Mocioni, Berisha në dorë të Topit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Mocioni, Berisha në dorë të Topit

Kreu i shtetit flet nga Italia: Qeveria të mos ndërhyjë në drejtësi

Sistemi i drejtësisë duhet të ruajë pavarësinë e vet, duke mbetur jashtë ndikimeve politike. Ky ka qenë mesazhi që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u ka dhënë studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Torinos. Në fjalimin e tij, kreu i shtetit ka dhënë disa mesazhe, të cilat më shumë se studentëve të Juridikut dukej se i adresoheshin politikës shqiptare, e cila ditët e fundit është përfshirë në një përplasje institucionale mes qeverisë dhe organeve të drejtësisë, siç është prokuroria dhe gjyqësori. "Kushtetuta përcakton qartë parimin e ndarjes dhe balancimin e pushteteve, por gjatë praktikës jemi ndeshur si me problemet e vetë sistemit për të ngjallur besim publik e optimizëm, ashtu edhe me përpjekjet e politikës për të imponuar vendimmarrjen, apo karrierën profesionale në sistemin e drejtësisë", është shprehur Presidenti Topi para studentëve të Juridikut në Torino. Më tej, ai ka theksuar se "edhe pse të shpjegueshme për një shoqëri që ndryshon dhe tranzicionin në mentalitet e praktikë, në thelb, si njëri ashtu edhe tjetri fenomen kanë qenë e janë të gabuara". Duke numëruar faktorët që konsolidojnë demokracinë, shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut, Presidenti renditi edhe "organizimin e një sistemi gjyqësor të pavarur nga pushtetet e tjera, apo nga influencat e çfarëdollojshme". Prej disa kohësh, institucionet shqiptare janë përfshirë në një përplasje, e cila po e mban peng zhvillimin e reformës në sistemin e drejtësisë në vend. Qeveria ka hapur një luftë frontale me prokurorinë dhe gjyqësorin, duke shkuar deri aty sa ka hedhur idenë e një komisioni hetimor për kryeprokuroren Ina Rama. Pretendim ky që kundërshtohet hapur nga opozita, e cila thekson në deklaratat e saj se qeveria nuk po e lë organin e akuzës të hetojë disa nga ngjarjet më të bujshme gjatë këtyre tre vjetëve, ku në thelb të debatit dhe të akuzave janë ministra dhe drejtues të lartë të shtetit. Ndërsa reforma në drejtësi ka mbetur në vendnumëro, për shkak se Kuvendi dhe Shoqata e Gjyqtarëve nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për hartimin e ligjeve të pranuara nga të dyja palët. Dhe në këtë debat opozita është rreshtuar në krah të gjyqtarëve dhe kjo ka bërë që reforma të mbesë në vend.

Mocioni i mosbesimit, Berisha në dorë të Topit


Opozita nuk plotëson numrat as me PDK-në


Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi brenda Partisë Demokratike janë të vetmit që mund të garantonin një rokadë kryeministrash para zgjedhjeve të vitit 2009. Kombinacionet numerike të opozitës nuk mjaftojnë për ta përmbyllur me sukses këtë "operacion", ndaj futja në lojë e krahut anti-Berisha brenda selisë blu do të ishte çelësi i zgjidhjes. Edhe pse në disa momente është deklaruar hapur ideja e mocionit, përfaqësuesit e këtij grupi brenda PD-së kanë mbetur në heshtje.

Numrat

Partia Demokratike aktualisht ka në grupin e saj parlamentar një numër prej 54 deputetësh. Brenda kësaj shifre përfshihen edhe disa prej atyre që në të shkuarën janë shfaqur si mbështetës të Presidentit aktual. Ndonëse ata mendohet të jenë rrudhur në numër që prej ndryshimeve të fundit kushtetuese, mund të jenë të mjaftueshëm për të realizuar me sukses mocionin. Konflikti i fundit mes institucioneve dhe sulmi mbi kryeprokuroren Ina Rama mund të përbëjë klimën e duhur për ta riaktivizuar këtë grup. Aleati kryesor i demokratëve, Partia Republikane, ka në grupin e saj parlamentar plot 11 deputetë, vota e të cilëve mund të konsiderohet e sigurt për Kryeministrin. Në këtë krah rreshtohen edhe dy aleatë të tjerë të demokratëve: Partia Demokrate Reformatore me dy deputetë dhe Partia Agrare Ambientaliste me dy të tjerë. Në total, numri i këtyre votave të mbledhura së bashku do të shkonte në 69. Në dyshim janë votat e grupit parlamentar të qendrës, që përbëhet nga deputetët Paulin Sterkaj, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa dhe Pashkë Ujka. Mund të konsiderohen të gatshëm për të votuar një mocion anti-Berisha deputetët Spartak Ngjela, Taulant Dedja, Nikollë Lesi dhe Tom Doshi. Nisur nga qëndrimet e shpeshta, votat e tre deputetëve të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mund të rreshtohen kundër Kryeministrit. Publikisht kreu i demokristianëve Nard Ndoka e ka lënë të hapur mundësinë për t‘u rreshtuar kundër qeverisë, teksa kërkoi dorëheqjen e Berishës. PDK-ja ka në grupin parlamentar një numër prej shtatë deputetësh. Partia Socialiste numëron në Parlament 36 deputetë, ndërsa socialdemokratët kanë shtatë të tillë. Grupi parlamentar "E Majta për Integrim" ka në total nëntë deputetë, por vota e presidentit aleancist, Neritan Ceka, mbetet e diskutueshme.

Kushtetuta

Në dokumentin themeltar të shtetit, në nenin 104, thuhet se Kryeministri ka të drejtë t‘i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij. Në nenin 105 thuhet se një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.
Të dhëna


Demokratët

Partia Demokratike aktualisht ka në grupin e saj parlamentar një numër prej 54 deputetësh. Brenda kësaj shifre përfshihen edhe disa prej atyre që në të shkuarën janë shfaqur si mbështetës të Presidentit aktual


Socialistët

PS-ja numëron në Parlament 36 deputetë, ndërsa PSD-ja ka shtatë të tillë. Grupi parlamentar "E Majta për Integrim" ka në total nëntë deputetë, por vota e presidentit aleancist, Neritan Ceka, mbetet e diskutueshme


Demokristianët

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, e ka lënë të hapur mundësinë për t‘u rreshtuar kundër qeverisë, teksa kërkoi dorëheqjen e Berishës. PDK-ja ka në grupin parlamentar një numër prej shtatë deputetësh









Tabela

Votat në Kuvend


Partia Demokratike

Në total 54 deputetë


Partia Republikane

Në total 11 deputetë


Partia Demokrate Reformatore

Në total 2 deputetë


Partia Agrare Ambientaliste

Në total 2 deputetë


Partia Socialiste

Në total 36 deputetë


E Majta për Integrim

Në total 8 deputetë


Partia Socialdemokrate

Në total 7 deputetë


Partia Demokristiane

Në total 7 deputetë


PBDNJ-ja

Në total 3 deputetë


Të lirë

Spartak Ngjela

Taulant Dedja

Nikollë Lesi

Tom Doshi


Të diskutueshëm

Neritan Ceka

Durim Lamaj

Durim Hushi

Paulin Sterkaj

Bukurosh Stafa

Pashk Ujka

Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top