Te filloj te hyj edhe une pak ne frekuencat e forumit pas pushimeve
Tani pse qan jane shume arsye , dhe pkerisht do te thoja eshte nje tradite e popullit tone , qe si shume gjera te tilla e ben te vecante kulturen tone.
Duke marre para sysh qe martesat dikur beheshin me shkuesi dhe me nje distance te madhe dhe takimi mes prinderve dhe vajzes mund te behej shume rralle , mqns ne ato kohe nuk kishte mjete transporti sic ka sot . udhetohej ne kale. apo ne kembe. dhe ne kete ane mund ta quajme nje pike mallengjimi.
Pastaj ka dhe shume arsye te tjera.
Dikur djemt , apo burrat vriteshin neper luftera , dhe ajo familje nuk kishte me asnje burre ne familje , dhe mbase nena mund te ngelte e vetmuar.
Nga ky mund te bazohemi tek Dorantina dhe Kostandini.
Pastaj sic u tha edhe me siper , ajo femer nuk eshte me nen drejtimin e prindeve te saj , por nga nje familje tjeter , dhe nuk eshte e lehte , dy prinder te rrisin per 18 vjet apo me shume dhe te ndahesh sikur as gje mos te kishte ndodhur. jane ata dy prinder qe te rriten , te dhane njohurine , te bene dikushi ne jete , sado qe ta duash burrin , mallengjimi ne ato momente eshte natyral. dhe mbase qarja me ze ,
pastaj nga ajo dite flen ne nje familje tjeter , me njerez pak a shume te panjohur , thjesht i njeh per nje vit apo me pak ose me shume , por gjithsesi njohja ka qene vetem nje njohje , nje takim ne jave muaj , apo dhe vit , dhe nuk eshte e njejte sikur te jetosh nen nje cati.
pastj ndryshimi i mbiemrit , pergjigjesite qe pastaj ke ne jete , nga nje 18 vjecare , qe me pare nuk kishe kurre prekupime , pas nje viti apo dy te behesh nene , dhe shume e shume gjera te tjeta qe dihen , qe ne ato momente behen bashke qe nuk mund te kontollosh veten, pastaj ne ato momente dhe kur shef ne sy lotet e prinderve , vellezerve, motrave , kusherinjeve etj etj . grumbulli i njerezve qete rrethojne eshte pak e veshtire te mbash lotet ne ato momente.
Pavarsisht qe gjerat kane ndryshuar shume kohet e fundit , dhe kjo tradite nuk eshte qe perdoret me shume.
Une kur isha ne Shqiperi kete vit isha ne nje dasem dhe nusja kishte qare sipas zakonit edhe pse kishte qene nje 18-19 vjecare.