▌VNSHD▐
BSNT
METAMORFOZA ,
një uragan emocionesh e ndjesish , një katarakt zhgënjimi (nga ato që secili prej nesh çdo ditë i përjetojmë), një ujëvarë dhimbjesh e At Gjergj Fishtës.
Në këtë shpërthim poetik kritikët e socrealizmit u kacavarën pas dy vargjeve të marra nga konteksti për të justifikuar denigrimin e këtij patrioti të madh…
Qe besa, or burra,/Nuk dij kah t’çajë,
Mbasi do t’thirret/Sot derri dajë…
Me anmiq t’Shqypnís/ un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,/Kacagjelue.
Pse kam pasë thânun/Deri sivjet:
Lum aj puth shkrihet/Për atme t’vet;
Edhe kam pritun,/Mbas ktij mendimi,
Trimnisht për atme/Çfarëdo ndëshkimi.
Por tash, t’a dini/T’tânë rreth e qark,
se mue m’ka hi/Sod lepri n’bark.
M’âsht bâ shtupë zêmra,/E m’la trimnija,
Si jam tue njoftun/Se ç’m’qet Shqypnija…
Po, po; kujdesi/Për Gegë e Toskë
Mue sod m’ka hjedhun/Si hút n’kët prroskë,
Kû, ndêjë harû/Si dac n’goviç,
M’janë bâ, qe besa,/Kërçikët si viç,
E shtati tjetër/Porsi degë pishe,
Thue se kam hangër/Haram gjâ kishe.
Si me pasë lé/M’ndo’i knetë n’Zejmên,
A me pasë ndêjun/Tue tredhun qen.
Ehu! t’kishe shkue/Pak mâ kadalë,
S’kisht’ kênë nevoja/Me tjerrë ktû fjalë;
Përsè ishe màjun,/Si mâjet njala,
E punue m’kishte/Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,/që ndêjë n’Shqypní,
Kujtojn se gjinden/Si n’Australi;
E për dhé t’Parvet/S’u bjen ndërmend
Me sa për kpurdha/që bijn n’dervend.
Ata, eh t’paça!/Kanë spatën n’mjaltë,
E si balona,/Përditë mâ t’naltë:
Përditë t’u mâjun,/Si mâjet njala,
U punon m’shekull/Kuleta e fjala.
As për punë t’ême/S’kanë t’lodhët, hae i keq,
Me sá druen halen/Se i therë n’përpeq.
E pse, pra, t’rrekem/Pa i bâ gjâ kujë?
Përsè t’a mbajë/Un shatin n’ujë?
A thue dishroni/Prej ktyne s’ligash
Gjithmonë me m’pamun/Si t’pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,/S’kam lé për s’teprit!…
Mâ mirë u rrnueka/Me zêmër t’leprit…
Kam dá, t’a dini,/Me vjetë t’sivjetit
Me u shporrë Shqypnijet,/Me kênë i vetit.
E dij se kini/Ju t’gjith me m’shá,
E se me m’thirrun/Mâ s’kini vllá;
T’a dijë Shqypnija/Prá, e sheklli mbarë,
Se mâ mbas sodit/U s’jam Shqyptár,
A ndiet, Zotni,/që rrini m’shkam?
Un mâ me sodjet/Shqyptár nuk jam.
M’thirrni si t’doni/ U tham: Urdhno!
Zulù m’a njitni…/Shqyptár, por, jo.
Për mue Shqypnija/Kufij mâ s’ká,
Nuk kam kund atme/As fis, as vllá,
Fis kam mâ t’fortin/E vllá bujarin,
Për atme barkun,/Për erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,/Kur t’m’leverdisin
Un kam me shndrrue/Sá herë t’due fisin.
Kshtû, kam me rá/Un n’mbramet Grek,
Kam me ndjehë n’nesret/Shkjá ja Zejbek.
Dér sod kjeç dhanun/Për gjuhë shqyptare:
Por shka, me sodjet,/Për mue daltë fare.
Përsè veç shqypja/Do folë n’Shqypní,
(Si duen me thânun/Nji palë zotní),
Kur me ‘i gut’n Morgen!/A i kalimera!
Me’i dobro vecer!/A buona sera!
Pamfleti.net