Nafta bie me 20 $, tek ne vetëm rritje

CoNNecT

Administrator
Edhe pse çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie me gati 20 $ në tregjet financiarë, tregu ynë i karburanteve njeh vetëm rritje. Bursat ndërkombëtare kanë shënuar nivelin prej 123.65 $ për fuçi, çmimin më të ulët të gjashtë javëve të fundit, duke i ardhur kështu në ndihmë konsumatorëve.

Por pavarësisht luhatjeve në tregje, tregu shqiptar reflekton vetëm nivelet rekord të çmimeve të naftës, çka do të thotë se kur kjo e fundit shënon ulje, ne jemi të paprekshëm, pasi kompanitë nuk ndikohen nga luhatjet.

Disa prej analistëve shprehen se çmimet e larta janë të shkaktuara nga vetë fuqitë e mëdha, të cilave me këto çmime u intereson më shumë të eksportojnë naftë në nivele rekord çmimesh, sesa ta përdorin këtë të fundit për konsum të brendshëm, për vetë faktin se çmime të tilla, sjellin nivele rekord të ardhurash. Ndërkaq, nafta në tregun vendas shitet me 170 dhe 167 lekë/litër, cilësia D1 dhe D2.

©Shekulli
 
Ne shqiperi karburanti eshte vertet shtrenjte... jam habitur :eek:hh:

Sidomos me rrogat e shqiptareve ato cmime jane çmenduri. Per cilesin s'di c'te them sepse se di c'fare cilesie mund te jet.
 
Me 20 dollare nuk ra, por disa pike ka rene edhe ketej nga ne.
 
ne shqiperi karburanti eshte vertet shtrenjte... Jam habitur :eek:hh:

Sidomos me rrogat e shqiptareve ato cmime jane çmenduri. Per cilesin s'di c'te them sepse se di c'fare cilesie mund te jet.

shtrenjte the po mire ate po e ke pa si harxhohet si uje dhe makina shecen fare
 
po e vura re dhe kete... Harxhohet shpejt... Sa i bera pyetje dhe shoferit tim.

Ore i thash ku ke shku ti se ne dje ne vlore e mbushem sot u maru lol

haha lol e drejte e di sa me shkrun ke kompiuteri me benzine shqiprie 18 lirta per 100 km ma shum se humer harxhoj hahaha
 
Dhe ne shqiperi kan mesuar kete metoden qe ushtrojn ketu ne talia LOL po u rrit njeher cmimi se ulin mo :D se dhe ketej kur shkoi fucia 160 $ cimi i benzines shkoi 1.55 etj e tashme qe ka ren cmim i i fucis ,as qe e ka ul njeri as nej centesem :(
 
Dhe ne shqiperi kan mesuar kete metoden qe ushtrojn ketu ne talia LOL po u rrit njeher cmimi se ulin mo :D se dhe ketej kur shkoi fucia 160 $ cimi i benzines shkoi 1.55 etj e tashme qe ka ren cmim i i fucis ,as qe e ka ul njeri as nej centesem :(

lene mo sa vjen dhe me keq po behet gjithanej vetem taksa e boleta na nxin jeten rritje cmimesh e ulje rrogash
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top