyrë që të bëhet më lehtë dhe më me lezet edhe integrimi evropian i kombit shqiptar. Mënyrat, rrugët, mjetet e modalitetet praktike më të shpejta e efektive për realizimin e këtyre objektivave, mbeten për t'u diskutuar e detajuar.
Mungesa e këtij orientimi të ri, dorëzimi pa kushte ndaj proceseve globaliste, pa rregulluar më parë shtëpinë tënde, pajtimi i heshtur me pohimin e ndërkombëtarëve se "Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë" etj. janë njeri aspekt i pavendosmërisë së krejt politikave zyrtare shqiptare. Si nuk doli një politikan, që, t'u thoshte ndërkombëtarëve, ashtu me diplomaci figurative: "Avash, ju xhentëlmenë, është mëkat t’ia lësh fëmijët njerkës apo dhe jetimë, kur kanë nënën gjallë!"
A ka ky komb potencial intelektual atdhetar, politiko-diplomatik , juridiko-konstituci onal e etike-kulturor për të piketuar ardhmërinë e vet dinjitoze në familjen e kombeve evropiane, për të ndërtuar jetën e vet sipas parimeve dhe normave plotësisht njerëzore e demokratike ? Ky Kuvend Mbarshqiptar pohon me bindje se në krejt trojet amtare dhe në Diasporën e fuqishme disamilionshe shqiptare, potencialet janë me teprim, të gatshme dhe të përkushtuara, të ngjizura atdhetarisht. Ato duhen menaxhuar, duhen organizuar që të ndërgjegjësojnë mbarë popullin shqiptar se krejt tjetër politikë e fat i takon! Problemi shtrohet: ose ndryshim rrënjësor i politikës, ose revokim i politikanëve aktualë!
Kuvendi Mbarshqiptar, me vullnet atdhetar të palëkundur, kërkon ngritjen e politikave zyrtare në nivelin e problemeve dhe interesave të zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare; qëndrimi dhe veprimtaria ndaj kësaj çështjeje të jetë gurë prove i politikanëve, subjekteve politike dhe i çdo individi të thjeshtë apo të mandatuar Ky Kuvend, përfaqësues i shoqërisë civile, i opinionit mbarëshqiptar, i popullit që bën historinë, që nuk vuan prej ambiciesh pushtetore e lakmi karrigesh, ndryshe nga politikat zyrtare aktuale, përcjell vullnetin atdhetar. për implementim të një politike tjetër, asaj reale, më të gjerë, me shprehjen më hapur, më lirshëm, më qartë e me vendosmëri të synimeve tona për realizimin e kërkesave të natyrshme kombëtare.
Kjo do të thotë, psh. se ndërtimi i shtetit sovran të Kosovës, dhe zgjidhjet e të drejtave njerëzore e kombëtare të hapësirave shqiptare në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni e Greqi, të konceptohen si hapa drejt sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Rruajtja e status cuosë në këto hapësira, apo meremetime të pjesshme, janë pak. Politika e shtetit-amë dhe ajo e Negociatorëve në Vienë (2006), po të ishin me nerv kombëtar, nuk do të qanin hallin serb të disa kishave e manastireve, por do të ngrehnin zërin për Shqipërinë e pa bërë, të sakatuar nga ish Fuqitë e Mëdha të Evropës, do t'i referoheshin fateve të bashkatdhetarë ve në Luginën e Preshevës, në Toplicë, Sanxhak; do të artikulonin me tërë forcën e duhur çështjen e bashkimit mbarëshqiptar në një shtet të vetëm.
Nuk duhej të mbetej përjashtim për politikën dhe diplomacinë zyrtare shqiptare qëndrimi i Ukshin Hotit, që nuk ju tremb syri për t'u thënë trupit gjykues dhe prokurorit serb në Prizren (27 shtator 1994): "Jam thirrur para gjyqit për bindjet e mia politike. Mbrohem me të vërtetën. Si qytetar i Republikës së Kosovës dhe pjesëtar i Kombit tim, po i përmend këtij gjyqi bindjet e mia, po i theksoj KثRKESثN, që duhet t' i bëj të mendohen mirë qeveritë në SHBA (Wahington) e Rusi (Moskë), në Tiranë, Prishtinë e Beograd se populli shqiptar duhet të bashkohet. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i territoreve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht i çfarëdo rregullimi të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë pjesë të Ballkanit. Ky bashkim duhet të bëhet në bazë nacionale dhe jo religjioze; sipas mundësisë, në rrugë institucionale. Në kërkesën e përpjekjet e veta për Bashkim, populli shqiptar ka të drejtë të presë ndihmën jo vetëm të Evropës e të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe prej popujve të ish Jugosllavisë, me të cilët ka jetuar së bashku, e, në radhë të parë, prej serbëve!".

6. Inteligjenca, truri i kombit, selitësja e atdhetarisë, të dalë në vendin dhe rolin që i takon.

اdo shqiptar i thjeshtë, i ndërgjegjësuar, e bluan dhe e zien në vetvete, përbrenda, gjendjen dhe fatet e kombit të vet, por sytë e veshët i mban, sa nga politika, sa nga inteligjenca e vet. Më tej shkon puna me intelektualët. Në çdo popull ata janë cilësuar, me të drejtë, edhe si "truri i kombit", "selitës të ndërgjegjes kombëtare dhe të atdhetarisë". Ky vend dhe rol i tyre është një përparësi dhe një përgjegjësi obliguese. Të cilësdo fushe që të jenë, intelektualët mbartin historinë, lidhin epokat, akumulojnë brengat e fatet; gatuajnë e ndezin Rilindjen Kombëtare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, hartojnë programet e çështjes kombëtare, gjykojnë dhe ndërtojnë vizionin drejt të ardhmes, ndërmarrin veprime e organizime drejt hapave të më tejshme. Me shëmbëlltyrën dhe krejt veprimtarinë e krijimtarinë e vet, intelektuali është gjithnjë një person publik, që pasuron thesaret e kulturës kombëtare, skalit identitetin kombëtar, përfaqëson imazhin dhe pasqyrën e popullit dhe të epokës së vet.
Tani, në epokën e demokracisë, intelektualëve u takon të jenë, krahas ekskluzivitetit të tregut të ideve pozitive, vizionare e me qitje të largët, edhe në opozitë të përhershme e oponencë konstruktive ndaj pushteteve e politikave zyrtare. E tillë është natyra dhe misioni i tyre, të jenë gjithnjë kërkues e krijues, veçanërisht ndaj politikave zyrtare, të cilat, hera herës, bëhen më shumë të dëmshme se të dobishme për vendin e popullin.
Intelektuali i mirëfilltë, nuk bëhet kurrë ithtar fanatik i ndonjë force politike, por edhe i inkuadruar në to, mbetet në vendin, misionin dhe rolin që i takon. ثshtë indinjuese taktika zyrtare serbe, psh, që, për t'i dhënë politikave të veta shoviniste e genocidale imazh "shkencor", vinte në lëvizje Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Beogradit. Krejt tjetër është krijimtaria hulumtuese e inteligjencës shqiptare. Historia gjithnjë e ka kërkuar inteligjencën patriotike të japë ndihmesën thelbësore e të çmuar në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ajo ka vetëdije të lartë, ka dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, ka vullnetin e përkushtimin të ngrihet kundër dhunimit që i është bërë aspiratës shekullore të popullit të vet, sakrificave sublime të tij për identitet dhe bashkim kombëtar.
Politikani, ashtu sikurse dhe çdo qytetar, mund të quhet i formuar dhe i kompletuar, mund të gjykojë e të veproje me kompetencë, vetëm pasi të jetë njohur me mjaft botime e studime serioze të intelektualëve të mirëfilltë, që, pak nga pak, po mbushin një raft biblioteke.
ثshtë në nderin e këtij Kuvendi të përmendë disa tituj, vepra të këtyre 10 - 15 viteve të fundit, mesazhi historik dhe gjithnjë aktual i të cilëve është: "اështja kombëtare në plan të parë!". Dhe ato janë: "Filozofia politike e çështjes shqiptare" (Ukshin Hoti)", "Abdyl Frashëri", "Republika e Kosovës", "Historia e Kosovës" (Kristo Frashëri), "اështja shqiptare, historia dhe politika"(Rexhep Qosja), (Arben Puto),"اështja shqiptare dhe kriza ballkanike" (Fatos Arapi), "Gjenocidi serbomadh" (Shaban Brahja), "Qosja dhe çështja kombëtare" (Mojkom Zeqo), "5O vjet histori e pa humbur " dhe "Shqipëria natyrale" (Koço Danaj), "Realiteti dhe perspektivat e çështjes kombëtare" (Muhamet Klemendi), "Shqiptarët përball gjenocidit serbo-grek" (Avdi Baleta), "LDK dhe UاK, një emblemë, një qëllim" (Fazli Veliu ), "Shfrytëzimi ekonomik i Kosovës" (Marglen Verli), "Sfida dhe Kurthe" (Lebit Murtishi), "Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi" (Gafur Adili), (Shaban Sinani), (Xhemil Zeqiri), (Hysni Milloshi), "اështja shqiptare dhe politika hipokrite e bashkësisë ndërkombëtare" (Preng اuni) "Kosova "fuçi baroti" e Ballkanit" (Elez Biberaj), "Kombi shqiptar e kriza lindore" dhe "Ktheni fytyrën nga kombi, vëllezër" (Vehip Poda), "اamëria martire" dhe "Nuk harrohet اamëria" (Hazis Hyseni) "Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare" (Mojkom Zeqo), "اamëria, studime historike e sociologjike" (Hajredin Isufi). "Drenica, një shekull trimërie" (Bedri Tahiri) dhe dhjetë tituj të tjerë "اamëria-vështrim historik" (Hasan Minga) dhe "Gjenocidi grek kundër اamërisë vazhdon" (me bashkautor Hilmi Saqe), "Trokitje në Dodonë" dhe pesë tituj të tjerë (Namik Selmani), "Kurthe dhe intriga" (Petrit M. Demi), "Zëri i inteligjencies për çështjen shqiptare" (FISH), "Golgota shqiptare - akuzë kundër shfarosësve të popullit shqiptar" (Leo Frojndlih), "Kombi shqiptar në udhëkryq (Sulejman Abazi), "Ora e Kombit" ( Rajmonda Maleçka), shumë monografi e broshura, studime e artikuj të panumërt në revista e gazeta nga autorë vendas e të huaj, një krijimtari e bollshme artistike, të gjitha pasqyrë e përgjakur e historisë dhe jetës së shqiptarëve. Të gjithë këta janë misionarë aktivë të kauzës kombëtare. Një sintezë e kësaj krijimtarie hulumtuese të inteligjencies atdhetare është edhe këto TEZA Tث FINALIZIMIT Tث BASHKIMIT KOMBثTAR Tث SHQIPTARثVE.. .
Inteligjencia jonë kombëtare i përket vendit e popullit që nuk ka asnjë pëllëmbë territori të huaj, nuk ka sulmuar kënd, nuk i ka rënë kërkujt në qafë. Kjo është një krenari dhe përparësi absolute, që e bën atë gjithnjë një gjeneratorë të tonit atdhetar në politikë, në veprimtarinë për kompaktësimin e krejt shqiptarëve rreth idealit të tyre të shenjtë! Kombi ka gjithnjë nevojë për zemër, moral, për mendjen e ndritur e të shëndoshë të inteligjencies së vet.
Po si del inteligjenca në vendin dhe rolin që i takon? Pa ndonjë sforcim të veçantë. Si rregull, ajo është si një perpetum mobile, i ngjan një mase lënde me rrezatim natyral dhe të pashtershëm.

7. Për një vend dhe rol tjetër, ndryshe, të shtetit-amë, si Piemont i çështjes shqiptare.

"Shpirti, jeta, shpresa dhe gjithë fatbardhësia e një kombi qëndrojnë në të organizuarit në një shtet", theksonte në kohën e vet atdhetari Mihal Grameno. Republika e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet baza, themeli, forca, garancia, burimi, prapavija, shpresa e çlirimit dhe prosperitetit të bashkëkombësve të robëruar.. Shqiptarët e të gjitha trojeve amtare, ata të diasporës dhe emigracionit thonë "shyqyr që kemi shtetin-amë, për mall dhe për çdo hall!" Shumë kush nga të huajt shprehu habi për solidaritetin dhe pritjen që iu bë refugjatëve kosovarë në pranverën e gjenocidit të fundit barbar serb të vitit 1999. Për popullin kjo ishte një obligim i natyrshëm ndaj vëllezërve të një gjaku. Mirësjelljen, mikpritjen dhe bujarinë shqiptari i ka dhe vazhdon t'i ketë si traditë e si virtyt.
Po a i takon Shqipërisë londineze një vend dhe rol tjetër, më i madh, ndryshe nga ai i derisotmi, që të ngjasojë me kujdesin e mëmës ndaj bijve e bijave të vet, në drejtim të sendërtimit të idealit kombëtar?
Objektivisht Shqipëria është ai emër i madh që bashkon dhe tërheq gjithçka, është krye emri i gjakut dhe i shpirtit, i historisë dhe të ardhmes, një fryt i rezistencës dhe mbijetesës; është fitorja kolosale e ekzistencës dhe afirmimit të kombit, është fjala e identitetit që na ndërgjegjëson për çka jemi dhe ç'do të bëhemi. "Bijtë e mi, u lashë trashëgim një Atdhe! Amanet!",- tha plaku i urtë Ismail Qemali. Si një jehonë e fuqishme e amanetit dhe merakut të tij na tingëllojnë sot fjalët e akademik Qoses:
"Kur vijmë në Shqipëri, ne vijmë në tokën premtore të ëndërrimeve dhe të idealeve tona; në tokën e simboleve dhe të apostujve të shqiptarizmës, ku janë Kruja dhe Vlora, varret e Skënderbeut e të Naim Frashërit; vijmë të gjejmë njësinë shpirtërore të ndërtuar mbi idealet e bijve më të mëdhenj të popullit shqiptar; vijmë me dëshirën që të gjejmë një gjendje sociale stabile, shembullin e pajtimit kombëtar, shembullin e jetës dhe të mendimeve demokratike; organizim të mirë të jetës e të punëve; edhe atdhetarizëm modern, edhe projekte të rilindjes shpirtërore e morale, edhe projekt gjithëkombëtar. E duam Shqipërinë të jetë në gjendje të mbledhë rreth vetes të gjithë shqiptarët!".
Me pak vëmendje, lehtësisht mund të vëmë re mangësi parimore të shtetit-amë. Me pak përkushtim atdhetar, Shqipëria mund të marrë kthesën drejt imazhit të dëshiruar. Për shembull, mirë se ndërkombëtarët ndaj Serbisë agresore kaluan, nga negociatat e para luftës, në luftë dhe përsëri në negociata pas luftës me agresorin e mundur, se kështu "e dashka" demokracia; po shteti-amë pse duhej të mjaftohej me lëshimin e ndonjë fjalë, ashtu larg e larg, për fatet dhe statusin e më së dy milion bashkëkombësve, pse duhej të mbetej thjesht aktor dhe jo faktor në këto negociata? Pyetjes "pse të mos ishte edhe Shqipëria një partner aktiv në negociatat e imponuara", nuk i ka dhënë kush përgjigjen bindëse. ثshtë paradoksale që vepruan fuqishëm dhe ishin efikase, mitet serbe, gjeopolitikat dhe sentimentalizmat ndaj tyre dhe jo historia e realiteti, jo e drejta dhe e vërteta shqiptare.
Republika e Shqipërisë, si bërthamë e shtetit kombëtar, i vë shpatullat zgjidhjes së çështjes kombëtare, me dinjitet, as me eufori e mbivlerësim të faktorëve të jashtëm, as me kompleksin e të voglit, e të pa fuqishmit, të inferiorit. Ajo vepron me përgjegjësinë dhe forcën që i jep e drejta, demokracia, liria e mendimit dhe e fjalës. Me një politikë të guximshme, me iniciativa diplomatike vizionare, ajo duhej t'i jepte tonin proceseve të bashkimit kombëtar. Në strukturën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë ka lloj-lloj komisionesh, për minoritetin e minorenët, por mungon Komisioni i Përhershëm për Zgjidhjen e اështjes Kombëtare, të cilit do t'i takonte një rol i rëndësishëm. Të jesh shtet-amë, Piemont i çështjes kombëtare dhe të mos pranohesh si aktor në zgjidhjen e saj, ky është një inferioritet i pajustifikuar yni dhe një fyerje prej të tjerëve. ثshtë e drejta dhe obligimi i Republikës së Shqipërisë të parashtrojë para ndërkombëtarëve dhe të ngulmojë për zgjidhjen e drejtë e të plotë të çështjes kombëtare, ashtu sikurse dhe Tirana të jetë vatër e ideve dhe koordinimit të veprimtarive atdhetare.

8. Ndaj kombit shqiptar Evropa mbetet më tepër borxhli e madhe moralo-politike, se sa faktor favorizues.

Kur themi se Republika e Shqipërisë është Piemonti i çështjes shqiptare, e interesuar "ab ovo" për bashkim, se bashkimi është vetë ajo, si plotësim i realizimit të vetvetes, të historisë dhe aspiratave, nënkuptojmë urtësinë e filozofisë popullore se "i zoti e nxjerr gomarin nga balta" dhe jo i huaji, qoftë ai dhe mik. Për më tepër, ndërkombëtarët, në veçanti ish Fuqitë e Mëdha të Evropës, në bilancin e përgjithshëm të deritanishëm, mbeten shumë herë më tepër borxhlinj moralo-politikë ndaj të drejtave të kombit shqiptar, se sa faktor favorizues. Nuk u bënë dominuese, në kohën e vet, as zëri i Wilsonit, për mos të thënë dhe i V .I. Leninit për zbatim drejtësie, për mos aplikim të pazarllëqeve me fatet dhe jetën e kombit shqiptar.
Në rrjedhën e proceseve globaliste-integrue se, të strategjive gjeopolitike, deri më sot, përjashto sulmin e drejtë të NATO-s (1999) kundër makinës ushtarake agresive serbe,.nuk vërehen qëndrime deçizive pozitive në favor të zgjidhjes demokratike të çështjes shqiptare. Bie fjala, mirë që "të mos bashkohet me Serbinë", gjykojnë ata për Kosovën, po pse "as me Shqipërinë"? Dhe diplomacia shqiptare nuk është e zonja të reagojë, as me një fjalë, veç di të thotë: "Amin, moj Evropë!"..
Në stadin e sotëm të kuptimit e trajtimit politiko-juridik të problemeve madhore të shoqërisë njerëzore, kur ka fituar të drejtë qytetarie parimi wilsonian i vetëvendosjes së popujve, i mishëruar në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Aktin Final të Helsinkit, në Kartën e Parisit etj. kërkesa maksimale e të drejtave të shqiptarëve, është minimalja që duhet të bëjnë Tirana dhe Prishtina zyrtare, elitat politiko-intelektua le shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe për اamërinë. Dobësitë, mangësitë parimore të politikave zyrtare shqiptare, fqinjët dhe bota po i përdorin me sukses, sipas interesave dhe komoditetit të vet!
Të bëhesh bisht i politikës maqedonase dhe jo pjesë përbërëse e politikës në Maqedoni, të spostosh problemet madhore të identitetit shqiptar dhe implementimin e thelbit të Marrëveshjes së Ohrit, në emër të disa posteve e të një jetese më të mirë, të alternosh rolet e opozitës etnike e asaj politike, herë për kredibilitet politik, herë për karrige pushteti, në vend që t'i mbash të bashkuara të dy rolet në një të vetme, kjo është, të paktën, një dyfytyrësi e një elite politiko-intelektua le shqiptare në këtë shtet të sajuar.
Me mendësi të tilla politikanësh, kurrë nuk bëhet Shqipëria Natyrale. Por ka dhe një alternativë tjetër, është ajo e formuluar nga analisti tepelenas Koço Danaj dhe që thotë se: "Dështimi i Marrëveshjeve artificiale mbi bazën e të cilave u ngritën shtetet e Ballkanit, u jep të drejtën historike, morale dhe bashkëkohore shqiptarëve të kërkojnë partneritet me fqinjët dhe aleatët e tyre. Politika shqiptare duhet të pushojë së qeni porosimarrëse, duke u shndërruar, dora dorës, në këshilluese, dhe pse jo, edhe parashikuese e proçeseve politike dhe gjeopolitike në rajon dhe më gjerë" ("Shqipëria Natyrale", Tiranë, 2006, f. 48).
Mjaft me marrëveshje imponuese edhe në shekullin e 21.. Kuvendi Mbarëshqiptar i përmbahet, me vendosmëri, alternativës reale, imperative, definitive. të parevokueshme të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, me të cilën synojmë të ndihmojmë politikën tonë zyrtare dhe ndërkombëtarët, në mos, edhe t’ia u imponojmë atyre.
Se, "Interesat e palëve,- theksonte shqiptari i madh Ukshin Hoti,- bashkësia ndërkombëtare i merr parasysh në masën me të cilën palët janë të afta t'i mbrojnë e t'i sigurojnë vetë ato interesa". Kur ne shqiptarët të zbatojmë këtë paradigmë në krejt veprimtarinë tonë, pra, të vihemi efektivisht në lartësinë e daljes për zot të fateve dhe interesave tona.
modify_inline.gif


foto: Pamje nga libri "Qyteterime Antike te Mesdheut" i autores Nermin Vora Falaschi
 

Attachments

  • Antiche3.jpg
    Antiche3.jpg
    9.6 KB · Shikime: 14
  • Antiche4.jpg
    Antiche4.jpg
    59.8 KB · Shikime: 12
  • Antiche5.jpg
    Antiche5.jpg
    100.4 KB · Shikime: 22
  • Antiche6.jpg
    Antiche6.jpg
    97.6 KB · Shikime: 23
  • Antiche7.jpg
    Antiche7.jpg
    56.8 KB · Shikime: 23
Sa interesanteeeeeeeeee
 
Madheshtore....mu ngjeth mishi nga kjo histori!
 
Nuk arrij te kuptoj po komunizmi c'perplasje duhet te kishte me familjen Qemali ?

Ndersa artikujt e meposhtem jane ver8 balsam per cdo shqiptar qe e ndjen qe eshte i tille. Refleksion qe te fton ne reagim.

P.s Bilderberg, me bere te qesh me ate pjesen qe kishe bere ne (bold). Por ver8 ashtu eshte. :)
 
Ne shqiptaret shkurt e shqip u ngjasojme shume mjeshterve ( ndertimtareve te shtepive). Keta te fundit vuajn nga dy mani.
1. Ironizojne punen e kolegut sado madheshtore te jete ajo.
2. Ndertojne te gjitha shtepit e hallkut e te tyren e lejne pa kulm. :ciaoo:
 
prandaj jemi keta qe jemi.
kur nuk respektojme ata qe na bene shtet,ata qe mbajten te bashkuar kombin ne dite te veshtira atehere mire na i bejne te tjeret qe sna duan.
ne s'duam veten tone.


ps:bilderberg bravo!


Bledo ne qe jemi te ndergjegjsuar duhet te bejme diçka patjeter, pasi nese presim nga qeveria dhe shteti nuk ka per te ndryshuar asgje do qendrojme gjithmon ne vend numero!!
Nuk mund te sensibilizohet nje komb kur gjysma e popullsise eshte e pashkolle dhe ngelet analfabete (?)... sepse plehrave te shtetit nuk i leverdis 1 komb i shkolluar perkundrazi!!

Duhen krjuar shoqata dhe organizata jo qeveritare, duhen publikuar gazeta falas te mbushura me informacion qe tu shperndahen njerzve neper rruge dhe neper shtepi, duhen nisur fushata anembane vendit per sensibilizimin dhe ndergjegjsimin e kombit, per civilizimin e qytetareve etj ...duhet nje revolucion si ai francez pasi njerzit kane nevoje te hapin syte, te dine, te informohen, te kuptojne se çfare po ndodh me jeten e tyre dhe te femijeve te tyre!
Institucionet shteterore nuk duan nje sensibilizim qytetar, nuk duan qe qytetari shqiptar te jete i afte te kuptoje ligjet, kushtetuten,te kuptoj te drejtat e tij, te njoh dhe te dije te vertetat e korrupsionit te kalbur te shteti shqiptar me pseudo-politikane te pafte dhe te paformuar per te ardhmen...

Revolucion s'ka rruge tjeter!
 
Bledo ne qe jemi te ndergjegjsuar duhet te bejme diçka patjeter, pasi nese presim nga qeveria dhe shteti nuk ka per te ndryshuar asgje do qendrojme gjithmon ne vend numero!!
Nuk mund te sensibilizohet nje komb kur gjysma e popullsise eshte e pashkolle dhe ngelet analfabete (?)... sepse plehrave te shtetit nuk i leverdis 1 komb i shkolluar perkundrazi!!

Duhen krjuar shoqata dhe organizata jo qeveritare, duhen publikuar gazeta falas te mbushura me informacion qe tu shperndahen njerzve neper rruge dhe neper shtepi, duhen nisur fushata anembane vendit per sensibilizimin dhe ndergjegjsimin e kombit, per civilizimin e qytetareve etj ...duhet nje revolucion si ai francez pasi njerzit kane nevoje te hapin syte, te dine, te informohen, te kuptojne se çfare po ndodh me jeten e tyre dhe te femijeve te tyre!
Institucionet shteterore nuk duan nje sensibilizim qytetar, nuk duan qe qytetari shqiptar te jete i afte te kuptoje ligjet, kushtetuten,te kuptoj te drejtat e tij, te njoh dhe te dije te vertetat e korrupsionit te kalbur te shteti shqiptar me pseudo-politikane te pafte dhe te paformuar per te ardhmen...

Revolucion s'ka rruge tjeter!


Bilderberg jam dakort me ty kur flet per revolucjon, po nuk mendoj se ne 2008 eshte i pershtatshem ky lloj revolucjoni me afishe!
Mendoj se revolucjoni duhet te filloj nga media qe tani per tani eshte mjeti me direkt per te hedhur poshte qeverine!
Ka shume persona qe po luftojne te vetem ndaj ketij monopoli diktatorial dhe derisa keta persona te mos mblidhen me njeri tjetrin, asgje nuk ka per tu rregulluar!
Bashkimi ben fuqine...Duhet incentivuar bashkimi fillimisht, pastaj hedhja poshte e qeverise per mendimin tim!
 
Nermin VLORA ne konflikt me "akademiket" shqiptare

Nermin VLORA ne konflikt me "akademiket" shqiptare.

Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo
vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti. Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin.

Këta dy provokatorë synonin të krijonin një incident. Kur zonja Nermin i komentonte mbishkrimet të projektuara me diapovitiv, kohë pas kohe, Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili, pa kurrfarë padoroni, ndërhynin dhe ia prishnin fjalimin ligjëruesës, duke thënë se kjo fjalë nuk është shqipe, se kjo fjalë është me prejardhje turke, latine e kështu me radhë.

Nermin Vlora Falaschi, përkundrazi, me gjakftohtësi dhe urtësi përgjigjej:"Kjo fjalë, të cilën ju e konsideroni turke, gjendet në
Voltera të Italisë (Toscania) dhe i përket shekullit VI para e.s. A mendoni, vallë, që kishte turq në mesin e etruskëve?!!! "

Pasi që e përfundoi ligjëratën zonja Nermin Vlora Falaschi, Rexhep Ismaili iu drjetua kësaj zonje të rëndë me këto fjalë:"Asnjëra nga këto fjalë që na treguat nuk janë shqipe!"

Në këtë reagim arogant të provokatorit zonja Nermin iu drejtua Rexhep Ismailit me pyetje ironike:"Asnjëra, a?!" Provokatori në
mënyrë kategorike dhe nga së larti u përgjigj:"Asnjëra!"

Pastaj, u dëgjua edhe zëri i Exhhlane Dobruna- Salihut, e cila foli atë që diti:"Kam lexuar një libër grek, ku thuhet se fjala "Iliri"
do të thotë "Gjarpër".

Zonja Nermin Vlora Falaschi me qetësi të madhe iu përgjigj Exhlanës:"Sigurisht, ju keni të drejtë, meqë pa dyshim edhe në
Iliri, si në vende të tjera, do të ketë pasur gjarpërinj, por, në të vërtetë, në Iliri kishte edhe një qytetërim shumë të zhvilluar. Pse, vallë, personalitetet më të shquara të Romës i kryenin studimet e tyre në Iliri e jo në Romë, Athinë a në Marsej, apo në vende të tjera ku aso kohe kishte shkolla të mira? Vetë Jul Kesari (Cesari) i kreu studimet në shkollat e Durrësit dhe nipi i tij Augusti, në Apoloni? Mjafton të lexojmë veprën e Jul Kesarit:"De Bello Civili" për t'u informuar me këto të dhëna. Për më tepër اiçeroni e quajti Durrësin "Mirabilis URBS", shprehje kjo që aso kohe ishte e madhe, ngase: "URBS" ishte vetëm Roma".
 

Attachments

  • Antiche8.jpg
    Antiche8.jpg
    95.1 KB · Shikime: 22
  • Antiche9.jpg
    Antiche9.jpg
    85.1 KB · Shikime: 13
  • Antiche14.jpg
    Antiche14.jpg
    58.5 KB · Shikime: 17
  • Antiche17.jpg
    Antiche17.jpg
    95.8 KB · Shikime: 12
Redaktimi i fundit:
Bilderberg jam dakort me ty kur flet per revolucjon, po nuk mendoj se ne 2008 eshte i pershtatshem ky lloj revolucjoni me afishe!
Mendoj se revolucjoni duhet te filloj nga media qe tani per tani eshte mjeti me direkt per te hedhur poshte qeverine!
Ka shume persona qe po luftojne te vetem ndaj ketij monopoli diktatorial dhe derisa keta persona te mos mblidhen me njeri tjetrin, asgje nuk ka per tu rregulluar!
Bashkimi ben fuqine...Duhet incentivuar bashkimi fillimisht, pastaj hedhja poshte e qeverise per mendimin tim!

Me fal po a e lexove te gjith komentin tim???
Kur shkruajta per krijimin e shoqatave dhe institucioneve JO QEVERITARE flisja pikerisht per kete aspekt qe citove edhe ti!
Nuk mund te pretendosh nje bashkim fillestar kur % me e madhe e shqiptareve nuk kane te qarte se ne çfare menyre mund te zgjidhen problemet dhe kur nuk njohin as aspektet me elementare te civilizimit dhe qytetarise te cilat jane baza kryesore e nje shteti!
Keta individe qe luftojne te vetem kundra nje monopoli diktatorial (qe nuk ka ngjyre partiake por eshte nje diktature elite) nuk mund te mbeshteten nga populli kur vete ky popull nuk njeh dhe nuk di se per çfare jemi duke folur dhe luftuar!!
 
Me fal po a e lexove te gjith komentin tim???
Kur shkruajta per krijimin e shoqatave dhe institucioneve JO QEVERITARE flisja pikerisht per kete aspekt qe citove edhe ti!
Nuk mund te pretendosh nje bashkim fillestar kur % me e madhe e shqiptareve nuk kane te qarte se ne çfare menyre mund te zgjidhen problemet dhe kur nuk njohin as aspektet me elementare te civilizimit dhe qytetarise te cilat jane baza kryesore e nje shteti!
Keta individe qe luftojne te vetem kundra nje monopoli diktatorial (qe nuk ka ngjyre partiake por eshte nje diktature elite) nuk mund te mbeshteten nga populli kur vete ky popull nuk njeh dhe nuk di se per çfare jemi duke folur dhe luftuar!!

E lexova, po thjesht me "vrau" me shume syte revolucjoni francez ne fund!
 
E lexova, po thjesht me "vrau" me shume syte revolucjoni francez ne fund!


Pikerisht pra, Revolucioni Francez lindi nga intelektualet, nga filozofet, nga idete e illuminizmit, pra lindi pik se pari nga shtresa e emancipuar dhe u perhap ne popull pikerisht ne menyre revolucionare duke mbjell ide dhe koncepte te reja te shoqerise dhe qytetarise!!
Pra problemi tek shqiptaret qendron pikerisht se ajo elita e intelektualeve qe duhet te ndergjegjsoje popullin nuk po ben punen e vet ashtu siç duhet, madje shpesh jane sahanlepiresa te asaj elite diktatoriale politike qe po qendron ne pushtet prej 20 vjetesh tashme!!!
Pra ne te tjeret qe jemi te ndergjegjsuar per keto probleme nuk mund te qendrojme duarkryq dhe te presim qiqra nga qielli, por duhet te fillojme dhe te marrim ne konsiderate rruge dhe menyra te reja ( ne te gjitha format e imagjinueshme) per te cytur dhe nxitur nje ndergjegjsim me te larte popullor!
Si rrjedhoje edhe intelektualet qe su degjohet zeri ashtu edhe mass-media do fillojne te zgjohen pak nga gjumi duke krijuar keshtu vetvetiu nje barrikade revolucionare alla franceze!!

Nuk di sesa isha i qarte!
 
Pikerisht pra, Revolucioni Francez lindi nga intelektualet, nga filozofet, nga idete e illuminizmit, pra lindi pik se pari nga shtresa e emancipuar dhe u perhap ne popull pikerisht ne menyre revolucionare duke mbjell ide dhe koncepte te reja te shoqerise dhe qytetarise!!
Pra problemi tek shqiptaret qendron pikerisht se ajo elita e intelektualeve qe duhet te ndergjegjsoje popullin nuk po ben punen e vet ashtu siç duhet, madje shpesh jane sahanlepiresa te asaj elite diktatoriale politike qe po qendron ne pushtet prej 20 vjetesh tashme!!!
Pra ne te tjeret qe jemi te ndergjegjsuar per keto probleme nuk mund te qendrojme duarkryq dhe te presim qiqra nga qielli, por duhet te fillojme dhe te marrim ne konsiderate rruge dhe menyra te reja ( ne te gjitha format e imagjinueshme) per te cytur dhe nxitur nje ndergjegjsim me te larte popullor!
Si rrjedhoje edhe intelektualet qe su degjohet zeri ashtu edhe mass-media do fillojne te zgjohen pak nga gjumi duke krijuar keshtu vetvetiu nje barrikade revolucionare alla franceze!!

Nuk di sesa isha i qarte!


Shume i qarte, e kuptova dhe mepare thelbin e qellimit tend revolucjonar...Thjesht tek postimi i pare, morra sensin negativ te fjales, nuk kapa sensin ndryshues pozitiv te tij:)

faji im...jam plotesisht dakort me ty me kete lloj ndryshimi!
 
Une jam e kenaqur qe njerzit intelektual si Nermin Vlora flasin per krimet e Enverit e te regjimit komunist. Une mendoj se ajo duhet te kishte folur per keto krime edhe para se te binte komunizmi.

Po une e respekoj shume ate sepse e do Shiqiperin edhe mbas Shqipetaret i torturuan familjen per 50 vjet. Te duash nje vend qe te ka shkaketuar shume dhimbje kerkon kurajo e zemer madhesi te madhe. E kjo gura i ka te dyja se vjen nga shtepia e madhe e bejlereve te Vlores.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top