Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nanna-Sin-Allah-Yahweh

Vazhdo pse nuk vazhdon 🙄
Dhe do kontrolloj në Kur'an kur të shkoj në shtëpi.
Silli të sakta.
Vazhdo edhe ca rreshta më poshtë të lutëm.

Thash 5:32 -33 -34
Jo 17;....
Ja se ta vazhdoj une se keta predikojne si prifti identik, vec pjesen e bukur qe eshte nje rrjesht..

Kjo është arsyeja pse Ne caktuam për Fëmijët e Israilët që kushdo që merr një jetë - përveç nëse si dënim për vrasje ose shkatërrim në tokë - do të jetë sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin; dhe kushdo që shpëton një jetë, do të jetë sikur të kishte shpëtuar të gjithë njerëzimin.1 ˹Edhe pse˺ Të dërguarit tanë tashmë u erdhën atyre me argumente të qarta, shumë prej tyre akoma më pas shkelën nëpër tokë.
.........
Vërtet, dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë është vdekja, kryqëzimi, prerja e duarve dhe këmbëve në anët e kundërta ose dëbimi nga vendi. Ky dënim është turp për ta në këtë botë dhe ata do të vuajnë një dënim të madh në botën tjetër.
...............
Sa për ata që pendohen para se t'i kapni, atëherë dijeni se Allahu është Falës dhe Mëshirues.

Tani ketu a ka nevoje per interpretim apo shpjegim tjeter se jam kurioz sesi do e shpjegojne fjalen e "Meshiruesit"
 
Unë të shtrova disa pyetje, dhe nuk mora përgjigje... Në fakt, mu përgjigje në vetëm një pyetje, dhe jam i bindur që përgjigja është ose e gabuar ose e pasinqertë.
Nuk mund të jetë ndryshe Kurani, sille me të shkruar ose me foto, është po i njëjtë, ngase është vetëm një version.
Ajetet të cilat i kërkon, ta shpjegova, se bëjnë fjalë për një situatë lufte, atëbotë, kur arabët pagan i përndiqnin myslimanët. Po e ritheksoj këtë, edhe pse nëse vërtetë i ke studiuar këto ajete, duhet të jesh i njoftuar me këtë.
Ja një fakt tjetër që nuk e njeh Kur'anin dhe situatat momentale kur "zbriten" ato ajete.

Për një sherr mes një familje hebre me ca mysliman për ca bagëti( o kamel).
Muhamed ju pret meshkujve një krah dhe një këmbë (të anëve të ndryshme të trupit) ju nxjerrin edhe sytë, dhe i lënë në vdesin në agoni të gjakosur në shkretëtirë.

Kjo ngjarje bëri shumë bujë në qytet, dhe për të justifikuar këtë vepër kriminale të Muhamed, nxori ajetin në fjalë gjoja më zbriti ky urdhër nga Allahu 🤷.
Këtë nuk e thotë Lauri, as nuk është opinion. Është në hadithe islame.
Ju nuk jua lexon hoxha këtë gjë.

Nuk vazhdove më poshtë leximin ti, se e sheh edhe ti çfarë masakre sjell Allahu në Kur'an.
Po për ju besimtarët është ok 🤷🙈
 
Ja se ta vazhdoj une se keta predikojne si prifti identik, vec pjesen e bukur qe eshte nje rrjesht..

Kjo është arsyeja pse Ne caktuam për Fëmijët e Israilët që kushdo që merr një jetë - përveç nëse si dënim për vrasje ose shkatërrim në tokë - do të jetë sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin; dhe kushdo që shpëton një jetë, do të jetë sikur të kishte shpëtuar të gjithë njerëzimin.1 ˹Edhe pse˺ Të dërguarit tanë tashmë u erdhën atyre me argumente të qarta, shumë prej tyre akoma më pas shkelën nëpër tokë.
.........
Vërtet, dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë është vdekja, kryqëzimi, prerja e duarve dhe këmbëve në anët e kundërta ose dëbimi nga vendi. Ky dënim është turp për ta në këtë botë dhe ata do të vuajnë një dënim të madh në botën tjetër.
...............
Sa për ata që pendohen para se t'i kapni, atëherë dijeni se Allahu është Falës dhe Mëshirues.

Tani ketu a ka nevoje per interpretim apo shpjegim tjeter se jam kurioz sesi do e shpjegojne fjalen e "Meshiruesit"
O me mua o kundër meje!
O nënshtrohuni o shpata.🤷
 
@Tartarian Kur'an 5:32 është bërë famoz në mbarë botën pak vite më parë si vargje mashtrimi.
Cungojnë fjalët e shkruara për dikë tjetër sikur i riferohet atyre për të mashtruar opinionin publik.
Që në realitet, të vazhdohet vetëm dy rreshta shkrim më poshtë, del kriminaliteti islam me prerje këmbësh e krahësh, e nxjerrje sysh lol
download (4).jpeg
IMG_5471-1.jpg
i-dimostranti-mostrano-le-parole-di-dio-entro-il-santo-verso-corano-per-richiedere-l-onu-smett...jpg
 
Ja një fakt tjetër që nuk e njeh Kur'anin dhe situatat momentale kur "zbriten" ato ajete.

Për një sherr mes një familje hebre me ca mysliman për ca bagëti( o kamel).
Muhamed ju pret meshkujve një krah dhe një këmbë (të anëve të ndryshme të trupit) ju nxjerrin edhe sytë, dhe i lënë në vdesin në agoni të gjakosur në shkretëtirë.

Kjo ngjarje bëri shumë bujë në qytet, dhe për të justifikuar këtë vepër kriminale të Muhamed, nxori ajetin në fjalë gjoja më zbriti ky urdhër nga Allahu 🤷.
Këtë nuk e thotë Lauri, as nuk është opinion. Është në hadithe islame.
Ju nuk jua lexon hoxha këtë gjë.

Nuk vazhdove më poshtë leximin ti, se e sheh edhe ti çfarë masakre sjell Allahu në Kur'an.
Po për ju besimtarët është ok 🤷🙈
Për hir të respektimit të fakteve, më vjen keq që po e them, por kjo s'është e vërtetë. Ngjarja të cilës i referohesh, s'kishte të bënte me ndonje familje hebre, mirëpo kishte të bënte me një grup të ardhur nga Jemeni të cilët ishin të sëmurë dhe gjetën shërim tek disa familje beduine myslimanësh. Pas kësaj ata i masakruan këto familje ua morën devetë dhe ikën. Pasi i nxunë myslimanët, morën hakë për të vrarët e tyre...
Unë të thash që këto ajete janë për situatë lufte, dhe ashtu janë, vetë fillimi i ajetit aludon në këtë s'di pse s'e kupton.
Por, le të pajtohemi për diçka, nëse është ashtu siç them unë, a është në rregull?
Nëse po, atëherë mendoj që ke problem me burimin ku mëson për Islamin dhe jo me Islamin. E nëse nuk është në rregull, atëherë ma sqaro pse s'është.
Ndërkaq, e dyta, vrasja e cila përmendet në këtë rast, nuk është në nivel individual por në nivel të autoriteteve shtetërore. Bazuar mbi këtë ajet, dilerët e drogës vriten dhe varen për ta friksëuar masën që të mos bëj shkatërime në tokë.
Kjo dispozitë është e saktë, mund t'ju pëlqej ose jo, mirëpo e tillë është. Unë pajtohem me këtë, mendoj që vrasësi duhet të vritet nëse e kërkon familja e të vrarit, jo nga familja por nga shteti sepse kështu parandalohen vrasjet tjera. Siç mendoj se ata që bëjnë shkatërrime në tokë, fesat, duhet të ndëshkohen ashpër dhe publikisht në mënyrë që e keqja të mos përhapet.
Sidoqoftë, më duket që u nxitova pak me komplimente për mirësjellje 🙄
 
Nuk ishin ebre , ishin tjetër...unë e di që ishin ebre🤷
Por ç'rëndësi ka.🤷 Ngjarja ka ndodhur dhe është justifikuar si urdhër nga Allahu 🤷

Kjo është paqe hyjnore sipas teje si besimtar??
 
Nuk ishin ebre , ishin tjetër...unë e di që ishin ebre🤷
Por ç'rëndësi ka.🤷 Ngjarja ka ndodhur dhe është justifikuar si urdhër nga Allahu 🤷

Kjo është paqe hyjnore sipas teje di besimtar??
Ka rëndësi për hir të fakteve.
Por të tregova çfarë i parapriu kësaj ngjarje, e që është shumë e rëndësishme të dihet shkaku për një pasojë e të mos trajtohet pasoja pa e ditur shkakun.
Unë po tërhiqem nga ky diskutim, sepse s'po marr asnjë përgjigje për pyetjet që po i shtroj këtu.
E them vetëm këtë, siç e thotë Kurani:
Unë kam fenë time, ju keni fenë tuaj.
Dhe në një vend tjetër:
Secili grup është i kënaqur me atë ç'ka.

Shëndet!
 
Jo mos u tërhiq.
Tani më bëj listën e pyetjeve dhe të jap përgjigje.
Mi rreshto një nga një 👌
1-
2-
3-
..
..
 
E them vetëm këtë, siç e thotë Kurani:
Unë kam fenë time, ju keni fenë tuaj.

Shëndet!
E shikon që po del dashje pa dashje në fjalët e mia 🤷

Që rregullat e ligjet i përkasin një komuniteti të veçantë besimi. Dhe nuk janë universale 🤷

Kush është jashtë ati komuniteti vlen ligji i zhdukjes 🥴
 
Jo mos u tërhiq.
Tani më bëj listën e pyetjeve dhe të jap përgjigje.
Mi rreshto një nga një 👌
1-
2-
3-
..
..
Meqenëse po insiston, ja ku i ke:
1 - Si është mashtrim se në Islam konsiderohet vrasja e një njeriu të pafajshëm sikur mëkati i vrasjes së të gjithë njerëzimit, kur këtë bindje kemi ne myslimanët dhe kështu e thotë Zoti në Kuran?
2 - Keni konstatuar se asnjë njeri s'duhet ta vrasë një njeri tjetër, unë të kam sjell disa situata kur njeriu është nën kërcënimin e tytës së armës dhe ose duhet të vrasë ose të jetë i vrarë, cili është mendimi i juaj mbi këtë?
3 - Cili është qëndrimi i juaj për heronjtë tanë kombëtar të cilët kanë luftuar në mbrojtje të atdheut dhe kanë vrarë shumë armiq, gjegjësisht shumë njerëz?
4 - Pse insiston në leximin e vargjeve të Kuranit jashtë kontekstit dhe rrethanave të kohës, përkundër mohimit të tendencave brenda këtij diskutimi?
5 - Në kaptinën 5, vargun 32, pretendon se kjo vlen vetëm për hebrenjtë, po në kaptinën 17, vargu 33, ku është problemi?
6 - A e pranon që profesionistëve të fushës duhet t'u besohet interpretimi, pra mjekët le të flasin për medicinën, artistët për artin, sportistët për sportin, dhe ata që studijojnë fetë, teologët, për fenë?
7 - Nëse e pranon këtë, atëherë pse nuk i pranon shpjegimet e teologëve për problemet që po i ngritni?

Ndoshta ka edhe tjera mes rreshtash më lartë, por përgjigju këtyre e pastaj vazhdojmë...
 
E shikon që po del dashje pa dashje në fjalët e mia 🤷

Që rregullat e ligjet i përkasin një komuniteti të veçantë besimi. Dhe nuk janë universale 🤷

Kush është jashtë ati komuniteti vlen ligji i zhdukjes 🥴
Jo, ,mirëpo s'mund të debatojmë në ajër, duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin për ta kuptuar, në këtë rast ta lexojmë e t'i përgjigjemi në mënyrë që të ketë sensë vazhdimi i debatit. Për aq kohë sa s'ka common ground, s'mund të vazhdojmë diskutimin. Prandaj thash që secili është i kënaqur me atë ç'ka në mendjen e tij.
Askund nuk e thash që vlen ligji i zhdukjes, e as nuk kemi diskutuar mbi ato që quhen ligje universale.
 
Pyetje se çfarë mendoj unë mbi islamin 🙈
Ç'i hyn në punë mendimet e mia mbi besimin të tjerëve 🤷
Sido që të përgjigjem s'ka asnjë vlerë për ju.?

Këtu unë shkruaj duke bërë budallallekun më të madh në botë; t'u shpjegoj ju çfarë lexoni e nuk kuptoni 😁
Nuk flas opinione personale, por ju shpjegoj fakte të shkuara.
 
Kjo duhet të mjaftoj për të kuptuar arsyen se pse po tërhiqem nga ky diskutim. S'janë pyetje çfarë mendon mbi Islamin, por mbi ato që diskuton. E përsërisë s'jam i interesuar për diskutime në ajër.
 
Unë prita nga ty pyetje inteligjente për gjëra serioze mbi besimin lol
Jo çfarë mendoj unë se nuk po i plas kujt. hiç fare.
Ndaj më mirë ndalu këtu. Ke të drejtë 👍
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Më duhet ta lë këtë si shpjegim për të tjerët edhe pse është e qartë. Nëse do ta pranonte se vrasja mund të jetë legjitime, sikur në raste që i përmenda, atëherë do të duhej të pranonte se ka mundësi edhe këto vargje të Kuranit t'i referoheshin këtyre rrethanave kur vrasja është legjitime.
Kjo do të nxirrte në pah se ajetet të cilat e denoncojnë vrasjen, janë ajetet të cilat flasin për përditshmëri dhe rrethana të zakonshme. Në veçanti në raport me një person, dhe jo në raport me autoritetet e shtetit.
Ndërkaq ajetet të cilat ftojnë në vrasje, në dëbim, etj, i referohen situatave shumë të veçanta, pra kur njeriut përballet në luftë drejtpërdrejtë me armikun, apo në rrethana kur shteti duhet të veprojë për të parandaluar përhapjen e të keqes.
Shtrembërimi i fakteve nëpërmjet keqinterpretimit të tyre nuk i shërben askujt. Siç e tha në fillim edhe vetë z. @Lauri nuk është e njëjtë sikur të lexohet e sikur të studiohet diçka. Ndaj, e falënderoj për shpjegimin e asaj çfarë lexojmë, mirëpo po marr guximin e po i jap një këshill që përpara se të marr guximin për të shpjeguar gjërat që s'i kupton, së pari le t'i studiojë ato.
 
Kur themi qe ekziston nje Krijues i vetem, eshte absurde pastaj te besojme qe Ai krijues eshte nje nga krijesat e Tij!
Fatkeqesisht keshtu besojne me miliarda njerez.
 
Kur themi qe ekziston nje Krijues i vetem, eshte absurde pastaj te besojme qe Ai krijues eshte nje nga krijesat e Tij!
Fatkeqesisht keshtu besojne me miliarda njerez.
Fatkeqësisht them edhe unë 🤷
Të besosh nuk do thotë fakt, do thotë paqartësi, ndaj besoj më diçka të pa faktueshme.🙄

Fakt është të kesh fakte☝️

Në një intervistë të BBC-së, Carl Jung u pyet nëse ai besonte në Zot. ( Për kush e njeh Jung :) )
Përgjigja e tij: “Tani e di. Nuk kam nevojë të besoj“.
Jung vazhdoi duke thënë se ai kurrë nuk mund të “besonte” asgjë në bazë të autoritetit dhe mësimit të traditës, ai ishte më tepër një mendje shkencore dhe kishte nevojë të dinte gjërat bazuar në fakte dhe prova. Ai donte të thoshte se dinte për Perëndinë nga përvoja personale.
Dhe jo në përvojë kolektive në tufë.
 
A nuk eshte fakt vete procesi i ardhjes prej secilit prej nesh ne kete bote?
Nga nje pike uji, pas pak vitesh eksplorojme boten! E harrojme gjithe kete, e mohojme burimin tone dhe pyesim se a duhet te ekzistoj Zoti!!
Sa krijesa te keqija jemi😏
 
Sa krijesa te keqija jemi😏
Ky është falimentimi i zotit të librave ☝️🤷
Kërkoje perëndinë në rrugë të tjera. Jo nga ata libra Cen 😁

Të them një tjetër Cen 🤗
"Nëse fjala "Zot" do të thotë tërësia e ligjeve fizike që qeverisin universin, atëherë është e qartë se ekziston një Zot.
Ky Zot është emocionalisht i pakënaqur…: nuk ka kuptim t'i lutemi ligjit të gravitetit." 🤷

(Carl Sagan, astrofizikan i njohur më me famë në shek 19)
natën e mirë cen. Dhe hajde e më ngacmo në këto tema se unë këtu gjej adrenalinën time 🤣
 
Zoti eshte i pasur, shume i pasur. Nuk i pakesohet pushteti dhe fuqia e Tij besum apo nuk besuam. Te falimentuar mund te jemi ne qe mund te dalim nga kjo bote pa asgje.
Une te theme pikerisht ty qe debatet me parafolesin i cili ka studiuar Islamin eshte pikerisht tek leximi-informimi per fete, ne veqanti Islamin.

Une Zotin e perceptoj si Fuqi Absolute, qe ka krijuar cdo gje ne kete bote. I cili eshte i pa fillim dhe i pambarim. Qe nuk i pergjan askujt, qe nuk eshte i barabart me askend. Dhe qe eshte i vetem ne lartesine dhe madherine e Tij. Ne te gjithe njerezit kemi nevojen e Tij, edhe ne frymarrjet e shumeta qe marrum ne dite, driten, per udhezimin, per rreszkun dhe tw gjitha begatit qe posedojme.

Laur, edhe pse une si cdo bir i Ademit/Adamit, qe jam me plote gabime e mekate, kur diskutoj mw ty ndjehem i privlegjuar kur me mundesohet te permend Zotin tim me cielsit e larta tw Tij. Jo cdo kujt ju jepet kjo mundesi!
 
Ore keta ose nuk e kan lexuar kurre librin e tyre ose ketu ka nje time-loop se ska mundesi??
Zoteria me lart thote jam bir i Adamit kur aty eshte e shkruajtur qe rraca e tij ishte rrace komplet ndryshe me ata qe gjendeshin* para tij. Shkrimi ne hebraisht "adam afar" dmth Adami i tokes, dhe ishte ishte nje rrace laboratorike e fabrikuar te ekzekutoje urdherat nga 'lart'. Tjetri ju lexon librin tuaj e ju ankoheni se sjua lexoi si hoxha, ore po ketu flasim per trushperlarje qe as tonelata klori se bejne ne 2 shekuj.
Thone libri i shenjte, qe ska modifikime, origjinali?? Po nese ne ate liber eshte e shkruajtur te vrasesh, te perdhunosh, te grabitesh, e tjetri ta lexon, e ti ankohesh se citoi fjalet perdhunime, vrasje etj, jeni ne metro ju apo ??
Profeti juaj kishte per grua nje 6 vjecare, e keni te shkruar e sdo jua gjej se ju ate doni, kerkoni gjurmet e ujku sa nje gomar para syve, sot nje njeri apo individ apo si te doni, si do e quanit? Nuk do e them vec per rrespekt te ndonje "shqipetari" te humbur ne llumin e kokezinjve.
 
Per ta kuptuar cdo shkronje per fjalen lufte ne Kuran se pari duhet lexuar jetshkrimin e Muhamedit a.s., dhe per fiset arabe te kohes te cilet e torturuan, e malltretuan e debuan nga vendi dhe u munduan ta vrisnin. Sa e sa here eshte pergjakur, tortuaruar, ashtu edhe shoket e tij te ngusht. Dhe ata nuk kane ndermarr asnje veprim derisa i ka ardhur urdheri i Zotit per ti luftuar pabesimtaret. Eshte e njejta gje po thuajse si e permendi antari A2 , se nese ne kosovaret sdo ti marrshim armet ne dore per ti luftuar shkiet ne 98-99, ne nuk do ti kishim lirin e fituar sot. Mund ta kapesh kete?
Dhe nese ti thua qe ju ne 98-99 nuk keni vepruar drejte, une te theme merre ca dru dhe venia flaken vetes se ske mbetur per te kuptuar asgje nga jeta! Ti dhe te tjeret qe logjikoni njejte.
 
22 beteja Muhamed nuk i ka bërë si mbrojtje ndaj të tjerëve. Por për sulme, asgjesim rivalësh, plaçkitje. Meshkujt i ka vrarë dhe gra e fëmijë të shitur për skllevër..☝️
Shoku Cen. Mos më fol pallavra..🙃
 
Argumento me fakte cdo mendim tendin 😉
Ja i imi:

“U është dhënë leje të luftojnë atyre, kundër të cilëve është luftuar, sepse atyre u është bërë padrejtësi. Zoti ka forcë t’u vijë në ndihmë atyre. U është dhënë leje të luftojnë atyre që u përzunë nga shtëpitë e veta pa të drejtë, vetëm për arsyen se thanë: “Zoti ynë është Allahu…”
(Kurani 22:39:40)
 
Pasha Allahun ju nuk merrni vesh edhe sikur bota të tundet 🙈

Do ti numërosh ti apo t'i numëroj unë ato beteja... rivaliteti e plaçkitje.
 
Pasha Allahun ju nuk merrni vesh edhe sikur bota të tundet 🙈

Do ti numërosh ti apo t'i numëroj unë ato beteja... rivaliteti e plaçkitje.
ok argumentet rrethe rregullave te luftes nuk e bindin mendjen tende, po keto ajete rrethe mrekullise se krijimit te njeriut e godasin mendjen tende?
 
Attachments

  • FB_IMG_1683739575239.jpg
    FB_IMG_1683739575239.jpg
    47.8 KB · Shikime: 2
po lodheni? :D
 
Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top