Mozart me katër duar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Moxart me katër duar
Moxart_me_kater_duar.jpg
Vendimi për të luajtur me pjanisten shqiptare ishte befasues. Një trill i çastit, për të cilin nuk u pendua. Pak ditë më parë, në kuadrin e edicionit të pestë të festivalit “Suonarte Masterclasses”, që zhvillohet në Itali, pianistja shqiptare Marsida Koni dha një koncert me katër duar me pianisten ruse Elena Ashkenazy.

“Gazzeta di Reggio” në njoftimin e koncertit shkruan përveç të tjerave : “pianistja e madhe Elena Ashkenazy, këtë mbrëmje, ekskluzivisht, luan një sonatë të Mozartit me katër duar, bashkë me Marsida Konin, një pianiste e re premtuese, shqiptare”.

Ndërsa kritika shkruajti: “në pjesën e dytë një Mozart i shkëlqyer, plot hir, stil dhe ngjyra... Me një lehtësi absolute, i kanë dhuruar kësaj muzike një hijeshi të rrallë”. Koncerti u prit mjaft mirë, ndërsa Askenazy, e cila tashmë është tërhequr disi nga skena, për t’iu dedikuar më shumë pedagogjisë, u shpreh e kënaqur për këtë duet. “Nuk është e thjeshtë të kesh një partner në 4 duar, që kupton idetë e tua muzikore, dhe në çdo ndryshim që mund të bësh, të ndjek dhe bëhet pjesë e asaj që t’i luan. Më duket sikur kemi 1 jetë që luajmë bashkë, dhe të mendosh që Sonatën e punuam brenda 3 ditëve”,- mësohet të ketë thënë Ashkenazy, pas koncertit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top