Ndryshimet e fundit ne qeverine shqiptare!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
TIRANE - Kryeministri vendos te ndryshoje serish kabinetin e tij qeveritar duke futur dy emra te rinj. Pas kalimit te Gazmend Oketes ne postin e Ministrit te Mbrojtjes, zevendeskryeminister do te jete ministri aktual i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo. Ne vend te Pollos, portofolin e Arsimit e merr Fatos Beja, i cili deri sot ishte ne postin e nenkryetarit te Kuvendit. Ndryshime prekin dhe Shendetesine. Nard Ndoka largohet nga kjo ministri dhe mbetet perfundimisht jashte kabinetit qeveritar. Sikunder publikoi disa dite me pare "Koha Jone", vendin e Ndokes e ze Anila Godo, vajza e Presidentit te Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo. Nderkohe kulisat e dites se djeshme kane qene te shumta mes politikaneve te krahut te djathte, ne perpjekje per te rrembyer sa te mundin nga portofolet qeveritare. Burime nga Keshilli i Ministrave thane mbreme per "Koha Jone" se "seksioni juridik i qeverise ka pergatitur dokumentacionin e plote per emrat e rinj te dikastereve".

POLLO-BEJA

Berisha, ka vendosur te emeroje ne postin e zevendeskryeministrit edhe kreun e Partise Demokrate te Re, Genc Pollo. Aleati i Berishes, Pollo i cili mbante postin e ministrit te Arsimit pritet te jete pasuest i ish-zevendeskryeministrit Gazmend Oketa. Nga ana tjeter vendin e kreut te PDR-se, Genc Pollo, ne Ministrine e Arsimit pritet ta zere nenkryetari aktual i Kuvendit, Fatos Beja, i cili eshte njekohesisht edhe kreu i Komisionit parlamentar te Ligjeve.

GODO

Kryeministri paraditen e djeshme ka vendosur ne menyre perfundimtare t'i dorezoje Ministrine e Shendetesise, aleateve te tij me te afert te qeverisje. Burime brenda Partise Republikane shprehen se ne kete post, ata kane ofruar kandidaturen e mjekes Anila Godo, e cila eshte edhe e bija e Presidentit te Asamblese Kombetare te PR-se, Sabri Godo. Kjo kandidature eshte miratuar nga Berisha, i cili eshte shprehur dakord me vendosjen ne krye te kesaj ministrie te nje profesionisteje te fushes.

"BERISHA 4"

Me ndryshimet e bera diten e djeshme, Kryeministri Berisha shenon edhe numrin kater te nderhyrjeve ne kabinetin e tij qeveritar. Ne kete menyre, kreu i qeverise Berisha permbushi edhe premtimin e tij ndaj Partise Republikane per ta bere pjese te qeverise me nje minister brenda muajit korrik, qe eshte edhe muaji i fundit per kete sesion parlamentar. Ndryshimet brenda kabinetit Berisha, nje vit perpara zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme, erdhen si rezultat i doreheqjes se Ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec. Pas kesaj doreheqjeje, republikanet e drejtuar nga Mediu nuk kerkuan perfshirje te menjehershme ne kabinet, por me kerkesen e tyre per t'u bere pjese e kabinetit perseri nisen edhe negociatat per ndryshime ne qeveri. Por, kryetari i qeverise, Berisha, me kete levizje plotesoi ne kabinetin e tij edhe e postin e lene bosh te zevendeskryeministrit pas emerimit te Gazmend Oketes si pasardhes i Fatmir Mediut, ne Ministrine e Mbrojtjes. Tashme keto ndryshime priten te diskutohen edhe me Kryesine e Partise Demokratike dhe me pas te miratohen zyrtarisht ne mbledhjen e sotme te qeverise. Me pas, ato pritet te kalojne ne Kuvend per t'u votuar dhe per te hyre ne fuqi zyrtarisht.

Ndryshimet:

Zevendeskryeminister: Genc Pollo, ishte minister i Arsimit

Minister i Arsimit: Fatos Beja, ishte nenkryetar i Kuvendit

Minister i Shendetesise: Anila Godo, ishte mjeke ne QSUT

Aleatet e lene jashte:

Partia Demokristiane perfaqesohej me ministrin e Shendetesise

Aleatet e paprekur nga ndryshimet:

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut perfaqesohet me Ministrine e Punes

Partia Agrare Ambientaliste perfaqesohet me Ministrine e Mjedisit

"Berisha 4" ka numrat e nevojshem ne Kuvend

Kryeministri Berisha nuk rrezikon qe emerimet e tij te reja ne qeveri t'i "ngecin" per numra ne Kuvend. Ndonese kreu i qeverise, duke lene jashte kabinetit Partine Demokristiane te Ndokes, e cila pritet te votoje kunder keto ndryshime, ne Kuvend eshte formuar edhe nje grup i ri me kater deputete, te perjashtuar nga Partia Socialiste, te cilet priten te mbeshtesin mazhorancen ne keto ndryshime ne qeveri. Keshtu, sot pritet qe pas miratimit nga qeveria te ketyre ndryshimeve, ato te kalojne per dekretim te Presidenti Topi dhe me pas te kalojne per votim ne Kuvend.


Kohajone
 
Berisha dhe kabineti i tij do te qendrojne edhe per 4vjet te tjera por do te ndryshoje kualicioni,kjo eshte e ditur...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top