Ajo quhet Nereida Isufi dhe është zgjedhur si konkurrente finaliste në Miss New York 2012, që do të zhvillohet në datën 14 dhe 15 Janar 2012, në Nju Jork. E bukur, inteligjente, energjike, bukuroshja shqiptare synon të marrë kurorën e Miss New York 2012, duke patur mundësinë të përfaqësojë shtetin e Nju Jorkut në Miss USA.
Nereida, e lindur në Tiranë dhe me banim prej disa vitesh në Dallas të Texasit, po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj, duke realizuar ëndrrën e saj për t’u ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë. Talentët shqiptarë tashmë kanë dëshmuar aftësitë dhe profesionalizmin e tyre shpesh herë nëpër botë.
Sferat e përfaqësimit, ku populli shqiptar ka arritur të prezantojë se ka kualitete të larta, mbeten të shumta. Bukuria e vajzave shqiptare është dëshmuar se është triumfuese dhe më e veçanta në shumë konkurse bukurie. E ndër këto është edhe Nereida, që do të marrë pjesë në konkursin kombëtar të bukurisë i organizuar nga Donald Trump, “Miss New York”, vajza që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në një paradë të shqiptarëve të organizuar në Amerikë./Shqiperiaime/