Me kalimin e kohes meson qe ska jet pa dimer e nga ai mbrohesh por ska edhe pa pranvere dhe po nga ajo duhet te mbrohesh pasi nga lulja me e bukur mund te zbulosh se je alergjik ...
Me kalimin e kohes kalojne dhe njerezit ne jeten tende..Disa largohen ata te paret, e here te tjera ti. Here me arsye, here pa arsye.
Disa lene gjurme te mira, disa te keqia. Disa mbahen mend gjate, disa harrohen. Per disa je e lumtur qe i ke njohur per te tjere do kishe dashur te mos i njihje.
Me kalimin e kohes fillon te reflektosh mbi c'ka kaluar, ku gabove dhe si te mos i perserisesh apo gabime.
Me kalimin e kohes fillon e lodhesh per gjene me te vogel, fillon te dale ndonje rrudhe tek tuk.
Fillon te degjosh me shume, te flasesh me pak.
Me kalimin e kohes kupton shumcka dhe del ne konkluzionet e duhura. Meson te kerkosh falje, meson te falesh, meson te jesh i mirekuptueshem dhe tolerant kur duhet...me kalimin e kohes cdo gje merr rrjedhen e duhur dhe ti rifillon te shohesh serisht ngjyrat e munguara....
Lumturia nuk varet nga kushte te jashtme, por nga faktore te brendshem.
Ajo qe na ben te lumtur ose jo te lumtur nuk eshte ajo qe kemi, ajo qe bejm apo ajo qe jemi, por eshte ajo qe ne e mendojme.
Me kalimin e kohes kam mesuar te bej paqe me gjerat e vogla.
Kam mesuar te toleroj,te dua me shume ,me fisnikerisht dhe bujarisht.
Me kohen kupton se sa e rendesishme eshte te dish ta vlersosh dhe dashurosh kohen,qe dy here i njejti moment ste jepet.
me kalimin e kohes meson qe nese ti largohesh dhe nuk te therrasin te ndalosh eshte mire te ecesh perpara duke pare drejt rrugen qe ke nisur pa u kthyer mbrapa qofte edhe per te pare....