Mësuesi 64-vjeçar ngacmonte seksualisht nxënësen 14-vjeçare

Guest2

Antarë i Respektuar
ngacmim-seksual (1).jpg


Një histori tronditëse raportohet nga Policia e Tiranës me protagonist një mësues 64-vjeçar dhe viktimë një nxënëse të mitur 14-vjeçare. Mësuesi ngacmonte seksualisht nxënësen e tij të mitur në ambjentet e shkollës, një histori që vijonte prej disa kohësh, deri në arrestimin e tij nga policia.

Uniformat blu kanë prangosur mësuesin 64-vjeçar Hasan M. Ky i fundit, me detyrë në një shkollë 9-vjeçare, ngacmonte prej kohësh nxënësen e tij. Në disa raste, mësuesi ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës.

Pas një historie që vetëm përsëritej, e mitura u detyruia tu tregojë prindërve për makthin që kalonte në shkollë. Pas raportimit, policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm në flagrancë të mësuesit. Aktualisht, nxënësja është marrë nën trajtimin e psikologëve. Ajo pritet të japë dëshminë për makthin e kaluar nga mësuesi monstër.
JavaNews
 
Diku lexova qe mamaja e vajzes ishte ne dijeni te ketyre gjerave prej kohesh....e cfare priste?
 
Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në ishullin e Mytilinit, pasi akuzohet për kryerje marrëdhëniesh seksuale me vajzën e tij.

Sipas autoriteteve greke, çdo gjë u zbulua pas këmbënguljes së mësuesit të vajzës së mitur të familjes shqiptare, e cila kohët e fundit kishte shfaqur probleme në sjellje.

Mësohet se 13-vjeçarja përdhunohej sistematikisht prej të atit të saj, të paktën prej dy vitesh. Për të mos treguar, ajo kërcënohej prej babait të saj.

Por presioni i vazhdueshëm dhe situata e keqe psikologjike e saj pas përdhunimit sistematik nga i ati ka sjellë rënien në mësime, gjë që shqetësoi shokët e klasës dhe mësuesit.

Vajza banon në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.

Ai fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrëqethëse që ajo u kishte treguar agjentëve në prani të psikologes, u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.

Deklarata e tij i shokoi hetuesit, të cilët thanë se kanë të bëjnë me një monstër.

Ai do të dërgohet në gjykatën e ishullit gjatë orëve të mesditës.

Ndërkohë, prokurori i ishullit urdhëroi shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve që të pyesin në prani të psikologëve edhe fëmijët e tjerë të familjes, për të konstatuar nëse edhe ndaj tyre është ushtruar dhunë seksuale ose psikologjike.

Rasti ka tronditur komunitetin e zonës dhe është trajtuar në të gjitha mediat greke. /Blitz.al/

Ps; Sic degjova dhe mbreme nga mediat neper lajme,ai ka pranuar se ka abuzuar me vajzen e tij per me shume se dy vjet,per te jemen su degjua gje vec pash qe kishin erdh te afermit e vajzes nga ana e nenes ne gjykate dhe u munduan ta sulmojne ...gjithashtu me beri pershtypje qe ish mesuesi ai qe kish verejtur se dicka nuk shkonte me nxenesen e tij ,ndersa nena ka pohuar se nuk dinte gje..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top