Monumentet e kulturës, shteti i ka lënë në mëshirën e fatit

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Vëzhgimi i "Fiks Fare" në Bazilikën e Dervenit. Arkeologu Muça: Kisha e Shën Gjon Pagëzorit u zbulua gati e plotë

Monumentet e Kulturës në Shqipëri janë lënë në mëshirë të fatit. Ka nga ato monumente ku mund të gjesh edhe ndonjë roje që të merr vetëm lekët e biletës, ndërsa për ciceron as që bëhet fjalë. Por ka edhe nga ato monumente që janë shkatërruar dhe nuk gjen dot sot as edhe një gjurmë të afreskeve.

Bazilika e Dervenit në Fushë-Krujë

Një vit e gjysmë më parë, të gjithë dëgjuam për bujën që shoqëroi zbulimin e Kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Fushë-Krujë.

Sapo filloi puna, pas një marrëveshjeje që u nënshkrua midis Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe atij të Arkeologjisë, specialistët panë se kishin të bënin me një moment shumë të veçantë të Krishterimit, sidomos për territorin e Shqipërisë së Mesme, ku momente të tilla janë shumë të rralla. Punimet u zhvilluan gjatë periudhës shkurt-prill të vitit të kaluar.

Arkeologu: E përmbytur nga lumi i Ishmit


Sipas arkeologut Skënder Muça, i cili ka ndjekur punimet nga afër, "Kisha e Shën Gjon Pagëzorit u gjet gati e plotë. Domethënë, muret e saj ishin pothuajse të plotë deri në çati, por ishte e përmbytur nga lumi i Ishmit".

Sipas specialistëve, të cilët punuan me muaj të tërë, në atë kohë u gjetën shumë afreske që kishin vlera shumë të mëdha. Për rëndësinë që kishin ato, specialistët shprehen se mund të përfshihen në fondin e artë të afreskut. Vetëm një vit më parë, studiuesit gjetën portrete shumë të bukura në faqen veriore të mureve të Kishës. Kishte pjesë të një skene "evangjelizmoi" dhe disa pjesë të figurave të shenjtorëve.

Shkatërrimi i Bazilikës

Nga gjithë këto pjesë të mrekullueshme afreskesh, që i përkisnin periudhës së shekujve 13 dhe 14, sot nuk ka asgjë. Muret e Bazilikës së Dervenit sot janë bosh. Nuk ka më asnjë shenjë afresku. Gjithçka u zhduk brenda pak muajve.

"Këto afreske, që ndodheshin në faqen veriore, ishin shumë të rëndësishme, sepse i përkisnin zonës së kryeqendrës së Arbrit", shprehet për "Fiks Fare" punonjësi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, zoti Zamir Marika. Por sot, i gjithë muri me piktura është bosh.

Të gjithë specialistët të japin të njëjtën përgjigje, kur i pyet se përse u la në mëshirë të fatit Bazilika e Dervenit, kur kishte kaq vlera arkeologjike. Pasi e zbuloi arkeologjia, pas një pune voluminoze, ishte pikërisht neglizhenca e Institutit të Monumenteve që e katandisi në këtë gjendje. Gjatë gërmimeve që kryen dy institutet, ai i Arkeologjisë dhe i Monumenteve të Kulturës bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Por kur erdhi momenti i restaurimit, "monumentet kërkonin para për këtë proces", tregon arkeologu Skënder Muça. Faza e parë pas gërmimeve ishte konsolidimi, por ky nuk u bë dhe Kisha e Shën Gjon Pagëzorit nuk u mbrojt. "U thamë: mblidhni të paktën copat e rrëzuara të afreskut, por as ato nuk u mblodhën. Nuk e di cilat ishin arsyet", vijon rrëfimin e tij arkeologu Muça, i cili ka punuar disa muaj radhazi në këtë objekt.

Ishte hera e parë që arkeologët gjenin afreske të plota. Nëse herët e tjera kishin gjetur fragmente, kësaj radhe gjetën skena të plota. "Në momentin që ne ndërpremë punimet, për çudi u tërhoq Instituti i Monumenteve të Kulturës. Nuk mund ta shpjegoj neglizhencën në një shkallë kaq të lartë. Ka filluar praktika e tenderëve. Po s‘pati tenderë, po s‘pati para shumë, ne nuk e fillojmë punën. Kjo po dëmton monumentet", përfundon arkeologu.



Në Apoloni


Ku turistët "ndahen"

në vendas dhe të huaj


Apolonia është vendi ku të marrin lekët e hyrjes dhe nuk të japin as biletë e as ciceron. Një grup gazetarësh i "Fiks Fare", i përbërë prej katër vetash, kërkuan të hynin si vizitorë në Apoloni. اdo biletë kushtonte 200 lekë të reja. Pra, gazetarët duhet të paguanin 800 lekë. Roja i Apolonisë u mori vetëm 500 lekë dhe u dha vetëm dy bileta dhe i la të katër personat të hynin brenda. Pra, roja u jep dy bileta për të rritur dhe një biletë për fëmijë.

Ndërkohë, që asnjë ciceron nuk i shoqëroi brenda.

Në momentin kur grupi i gazetarëve doli nga Apolonia, u shkëmbyen me një grup turistësh të huaj, të cilët i shoqëronte një ciceron. Kur e pyet rojën se përse ciceroni shoqëron vetëm vizitorët e huaj, përgjigjet se ky shërbim ofrohet kur paguan biletë të rregullt. Meqë ai bëri marrëveshjen që u dha dy bileta e gjysmë gazetarëve, duhet ta vizitonin Apoloninë pa ciceron dhe të hamendësonin për çdo objekt që shikonin.

Mësuam se në Apoloni ka tre ciceronë, por ciceroni ku i adresoi gazetarët e "Fiks Fare" roja e amfiteatrit, u tha se njohuri ka vetëm një vajzë, e cila kishte shoqëruar vizitorët e huaj. Pra, askush nuk merr mundimin të bëjë punën e ciceronit, nëse nuk je vizitor i huaj.



Në Durrës


Amfiteatri, 5 euro

një biletë për të hyrë


Nëse do të vizitosh amfiteatrin romak në Durrës duhet të paguash një biletë hyrjeje që nuk kushton pak, por 5 euro. Një grua te porta hyrëse, të shet biletën dhe bashkë me të, të jep edhe një fletëpalosje, që ka disa shpjegime. Më pas, duhet të ecësh dhe të orientohesh vetë në amfiteatër. Ciceron nuk ka. Vizitorë të huaj ky amfiteatër pothuajse nuk ka. Arsyeja? Sipas gruas që rri te porta, edhe për të huajt bileta prej 5 eurosh për person është shumë e shtrenjtë. Nuk pranojnë ta blejnë. Ndërsa ciceron nuk ka pasur asnjëherë.

Ndërkohë që amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. ثshtë ndërtuar në fillim të shekullit I të erës sonë. Megjithëse ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali, atje nuk ka asnjë ciceron që të tregojë vlerat e amfiteatrit romak në Durrës.



Skeda

Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) është institucion shkencor buxhetor, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Veprimtaria e IMK mbështetet në ligjin nr. 9048. dt. 07.04.2003, "Për trashëgiminë kulturore", si dhe në gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi.

Ekzistenca e IMK-së që nga viti 1965 e deri më sot, si një institucion shkencor studimor, propagandues, projektues dhe zbatues i punimeve restauruese, ka bërë të mundur të shpëtohet dhe t‘u përcillet brezave një pasuri e madhe e kulturës materiale, siç është ajo e monumenteve të kulturës që kap një hark kohor nga prehistoria deri në ditët tona, ku përfshihen pothuajse të gjitha gjinitë e monumenteve.

IMK është themeluar në vitin 1965 mbi bazën e Sektorit të Restaurimit të Grupit të Kulturës Materiale pranë Universitetit të Tiranës, i cili përkujdesej për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës para krijimit të IMK, sipas vendimit nr. 67, datë 15.03.1965 të Këshillit të Ministrave. Ky vendim ngarkonte Institutin me mirëmbajtjen, mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e monumenteve historiko-kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bërë studimet teknike dhe shkencore përkatëse.

Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top