Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Abdi Baleta:Mitologjia e re skënderbegiane përdhos historinë.(7)


E premte, 30 Janar 2009 19:13


30.01.2009-Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut '

Gjykimet e ndershme shkencore mbi librin e Shmitit të parët që e kanë për detyrë t’i bëjnë për publikun e gjerë janë specialistët e historiografisë. Ata duhet të thonë me kompetencë sesa u përmbahet ky libër standardeve dhe parametrave shkencorë. Në një përmbledhje punimesh shkencore të titulluar “Turqia përtej nacionalizmit.

Drejt identiteteve pas-nacionaliste( SHBA 2005), përgatitur nga profesori zviceran Hans-Lukas Kieser është dhe një studim i asistente-profesoreshës në universitetin An Arbor të Miçiganit, Fatma Myge Gëçek me titull ”Përcaktimi i parametrave të historiografisë pas-nacionaliste turke në rastin e armenëve të Anadollit”. Ndër të tjera ajo shtjellon problemin teorik “Zhvillimi i historiografisë si disiplinë”, duke u mbështetur në studime të tjera në këtë fushë (fq. 85-88).

Për Skënderbeun nuk mund të krijohet historiografi e veçantë

Ajo vlerëson se “ndërsa historiografia ka ecur si një disiplinë shkencore që trajton në mënyrë empirike faktet dhe ngjarjet historike të verifikueshme, ajo kërkon edhe imagjinatë dhe... gjatë procesit elementi krijues hyn në ligjërimin historik”. Ajo sjell vlerësimin e Haiden Uajt (1978, fq. 103) se “para Revolucionit francez historiografia vështrohej konvencionalisht si një art i letërsisë... si degë e retorikës”. Kurse Mishel Serto ka theksuar aspektin rrëfimtar të historiografisë. Dhe të dy së bashku këta janë të mendimit se “Historiografia si e tillë përmban përmasat e të sajuarës dhe të rrëfyerës...”. Në shekullin XIX nocionet pozitiviste të objektivitetit shkencor tentuan të ngulisnin në historiografi pretendimin për të vërtetën historike. Kurse pas LDB të tmerruar nga Holokosti studiuesit nisën të kenë qasje kritike ndaj ligjërimit historik për të nxjerrë në shesh ideologjitë që fshiheshin në të në emër te objektivitetit shkencor. Pasi u bë dhe kjo studiuesit filluan t’i kushtonin vëmendje domethënies së kontekstit historik.

Gëçek ka theksuar: “Gjatë shekujve XIX dhe XX, përbërësit kryesorë të historiografisë, konkretisht korniza e saj kohore, përzgjedhja e ngjarjeve historike, panoramat historike janë përdorur të gjitha për të justifikuar projektet nacionaliste” Për të mbështetur këtë vlerësim ajo i është drejtuar mendimit të Ben Jehuda (1995, 282-283) se “historiografia nacionaliste u mbush me qëndrime shenjtëruese, me një simbolizëm të shkallës së lartë, me mësimdhënie moralizuese.. . me një ligjërim të thjeshtësuar ku e mira dhe keqja janë qartazi të ndara... mitet vazhduan të jenë të besueshëm, të qëndrueshëm, koherentë... Historiografia e përdorur në këtë mënyrë nuk shërbente për të kuptuar, por më tepër për t’i imponuar të shkuarës interpretimin moralizues që përmbante projekti kombëtar, i cili e përcaktonte të mirën e të keqen ende pa i hyrë ndonjë analize historike... Mitet bëhen veçanërisht të rëndësishëm në kohë fillimesh, p.sh. në fazat e para të procesit të formimit të kombit”.

A duhet rishkruar historia e shqiptarëve?!

Në citimet e mësipërme ka kaq shumë mendime që ndihmojnë për të kuptuar edhe thelbin teorik dhe shfaqjet praktike në debatin që ka lindur rreth librit të Jens Shmitit, madje për të kuptuar gjithë sherrdebatin që bëhet prej disa kohësh në Shqipëri e midis shqiptarëve e më gjerë, për temën “a duhet rishkruar historia e shqiptarëve?!”. Ka një rrymë inatçore që këmbëngul se asgjë nuk duhet prekur nga ajo që është shkruar e rrëfyer deri tani, me përjashtim të disa krehjeve terminologjike, për të fshirë teprimet e trashëguara nga mendësitë e fjalori i kohës së komunizmit. ثshtë dhe rryma tjetër që kërkon të ndriçohet më mirë realiteti historik i shqiptarëve, të pasqyrohet më mirë nga historiografia kjo histori. Mirëpo edhe përkrahës të kësaj pikëpamjes së dytë, që është e drejtë, kur vjen puna tek libri i Shmitit kërkojnë që asnjë presje të mos hiqet nga historiografia e deritanishme për Skënderbeun, madje lëshojnë dhe parullën e pakuptimtë ”të mos preket miti për Skënderbeun”, “të mos cenohet emblema e kombit”.

Historiografia shqiptare dhe e huaj për Skënderbeun ka kaluar nëpër të gjitha etapat që përshkruhen në citimet e mësipërme. Marin Barleti shkroi historinë e bëmave të Skënderbeut si vepër letrare, me një frymë të theksuar romantizmi kalorsiak. Kështu kanë bërë dhe të tjerë shqiptarë, por sidomos të huajt që donin të mbushnin me frymëzim antiosman njerëzit e tyre, duke bërë matrapazllëk propagandistik me pësimet e shqiptarëve gjatë epopesë së lavdishme, por rrënuese skënderbegiane që për shqiptarët u mbyll me katastrofë. Shmit flet për “kolaps demografik” në principatën e Skënderbeut, ku u zhdukën 65-75% e banorëve. Duhej të kalonin 200 vjet që gjendja demografike të stabilizohej në këtë zonë të ngushtë të populluar me arbër.

Në periudhën pas Revolucionit francez edhe historia e Skënderbeut është shkruar sipas rregullit të kohës. Ajo histori u përdor mjeshtërisht nga ideologët e Rilindjes kombëtare shqiptare për të nxitur zgjimin kombëtar shqiptar. Prandaj edhe koha e Skënderbeut u paraqit me ngjyrimet më të gjalla , me bëma të lavdishme. Rilindësit bënë mirë. Dhe ne duhet të gëzohemi që vepruan ashtu, sepse edhe shqiptarët duhej të vepronin si të tjerët që historiografinë ta vinin në shërbim të nacionalizmit.

Vetëm katolikocentristët janë të pezmatuar, sepse u vjen keq që u krijua figura e Skënderbeut si hero kombëtar dhe nuk mbeti thjesht si figurë e Atletit të Krishtit, siç e kishte krijuar për interesat e veta romantizmi evropian. Kadareja nuk del kaq hapur sa Zef Mirdita, por ama heroizmin kombëtar të Skënderbeut sot e do të reklamuar në funksion të “orientimit properëndimor” katolik dhe të armiqësimit të shqiptarëve me Lindjen.

Trajtimi historiografik i figurës së Skënderbeut

Historiografia për Skënderbeun edhe në periudhën midis dy luftërave botërore u përdor me të drejtë në Shqipëri për të theksuar karakterin kombëtar të shtetit shqiptar, por nga një këndvështrim nacionalist i mirëfilltë. Historiografia e kohës së regjimit komunist, nën ndikimin e politikës së ideologjizuar partiake, u përpoq që nga historia e Skënderbeut të nxirrte sa më shumë në pah aspektin internacionalist , të luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit e të Evropës kundër osmanëve. Ishte koha kur politika enveriste reklamonte internacionalizmin proletar të popujve ballkanikë e të vendeve socialiste kundër “armiqve të përbashkët’’. Izolimi i Shqipërisë pas prishjes me Jugosllavinë e më pas me BS-në i imponoi politikës komuniste dhe historiografisë së saj, madje dhe arteve e letërsisë, një përdorim të ri të historisë së Skënderbeut për të përhapur e mbështetur në popull frymën e rezistencës të vetmuar shqiptare, pa ndihmë përballë armiqve të mëdhenj, frymën e sakrificës për hir të udhëheqësit Enver si arbrit e dikurshëm për hir të princit Gjergj. Shmiti e të tjerë këtë dukuri e quajnë “Skënderbeu në imazhin e Enverit”, disa madje flasin për “nacional-komunizëm enverist”, duke u nisur nga ky trajtim historiografik i figurës së Skënderbeut. Për këtë spekulim me mitin e Skënderbeut ka dhënë ndihmesën e tij edhe shkrimtari Ismail Kadare, veçanërisht me romanin e tij “Kështjella” ku ka bërë paralelizëm midis Shqipërisë komuniste të kohës së Enverit, e rrethuar nga armiq, ashtu si Kruja e kohës së Skënderbeut kur vinin ushtritë e sulltanit. Kadareja u kthye letrarisht në kohën e Barletit.

Tani në kohën e quajtur të “tranzicionit demokratik” mitologjisë skënderbegiane i shtohen kapituj të rinj. Skënderbeun disa e duan sërish “Atlet të Krishtit”. Disa të tjerë e quajnë pararendësin e europianizmit të sotëm, si një Zhan Mone të para disa shekujsh, si figurën historike kryesore të orientimit perëndimor të shqiptarëve. Pra i ngjisin Skënderbeut tipare që nuk kanë të bëjnë fare me të, me kohën e tij dhe me betejat e tij.

Vijon
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

01.2009-Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut (4)

E pyeta një herë atë shitësen e re “mos ju ka trembur Ismail Kadareja me deklaratat kundër atyre që po sulmuakan Skënderbeun që nuk mbanin kopje të librit për shitje?
” Ajo deshi të më mbushte mendjen se kanë shitur shumë dhe për këto shitje kishte një listë të tërë. E çuditshme pse duhej bërë ajo listë për librat e shitur!
Pas leximit të mundimshëm të librit të Shmitit “Shqipëria venedike” nuk merret lehtë vendimi për t’i hyrë menjëherë leximit të një libri të dytë voluminoz të këtij autori. Por kjo nuk është arsyeja kryesore që jam vonuar në leximin e tij. Nga komentet e atyre që e kanë lexuar del se në përgjithësi libri shtjellon atë çfarë kemi mësuar më parë, veçse me një mbështetje më të pasur e më të zgjeruar dokumentare dhe me vlerësime më gjakftohta, prej një të huaji të pa trazuar shumë në “pasione shqiptare”. Nuk ka vend për padurim në leximin e librave të të huajve për Skënderbeun, sepse prej kohësh kemi një pamje të qartë se si i ka leverdisur Evropës të shkruajë, të vjershërojë, të këndojë e të pikturojë për heroin e shqiptarëve.
Evropa më shumë na ka mësuar se e kemi mësuar për Skënderbeun
Dihet se shumica e veprave historiografike, poetike, letrare, muzikore për Skënderbeun janë shkruar jashtë Shqipërisë, nga jo shqiptarë. Historiografët e propagandistët shqiptarë u janë referuar kryesisht veprave të tilla për të himnizuar heroin tonë kombëtar. Evropianët e kanë ndjerë më herët se shqiptarët nevojën e shndërrimit të historisë së lavdishme reale të Skënderbeut në legjendë dhe krijimin mbi këtë bazë të miteve rreth figurës së Skënderbeut.
Në vitin 1999 u botua në Londër një vepër historike shkencore, sipas parametrave të kohës, për Skënderbeun, e shkruar disa dekada më parë nga publicisti e studiuesi i mirënjohur anglez Herri Hoxhkinson, për të plotësuar një zbrazëti të gjatë botimesh që ishte krijuar në historiografinë angleze për heroin e shqiptarëve. Në parathënien e librit të Herri Hoxhkinsonit, “Scanderbeg”, Deivid Abulafia e ka përmendur se “Karriera e tij (Skënderbeut) shërben si një kujtesë e kohës se ajo që ndodh në Ballkan lë gjurmë të dukshme edhe në të ardhmen e Evropës perëndimore”(fq. ix, botimi anglisht).
Në bibliotekën time kam një libër, ndoshta i rrallë tani, përderisa nuk figuron as në bibliografinë e librit të Shmitit që titullohet “L’Albania ed il principe Scanderbeg”, i botuar në Torino (Itali) në vitin 1898 dhe i shkruar nga një nënkolonel i ushtrisë italiane, F. Cuniberti. Ai e paraqet Skënderbeun si një strateg ushtarak gjenial, por si një burrë shteti mediokër në punët shtetërore jashtë artit ushtarak. Pra, një shekull para se të botohej libri (“nervngritës” për disa) nga Jens Shmiti në Evropë janë bërë analiza me rreptësi shkencore. Ndër të tjera Kuniberti ka analizuar rolin negativ të klerit katolik shqiptar, kryesisht të Pal Engjëllit, që me porosi të Venedikut e të Papatit të Romës, ndikuan në çastet më kritike për shqiptarët që Skënderbeu të prishte armëpushimin 10-vjeçar të arritur me Sulltan Mehmetin II. Kjo i bëri të pakënaqur disa nga princërit anëtarë të Lidhjes së Lezhës, të cilët dëshironin dhe shpresonin për një periudhë frymëmarrjeje e lehtësimi pas rraskapitjeve në beteja të shumta e të rënda për shqiptarët. Jens Shmiti u ka kushtuar gjithashtu vëmendje telasheve që i sillnin Skënderbeut intrigat diplomatike të shteteve italiane dhe pabesitë që i bënin këta shtete në çastet më të vështira.
Ndikimi i artit
Për të kuptuar se si e ka vështruar me admirim për një kohë të gjatë Evropa figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve vlen shumë “Skënderbejada” e Sarrokit, poema e Longfellout, muzika operistike dhe veprat e artit pamor me motive nga luftërat e Skënderbeut. Ishte koha kur si subjektet e krijimtarisë artistike nxirreshin nga ndërthurja e besueshmërisë historike me mrekullitë e krishtera.
ثshtë e kuptueshme që në këtë frymë e kishte shkruar më parë historinë e bëmave të Skënderbeut edhe humanisti shqiptar Marin Barleti. Në këtë frymë vjershëroi më vonë poeti i Rilindjes kombëtare shqiptare Naim Frashëri për historinë e Skënderbeut. ثshtë përsëri e kuptueshme që me të tilla frymëzime të shkruheshin romanet “Kapiteni i jeniçerëve”, “I fundit i kastriotëve”, poema e Perliçevit mbi Skënderbeun. ثshtë më pak e kuptueshme që në ditët tona me kësi frymëzimesh të trillohet një “roman pasmodern” si ai i shkrimtarit maqedonas Dragi Mihajllovski “Skënderbeu im”, që ndryshe nga libri i Shmitit paska entuziazmuar “Gazetën Shqiptare” (6 janar 2009).
ثshtë e pakonceptueshme që të presësh nga historianët sot të shkruajnë vetëm në këtë frymë, apo me frymëzime të tilla dhe të anatemosh Jens Shmitin pse nuk ka ruajtur frymën e “Skënderbejadës” së Sarrokit edhe pas disa shekujsh, apo pse nuk ka imituar Marin Barletin, veprën e të cilit në fakt Shmiti e vlerëson shumë dhe e cilëson si bazë për studime skënderbegiane. Por Shmiti si njeri i shkencës, jo i artit apo i historiografisë romantike, ka si pikësynim të pasqyrojë me objektivitet realitetin e kohës e të bëmave të Skënderbeut, jo të ripërtërijë “Imazhin barletian të Skënderbeut që të kujton shumë atë të oratorëve të lashtë grekë kur nxisnin athinasit t’u bënin qëndresë pushtuesve persë që vërshonin në tokat e tyre” (Dr. Deivid Abulafia në parathënien e librit të Hoxhkinsonit, fq. x).
Realiteti i provuar është më i besueshëm se mitologjia
Ishte pa vend që të kurdisej një “debat për debat” (ndoshta më shumë për reklamë komerciale) në emisionin “Opinion” të TV “Klan” rreth pyetjes “Skënderbeu, realitet apo mit?”. Dihet pa bërë kurrfarë debati se Skënderbeu dhe bëmat e tij janë realitet e jo mit, se Skënderbeu e bashkëluftëtarët e tij lanë si trashëgimi realitetin heroik dhe të hidhur njëkohësisht për pasardhësit e tyre. Kurse legjendat dhe mitin për këtë realitet e krijuan të tjerët më vonë. Madje krijohen edhe (anti)mite të reja për nevoja politike të ditës.
Prandaj mund të quhen të nxituara dhe të tepruara shpërthimet kundër veprës së Shmitit që prej disa muajsh i kemi vërejtur në shumë shkrime si: “Përse sulmohet Heroi ynë Kombëtar – Skënderbeu?” (“Tirana Observer”,19 nëntor 2008); “Historia, tekstet shkollore, Skënderbeu”, (“Shekulli”, 18 nëntor 2008); “Skënderbeu, ky titan”, ( “Standard”, 15 nëntor 2008); “Kadare: Pseudo-intelektualët po çmitizojnë figurën e Skënderbeut” (“Ballkan”, 18 nëntor 2008); “Kadare: sulmet ndaj Skënderbeut janë të turpshme”( “55”, 18 nëntor 2008); “Pse po ringjallen Ballabanët?” ( “55”, 18 nëntor 2008); “Albanologu i rremë i Skënderbeut”(“Tirana Observer”, 24 dhjetor 2008); “Kush fshihet pas simbolikës perëndimore” ( “Sot”, 29 nëntor 2008); “Kush guxon të hedhë baltë mbi Skënderbeun? Lajthitje intelektuale ose injorancë me diplomë” (në disa numra të “55” në muajin dhjetor 2008); “Kaposhët qark Skënderbeut për ta zbritur nga kali” ( “Ndryshe”, 12 dhjetor 2008); “Gabimet e Shmitit në një libër të ri” (“Milosao”, 28 dhjetor 2008); “Skënderbeu, vija ndarëse midis shqiptarëve dhe antishqiptarëve” dhe “Berisha: sulmet kundër Skënderbeut, donkishoteske” (“Sot”, 30 dhjetor 2008); “Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu?” (“Sot”, 8-9 janar 2009) etj.
Kadareja, flamurtari i propagandës “mito-skënderbegiane”
Në këta shkrime spikat një frymë inatçore dhe shpesh diletante në trajtimin e problemit me qëllim për të denigruar veprën e studiuesit zviceran dhe për të krijuar një (anti)mit të ri shumë negativ, atë të “shpifjes për heroin kombëtar të shqiptarëve”, që gjen ithtarë tek njerëz të paformuar, ose tek dallkaukë të cilët çirren për lavdinë e Skënderbeut, por vetë predikojnë e veprojnë në rrethanat e sotme të kundërtën e asaj që bënte Skënderbeu në kohën e tij. Ismail Kadareja, flamurtari i kësaj propagande “mito-skënderbegiane” në një numër intervistash, deklaratash publike e shkrimesh të tjera jo vetëm ka shpërfytyruar më keq se gjithkush natyrën e debatit që u ngjall pas librit të Shmitit, por edhe shpif pa turp kundër atyre që kanë pikëpamje shkencore të përpunuara mirë që nuk përputhen me deklarata amatoreske propagandistike të Kadaresë.
Kadareja dhe ithtarët më të zellshëm të tij nga njëra anë hiqen superatdhetarë, duke glorifikuar rezistencën e dëshpëruar antiosmane pa shpresa në fitoret që bëri Skënderbeu kundër osmanëve (Rinaldina Rasell ka shkruar: “Qysh para vdekjes së Skënderbeut lufta e tij kishte marrë kthesën drejt më të keqes” fq.24) dhe nga ana tjetër u predikojnë shqiptarëve sot të heqin dorë nga çdo qëndrim nacionalist dhe të varin shpresat vetëm tek përulja para fqinjëve jomiqësorë e të dëshmojnë dëgjueshmëri pa kufi para Evropës.
Janë botuar edhe shkrime që tregojnë se ndonjë nga ata që i turret Shmitit sot, dikur nuk ka qenë kaq i përkushtuar ndaj seriozitetit shkencor, kur shtrohej problemi i plotësimit të studimeve skënderbegiane në Shqipëri (shih “Pse ankohej profesor Jup Kastrati” në “Ndryshe”, 27 dhjetor 2008), “Nga Skënderbeu mitik në atë historik” (“Shekulli” 18 janar 2009).
Autori i këtij shkrimit të fundit përmend dy vlera kryesore të librit: 1- ndriçon një periudhë të Mesjetës së vonë, për të cilën ne kemi pak njohuri; 2- zhvesh nga mbulesa e trashë e mitit një personazh si Skënderbeu, duke e vendosur atë në sfondin e vet të kohës. Autori mendon se reagimet kryesore kundër librit “tregojnë për një nivel shumë të ulët intelektual / akademik, ku mbizotëron një agresivitet nacionalist vulgar...”. Disa nga ata që kanë reaguar negativisht ndaj librit të Shmitit kanë shfaqur vërtet nivel të ulët intelektual / akademik. Por, reagimet në përgjithësi nuk kanë ardhur nga pozitat e agresiviteti nacionalist, të përpunuar apo vulgar, pavarësisht se reaguesit hiqen sikur nuk duruakan dot fyerjet e rënda (imagjinare) ndaj dinjitetit të shqiptarëve. Mospajtimet me një mitologji për hir të fakteve historike nuk mund të cilësohen fyerje ndaj dinjitetit të mbështetësve të kësaj mitologjie. / Vijon
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Ka me budalliqe ? Apo budalliqet vijojne, vijojne vijojne ....?
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Abdi Baleta:Mitologjia e re skënderbegiane përdhos historinë.(7)


E premte, 30 Janar 2009 19:13

Shmit flet për “kolaps demografik” në principatën e Skënderbeut, ku u zhdukën 65-75% e banorëve. Duhej të kalonin 200 vjet që gjendja demografike të stabilizohej në këtë zonë të ngushtë të populluar me arbër.
Kadareja nuk del kaq hapur sa Zef Mirdita, por ama heroizmin kombëtar të Skënderbeut sot e do të reklamuar në funksion të “orientimit properëndimor” katolik dhe të armiqësimit të shqiptarëve me Lindjen.

Se kemi ca probleme me bajraktarizmin shfrenues provincial e verteton edhe teorema Baletiane. Madje Baleti nuk eshte i vetem por fati eshte se jan te paket. Baleti dhe Baletanet nga kjo shihet se dikur kan bere koqe gjumi ne oret e Historise dhe kan qendruar pip ne kembe ne oret e Marksizmit. Ne oret e asaj qe dikur mesonte persona te caktuar detyra e te cileve ishte vetem perlloqja apo tentimi per hudha baltje. Madje keta kasnes te Marksizmit pas e pan se me nuk kan cfare te lepijne sepse sahanlepirja ishte sosur kishin filluar te frekuentonin te xhumave, vendet fetare kinse per tu pastruar apo lare gjynahet. Madje keta kasnec jo rralle i gjejme te ulur ne rreshtat e pare.

O Abdi Baleta, ke harruar o i shkrete se shqiptaret kane njohur edhe kolapse demografike edhe me te renda se ai i kohes se Skenderbeut. Ke harruar o Abdi Baleta apo ja ke futur gjume se kolapcet demografike vertet jane tmerri i Shqiptareve por edhe lavdia e tyre se te vdesesh ne log te burrave duke mbrojtur kombin nuk ka ndere me te madhe. Ke harruar o Baleti i coroditur se dy tkurrje apo dy kolapse demografike shkaterruese ceshthja shqiptare ka njohur mu nga ajo Turqi qe me aq delikatese mundohesh te na e paraqitesh si mike tonen. Po po o Abdi Baleta, mu kjo mike jotja ne vitin 1936-37 ne trevat e Kosoves Lindore shkaktoi kolapsin demografik te shqiptareve duke zvogluar popullaten per rreth 300% dhe do kalojne shekuj e mijevjecare e ky kolaps nuk do te stabilizohet sepse atje nuk ka mbetur asnje familje shqiptare. Kjo eshte e verteta o shkelqimi dhe renja e shokut ABDI.
Mu kjo mike juaja rreth viteve 1955 – 1960 ne bashkpunim me Rankovicin u shkaktoi bashkombasve tu nje tjeter kolaps demografik qe akoma nuk eshte stabilizuar.
O Abdi trimi ju tentoni te shkruani historine ne baze te probabilitetit te fontan deshirave. Po sipas kesaj deshire tuajes pas ca vitesh ne do duhej harruar edhe Adem Jasharin sepse ai me luften qe beri i ka shkaktuar kolaps demografik familjes se tij. Po Abdi trimi, po. Sipas kesaj logjikes tuaj te mjere te rishkrimit te historive ne pas disa dekadash duhet harruar Adem Jasharin dhe nuk duhet kujtuar e as mesuar per te se ne kete menyre do i prishim raportet fqinjesore me Serbin, apo se do armiqesohet Serbi.
Nga na dergon kjo logjika Shmitane dhe Baletiane? Asku tjeter pos drejt nje mjerimi sepse m,jerim me te madhe se te jetosh pa te ardhme eshte vetem te jetosh pa te kaluar.
Perpara o Abdi Baleta o relikt i rralle.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Debato me shkrimin dhe te vertetat qe gjinden brenda postimit tim. Shiko aty ke te dhena konkrete statistikore shume te besueshme mbi kolapset demografike qe na ka shkaktuar miqesia e perbetuar Baletane.
Mos ma ngirt ne piedestal aq te madhe Baleten se e njifet mjafte mire ketu ne Kosove nga koha e amabsadorllekut marksist e deri te trumpetimet ne Gazeten Bota Sot se bashku me te famshmit Bucpapajt. :syze:
per hire te civilizimit une se kam nder mend ta fali gjakun e popullit tim askujt ( ne kete rast Turkut) e as serbit sipas logjikes Baletane dhe Shmitane pas 50 vitesh. Ndoshta Baleta munde te fal dhe te fitoj nderin e radhes ne ndonje qytet tjeter. :syze:
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Qe kur vjen e na citon Abdi baleten, me ty nuk ia vlen te diskutosh, por sinqerisht qe per klloun nuk ke cmim.

Beri nje gabim Skenderbeu qe fali disa turq qe rrjedhimisht u shqiperuan duke ndyre ADN-ne shqiptare.

Me behet shume qejfi qe dhe ti si vellezerit e tu qe i vodhen heshtrat nga varri, akoma ia ke friken. Jo me kot donit te hiqnit Skenderbeun nga Burreli, se s'kalonit dot aty nga frika. :tv:[/B]
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

une e kam lexuar pjeserisht ate qe shkruan Abdi Baleta, nuk e di se ku e ka qellimin, ndoshta edhe ai eshte duke vere figuren e Gjergj Kastriotit ne dyshim?[/B]
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

une e kam lexuar pjeserisht ate qe shkruan Abdi Baleta, nuk e di se ku e ka qellimin, ndoshta edhe ai eshte duke vere figuren e Gjergj Kastriotit ne dyshim?[/B]

Baleta eshte arkitekt i fjales dhe patriot i flakt shqiptar qe peshon intelektualitetin e huaj dhe ate shqiptar me guxim dhe vendosmeri.

abdi baleta eshte ai qe vlereson me shume figuren e skenderbeut, nuk e reklamon, apo egzagjeron, i thote ate qe ka pasur te mire dhe te keqe.


kush mund te thote se skenderbeu ishte njeri pa asnje te mete?
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Mire beri Klodi qe u shpalos, te shohim sa eshte perhapur diarreja klosiane
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Te jemi Fishtiane dhe jo Kadareane ne kendveshtrimin e Skenderbeut.

Kemi mbrojtur pikëpamjen se figura e Skënderbeut duhet kuptuar, vlerësuar e lartësuar si e Heroit kombëtar të shqiptarëve në luftën për liri, për gjuhën e vendin e vet, për “atdhe dhe fe”, për nderin e krenarinë e familjes, ashtu siç e ka përshkruar edhe Atë Gjergj Fishta kur shkruante më 19 Kallnur (janar) 1917: “Kkangt e poetve legjendat e rapsodit e popullit e çfaqin Skanderbegun vetem si nji fatos fejet; por para synit t’historjakut e t’vrojtarit t’paanshem Skanderbegu asht fatosi i liris e i pavarsis s’komeve, tuj kenë puth dishiri i liris kje aj, puth ma s’parit e shtyni at burrë t’permendun me rrokë armet për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’ cilen luftoj kundra turqve, puth ishin mysliman, luftoj edhe kundra venedikasve puth ishin t’kshtenë. Prandej t’gjith shqyptarët e vertetë, pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punët e tij. Skanderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis” ( Gjergj Fishta, “Përndritje”, Lajmtari 2000, fq. 60).

Atë Gjergj Fishta kur ka shkruar kështu ka qenë në dijeni të fakteve historike se “Sukseset e Skënderbeut ngjallnin intersim të madh tek Papët, por orvatjet e tyre për të organizuar kryqzatë kundër osmanëve dështonin çdo herë për shkak të problemeve brenda kishës dhe interesimit të vakët të princërve europianë që më shumë ngatërroheshin mdis tyre”. Fishta e ka ditur më mirë se gjithkush se “Papa Eugjeni IV (1431-47) u mundua më kot të nxiste europianët për veprim, se Nikolla V (1447-55) e emërtoi Skënderbeun “Kampion i Krishtërimit”, Kalisti III (1455-58) e bëri atë ”Kryekapedan i Selisë së Shenjtë’, Piu II vdiq më 1464 pa e nisur kryqzatën nga Ankona dhe Pali II (1464-71) i dha luftëtarit shqiptar një titull të ri pa dobi “Atlet i Krishtit”( Rinaldina Rasell në “Skënderbejada” fq. 23). Megjithatë Fishta ngulte këmbë që Skënderbeut t’i njihet vetëm titulli “Fatos për lirinë e popullit”.

(olsi-jazexhi)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Te jemi Fishtiane dhe jo Kadareane ne kendveshtrimin e Skenderbeut.

Kemi mbrojtur pikëpamjen se figura e Skënderbeut duhet kuptuar, vlerësuar e lartësuar si e Heroit kombëtar të shqiptarëve në luftën për liri, për gjuhën e vendin e vet, për “atdhe dhe fe”, për nderin e krenarinë e familjes, ashtu siç e ka përshkruar edhe Atë Gjergj Fishta kur shkruante më 19 Kallnur (janar) 1917: “Kkangt e poetve legjendat e rapsodit e popullit e çfaqin Skanderbegun vetem si nji fatos fejet; por para synit t’historjakut e t’vrojtarit t’paanshem Skanderbegu asht fatosi i liris e i pavarsis s’komeve, tuj kenë puth dishiri i liris kje aj, puth ma s’parit e shtyni at burrë t’permendun me rrokë armet për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’ cilen luftoj kundra turqve, puth ishin mysliman, luftoj edhe kundra venedikasve puth ishin t’kshtenë. Prandej t’gjith shqyptarët e vertetë, pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punët e tij. Skanderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis” ( Gjergj Fishta, “Përndritje”, Lajmtari 2000, fq. 60).

Atë Gjergj Fishta kur ka shkruar kështu ka qenë në dijeni të fakteve historike se “Sukseset e Skënderbeut ngjallnin intersim të madh tek Papët, por orvatjet e tyre për të organizuar kryqzatë kundër osmanëve dështonin çdo herë për shkak të problemeve brenda kishës dhe interesimit të vakët të princërve europianë që më shumë ngatërroheshin mdis tyre”. Fishta e ka ditur më mirë se gjithkush se “Papa Eugjeni IV (1431-47) u mundua më kot të nxiste europianët për veprim, se Nikolla V (1447-55) e emërtoi Skënderbeun “Kampion i Krishtërimit”, Kalisti III (1455-58) e bëri atë ”Kryekapedan i Selisë së Shenjtë’, Piu II vdiq më 1464 pa e nisur kryqzatën nga Ankona dhe Pali II (1464-71) i dha luftëtarit shqiptar një titull të ri pa dobi “Atlet i Krishtit”( Rinaldina Rasell në “Skënderbejada” fq. 23). Megjithatë Fishta ngulte këmbë që Skënderbeut t’i njihet vetëm titulli “Fatos për lirinë e popullit”.

(olsi-jazexhi)


Pervec faktit se ju keni dalur kunder argumentave te meparshem qe keni dhene ky eshte nder postimet me serioze qe keni bere ndonjehere. Fatkeqesisht, ju dhe shume si ju e kane portretizuar luften e tij si lufte kunder islamit, e keni portretizuar Skendereun si hero te Krishterimit, duke i dhene pak kredit per ate qe beri ai ne emer te lirise dhe shqiperise.

Mendimet tuaja jane nje ylber qendrimesh
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Pervec faktit se ju keni dalur kunder argumentave te meparshem qe keni dhene ky eshte nder postimet me serioze qe keni bere ndonjehere. Fatkeqesisht, ju dhe shume si ju e kane portretizuar luften e tij si lufte kunder islamit, e keni portretizuar Skendereun si hero te Krishterimit, duke i dhene pak kredit per ate qe beri ai ne emer te lirise dhe shqiperise.

Mendimet tuaja jane nje ylber qendrimesh
kam bere nje kritike per skenderbeun dhe nuk heq dore nga gabimet qe ai ka bere.
(si perpjekjet aleance me serbet dhe malazezet, vrasjen e myslimaneve-shqiptar ne fshatrat e krujes,pushtimi i shkodres, sherri me leke dugagjinin, dhe shkrimet qe bente ne greqisht).

ne fakt jan katoliko-centristet qe i kane dhene nje imazh fetaro-luftues skenderbeut jo myslimanet qofshin dhe ato me fanatiket.

(ti nuk je katoliko-centrist vetem se nganjehere mashtrohesh kur nxehesh) prandaj po perdor te kete term qe mos te njollos ato katolike te ndershem si puna e gjergj fishtes dhe pjeter budit etj.
 
Titulli: Mitologjia e re Skenderbegiane Perdhos Historine

Baleta eshte arkitekt i fjales dhe patriot i flakt shqiptar qe peshon intelektualitetin e huaj dhe ate shqiptar me guxim dhe vendosmeri.

abdi baleta eshte ai qe vlereson me shume figuren e skenderbeut, nuk e reklamon, apo egzagjeron, i thote ate qe ka pasur te mire dhe te keqe.


kush mund te thote se skenderbeu ishte njeri pa asnje te mete?

Ok ok, e imja ishte me shume nje pyetje se sa nje aprovim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top