Me sa kuptova, jeton jashtë Shqipërisë, se the që fjalën "harsh" e kishe të vështirë ta përktheje në shqip.
Jashtë këto lloj lidhjesh ku gruaja është më e madhe janë shumë të përhapura, e me sa duket kjo modë të rrëmbeu edhe ty. Por diferenca e madhe e moshës, sidomos për femrat, është gabim. Këto funksionojnë për pak kohë, ose për aventura.
Se si duhet të jetë diferenca e moshës, këtë na e tregon vetë natyra. Vajzat piqen më shpejt se djemtë dhe ky është një tregues natyral se djemtë duhet të jenë më të mëdhenj, me qëllim që të përshtaten dhe kenë të njëjtin zhvillim mendor e fizik. Ti mund t'i shkosh kundër natyrës, por është diçka e sforcuar, nga e cila nuk vjen ndonjë e mirë.
Për pyetjen, se si mund të dalësh nga kjo gjendje. Fillimisht duhet të pranosh gabimin tënd për nisjen e kësaj aventure, e pasi ta kesh bërë këtë, do të jetë më e lehtë. Jeta aktive, ku ti të dalësh, të takosh njerëz, ose të merresh me sport, është një mënyrë e mirë për të hequr mendjen, kurse mënyra më e shpejtë, është të njohësh dikë tjetër.
Mbase dhe e ke harruar tani, se kanë kaluar dy muaj...